PDA

View Full Version : Dukagjinasit nė ndihmė tė Shkodrės sė rrethuar (1478-1479)


Psikologu
17-12-08, 22:47
Dukagjinasit nė ndihmė tė Shkodrės sė rrethuar (1478-1479)
(Shkodra nė dorė tė otomanėve)
Njė “sekuencė” nga skena tragjike e Rrethimit tė Shkodrės (1478-1479) mė ngacmoi pėr tė shkruar kėta rreshta, dhe ėshtė pikėrisht njė moment kritik kur pushtuesit e shumtė osmanė i ishin afruar portės kryesore dhe kishin ngritur mbi bedenin e parė flamurin turk. Sulltan Mehmeti II (Fatiu), mbas shumė fitimeve tė bėra nė Krujė e nė Lezhė (Llesh), u nis pėr Shkodėr, e mė 20 maj 1478 mbėrriti pėrreth qytetit dhe me atė shpejtėsi e shtini nė njė rrethim tė rrebtė. Nė Kėshtjellė nuk kishte brenda veēse 1600 luftėtarė e ndėr ta disa venedikas, tė gjithė tė lidhur nė besė me vdekė burrėrisht e mos me u dorėzue. Kryepari i tyre ishte Antoni i Lezzes, i cili me Nikollė Monetin, Flor Janinėn e Donatin ndėrtoi shtigjet e qėndresės. Frat Bartolomeu i Epirit, i Shoqėrisė sė Domenikanėve, me fjalė tė zjarrta u jepte kurajo tė ndrymėve pėr qėndresė tė fundit pėrballė njė armiku aq tė madh dhe aq mizor, qė kishte me vete afro 150.000 luftėtarė e 10.000 kamile (deve) tė ngarkuara me topa tė mėdhenj, me gjyle e mjete tė tjera luftarake. Lėmi ushtarak i otomanėve shtrihej nėpėr fusha rreth Shkodrės e nuk shihej tjetėr veēse shatorre e ushtarė tė paumėrt otomanė. Kėshtjella qe rrahur me topa pa pushim, me tė madhe rrebtėsi e toka dridhej nė ēdo anė nėn ushtimėn qė tmerronte botėn. Ky bombardim zgjati pėr disa ditė e nė shumė vende ledhet qenė dobėsuar e ēilur, por luftėtarėt e brendshėm, me njė shpejtėsi tė rrufeshme i mėkėmbnin (riparonin-M.B.) me gurė tė rinj, me trupa e me grremēa pėr tė mos i lėnė shteg armikut pėr tė hyrė gjatė sulmeve tė tij tė shpeshta dhe tė furishme. Mė 22 korrik qe ēarė me topa njė krah i ledhit te porta e madhe e Kėshtjellės, e ushtritė otomane, duke bėrė njė yrysh tė fortė, mundėn me u afrue e me ngulė nė beden tė parė flamurin e Sulltanit, por nuk mundėn tė qėndronin, se nė atė ēast ia mbėrritėn me shpejtėsi tė rrufeshme luftėtarėt e Dukagjinit, tė cilėt e ndaluan hovin e armikut dhe duke e larguar prej andej nė teposhtet e Rozafės, dhe me flamurin e Shėn Markut, i cili valėvitej rishtaz, aty ku pėrpara pak kohe valoi ai i turkoshakėve. Terri i natės e ndaloi furinė e luftėtarėve, por tė nesėrmen u pėrsėritėn sulmet dhe gjaku shkoi si rrėke, por tė ndrymit nė Kėshtjellė, me njė qėndresė kreshnike i zbrapsėn ushtritė otomane duke i vėnė nė ikje nė teposhten e Kėshtjellės. Ndėr kėto ndeshje tė rrebta mbetėn tė vdekur 400 luftėtarė tė brendshėm e 12.000 luftėtarė otomanė.
Mė 27 korrik u pėrsėritėn mėsymjet, por qėndresa e tė ndrymėve jo vetėm u rezistoi atyre ndeshjeve tė furishme tė armikut, por i zbrapsi duke i shkaktuar armikut dėme tė pallogaritshme. Ndėrsa bėhej luftė e pėrgjakshme pėrreth Shkodrės, njė pjesė e ushtrisė turke kishte mėsyrė Drishtin, i cili nuk mundi t’i qėndrojė furisė otomane e mė nė fund u dorėzua. Tė gjithė tė dorėzuarit qenė vėnė nėn shpatė e kokat e tyre u dėrguan para Sulltanit i cili dha urdhėr t’i vinin mbi hunj e t’i shfaqnin tė rreshtuar pėrballė Kėshtjellės, pėr t’u futur tmerrin tė rrethuarve, por Shkodra nuk u tremb, e qėndresa e tyre zgjati aq sa Sulltan Mehmeti i mėrzitur, mbasi la Evrenaz Pashėn me 40.000 luftėtarė, ai vetė, me pjesėn tjetėr tė ushtrisė u kthye nė drejtim tė Stambollės. Venediku, me sa mundi, kėrkoi tė mbledhė princat kristianė tė Europės, nė bashkim pėr tė ndaluar turrin e Sulltanit, por duke parė se nuk kishte mbetur mė asnjė shkėndijė shprese, as pėr bashkim e as pėr ndihmė, kėrkoi tė bjerė nė marrėveshje me tė dhe kjo marrėveshje u nėnshkrua mė 25 janar 1479.

