PDA

View Full Version : 6 kėshilla pėr tė shmangur humbjen e kujtesės...


Jana
29-08-08, 12:06
Pas kalimit tė moshės 50- 60-vjeēare shfaqen edhe problemet e para me kujtesėn dhe me lidhjen mes imazheve e mendimeve. Kėto probleme mendore janė nė njė masė edhe tė trashėguara, por mund tė ndikojnė edhe njė sėrė faktorėsh. Pėr tė shmangur humbjen e kujtesės dhe pėr tė pasur mendje tė freskėt studiuesit sjellin gjashtė kėshilla praktike pėr t'u zbatuar.
1- Frekuentoni palestrėn
Mė tepėr se 60 pėr qind e njerėzve nuk i praktikojnė ushtrimet dhe aktivitetin fizik. Ky ėshtė rezultati i publikuar nga qendra Disease Control. Ky veprim ėshtė i dėmshėm sepse mungesa e ushtrimit fizik do tė shfaqej me pasoja negative pėr shėndetin. Probleme do tė shfaqeshin jo vetėm nė mirėqenien fizike, por edhe atė mendore. Palestra dhe aktiviteti fizik bėjnė qė organizmi tė nxit disa neurone tė reja tė cilat ndikojnė nė pjesė tė veēanta tė trurit dhe janė pėrgjegjėse pėr kujtesėn.
2- Pėrdorni kompjuterin
Mjetet programuese dhe kompjuterėt tashmė kanė hyrė nė pėrdorim tė gjerė thuajse nga tė gjitha grupmoshat. Nga studimet e bėra ka rezultuar se pėrdorimi i kompjuterit ka ndihmuar shumė persona qė kanė kaluar dėmtime tė trurit apo probleme me kujtesėn. Loja Sudoku ndihmon tė mbani tė freskėt mendjen dhe kujtesėn tuaj.
3- Faktorėt ushqimorė
Edhe ushqimi dhe dieta e pėrditshme luan njė rol tė pazėvendėsueshėm nė mirėqenien mendore. Studimet kanė treguar se Omega-3, janė pėrbėrės tė yndyrshėm tė cilėt gjenden me bollėk tek farat e lirit, arrat, lajthitė, salmoni, soja dhe shumė ushqime tė tjera; janė tė njohur jo vetėm si stimulues tė gjendjes sė humorit por edhe ndihmojnė nė pėrqendrim nė punė dhe aktivitete tė ndryshme mendore.
4- Konsumoni Acid Folik
Kėrkimet e publikuara vitin e kaluar nė British Medical Journal, treguan se personat e rritur tė moshės nga 50 deri nė 70 vjeē, tė cilėt konsumojnė rreth 800 mg acid folik nė ditė pėr rreth tre vjet, kanė njė kujtesė mė tė freskėt dhe nuk rrezikojnė tė humbin kujtesėn.
5- Konsumoni alkoolin nė masėn e duhur
Shpesh herė ndjeni qė truri juaj ėshtė i lodhur, madje njė sėrė mendimesh sillen turbull nė kokėn tuaj, atėherė nuk ėshtė keq qė tė pini njė gotė pijė alkoolike nė masėn e duhur. Pas studimeve tė bėra mė njė grup personash mbi moshėn 50 vjeē me probleme me kujtesėn dhe aftėsitė njohėse, rezultoi se ata persona tė cilėt konsumonin njė gotė verė nė ditė kanė njė progres mė tė ngadaltė tė humbjes sė kujtesės nė krahasim me ata persona qė ishin antialkool. Megjithatė ėshtė e kėshillueshme tė mos kalohet masa nė konsumimin e alkoolit sepse pėrdorimi i tepėrt i tij kthehet nė faktor rreziku pėr shėndetin.
6- Relaksohuni
Tė gjithė ata persona qė gjenden nėn ndikimin e theksuar tė stresit kanė nevojė pėr relaks, pėr tė larguar hormonet tė cilėt shkaktojnė kėtė gjendje tė padėshiruar. Relaksi ėshtė njė mėnyrė e suksesshme pėr tė menaxhuar dhe shmangur stresin.
Marrė nga Newsweek

Kėshillat e studiuesve pėr tė shmangur humbjen e kujtesės:

1- Frekuentoni palestrėn
2- Pėrdorni kompjuterin
3- Faktorėt ushqimorė
4- Konsumoni Acid Folik
5- Konsumoni alkoolin nė masėn e duhur
6- Relaksohuni

Personat qė kanė probleme me kujtesėn
Me kalimin e moshės shfaqen simptoma tė ndryshme tė cilat tregojnė se njė person ka probleme me kujtesėn. Kėto simptoma nuk janė tė qarta sepse mund tė duken krejt normale nė disa situatat ose duke u bazuar nė faktin se ka tė bėjė mosha. Rreth 85 pėr qind e gjashtėdhjetėvjeēarėve nė tė gjithė botėn vuan nga humbja e kujtesės. Kjo pėrbėn njė nivel epidemiologjik shumė tė lartė. Ka raste kur sėmundja e kujtesės e njohur si sindroma Alzheimer lind edhe para moshės 65-vjeēare, por kėto raste janė tė rralla dhe <b>****</b>akterizohen nga histori tė veēanta. Sistemet shėndetėsore tė vendeve perėndimore kanė humbje shumė tė mėdha prej kėsaj sėmundjeje.

Kujtesa jonė dhe marrja e informacioneve
Disa gjera nuk mundemi t'i kujtojmė sikur tė mos kishin qenė kurrė, kurse tė tjerat na ndjekin dhe ėshtė e pamundur tė lirohemi prej tyre. Si funksionon kujtesa jonė? Sė pari zhvillohet futja e informacioneve tė reja. Ėshtė vėshtirė tė kujtohet informata, tė cilėn e kemi perceptuar keq. Shumė njerėz ankohen pėr kujtesė tė dobėt, pėr shkak tė mangėsive tė disa shqisave. Shikimi i keq ose tė dėgjuarit e dobėt mund tė jenė faktorė kufizues pėr marrjen cilėsore tė informacioneve. Kujtesa e mirė, pėrveē tė tjerash, kėrkon gjumė tė mirė. Shkenca ende nuk i ka zbuluar fshehtėsitė lidhur me trurin dhe funksionimin e tij, kurse kujtesa e jashtėzakonshme, deri nė hollėsitė mė tė vogla, ėshtė njėra prej fshehtėsive tė tilla.

Si ndikon pagjumėsia nė funksionin e trurit
Pagjumėsia mund tė shkaktojė ndalimin e qelizave tė reja nė tru, sipas sugjerimit tė njė studimi. Njė grup studiuesish zbuloi se pagjumėsia ndikon nė atė qė nė gjuhėn mjekėsore quhet Hipocampus dhe shpjegohet tė jetė rajon i trurit qė ka tė bėjė me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit tė trurit tregojnė se ato qė sjellin efekte nė tru janė pikėrisht hormonet e stresit. Njė ekspert anglez tha se do tė ishte shumė interesante tė shihej se si edhe gjumi shumė i shkurtėr ka tė njėjtin efekt. Studimet treguan se niveli i rritur i hormoneve tė stresit, i krijuar nga pagjumėsia ose gjumi i pjesshėm, shpjegon reduktimin e prodhimit tė qelizave nė trurin e tė rriturve. Megjithatė, niveli i nervave nuk prishet edhe pėr njė periudhė pagjumėsie.

Ndikimi i stresit nė shėndetin e njeriut
Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjitha kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėniet me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish. I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun. Kjo njihet si "lufta pėr luftė", reagimi nė gjendje stresi. Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen e tij normale.