PDA

View Full Version : Korrektesia...


Estella
31-01-09, 11:27
Korrektesia tregon vlerat e verteta te nje njeriu dhe kulturen e fituar nga tradita familjare,por dhe respektin qe ka një person per personat e tjer qe e rrethojnë dhe me te cilët komunikon.....

Korrektesia e nje njeriu,rrite vlerat e verteta qe ka ai dhe mungesa e korrektesis tregon mungesen e kulturës se tij.

-Nese do ta vleresosh nje njeri vleresimi fillon nga korrektesia qe ai ka ne raport me ty dhe me te tjer, ateher mund te behet një shok i mire neser per ty....


Si i vlersoni ju njerzit korrekt dhe ata jo korrekt....

Alkimisti_ch
31-01-09, 11:48
Une per vete çmoj larte korrektesine tek njerzit dhe mendoj se eshte virtyt themelor qe karakterizon vlerat e mirfillta njerzore. Kur hasim ne njerez qe kane perbaze korrektesine ateher kemi te bejme me persona qe jane te sinqerte, te edukuar, kane vlera te gjithanshme univerzale dhe jane te dobishem per gjithe shoqerine. Sa me shume qe kemi njerz qe kultivojne per çdo dite dhe ne çdo situate Korrektsine ateher do te kemi nje shoqeri me te shendoshe. Andaj behuni korrekt edhe ateher kur perballeni me jokorrektesine ne menyren me te vrazhde, sepse kjo ndoshta nuk do te ju zgjedh problemin ne moment, por ndergjegjja juaj asnjeher nuk do pesoj korozion.

Penelope
31-01-09, 19:35
Korrektesia osht ma shume diqka teorike, ngase ne jeten e perditshme ka shume shume pak njerz qe jane korrekte, e qe sillen simbas asaj thanjes: qka ske deshire ta bej dikush mos ja bej askujt. Sikur te gjithe njerzit te ishin korrekte e te dashur, bota do te ishte parajse. Gjate jetes , rralle takon njeriu njerz korrekte ne kuptimin e plote te fjales.

Skyfter
31-01-09, 21:32
Dinaket apo me mir me thene llaskucet e kuptojn korrektesine e tjerve si dobesi personaliteti. Ketyre dinakeve duhet me ju q. nanen me ja thy me kemb e me dur, sepse me keta nuk ja vlen me qen as korrekt as i sincerte e as neutral.

Shqiptare_ne_Turqi
31-01-09, 22:37
Njé mik i imi ne Kosové,ka shum vite qé e mban ne msn si mesazh két " Dashamirésia burron nga KORREKTESIA " mendoj se,shum domethanése ...

Siqé kish te than Alkimisti mé larté, korrektesia tek njerzit mendoj se eshte virtyt themelor qe karakterizon vlerat e miréfillta njerzore...