PDA

View Full Version : Bangladesh, policia ruan fėminė me 2 koka


Zero Cool
30-08-08, 09:36
Rreth 150 mijė besimtarė hindu janė mbledhur pėrpara njė klinike nė Bangladesh dhe insistojnė tė shikojnė fėmijėn me dy koka. Pėr ta, fėmija i cili quhet "Kiron" ėshtė "rimishėrim i njė hyjnije". Policia ka marrė nė mbrojtje fėmijėn dhe nėnėn e tij.

DAKA- Nė Bagladesh, njė fėmijė me dy koka ėshtė nė mbrojtje tė policisė pasi njė turmė me 150 mijė personash besimtarė hindu ndodhen pranė spitalit dhe kėrkojnė tė shikojnė fėmijėn "hyjni".


Fėmija – i cili lindi nė Bangladesh- u detyrua tė transferohet nė njė spital tė madh pėr shkak tė turmės sė madhe e cila ėshtė shumė kurioze tė shikojė fėmijėn. Pėr besimtarėt hindu bėhet fjalė pėr njė "mishėrim tė njė hyjnije" .Fėmija, emri i tė cilit ėshtė Kiron lindi tė hėnėn me njė operacion cezarian dhe peshonte 5.5 kilogram. Doktor Mohamed Abdul Bari tha se fėmija kishte njė stomak dhe se ushqehej normalisht nga tė dyja gojėt.

Ai ka njė organ gjenital, por doktorėt nuk kishin qenė nė gjėndje tė pėrcaktonin nėse fėmija kishte njė apo dy palė organe jetėsore. Doktori tha se fėmija kishte lindur nga njė embrion "por kishte ndodhur njė zhvillim anormal".