PDA

View Full Version : 1600 km/h ne nje makine-rakete!!


~AnnA~
14-11-08, 12:44
http://www.bloodhoundssc.com/_db/_images/Front_dynamic_(480x270).jpg

Bloudhound SSC

Ne qofte se kini pare ndonje prej “super-makinave” te sotme te arrije nga 0 ne 100 km/h ne me pak se 4 sekonda (nje Lamborghini Gallardo i arrin ne 3,6) nuk mund te mos mbeteni te habitur me shpejtesine e menjehershme qe merr makina. E pra per te gjithe ata qe mendojne se tanime teknologjia e mjeteve me rrota po arrin gjithnje e me teper ne nje limit te pakapercyeshem, Ministria e Shkencave te Britanise se Madhe ka vendosur ta shtyje akoma me teper kete limit. Pas thyerjes se rekordit te shpejtesise me 1997 nga nje ekip britanik duke arritur 1227,985 km/h dhe duke kaluar shpejtesine e zerit (1200 km/h), tani shpejtesia e synuar eshte prej plot 1600 km/h (1000 milje/h), pra 1.3 here me e madhe se shpejtesia e zerit.
.http://www.bloodhoundssc.com/_db/_images/Front_dynamic_right_(480x270).jpg
Bloodhound SSC do te quhet mjeti me nje peshe prej 6.5 tonesh i gjate 12,8 metra dhe qe do te mbeshtet mbi rrota prej 90 centimetrash diameter te cilat do te kryejne rreth 1000 rrotullime nec minute dhe duhet ti rezistojne nje nxitimi prej 50000 g (g-nxitimi i renies se lire = 9,8 m/s*s). Per te evituar qe rrotat te shkeputen nen tensionin e larte do te fabrikohen prej titani. Nje motor i marre nga avioni gjuajtes Eurofighter Typhoon do te sherbeje per te vene ne levizje kete “rakete tokesore”, dhe per te permiresuar akoma me shume nxitimin do te shtohet edhe nje motor rakete qe do te furnizohet me peroksid hidrogjeni (H2O2) i ndodhur ne nje rezervuar 1 tonesh. Per te kuptuar akoma me shume se sa ekstrem do te jete ky automjet, mjafton te mendosh se motori qe perdoret sot ne shumicen e super makinave V12 (pra nje 12 cilindersh i perdorur ne Ferrari 599, Lamborghini Murciellago, Mercedes McLaren SLR), ne kete rast do te sherbeje vetem per pompuar karburantin ne motor. Ne qofte se gjithcka shkon mire, makina duhet te arrije 1600 km/h per 40 sekonda duke arritur keshtu nxitimin e nje plumbi te gjuajtur nga nje pistolete.
http://www.bloodhoundssc.com/_db/_images/Rear_View_Dynamic_Flames_(480x270).jpg
Por perse duhen harxhuar 12,5 milion euro per te vene ne levizje nje mjet kaq ekstrem? Per te thyer limitet ne rradhe te pare, dhe per te vene gjithnje ne prove aftesite teknologjike te arritura. Megjithate ky nuk eshte synimi i vetem. Faktikisht nepermjet ketij eksperimenti Ministria e Shkencave te Madherise se Saj kerkon te ringjalle interesin e femijeve dhe studenteve per shkencen dhe teknologjine. Ministri Pol Dreizon (Paul Drayson) ka shtuar se shpreson qe “ky projekt ikone per shekullin e 21-te, te shtyje brezat e ardhshem te zgjedhin karriera shkencore, teknologjike ose matematike“.

~AnnA~
14-11-08, 12:46
Ne vazhdim nje Animation i projektit...Bloodhound SSC

http://www.youtube.com/v/3CQOWYkJSzI&hl=de&fs=1

lirik
15-11-08, 09:21
na paska dal raketa mbi tokė ku do te ket kjo gjadet e veta kush guxon ne nji shpejtsi te till te ulet me familje aty ruana zot a e kan llogarit shkenctart ket jo more po nji devijim a ndeshje kjo
dhe mbaroj puna e te gjithve nuk gjenden as copat e njeriut ma

po ne at shpejtsi zemra emushkrit te shkojn hava si eperballon fmija at shpejtsi a po mendohet te shkohet ne vikend me ket makinė

edhe atomin flak e paska nga per jashta me ndezje flakė qfar permbajtje paska mos e shton xnemjen globale

~AnnA~
15-11-08, 15:11
po ne at shpejtsi zemra emushkrit te shkojn hava si eperballon fmija at shpejtsi a po mendohet te shkohet ne vikend me ket makinė

edhe atomin flak e paska nga per jashta me ndezje flakė qfar permbajtje paska mos e shton xnemjen globale

o ilirik,po dhe ato shkenctare qe e kan bere kete projekt edhe e kan siguruar qe mos te dalen as mushkerite as tjerat organe te mbrendeshme...pastaj,ato qe shkojne me anije kozmike ne hene,dhe ato anije,nuk kan shpejtesine e automjeteve tokesore...dhe ato po kaq te shpejta jan,po astronautet shendoshe e mire kthehen ne toke...

lirik
17-11-08, 05:48
shiko ana neper kozmikė nuk edin njeriu me qfar shpejtsie po ecė neper tokė pasha besen te shkojn flokt hava me at shpejtsi
ku do ta gjejn asfaltin per kto kerre toka edhe ashtuu kshtu nuk po lshohet per asfalt
se nuk po ka hapsiraprej ndertimeve e prej
dyndjeve te ndertesave e civilizimet qe po e nxen hapsiren
un kti kerr i me i gra jo pasha besen
ma i mir ai kerri jem nuk ja shkeli mbi 170 180 bile 150 nganjiher mir po shkon

lirik
17-11-08, 21:52
duke besuar se kjo lloj teknologjije nuk esht e besueshme se mund te praktikohet
per shkaqe se ne shpejtsi marramednse te shum veturave do te duhen gjade speciale
nji energji e tillė esht teper shpenzuese dhe ndikon ne nxemje globale
shpejtsia nuk lejon kurfar sigurie dhe nese ecin neper ato rrugė paraqesin rrezik
paraqesin pothuajse fluturim
ne nji shpejtsi mbi treqind kilometra ne orė shpejtsia shkputė prej toke automjetin ne gjade
por mbi tetqind kilometra ne orė duhen rrugė speciale magnetike ku automjeti nuk mund te shkeputet nga toka ne shpejstsi e siper por neper qytete dhe stacione nji shpejtsi e till askund nuk mund te praktikohet

basstard
12-08-09, 13:53
ky kerr na vyn kur ta zbulojm naj polanet mat madh se i joni,,,edhe kemi ven ma shum per mi grahehehe