Psikologu
17-12-08, 22:49
Shkodra u dorėzua me kusht me i lanė me dalė tė lirė luftėtarėt me armė, e qytetarėt me materialet qė mund tė merrnin me vete. Kėshtu Antoni i Lezzes (Anton Loredani), Kryepari i luftėtarėve tė rrebtė dhe heroi i qėndresės mbinjerėzore, doli prej Shkodrės me 450 burra qė kishin tepruar prej asaj lufte tė pėrgjakshme e me 150 gra tė ngarkuara me armė e me tesha e takame kishe, e jo vetėm nuk patėn trazime, por qenė tė nderuar prej armiqve qė kishin mbetur tė habitur duke parė se njė grusht burra kishin bėrė pėr aq kohė gjithė atė qėndresė para njė ushtrie aq tė madhe. Fitimi i Shkodrės dhe i Drishtit nga ushtritė otomane qe bėrė me shumė gjak tė turqve, tė cilėt humbėn gjatė kėsaj fushate nė rrethimin e kėtyre kėshtjellave, mbi 45.000 luftėtarė. Masi ra Kruja, Lezha, Drishti e Shkodra, otomanėt mėsynė Myzeqenė ku Gjon Muzaka i ngelur vetėm pėrballė tyre, qėndroi me burrėri, por mė nė fund, i lodhur prej shumicės sė armikut, qe nėnshtruar e vdiq nė vitin 1510, e kėshtu Shqipėria nuk mundi tė ketė mė asnjė shpresė qėndrese. Shumė shqiptarė nuk mundėn ta shohin me sytė e vet pushtimin e vendit tė rėnė nė duar tė mėrishme tė atij armiku me tė cilin patėn luftuar disa vite dhe dolėn ndėr vende tė sundimit tė Venedikut, nė krahun e Mirditės, Italisė e nė Siēili, ku pėrbėnė katunde mė vete. Shkodranėve tė ikur, Venediku u siguroi mjete jetese e u siguroi dhe punė tė ndershme, e u lėshoi toka pėr t’i punuar. Krahu i Malėsisė, Mirditės e Dukagjinit, bashkė me disa zona tė tjera nuk iu nėnshtruan otomanėve edhe pėr disa kohė deri sa Sulltani u lidh me jua lanė liritė e lypuna prej tyre. Kushtet e kėrkuara ishin kėto: me jua lanė armėt; mos me i prekė nė gja e nė doke (zakone); mos me i ngucė nė besim. Me kėto kushte e njoftėn kryesundimin e Sulltanit tė Stambollės, por asnjėherė nuk u shua ėndja e lirisė sė plotė. (Ref. “Historia e Shqypnies”. Ē’m’kohė tė vjetra deri m’tashmet. Shkodėr, Shtypshkronja “Nikaj”, viti 1917, fq.89, 90, 91, 92).
Duke shfletuar librat e historisė dhe burime tė ndryshme tė shkruara nga historianė prestigjiozė vendas dhe tė huaj, zemra e ēdo atdhetari tė vėrtetė mbushet me krenari. Po vallė, vetėm me tė shkuarėn do tė mburremi para botės?! Po sot, cilėt jemi ne, qė pėrmbysim nė mėnyrėn mė tė paskrupullt tradicionalizmin dhe krenarinė iliro-arbėre duke ngritur nė “piedestale” figurat mė tė pėrbuzura tė renegatėve dhe duke ngurruar para krenarisė tonė nacionale? A ka turp mė tė madh se sa tė ngresh monument Ali Pashė Tepelenės dhe tė projektosh monument pėr ndonjė tė ngjashėm tė tij, kur nė Shkodėr nuk ka pėrmendore Hodo Sokoli, Dasho Shkreli, Dedė Gjon Luli?! Kur nė Tiranė kanė vėnė njė ēallmaxhi turk nė vend qė tė rrezatonte monumenti i Pjetėr Bogdanit.
Nė Shkodėr, Kėshilli i Bashkisė heziton pėr monumentin e Shenjtėreshės famėmadhe, Nėnė Terezės!..., dhe sė fundi tė “zgjuarit” vendosin ta vėnė pėrballė Guakuqit! Mos vallė duan tė vėnė nė “garė” martirin me shenjtėreshėn?! “Tė vendosėsh nė drejtim tė paaftin ose tė pandershmin, ėshtė njėsoj sikur tė vėsh mbathjet nė vend tė kapeles” (Autori - Mark Bregu).
Sė fundi: A kanė dijeni pėr mbretin ilir Agronin, Gentin apo Teutėn? Pse i humbėn 30.000 dollarė, apo i pėrvetėsuan?!
Mark Bregu

