View Full Version : Fjalorth terminologjik-Filozofik
A
Absolut (lat, absolutus) ajo qė ėshtė e parė, e pakushtėzuar dhe e pavaruar. Nė filozofinė idealiste, absolute ėshtė kryesorja dhe e para nga e cila varet dhe shpjegohet cdo gjė. Hegeli konsideron se njė absolute I kėtillė ėshtė ideja , kurse Shelingu shpirti .
Absolutizėm/mi nė gnoseologji :pikėpamje , sipas sė cilės e vėrteta ėshtė absolute ; nė politikė pushtet I pakufizuar, sundim arbitrar, I cili nuk I pėrfill normat, ligjet dhe kushtetutėn .
Absolutizim/I tė shndėrruarit e ndonjė vetie , raporti ,lidhje apo parimi nė dcika absolute , tė parė dhe tė vetmen tė rėndėsishme, qe nuk ėshtė e kushtėzuar nga dicka tjetėr.
Adekuat/e (lat. Adaquuare- te barazosh) ajo qė I pėrgjigjet qė ėshtė e barbartė dhe nė pajtim me dicka tjetėr.
Afeksion/I (lat. Affection- veprim) veprim qė shkakton ndonjė reaksion nė subjektin, psh:shkakton ndijime , shqetėsime , pasqyrime.
Afirmim/I (lat. Ad.firmus- ifort) pohim, pranim se dicka ėshtė e kėtillė ose e atillė, e ku ndėrt me mohimin , nė jetėn e pėrditshme- tė bėhesh I njohur, I pranuar nė ndonjė fushė.
Agnosticizėm/mi (gr, a jo . gnostikos- njohje) pikėpmaje filozofike e cila mohon mundėsinė e njohjes sė botės. Pėrfaqėsues mė tė njohur tė agnosticizmit janė : David Hjum, dhe Imanule Kanti.
Agnostik/e ai apo ajo qe I pėrmbahet agnosticizmit, qė botėn , cėshtjen , situatėn e kundron sit ė pashpresė, tė panjohur dhe tė pazgjidhshme.
Aksidencė/a (lat, accidit, ajo ndodh) veti jothelbsore e rastit dhe e parėndėsishme; fenomeni fenomenalja. E kunderta me thelbin dhe te domosdoshmėn.
Aksiologji/a (gr. Axios I vlershėm logos- shkencė) disiplinė filozofike, e cila merrret me studimin e vlerave njerėzore nė pėrgjithėsi , thelbin , mėnyrėn e ekzistimit dhe cėshtjen e renditjes sė tyre sipas rėndėsisė. Themelues i aksiologjisė ėshtė H..Loce.
Aksiologjik/e problem apo cėshtje qė ka tė bėjė me aksiologjinė , me vlerat njerėzore nė pėrgjithėsi
Aksiologjizėm/mi (gr.axios, vlerė, I vlershėm, logos, dituri, apo shkencė) pikėpamje filozofike, nė thelb idealiste dhe metafizike, e cila tėrė problematikėn complete filozofike e shndėrron nė problematikė tė vlerave, pikėpamja neokantiste e Vindelbandit , Rikertit etj, ėshtė njė aksiologjizėm.
Aksiomė/a (gr. Aksioma kėrkesė) parim , tezė , pohim mendim qe nuk mund tė argumentohet , por as qė ka nevojė tė argumentohet. Prandaj, aksioma merret si premisė , pikėnisje e tė arsyetuarit e tė pėrfunduarit. Tė parėt pėr aksiomėn kanė bėrė fjalė: Aristoteli nė silogjistikėn e tij dhe Euklidi nė gjeometri.
Aksiomatikė/a (gr. Aksioma- kėrkesė)- doktrinė shkencore mbi metodėn aksiomatike , pėrkatėsisht mbi metodėn e pėrkufizimit tė aksiomave dhe tė krijimit tė njė sistemi aksiomatik.
Aktualitet/i (lat. Actualis i kohės, I tashėm)- njėmendėsia , ajo qė ėshtė reale, qė ėshtė e dhėnė tash pėrkundėr potencialitetit qė ėshtė vetėm e mundshme..
Alienim/I (lat. Alienus I huaj , tjetėr) tjetėrsim, ndarje dhe pavarėsim I produkteve tė punės dhe aktivitetit tė njeriut nė njė botė tė vecantė, kinse e huaj nga bota e njeriut, humbje e asaj qe ėshtė thelbėsore nė njeriun; humbje e s hkaktuar nga ndarja e prodhuesit nga mjetet e prodhimit dhe produktet e punės sė tij . Pėr kėtė bėjnė fjalė Hegeli, Fjoerbahu, Marksi, Lukaqi etj.
