PDA

View Full Version : Muzakajt e Beratit, zotėrit qė themeluan Voskopojėn


Psikologu
27-12-08, 00:06
Nga Arjan Kaja



Nė dokumentet historike, familja e madhe fisnike e Muzaka

Kjo familje pėrmendet qysh nė vitin 1081. Kjo familje e sundoi Beratin nė shekujt XIII, XIV e XV. Sundimi i Principatės sė Muzakajve ndahet nė dy periudha. Periudha e parė lidhet me vitet 1286-1343 dhe periudha e dytė me vitet 1350-1417. Pėr origjinėn e hershme tė Muzakajve nuk ka ndonjė tė dhėnė tė saktė. Dy autorė francezė, Pukevili dhe Dezerti, por edhe albanologu kroat Milan Shuflai, qė i kundėrshton dy tė parėt, pėrmendin zonat pėrreth qendrės sė principatės sė Beratit. Ajo qė deri mė sot ėshtė e vėrtetė e dokumentuar dhe e pakundėrshtueshme dhe qė hedh dritė mbi origjinėn e tyre ėshtė fakti se pushteti politik dhe administrativ i Muzakajve ka pasur si qendėr Beratin, ndaj edhe nė tė gjitha studimet quhen "Muzakajt e Beratit". Ne dokumentet historike thuhet se njėri prej Muzakajve bėntė pjesė nė rrethin e ushtarakėve tė perandorit bizantin Aleksi I, Komnen. Pas vitit 1274, Muzakajt dalin vazhdimisht nė burimet historike. Dy figurat me tė shquara tė familjes gjatė shekujve XIII-XIV ishin Gjoni dhe Andrea. Nė vitet 1279-1280 ata do tė luajnė rolin e drejtuesit tė feudalėve shqiptarė nė luftė kundėr anzhuinėve tė Napolit. Gjatė luftimeve, tė zhvilluara diku pranė Durrėsit, Gjon Muzaka kapet rob dhe burgoset nė kėshtjellen e Brindizit. Nė shekullin XIII, zotėrimet e tyre shtriheshin nė Myzeqe, ndėrsa mė vonė feudi Muzakaj u shtri edhe nė Selenicė, Tomoricė, Korēė, Sovjan, Skrapar, Opar, Kostur, etj. Me kėtė derė u shkrinė edhe Matreget e Karavastasė. Pushtetin e tyre politik dhe administrativ Muzakajt e shtrinė kryesisht nė Muzaki (Myzeqe) dhe nė Toskėri, me qendėr Beratin, i cili ishte dhe qyteti mė i madh i fortifikuar i Shqipėrisė.

Berati qė dikur pat qenė qendėr administrative dhe ushtarake e Despotatit, nė vitin 1308 pėrfshiu nė territoret e veta edhe qytetin e Janinės dhe mė gjerė. Nė kėtė kohė, perandori bizantin Androniku II, Paleologu, pati emėruar si qeveritar nė Berat Sevastin Skurrėn (1308-1336). Kulmin e lulėzimit tė formacionit tė tyre shtetėror Muzakajt e arritėn nė kohėn e sundimit tė despotit Andrea i 2-tė Muzaka (1335-1372), i cili para vitit 1335 mori titullin "despot", i cili nė shkallėn e hierarkisė bizantine ishte i dyti pas atij tė perandorit. Despoti Muzaka gjatė viteve 1335-1341 ishte nė krye tė lėvizjeve antibizantine nė Arbėri. Mė 1336-ėn njeh pėr kryezot mbretin, Robert Anzhu tė Napolit, i cili nga ana e vet ia pranoi titujt, trashėgimet dhe gradat dhėnė Andreas sė 2-tė Muzaka prej perandorit tė Bizantit, por me kusht tė lėnies peng nė Durrės, pranė pėrfaqėsuesit tė mbretit tė Napolit, njėrin djalė tė tij. Nė kohėn e despotit Andrea Muzaka, duke e parė Voskopojėn si njė pikė startegjike tė ndodhur nė mes tė rrugėve qė ēojnė nė Adriatik, Selanik dhe Stamboll, Petro Muzaka themeloi qytetin e Voskopojės, i cili filloi tė rritej dhe lulėzonte pėr tė ardhur nė vitin 1782 tė shek. XVIII vit, kur Voskopoja do tė kishte rreth 40 mijė banorė ardhur nga Korēa, Kolonja, komuniteti aromun, por edhe nga qyteti i Beratit, banorėt e tė cilit e konsideronin Voskopojėn si qytetin e tyre tė dytė. Duke ecur nė kėto gjurmė, konsulli austriak, Johan George Von Han (1847), e vendoste themelimin e qytetit nė vitin 1338, nga Petro i shtėpisė sė madhe tė Muzakajve (Historia e Arsimit dhe Mendimit Pedagogjik Shqiptar, fq. 55 Tiranė, 2003).