hawk
25-12-08, 00:18
Elektricisti Mark Bregu ka fantazi.

Venediku i paskeka leshuar toka shqipetareve ne Itali por nga ana tjeter mbante te pushtuara toka shqipetare sebashku me Shkodren. Ky qytet kur erdhen osmanet nuk ishte i lire por ne duart e nje pushtuesi te njohur per sistem te rende taksash ne te gjithe Mesdheun. Jo me kot shume qytete mesdhetare i hapen dyert osmaneve per t'u cliruar nga venedikasit.
Marku eshte verbuar ng aflamuri fetare dhe pushtuesit venedikas i duken vellezer ashtu si vellezerit serb me te cilet marku ndan te njejtin Zot.

Jusuf pashe Bargjini ishte shqipetare qe thelemoi Tiranen. I takon busti Pjeter Bogdanit qe nuk eshte nga Tirana dhe qe luftoi per te pushtuar tokat shqipetare nga austrohungarezet sepse ketoi valevitnin flamurin me kryq ?? Jo o Mark...

Marku e ka ndertuar historine me ngjyra hollivudiane. Turqit fituan sipas Markut por u vrane 12.000 kundrejt 400 luftetareve te Shkodres !!!
Alia Pashai eshte turp ndersa Bogdani bashkepuntore i pushtuesit austriak na qenka hero. Dede Gjon Luli i armatosur dhe i nxitur nga Mali i Zi qenka me patriot se Ali Pashai !! O Mark Bregovic, Ali Pashai ishte diplomat dhe burre shteti qe synoi krijimin e nje province shqipetare. Kjo perben ndonje turp ?!

Psikologu
25-12-08, 23:32
Ah ty o hawk , cdo histori tė nxenė rrugen , cdo figurė e krishterė , por se besoj qe dikush ushqehet me helmin tendė islam .
Paske kundershtuarė Markun sepse qenka katolik , dhe se simbas teje, shqiptaret janė qyqar dhe spaskan mundur tė i rezistojnė forces turke.
Por , po tė sjelli njė shkrim qe vetė turku shkuran per ketė luftė, ndersa autori ėshtė shqiptar i besimit musliman , por jo si ti.

Lexo mė poshtė,pėr hirė tė lexusit , jo tenden.


Rethimi i Shkodrės mė 1478
1968 - Selami Pulaha


Ata qė kishin pėr fe kryengritjen...