Antinomi (gr.anti- kundėr , nomos-ligj)- kundėrthėnie brendapėrbrenda sė cilės edhe teza (pohimi) edhe antiteza (mohimi), duken se janė njėsoj tė vėrteta. Kanti nė Kritikėn e mendjes sė pastėr , ka paraqitur katėr antinomy kryesore, nė tė cilat bi e mendja e pastėr, kur i pėrvishet shpjegimit cėshtjeve inteligjibile.
Antitezė/a- (gr. Antithesis- e kundėrta)- thėnie e kundėrt me tezėn , mohim i tezės , zakonisht mohim i pohimit.
Antropologji/a ( gr. Anthropos- njeri, logs-shkencė) disiplinė filozofike, qė studijon njeriun si qenie specifike. Cėshtja e njeriut ėshtė njėra ndėr cėshtjet mė tė para tė filozofisė.
Antropomorfizėm/mi (gr: anthropos njeri , logos shknecė) paraqitja e gjėsendėve , e natyrės ose e hyjnive sikur kanė veti njerėzore .
Antropocentrizėm/mi (gr: anthropos njeri , kentrop- qendėr) pikėpamje e cila e konsideron njeriun qendėr tė tėrė botės dhe cak tė tė gjitha ngjarjeve nė tė .
Antropozofii/a (gr: anthropos njeri, Sophia- menēuri) njė varant i teozofisė; antropozofinė e themeloi Rudolf Shtajneri pasi u pėrjashtua nga Shoqėria teozofike tė themeluar nga Helan Blavack dhe i shoqi i saj , koloneli amerikan Olkot. Sipas Shtajnerit dhe antropozofisė sė tij, gjėsendet materiale nuk janė tjetėr pos fryma apo shpirti i dendėsuar. Shpirti i nėnshtrohet ligjit tė ritrupėzimit apo reinkaracionit.
Apati/a (gr: apathia) mungesė e ndjenjave , e interesit ; nė filozofi apatia paraqet njė qetėsi filozofike, njė qėndrim tė paanshėm.
Aperion/i (gr: a-jo , peiron-kufi) i pakufi, ajo qė nuk ėhstė kufizuar; pėfaqėsuesi i Shkollės sė Miletės ; Anaksimandri mendon se apeironi ėshtė shkaku i parė dhe substance universale e cdop gjėje . Apeironi , sipas Anaksimandrit , ėshtė i pakufishėm pėr nga sasia dhe i pėrcaktuar pėr nga cilėsia.
Apercepcion/i (lat : ad-rreth , kah ; percipere- tė kuptosh) perceptim i stimuluar nė pėrvojėn e mėparshme ; tė vėrejturit e asaj qė momentalisht nuk mund tė vėrehet, por qė e mundėson pėrvoja e mėparshme. Disa dijetarė apercepcionin e pėrkufizojnė si perceptim apo pėrftyrim tė vetėdijshėm.
Apologji/a (gr: apologemai - tė mbrosh) mbrojtje, ajo qė ėshtė drejtuar kah mbrojtja dhe arsyetimi i diēkaje.
Apologjet/e ai apo ajo qė mbron , qė arsyeton ndonjė doktrinė (psh: krishtere , marksiste , islame , kapitaliste ) apo ndonjė gjendje jokritike.
Apologjetikė/a (gr: apologemaia mbro) degė e teologjisė, e cila ka pėr detyrė ta mbrojė dhe arsyetojė domėn fetare.
Apori/a (gr: aporia) – rrugė pa shtekdalje ; Zenoni nga Elea (ne jug tė Italisė) nė shek: IV p.e.r – paraqiti kėtė apori : “Dihotomia” , “Akili dhe Breshka” , “Shigjeta” dhe Stadiumi”.. Qėllimi i aporive tė Zenonit ishte qė ta provojnė pamundėsinė e shpjegimit racional tė lėvizjes.
A priori (lat a priori – mė parė)- ajo qė vjen mė parė se pėrvoja ajo qė i paraprin pėrvojės dhe nuk pason nga pėrvoja. Kategori e rėndėsishme nė filozofinė e Kantit.
A posteriori (lat a posteriori- nė pas) – ajo njohuri qė pason nga pėrvoja , qė del dhe mbėshtetet nė pėrvojėn.
Argument/i- (lat- argumentum- provė) provė, pėrkatėsisht mendim ose fakt qė e vėrteton apo e mohon njė mendim tjetėr.
Argumentim/i (lat argumentum – provė) – procesi mendor i tė dėshmuarit tė vėrtetėsisė sė pohimit apo tė mohimit.
Askezė/a (gr: askesis – ushtrim) heqje dorė nga cdo kėnaqėsi ose njė mėnyrė e thjeshtuar e jetesės.
Ataraksi/a (gr: ataraksia – qetėsi, pa turbullirė) – qetėsi shpirtėrore ; nė filozofinė e Epikurit , ataraksa paraqet qetėsinė , paturbullirėn shpirtėrore dhe mungesėn e dhimbjeve trupore, kategori kjo e rėndėsishme filozofike e morale e stoikėve dhe e skeptikėve.