Psikologu
27-12-08, 00:07
Dinastia e Muzakajve



Pas vitit 1336, njė degė tė familjes fisnike Muzaka e ndeshim tė vendosur nė zonėn greke tė Peloponezit, ku sot ndodhet fshati me emrin Muzaki, nė perėndim tė Kalamatės dhe Muzakio, nė verilindje tė Pirgosit. Mė 1370-ėn Kosturi bėnte pjesė nė Despotatin e Epirit. Pinjollėt Junt dhe Teodori i 2-tė Muzaka morėn pjesė me trupat e tyre nė Betejėn e Kosovės kundėr pushtuesve osmanė, mė 1389-ėn. Teodor Koron Muzaka dhe Gjin Muzaka morėn pjesė nė Lidhjen e Lezhės, mė 1444-ėn. Gjin Muzaka ka qenė bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut. Pas vitit 1479 Muzakajt u vendosėn kryesisht nė territoret e Mbretėrisė sė Napolit (nė Pulje).

Emanuel Polito nė librin "I Musachi Di Berat" (Muazakajt e Beratit,fq. 8), libėr qė i referohet Don Kostandin Muzaka thotė: "Andrea Muzaka I (1280-1313), i cili gjatė sundimit tė Anxoinėve (Angioini) ishte emėruar si marshall i Arbėrve, nga mbreti i Napolit, Karli I."

Kryeqendra nga ku sundonin Muzakajt ishte qyteti i shumėshkėlqyer i Beratit, i rrethuar nga fushat e e mėdha, tė cilat morėn si emėr mbiemrin e sundimtarėve tė tyre Musachia (Myzeqe).

Pas vdekjes sė Andreas I Muzaka, nė krye erdhi biri i tij, Teodori I, i mbiquajtur Kishetizi, i cili pati dy djem: Mentulin, kontin e Klisanisė dhe Andrean II, (1319-1372), mareshall, despot i Shqipėrisė dhe zot i Kosturit.

Me Andrean e 2-tė, Muzakajt e shtrinė pushtetin edhe nė fushėn e Korēės deri nė Kostur. Nė kėtė qytet Andrea dhe bijtė e tij, Stoja e Theodhori, ngritėn nė vitin 1370 kishėn e Shėn Athanasit, nė tė cilėn gjendet sot ky mbishkrim: "Tė ndėrtuar nga themelet dhe tė pikturuar nga zotėrit shumė fisnikė Stoje dhe Theodhor Muzaka". Andrea Muzaka I, mori nga Karli I Anzhu titullin: "Marshall i Mbretėrisė sė Arbėrisė", d.m.th mėkėmbės i Mbretit tė Napolit nė Shqipėri. Ndėrsa, perandori bizantin Androniku II Paleolog i akordoi atij titullin e lartė tė despotit (princit). Me kėtė pozitė politike dhe duke e ndjerė veten tė fuqishėm, princi Andrea Muzaka iu vu punės pėr t'u shkėputur nga fuqitė e huaja dhe pėr tė krijuar principatėn e tij. Kryengritja e vitit 1335 qė organizoi nė Toskėri dėshtoi dhe ai vetė u strehua nė Durrės tek anzhuinėt.

Psikologu
27-12-08, 00:07
Muzakajt kundėr pushtuesve serbė



Nė vitet 1346-1355 nė Shqipėri vendoset pushteti serb. Por, diku rreth vitit 1350, despoti Andrea ia merr me luftė Beratin, Jovan Komnenit, i cili thėrret pėr ndihmė nė vitin 1355 kunatin e tij perandorin serb, Stefan Dushanin. Trupat serbe do tė nisin marshimin drejt Beratit. Fushata e tyre dėshtoi, sepse gjatė kalimit te Devollit, Stefan Dushani vdes dhe bashkė me tė, merr tė tapjetėn edhe perandoria e tij: "sllavo-bizantine-shqiptare". Njė vit mė vonė, pasardhėsi i Stefanit, Uroshi, organizoi fushatėn e dytė serbe, pėr tė marrė nėn kontroll Beratin. Nga njė shėnim historik pėr kėtė fushatė thuhet: "Serbėt erdhėn nga Tomorica, duke sulmuar Beratin me egėrsi, i varnin njerėzit nė tė dyja anėt e rrugės jashtė kalasė". Ndėrkohė, pasi dogjėn lagjet e jashtme tė qytetit dhe nuk e morėn dot kalanė, serbėt u larguan pa arritur qėllimin, duke lėnė pas vetėm "tokė tė djegur". Koha i krijoi mundėsi Andrea Muzakės qė tė zgjeronte principatėn e tij. Nė vitin 1365 ai mori edhe Vlorėn, duke u bėrė zotėrues i territoreve Durrės-Ohėr-Kostur-Himarė. Kėto vende ai i mori duke luftuar me serbėt, tė cilėt i kishte armiqtė e tij tradicionalė. Nė vitin 1365, Andrea theu Jovan Asen Komnenin, ndėrs nė aleancė me Balshajt mundi mbretin serb, Vukashinin. Pak kohė mė vonė despoti Andrea goditi edhe tė birin e tij, Mark Krajleviēin. Pas kėsaj fitoreje tė bujshme, perandori bizantin Joani V.Paleolog, i rinjohu princit shqiptar titullin e despotit dhe i dėrgoi si dhuratė stemėn perandorake bizantine, tė pėrbėrė nga shqiponja me dy krerė dhe me njė yll gjashtėcepėsh nė krye.

