PDA

View Full Version : Leshohet njė satelit pėr tė kontrolluar efektin serrė


~AnnA~
06-02-09, 21:05
Ky satelit cdo tre ditė, pėr pesė vjet, do tė dėrgojė tė dhėnat mbi nivelin e dioksidit tė karbonit dhe metanit nga 56 mijė pika kontrolli nė gjithė botėn.

http://www.repubblica.it/2009/01/sezioni/ambiente/satellite-gas-serra/satellite-gas-serra/reut_14873839_45290.jpg

Ēasti i lėshimit tė raketės nga
baza e Tanegashima-s

Japoni- Ėshtė sateliti i parė nė botė qė lėshohet nė hapėsirė pėr tė matur gazrat qė shkaktojnė efektin serrė. E ka lėshuar Japonia, ėshtė njė raketė H-2A qė bashkė me satelitin kryesor “Ibuki” do tė nxjerrė nė hapėsirė dhe shtatė satelite mė tė vegjėl.
Quhet “Ibuki” (”gjallėri” nė gjuhėn japoneze) dhe ėshtė prodhuar nga Mitsubishi Heavy Industries me njė ēmim prej 159 milionė dollarėsh. Do ndihmojė shkencėtarėt qė tė llogarisin dendesine e dioksidit tė karbonit dhe metanit qė vjen nga ēdo pikė e Tokės: 56 mijė pika tė tilla kontrolli, ku pėrfshihen dhe atmosfera sipėr deteve e oqeaneve dhe ajo e Vendeve nė Zhvillim, pėr tė cilat sot nuk mund tė kemi tė dhėna tė sakta pėr vėllimin e lėshimit tė gazrave tė tilla.
“Ibuki”, do qėndrojė nė orbitė, nė njė lartėsi prej 666 kilometrash, nga ku, me dy sensorė do tė bėjė regjistrimin e tė dhėnave ēdo tre ditė pėr pesė vjet rresht.
“Ėshtė e rėndėsishme qė tė njihet mė mirė dhe tė kontrollohet pėrqendrimi i kėtyre gazrave, pėr tė kėrkuar qė tė parandalojmė rrjedhojat e shtimit tė tij, qė nė vitet e ardhshme mund tė jetė me pėrmasa katastrofale pėr ambientin”- shpjegojnė nga Jaxa, agjencia aerospaciale japoneze.