Ateizėm/mi (gr: “a” –jo, “theos” zoti) bindje e rėndomtė ose filozofike, sipas sė cilės Zoti nuk ekziston ; ateistėt mė tė njohur ishin : Holbahu , Didero , Fojerbahu, pastaj Marksi , Engelsi, Lenini etj .
Atribut/i (lat – attribuere – t’ia mėveshėsh) – veti , cilėsi thelbėsore : nė filozofinė e Spinozės atributi ėshtė ajo qė mendja e njeriut e vėren nė njė gjėsen si dicka thelbėsore.
B
Biheiviorizėm/mi (ang. Behaviour – sjellje) – drejtim nė psikologjinė bashkėkohore borgjeze , sipas tė cilit jeta psikike e njeriut (ndijimet , ndjenjat, vetėdija etj) , mund tė studiohen nė bazė tė sjelljeve , pėrkatėsisht , reagimeve tė jashtme tė njeriut. Themelues i biheviorizmit ėshtė Xh.Watsoni
D
Daimonion/i (gr) “zoti i vogėl” ; zėri hyjnor; kėshtu Sokrati e quajti njė zė tė brendshėm hyjnor , i cili i thoshte se c’duhet bėrė ; “diamonioni” ėshtė concept filozofik edhe nė veprat e Ksenofonit , te Platonit, e tė tjerėve.
Deduksion/i (deduction, deducere- nxjerrje) – mėnyrė e tė pėrfunduarit kur nga e pėrgjithshmja nxjerrim njė pėrfundim tė vecantė ose pėrvecėm , nga ajo qė vlen pėr tėrėsinė , nxjerrim atė qė vlen pėr tė vecantėn.
Deizėm/mi ( lat. Dues – Zoti) – pikėpmaje , sipas sė cilės , Zoti ka krijuar cdo gjė , por mė nuk pėrzihet nė ngjarjet dhe ekzistimin e gjėsendeve ; deizmi i pranon ligjet objective tė botės.
Deminurg/u (gr: demiurgos- krijuesi, ndėrtuesi) – kirjues i botės, Zoti.
Deontologji/a (gr: “to deon”- detyra, kėrkesa) – njėra ndėr disiplinat apo fushat e vecanta tė etilės si filozofi pėr moralin ; deontologjia merret me ēėshtjen e analizės logjike tė strukturės sė thėnieve e nocioneve morale e para sė gjithash me cėshtjen e vendit dhe domethėnies sė deytrės morale tė njeriut nė pėrgjithėsi ose tė ndonjė eksperti (psh: tė mjekut , tė oficerit , gazetarit, mėsuesit etj) Etika e Kantit , pėr shembull, ėshtė njė etikė deontologjike , etikė e detyrės.
Determinizėm/mi (lat determinatus i caktuar) doktrinė filozfoike apo shkencore , e cila konsideron se cdo gjė nė botė ėshtė e paracaktuar nė mėnyrė shkasore dhe tė domosdoshme; pėrfaqėsuesit mė tė njohur ; Shėn Augustini, Spinoza, Laplasi, etj. Determinizmi nuk pranon ekzistencėn e rastėsisė.
Dialektikė/a (gr dialego- bisedoj) nė fillim , nė filozofinė e Sokratit, Zenonit, Platonit etj ., shkathtėsia e bisedimit, nė filozofinė e Hegelit, Marksit, Engelsit, Leninit etj ., metodė mė e pėrgjthshme filozfoike, sipas sė cilės botėn dhe dukuritė e lidhjet e vecanta tė saj duhet trajtuar si tė kundėrthėnshme dhe zhvillimore ; - e kundėrt me metafizikėn.
Diskurs/i (lat ; tė vraposh andej-kėndej) shqyrtim , rruga dhe mėnyrė e diskutimit apo e shqyrtimit tė ndonjė cėshtje ; njėri ndėr nocionet mė tė pėrmendura nė filozofinė bashkėkohore . Nė f ilozofinė bashkohore komunikative-teorike , diskurisi do tė thotė forma ose mėnyra e shyqrtimit argumentues tė parimeve apo tė propozicioneve normative. Trendi i shqyrtimit dhe i zotėrimit tė ndonjė cėshtje teorike nga cilado fushė
Diskursiv/e (lat. Discursus- bisedė) ajo qė ka tė bėjė me mendjen dhe funksionet e saj njohėse; ajo qė ėshtė e ndryshme nga intuita
Dogmė/a (gr: dogma mendim, mėsim) doktrinė , mėsim : teza themelore e ndonjė doctrine fetare, filozofike ose ideologjikepėr tė cilėn nuk mund tė diskutohet, ngase konsiderohet absolutisht e vėrtetė, e pakontestueshme dhe e papėr- gėnjeshtrushme.