Ndonėse populli shqiptar me vdekjen e Skėnderbeut humbi nė ēastet mė kritike udhėheqėsin e vet mė tė shquar, prapėseprapė ai e vazhdoi, po me atė vrull e zjarr, luftėn pėr tė mbrojtur lirinė dhe pavarėsinė. Kjo solli si rezultat qė Shqipėria tė jetojė e lirė edhe pėr dhjetė vjet tė tjerė. Krahas Krujės, njė rezistencė tė vendosur po i bėnte sulmeve tė sulltanit edhe Shkodra.

Pas pushtimit tė Krujės mė 1476, sulltan Mehmeti II iu drejtua Shkodrės. Pėr mė tepėr se dy muaj turqit u pėrpoqėn qė tė pushtonin Shkodrėn, por nuk mundėn t'ia arrinin qėllimit. Nuk ishte pozicioni i vendit as edhe fortėsia e mureve tė kėshtjellės, njė pjesė tė tė cilėve ata i rrėzuan me goditjet e topave, por qėndresa, heroizmi, trimėria e shqiptarėve ishte faktori kryesor qė solli si pasojė disfatėn e ushtrisė turke, e cila i kalonte tė 100 mijė vetėt. Pas pėrpjekjeve tė dėshtuara, sulltan Mehmeti II u bind se nuk ishte e mundur qė tė mposhtte shqiptarėt me anėn e forcės sė armėve, prandaj ndėrroi taktikė. Pjesėn kryesore tė ushtrisė ai e dėrgoi pėr tė pushtuar Drishtin, Zhabjakun e Lezhėn, ndėrsa vetė me gardėn perandorake mbajti tė rrethuar Shkodrėn. Mbas pushtimit tė kėshtjellave tė sipėrpėrmendura, ai, pa ia arritur qėllimit, u detyrua tė largohet pėr nė Stamboll, duke lėnė njė pjesė tė madhe tė ushtrisė nėn komandėn e Ahmet bej Evrenozit pėr tė vazhduar rrethimin. Qėllimi i sulltanit ishte qė tė thyente qėndresėn e mbrojtėsve me anėn e urisė. Vetėm pas 6 muaj rrethimi, me paqen turko-veneciane tė vitit 1479, shkodranėt, tė mbetur tashmė pa asnjė ndihmė tė brendshme e tė jashtme, u detyruan tė dorėzonin kėshtjellėn me kusht qė tė liheshin tė lirė. Me rėnien e Krujės e tė Shkodrės, nuk u shua lufta pėr liri e popullit shqiptar, pas kėsaj ajo vazhdoi nė krahinat malore tė vendit.

Mbi luftėn heroike tė shqiptarėve gjatė vitit 1478, tė. cilėn e pėrshkruan gjerė e gjatė historiani i Skėnderbeut M. Barleti, japin tė dhėna edhe kronistėt e historianėt bashkėkohės osmanė. Edhe nėpėrmjet fjalėve tė tyre, tė cilat dalin nga goja e armiqve pushtues, lexuesi mund tė shohė trimėrinė dhe heroizmin qė treguan paraardhėsit tanė pėr tė mbrojtur lirinė e vet. Njė ndėr kėta historianė ėshtė edhe Ibu Kemali. Ky historian osman i shekullit XV — fillim i shek. XVI, duke vjellė sharje kundėr shqiptarėve, ėshtė i detyruar tė pohojė shpesh herė se shqiptarėt ishin njerėz trima, tė fortė si ēeliku dhe me natyrė si tė divit. Lufta heroike e kėmbėngulėse e shqiptarėve e ka detyruar kėtė autor osman qė t'i konsiderojė ata si njerėz qė kanė pėr fe kryengritjen, si tigra tė luftrave malore, etj.

Mė poshtė po japim nė pėrkthim shqip njė pjesė nga kapitulli mbi rrethimin e Shkodrės, nxjerrė nga vepra “Historia e dinastisė osmane”, nga autori i lartpėrmendur.