Despoti Andrea Muzaka e forcoi sundimin e tij edhe nėpėrmjet lidhjeve martesore dhe miqėsore me familjet feudale tė fuqishme si: Zenebishet, Arianitet, Balshaj dhe me tė tjera familje fisnike me pozite mė tė vogėl. Me zgjuarsi ai veproi kur martoi tė bijėn, Komnenen (Komiten) me Balshėn e dytė, njeriun qė bashkoi nėn pushtetin e tij territoret shqiptare nga Tivari dhe Krivareka nė veri e deri nė vijėn Himarė-Kostur nė jug. Nga kjo martesė Balsha II, mori si prikė dy pika strategjike: Vlorėn dhe Kaninėn. Pas vdekjes sė despotit Andrea, zotėrimet e Muzakajve u ndanė midis tre djemve tė tij: Stoja mori Kosturin me rrethinėn, Theodhori mori Beratin dhe Myzeqenė, ndėrsa Gjini mori pjesėn tjetėr tė shtetit. Nė qershor tė vitit 1389, Theodhor Muzaka me trupat e tij, tė rekrutuar nė Berat dhe Myzeqe, mori pjesė nė betejėn e Fushė-Kosovės, ku mbeti i vrarė prej turqve. Kjo ishte humbja e dytė tragjike pėr tė, sepse katėr vjet mė parė nė Saver (Lushnje) ai kishte pėrjetuar humbjen dhe vdekjen e kunatit tė tij, Balshės sė 2-tė.

Psikologu
27-12-08, 00:08
Muzakajt me Skėnderbeun, kundėr turqve



Nė vitin 1438, mbas kryengritjes sė Arianitėve, turqit sulmuan Beratin, kryeqytetin e Muzakisė, por ai i qėndroi rrethimit dhe komandanti turk Tuhran Pasha e la Shqipėrinė, mbas shkatėrrimit tė vendit dhe pas maskrimit tė popullatės. Qė nga kjo kohė Muzakajt, ashtu si zotėrinj tė tjerė shqiptarė, u pajtuan me Sulltanin dhe shumė prej tyre u kthyen nė myslimanė, duke bėrė karrierė nė klasat sunduese turke. Njėri prej muzakajve mori emrin Jakup Bej dhe nė vitet '30 tė shek. XV u bė Sanxhakbej i Sanxhakut Shqiptar. Nė vitin 1443, Muzakajt do tė marrin pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė Shqipėrisė, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut.

Mbas humbjes qė pėsuan shqiptarėt nga turqit pas vdekjes sė Skėnderbeut, nė vitin 1468, Gjin Muzaka, pjesėmarrės i Lidhjes sė Lezhės, vazhdoi sė bashku me princėr tė tjerė shqiptarė tė luftonte edhe pas vdekjes sė Skėnderbeut. Gjon Muzaka vazhdoi luftėn pa pėrfilluar pėrpjekjet e Sulltan Mehmetit II, pėr ta bėrė tė hiqte dorė nėpėrmjet premtimeve dhe dhuratave.

Mbas rėnies nė duart tė turqve tė fortesave tė fundit shqiptare, shumė familje tė kėsaj toke gjetėn strehė nė Itali. Edhe Gjon Muzaka emigroi nė Itali, nė Napoli, ku shkroi mė 1510-ėn "Historia e gjenealogja e shtėpisė sė Muzakajve", tė cilit i referohet edhe Emanuel Polito, nė librin "I Musachi di Berat" (Muazakajt e Beratit). Muzakajt u stabilizuan nė krahina tė ndryshme tė Italisė, midis tė cilave, nė Venecia gjejmė Kostandin Muzaka, qė thuhet se ėshtė pinjoll i kėsaj dere.

Sipas Gjon Muzakės nė librin "I Musachi di Berat", fq. 74, "Andrea Muzaka mbante titullin despot dhe qyteti i Beligradit (Beratit) ėshtė kryeqyteti i Muzakisė (Muzeqesė) me tė gjithė Muzakinė. Kufiri i kėsaj krahine fillon nga fshati Karakua (Kavaja e sotme) kalonte nėpėr fshatin Xhiosit (Muriqani i sotėm) dhe nga ky tek ai i Bastit (Bishqėmi i sotėm), nė krahinėn e Selenicės, zona qė pėrfshinte pjesėn midis Ballshit dhe Vlorės, deri nė breg tė detit, ku gjenden shumė fshatra, krahina e Tomoricės, Skraparit, krahina e Devollit tė madh (zonė nė lindje tė Korēės), qytetin e Kosturit dhe ngulini mirė sytė, aty ėshtė qyteti i quajtur Voskop, Voskopoja", fq.76.

King_Gentius
04-01-09, 07:24
Teodori I, i mbiquajtur Kishetizi

Kishete - Gershete. I mbante floket e gjata dhe i bente gersheta, pak a shum si Vikinget.