View Full Version : Makaronat
MAKARONAT
SPAGETI ME HUDHER , VAJ DHE SPEC DJEGES
Per 4-5 veta.
Pergatitja 3-5 minuta
Gatimi 10 minuta.
Kjo salce me origjine napoletane duhet te pergatitet shpejt, dhe te konsumohet sa te jete gati. Prandaj verini menjehere ne zjarr makaronat spageti
Perberesit:
Vaj ulliri 8 luge
Hudher 2 thelpinj te grire
Pak spec djeges te shtypur
Majdanoz i grire 1 luge
Kripe
Spageti 500 grame
Pergatitja:
Hidhni makaronat. Nderkohe ne nje tigan te thelle hidhni vajin, hudhren dhe specin djeges dhe fergojini ne zjarr te ulet derisa hudhra te ndryshoje ngjyre.Hiqeni menjehere tenxheren nga zjarri, duke u kujdesur te mos e digjni hudhren. Shtoni majdanozin dhe kripen.
Kullojini makaronat dhe hidhini ne nje pjatance. Hidhini salcen siper, perziejini dhe sherbejini menjehere.
MAKARONA ME VRIME ME KAPARINE DHE ULLINJ.
Per 4 ? 5 veta:
Pergatitja: 10 min
Gatimi 15 min.
Perberesit:
Vaj ulliri 6 luge
Hudher 1 thelb i grire
Majdanoz i grire 2 luge
Ullinj te zinj pa berthama te prera ne copa 150 grame
Kaparine 2 luge
Kripe sipas shijes
Djathe deleje i porsagrire 6 luge
Makarona me vrime 500 grame
Pergatitja:
Ne nje tigan te thelle, hidhni vajin e ullirit dhe f ergoni hudhren me majdanozin, derisa ajo te filloje te prarohet.shtoni ullinjte dhe kaparinen, dhe lereni ne zjarr te ulet per 2 ? 3 min. Zijini sa duhet makaronat. Kullojini dhe kalojini ne tigan. Kaurdisni mire bashke me kaparinen dhe ullinjte e zinj, ne nje flake te forte per 2 min. Vendoseni ne nje pjatance dhe perziejeni me djathin e deles. Sherbejini menjehere.
MAKARONA ME VRIME AMATRICANE
Per 4 ? 5 veta
Pergatitja 5 minuta
Gatimi 30 minuta
Permbajtja:
Proshute derri 100 grame ne kuba
Vaj ulliri 2 luge
1 qepe e vogel e grire
domate te qeruara dhe te prera ne copa 500 grame
spec djeges i shtypur
djath deleje i porsagrire 4 luge
kripe
makarona me vrime 500 grame
Pergatitja
Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe fergoni proshuten e derrit per afro 2 ? 3 min. Hidhni me pas qepen derisa te marre ngjyre ari. Shtoni domatet dhe specin djeges, lezetojeni me kripe dhe ziejeni ne zjarr te avashte per afro 20 min. Derisa vaji te ndahet nga domatet. Ziejini makaronat sa duhet. Kullojini dhe vendosini ne nje supiere te ngrohte. Sperkatini me salcen e pergatitur dhe djathin e deles dhe sherbejini te ngrohta.
SPAGETI PUTANESKA
Per 4 ? 5 veta
Pergatitja 10 min.
Gatimi 25-30 min.
Permbajtja
Hudher 1 thelb i grire
Pak spec djeges
Vaj ulliri 2 luge
Domate te qeruara dhe t e prera ne copa 400 gram
Kaparine 1 luge
Ullinj te zi te prera ne copa 100 grame
4 filete acuge e therrmuar me pirun
Kripe e piper i zi
Spageti 500 grame
Pergatitja:
Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe fergoni hudhren me specin djeges derisa hudhra te zverdhet. Shtoni domatet kaparinen dhe ullinjte dhe lerini ne zjarr per afro 5 min. Shtoni filetot e acuges, lezetojini me kripe e piper dhe lereni ne zjarr te avashte per 15 ? 20 min. Derisa vaji te ndahet nga domatet. Ziejini makaronat sa duhet, kullojini dhe vendosini ne nje pjatance. Hidhini salcen , perzijeni mire dhe sherbejini te ngrohta.
TRILL ME MAKARONA TUB ?(PENNE ALL?ARRABBIATA)
Per 4 veta
Pergatitja 15 min.
Gatimi 30 min.
Perberesit:
Proshute derri 50 grame ne copa
Perzierje: 1 thelpi hudher, ? kercell selino, 1 qepe
Vaj ulliri
Domate te qeruara 500 gram
Mender dhe borzilok 4 gjethe, majdanoz i grire 2 luge, spec djeges, ? luge, kripe e piper i zi
Makarona tub me vija (penne rigate)
Pergatitja:
Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe fergoni proshuten e derrit, hudhren, selinon, qepen. Shtojini domatet, mendren, borzilokun, majdanozin dhe specin djeges dhe lezetojini me kripe e piper. Lereni ne zjarr te avashte per afro 20 min, derisa te ndahen domatet nga vaji. Ziejini makaronat sa duhen. Kullojini dhe hidhini ne tiganin e salces duke i lene ne zjarr per 2 ? 3 min, duke vazhduar perzierjen. Hidhini ne pjatance dhe sherbejini te ngrohta
MAKARONA TUB ME GJIZE ? (PENNE CON RICOTTA)
Per 4 veta
Pergatitja 5 min
Gatimi 10 min
Perberesit:
Qumesht 125 ml
Gjize e fresket 200 gram
Sheqer ? luge
Kanelle ? luge
Kripe
Piper i bardhe i porsabluar
Makarona tub me vija 500 gram
Pergatitja:
Nxehni qumeshtin dhe h idheni ne nje tas bashke me gjizen, sheqerin, kanellen dhe pak kripe e piper. Perziejini mire me pirun derisa te behet nje mase kremoze. Ziejini sa duhet makaronat. Kullojini dhe verini ne nje supiere. Bashkojeni salcen dhe sherbejini menjehere.
Makarona me peshk ton
Pėrbėrėsit pėr 2 persona:
* 250 gr makarona flutur
* 60 gr ose njė kuti konserve peshku ton
* 2 speca jeshil apo tė kuq
* njė grusht majdanoz
* 2 luge vaj ulliri
* lėngu i njė limoni
* 2-3 thelpinj hudhre
* kripė, piper i zi
Udhėzime pėr pėrgatitje
Nė njė tenxhere zieni makaronat. Nė anėn tjetėr pritini hollė specat, shtojini sipėr thelpinjtė e grirė hollė tė hudhrave, vajin, lėngun e limonit, kripėn, piperin, majdanozin dhe peshkun ton tė cilit ia keni hequr vajin mė pėrpara. Sė fundmi pėrziejini kėto me makaronat e sapoziera (tė cilave nuk do t’i keni hedhur yndyrė tjetėr!).
vBulletin v3.8.7, Copyright ©2000-2025, Jelsoft Enterprises Ltd.