Psikologu
25-12-08, 23:33
“...Komandantėt e sprovuar gatitėn armatimet dhe mjetet e tjera tė luftės. Topat tė cilėt djegin si vetėtima... u vendosėn nė disa vende pėrbri kėshtjellės dhe filluan ta godasin. Tė katėr anėt e murit tė qytetit, tė cilėt ishin tė fortė si muri i Aleksandrit, u shkatėrruan dhe me goditjen e njėpasnjėshme tė topave qė vjellin zjarr, gurėt e brezat prej dėrrase tė murit u shkėputėn nga njėri-tjetri. Gjatė kohės kur murin e rrihnin me topa dhe kur gurėt e dheu shėmbej e binte anash, kėshtjella bėhej mė e padepėrtuesbme... Gjithashtu tė pafetė (shqiptarėt) nga kėshtjella, spėrkatnin si shiu me anėn e pėrdredhoreve dhe lėshonin breshėr me anėn e dyfeqeve. Me anėn e bombardave dhe topave goditės hapnin dritare nė pjesėt e sipėrme tė shatorreve tė komandantėve dhe nė ēadrat e ushtarėve. Fushat jehonin nga gjėmimi i topave goditės, qielli ushtonte nga fishkėllima e bombardave, kupa e kaltėr e qiellit u mbush me tymin e zjarrit tė topave...

Kokat e njerėzve (turqve) qė prekeshin nga gurėt e hedhur me bombarda fluturonin nė qiell si topa. Gjatė luftimit, kur nga kėshtjella shtinin me gurė, shumė bele (tė luftėtarėve) pėrkuleshin dhe (trupat e tyre) merrnin formėn e njė ēengeli. Nė njė mėnyrė tė tillė u zhvillua lufta dhe gjakderdhja. Njė muaj tė tėrė vazhdoi pėrleshja. Ēdo ditė vdisnin qindra njerėz prej tė pafeve dhe myslimanėve dhe qindra tė tjerėve u mbetnin kokat me xhunga.



Ushtarėt, tė cilėt ndodheshin nė gatishmėri nė pusinė e ngrehur pranė llogoreve tė kėshtjellės, njė ditė prej ditėve sulmuan papritmas, duke thėnė se duhet bėrė njė punė. Mirėpo shumica e ushtrisė nuk kishte dijeni pėr kėtė. U ngrit pazari i luftės (filloi lufta), u ranė burive dhe daulleve. Ata qė dėgjuan shkuan. Por tė pafetė qė ishin brenda nė kėshtjellė, qenė tė shumtė. Ata i kishin tė gatitura mjetet e luftės, prandaj kundėrshtuan menjėherė. U bė njė gjakderdhje e madhe. Ata nuk i pėrkėdhelėn njerėzit qė kėrkuan tė pushtonin atė virgjėreshė tė shkėlqyer (kupto: kėshtjellė tė papushtuar ndonjėherė), por i pritėn ashpėr, duke u copėtuar si pambuku ēallmat qė ata mbanin nė kokė. Ata rrukullisnin nga lart gurė tė mėdhenj si shkėmbinj dhe atė turmė ushtarėsh pjesė-pjesė e dėrguan nė botėn tjetėr. Ata keqdashėsa shpėrngulėn nga majat e maleve tė kėsaj bote pėr nė fundin e detit tė botės tjetėr, shumė nga komandantėt, tė cilėt kishin ēuar atje nga njė repart. U bė njė luftė e tillė sa qė e gjithė ajo kėshtjellė e madhe u fsheh brenda nė njė re tė zezė tymi. Repartet e panumėrta si yjet tė ushtrisė e panė atė luftė dhe morėn mėsim prej saj...

Shumė fytyra (tė turqve) qė u prekėn nga goditjet e gurėve u bėnė gropa-gropa dhe xhunga-xhunga, ashtu siē duket sipėrfaqja e hėnės... Gjaku i njerėzve tė vrarė nė luftė nga shigjetat qė binin si breshėr nga qielli, rridhte si rrėkeja qė zbret prej atyre kodrave poshtė nė lumenj. Luftėtarėt (e furishėm) si lumi, tė veshur me parzmore dhe trimat e zjarrtė i kapėrcyen si era llogoret dhe luftuan shpat mė shpat me tė pafetė e mallkuar, por nuk hynė dot nė kėshtjellė. Sado qė u pėrpoqėn nuk i shkulėn dot nga vendi ata (njerėz) me kthetra tė mprehta e me trup prej bronxi qė rrinin nė kullat e muret e kėshtjellės. Ata ishin tigra tė luftės nė majat e maleve. Aty u zhvillua lufta deri sa perėndoi dielli. Ata zgjatėn dorėn nė jakėn e pushtimit dhe panė se nusja e re e fitores nuk u buzėqeshi... S'kishin ē'tė bėnin dhe u kthyen prapa.

