PDA

View Full Version : E ardhmja e qifteve,,,,,


emine
02-01-09, 21:27
Ēifti tradicional: mashkull - femėr, pastaj vijnė ato mashkull - mashkull dhe femėr - femėr! A po eksperimentohet bashkėshortėsia apo vėrtet gjithnjė e mė shumė njerėzit po i ikin tradicionales?

Nė mesin e shumė dilemave qė e mundojnė njeriun ėshtė ajo mė e rėndėsishmja: tė jetohet nė bashkėsi, pra, vetė i dyti. Por, martesat qė po i afrohen vitit dymijė janė tė ēuditshme, sepse pasi ėshtė provuar ajo e amshueshmja martesė mashkull - femėr, ėshtė eksperimentuar mjaft nė kėtė fushė. Kėshtu, janė lishur, madje edhe janė legalizuar nė shumė shtete tė botės martesat mashkull - mashkull dhe femėr - femėr, e disa ēifete tė kėtilla kanė “lindur” edhe fėmijė dhe bashkėjetojnė si familje e vėrtetė. Pėrveē kėtyre, ėshtė vėrtetuar se mund tė jetosh edhe vetėm, pastaj edhe me nėnė, me njė fėmijė apo me mikun apo mikeshėn tėnde mė tė mirė. Por, shihet se tė rinjtė e sotėm janė mėrzitur nga konceptet e krijimit tė njė familje tradicionale dhe u janė lėshuar aventurave dhe eksperimentimeve, tė cilat po kurorėzohen me bashkėjetesė tė dy personave, por nė mėnyra tejet tė ēuditshme.

Martesa “pėr letra”

Kėto lloje janė tė njohura pothuaj nė tėrė botėn. Lidhja martesore bėhet nė mes tė tė huajve dhe vendaseve nė shtetin pėrkatės. P.sh. nė Itali, pėr tė rregulluar “sogjornon”, pastaj nė Amerikė pėr tė fituar “Green Card” e nė shumė shtete tė Perėndimit. Ndodh qė ēiftet e kėtilla martohen zyrtarisht te ofiēari dhe njė kohė bashkėjetojnė, derisa tė kryehet kontrolli dhe i huaji ta marrė dokumentacionin pėrkatės, pastaj secili e shikon punėn e vet dhe jetėn e vet. Asnjėrit mė s’i intereson pėr tjetrin edhe pse zyrtarisht ata prezentohen si burrė e grua. Kėto martesa tė ēuditshme u kanė ndodhur edhe tė rinjve shqiptarė, tė cilėt nuk e kanė “kapėrdirė” lehtė kėtė kafshatė tė Perėndimit dhe disa syrėsh janė martuar me tė vėrtetė me femra tė huaja dhe kanė lindur fėmijė. Kur skadon afati i kėtyre martesave eksperimentale, ėshtė e pamundshme tė parashikohet.

Martesa nė largėsi

Duhen shumė, dashurohen dhe nė fund martohen. Por, kjo bashkėjetesė e lumtur nuk zgjat shumė. Burrit zakonisht i “bie hise” tė largohet nga shtėpia. Merr rrugėn e kurbetit dhe nuk kthehet ndoshta me vite. Femra e martuar kėsisoj dashurohet edhe mė tepėr nė partnerin e tyre bashkėshortor, sepse, siē thekson njė psiko - seksolog i njohur italian Manara: “Largėsia nė dashuri mund tė jetė pozitive dhe tė krijojė raport tė fortė emocional te ēiftet”. Prandaj, nuk ėshtė ēudi kur njerėzit nuk shihen pėr njė kohė tė gjatė dhe sa herė qė takohen ridashurohen sėrish nė njėri - tjetrin. Mė e ēuditshmja ėshtė te kėto martesa “nė largėsi”, kur njėri jeton nė njerin skaj tė botės e tjetri nė tjetrin, qė e pranojnė lidhjen ashtu siē ėshtė dhe femrat nė tė shumtėn e rasteve mbesin as nė tokė as nė qiell. Probleme kėsisoj nė Kosovė ka plot, martohen, pastaj dhėndurėt tretėn e harrohen dikah dhe shkojnė vite derisa tė zbulohet e vėrteta.