Dogmatizėm/mi ( gr: dogma- mėsim) pikėpamje jokritike , e cila vėrtetėsinė, premisat e ndonjė teorie, i konsideron absolute dhe tė padiskutueshme.
Doktrinė/a (lat doctrina) mėsim apo pikėpamje e paraqitur nė formė tė njė sistemi mendor .
Dualizėm/mi (lat duo dy) pikėpamje filozofike e cila tėrė realitetin , botėn e redukton nė dy parime nė mes tė pavarura dhe tė ndryshme; e tillė ishte pikėpamja e Dekartit , e Kantit etj.
Egoizėm/mi (lat: ego- unė) interesim ekskluziv vetėm pėr vetvetėn dhe mosēarja kokė pėr tė tjerėt; mospėrfillja e interesave , nevojave, dėshirave tė tė tjerėve; mungesė e ndjenjės , ndjesisė sociale.
Ekzakt/e (lat, exactus- i saktė) i saktė , i plotė, qė nuk lė mundėsi pėr mėdyshje ; shkenca ekzakte, shkenca e saktė, precise.
Ekzistėncė/a (lat- existential) tė qenėt, diēka qė ėshtė , fakti se ėshtėnė ndonjė mėnyrė; kategori qendrore nė filozofinė ekzistencialiste.
Ekzistencializmėm/mi (la existential- tė qenėt) drejtim i filozofisė bashkėkohore borgjeze, i cili si gjė parėsore e merr ekzistencėn ( Kirkegori, Hajdgeri, Sartri, Jaspersi, Alber Kamby , Abanjano, Babriell Marsel etj)
Eklektik/e (gr: eklego- zgjedh) ajo qė ka tė bėjė me njė bashkim jo kritik tė elementeve tė doktrinave tė ndryshme ; joorigjinale, jokritik.
Eklekticizėm/mi (gr: eklego- zgjedh) pikėpamje e formuar nė bazė tė bashkimit jokritik tė doktrinave tė ndryshme apo tė elementeve tė tyre; pikėpamje joorigjinale , jokritke
Ekstacė/a (gr: ek-nga , stasis qėndrim) dalldisje, gjendje e posacme shpirtėrore, kur njeriu del nga bota e tij e pėrditshme, shkėputet nga mendimet dhe kėshtu hidhet nė njė botė tjetėr joracionale ; - nė filozofinė e Platonit rrugė qė ēon drejt kah bashkimi i njeriut me Zotin.
Emanacion/i (lat: emanation- dalje) rrjedhje e cdo gjėje nga njė qenie , bazė apo substancė e parė dalje e gjėsendeve nga qenia e Zotit
Empirizėm/mi (gr: empeiria pėrvojė) drejtim filozfoik , i cili konsideron se pėrvoja e jo mendja e njeriut , ėshtė burim kryesor i njohjes sė botės nga ana e njeriut (Protagora, Bekoni, Loku etj) ; i konudėrt me racionalizmin.
Enteleki/a (gr: entelecheia) nė filozofinė e Aristotelit zhvillimi i cdo gjėje nė pajtim tė plotė me cakun, qėllimin. Lėvizja ka pėr detyrė sendėrtimin e ndonjė caku
Entitet/i (lat: ens entitas qenie) qenia , ekzistenca e ndonje gjėje ; realiteti, lloji i realitetit tė cakutar.
Epikurizėm/mi doktrina e filozofit grek Epikurit; atomozimi, materializmi dhe hedonizmi i Epikurit : - sinonim pėr jetėn plot kėnaqėsi, tė shfrenuar dhe pa halle.
Epistemologji/a ( gr: episteme- dije, logos- shkencė) teori filozofike , degė e gnoseologjisė, e cila merret me cėshtjen e diturisė , shkencės
Eristikė/a (gr: eris- grindje) shkathtėsia e grindjes , e fjalosjes nė kuvend , gjyq, shesh etj. Qėllim i eristikės nuk ishte konstatimi i sė vėrtetės , por pėrpjekja pėr ta mundur kundėrshtarin , pėr ta hutuar atė. Eristika ėshtė forma dekadente e sofistikės sė Protagorės, Krities, Trazimahut etj.
Eros/i (gr: eros dashuri) Zoti i dashurisė ; Hesiodi dhe orfistėt e konsideronin erosin si njėrin ndėr perėnditė mė tė vjetėr dhe parim tė krijimtarisė artistike; Platoni nė veprėn e tij Gostia apo mbi dashurinė e ka pa raqitur erosin si rrugė pėrmes sė cilės arrihet te njohja filozofike , njohja e ideve.
vBulletin v3.8.7, Copyright ©2000-2025, Jelsoft Enterprises Ltd.