Madhėria e tij (sulltani) urdhėroi dhe kėshtjella u rrah pėr njė farė kohe me topa; pjesa e drunjtė e mureve u bė shkrumb e hi kurse gurėt e tyre u bėnė copa-copa si bėhen kokrrat e hashashit...

Psikologu
25-12-08, 23:35
Mbasi muret e fortė tė kėsaj kėshtjelle tė qėndrueshme u goditėn... ditė e natė nga disa mijėra gjyle topash, padishahu... dha urdhėr dhe nė njė mėngjes u sulmua pėrsėri kėshtjella... Ushtria e Rumelisė dhe e Anadollit grupe-grupe mbushi rrethet e kėshtjellės. Garda perandorake dhe jeniēerėt e armatosur mė sė miri u rreshtuan reparte-reparte dhe sulmuan mbi tė pafetė nė drejtime tė ndryshme. Grupet e ushtarėve tė veshur me ēelik i mbuluan rrethet e kėshtjellės si njė det me valė tė hekurta. Gjithashtu edhe nga tė pafetė keqbėrės, njerėzit qė ishin tė fortė si ēeliku e me natyrė si tė divit, u vendosėn nė radhė njėri pas tjetrit me tė gjitha armatimet e tyre dhe zunė e qėndruan nė tė ēarat e mureve, tė cilat ishin si muret e Shedadit. 1)

Luftėtarėt (e furishėm) si lumi, tė veshur me parzmore dhe qė lėshoheshin si njė re, iu pėrgjegjėn armikut duke hedhur shigjetat qė binin si gurė nga qielli. Ata vringėlluan shpatat e tyre qė tė pėrzhitnin si vetėtima dhe ngritėn si ēarqe harqet e tyre. Ata nga sipėr dhe kėta nga poshtė, hidhnin mbi njėri tjetrin shigjeta dhe mjete tė tjera goditėse. Tymi plot flakė i naftės dhe i ziftit, qė ishte reja plot vuajtje e pėrleshjes qiellore, bėnte qė tė zjente kupa e qiellit. Ata qė kishin pėr fe kryengritjen (shqiptaret) hidhnin nga sipėr poshtė mbi ushtrinė ngadhnjimtare (turqit) gurė tė mbushur me barut topi dhe sepete tė lyer me naftė tė ndezur. Ata e ērregulluan kėtė grumbull (luftėtarėsh) qė ishin fluturat e qiririt tė islamit disave iu dogjėn sytė dhe fytyra dhe disa i pėrfshiu flaka qė nga koka deri tek kėmbėt, ashtu siē digjet fitili i kandilit...

Gjokset e disave morėn flakė si kandili dhe disa u dogjėn shpejt si pisha. Ata demona qė ndodheshin brenda atyre mureve treguan njė mjeshtėri tė tillė nė hedhjen e zjarrit qė nuk ishte parė asnjėherė. Trupat e njerėzve (turqve) digjeshin si qiriri prej kamfuri dhe ajo fushė lufte u shndėrrua nė njė kuvend dėfrimi qė nuk ishte parė kurrkund. Kokat e tė vrarėve... u bėnė themelet e kėsaj skene argėtuese. Kafkat e kokave tė sa e sa komandantėve u mbushėn me gjakun e tyre tė kulluar si vera. Ai kuvend pėr njė kohė u ngroh me zjarrin e shpatave tė mprehta, tė cilat dėrguan nė botėn tjetėr sa e sa njerėz.