Bashkėjetesa

Bashkėjetesa apo konkubinati ėshtė bėrė modė e tė jetuarit ndėrmjet ēifteve moderne. Ēifte tė kėtilla qė jetojnė bashkė mund tė gjeshė sa tė duash sidomos te rinia studentore, tė cilėt dashurohen, i “bashkojnė forcat dhe mjetet” dhe vendosin tė jetojnė nėn njė kulm, pėr ta ndarė tė mirėn e tė keqen. Lidhje tė kėtilla ka qė mbahen nė fshehtėsi kėtu te ne, pėrderisa nė botėn e civilizuar ėshtė fare nė rregull ta ndashė shtratrin me tė dashurin, pa farė promovimi zyrtar. Por, pėrpos studentėve, ka edhe tė tjerė qė bashkėjetojnė nė kėtė mėnyrė dhe derisa para opinonit prezentohen si burrė e grua, s’kanė prapa vetes asnjė shenjė identifikimi se “ata qė i bashkon Zoti, njerėzit s’mund t’i ndajnė”. Te martesat e kėtilla, qė nė kuptimin e plotė tė fjalės s’mund tė interpretohen kėshtu, ndodh edhe tė lindin fėmijė, por, fatkeqėsisht, fėmijėt e tillė konsiderohen fėmijė jolegjitim.

Storia internet

Sot nė botė njerėzit, tė mėrzitur nga pėrditshmėria dhe ritmi i jetės monotone, kohėn e tyre mė tė madhe po e kalojnė pranė kutive magjike, tė quajtura kompjuterė. Inkuadrimi nė rrjetin e Internetit pa dyshim se ėshtė atraksion i vėrtetė dhe burim i pashtershėm i informatave. Por, po ndodh diēka mė se e ēuditshme: njerėzit po bien nė dashuri pėrmes kėsaj djallėzie elektronike. Dashuritė prej sė largu tashmė janė bėrė hit nė botėn e civilizuar. Dėrgohen porositė, ēiftet komunikojnė me njėri - tjetrin ēdo kohė, pra, kur kanė nevojė dhe ka ndodhur qė edhe tė martohen pėrmes kėtij rrjeti magjik telematik. Edhe kur ndodh ndarja e kėtyre ēifteve, psikologėt besojnė se ėshtė mė lehtė, sepse kur pėrfundon kjo “love affari”, atėherė zgjidhja ėshtė e lehtė: vetėm shtypeni pullėn e kompjuterit dhe gjithēka tretet nė eter. Personat qė janė dashuruar marrėzisht nė personin e kundėrt, e qė s’e kanė njohur kurrė fizikisht, ndoshta s’do tė kenė guxim ta fikin aq lehtė pullėn e kompjuterit. Fatmirėsisht, kėto martesa e lidhje tė kėtilla ende s’kanė arritur te ne, por ėshtė drojė sepse Interneti e ka gllabėruar botėn.

Pėr fund
Martesat nuk janė mė si dikur. Martesat janė shikuar si tė shenjta. Sot situata ka marrė kah tjetėr. Mund tė martohesh, tė dashurohesh nė partnerin, por seksologėt thonė se pasioni shuhet, prandaj s’ėshtė ēudi qė martesat jo tė qėndrueshme pėrfundojnė shpejt, dy vjet, pesė, dhjetė! Edhe mė se e pazakonshme, por, sipas analizave tė ekspertėve, mė nuk ka asgjė tė pėrjetshme, sepse ėshtė ardhur nė pėrfundim se edhe martesa ka njė afat dhe kur skadon kjo kohė, ėshtė e pamundur ta kthejmė filmin prapa. Prandaj, tė dashura mike, kujdesuni me ēdo kusht qė martesave tuaja mos t’u dalė afati i pėrdorimit, sepse sot, sipas tė gjitha kėtyre qė i shkruam, as fėmija nuk ėshtė garanci pėr njė lidhje tė shėndoshė e tė fortė martesore.