Qylafėt prej hekuri dhe parzmoret prej ēeliku tė ushtarėve qė u pėrleshėn me atė armik u shkrinė si qiri dylli nga fuqia e zjarrit te luftės... Kėta krokodilė tė lumit tė luftės (turqit), megjithėse bėnė shumė pėrpjekje nuk mundėn tė arrijnė fitore mbi tigrat e luftės malore (shqiptarėt). Ata nuk mundėn tė gjejnė shteg hyrjeje nė murin e hekurt, dmth, nė radhėt e tė pafeve, tė kėtyre njerėzve trima, veshjet e tė cilėve ishin prej ēeliku... Ata pasi e panė se tė goditurit (e kėshtjellės) me hekur tė ftohtė nuk dha ndonjė rezultat, u kthyen dhe u larguan. Ata u kujdesėn pėr tė mjekuar shokėt e tyre tė plagosur dhe varrosėn ata qė dhanė jetėn nė luftė...

Sulltani (Mehmeti i II) e kuptoi se nuk jepte rezultat tė mbajturit e mureve tė kėshtjellės nėn goditjen e topave dhe se nuk mund tė shtiheshin nė dorė ata... qė ndodheshin brenda, duke goditur me dorėn shkatėrruese tė luftės kullat e muret e kėshtjellės, tė cilat kanė formėn e njė kutie tė pacopėtuar...”

King_Gentius
07-02-12, 07:56
Leter e Fior Jonimes qe flet per shkretimin e Shqiperise nga osmanet.


1470
Fior Jonima:
A Ravaged Land

Much of northern and central Albania was under Venetian control before the Ottoman conquest of the fifteenth century. The Ottoman military campaigns of 1466 and 1467 ravaged most of the country. It was the sultan’s policy to empty the land of its native inhabitants, should they put up resistance. Fior Jonima of Shkodra, scion of the noble Albanian Jonima family that owned much land between the Mat and Ishėm rivers, wrote this response to the Venetian tax authorities who had inquired of him as to why so little revenue had been arriving from Albania. The short chronology of cataclysms that Jonima provides here shows that much of Albania was a wasteland at the time. It is the earliest personal account given by an Albanian about the state of his country.
*
I, Fior Jonima, citizen of Skutari [Shkodra] and presently ambassador of this community, was asked, on the orders of the Magnificent Lord Administrator of Revenues, what I knew about the deeds of the Turks in this part of Albania for the years 1466 and 1467.

I can state that around the end of April 1466, the Grand Turk arrived in this country in person and sent his captain forth who scoured the country and pillaged it. He stole many animals and kidnapped many people.

When he departed, Ballaban arrived to besiege Croia [Kruja]. He too robbed and pillaged the towns of the Signoria, and kidnapped many people.

Soon thereafter, Sinan Bey arrived, who brought about even greater ruin and destruction. He had animals and people kidnapped and put the country to the torch.

After this came the Voyvod of Serbia, called Amur Bey, who caused great destruction. Not only did he steal endless numbers of animals, he also put the country to the torch and kidnapped quite a few people.

Then came Lord Progon Dukagjin, who also robbed and put to the torch whatever was left over.

The Grand Turk came back to this country in 1467 and sent the Pasha of Romania [Roumeli] out with a strong army [to subdue it]. He robbed, pillaged and took endless numbers of people off with him. When he had had his fill of robbing and pillaging, he continued on to the region of Skutari where he came to blows with the people. He finally got into the open town outside the fortress, which he robbed and pillaged.

Then came a Voyvod called Feriz Bey who also robbed and pillaged.

Then came Nikola Dukagjin, who also robbed, pillaged and kidnapped many people.

After this, the Voyvod of Serbia came back a second time to rob and pillage and kidnap more people.

Then came the Voyvod of Dibra who robbed, pillaged and kidnapped many people.

In conclusion, I can say that in the period in question, this country was turned into a wasteland. It has remained as such up to the present day. Gone are not only the settlements, but also the people, with the exception of those few villages that have been rebuilt. It would thus be necessary for prisoners who have been convicted or banned to be pardoned and sent to this country [to repopulate it].

28 December 1470
*



[from: Archivio di Stato di Venezia, Governatori delle pubbliche entrate, registri multorum B. 145 (vol. 35), 13r-v; reprinted in Oliver Jens Schmitt: Das venezianische Albanien (1392-1479), Munich 2001, p. 646. Translated from the Venetian Italian by Robert Elsie.]


http://www.albanianhistory.net/texts15/AH1470.html