PDA

View Full Version : Si e spjegoni kete.....

Dani11
09-02-09, 11:50
qe kur isha per here te pare ne Shqiperi ( Durres), u ndjeva me mire se ne Kosove,me mire se ne vendlindje, me mire se ne shtepi dhe me mire se, ne qdo vend te botes. Isha me zemer plot, nuk mund ta pershkruaj ate ndjenje te fort dhe shume te bukur.

Shqiptare_ne_Turqi
09-02-09, 11:57

Dashuria e thell e "vetédieshme"...

S'po ta die statusin por,nése ke pas dhe té dashuren pran,dhe ke fluturu sigurisht a :smile:

Makresh
09-02-09, 12:04
Mendoj qe shkon rralle e permall ne shqiperi, se po te shkoje per çdo vere, at here do te ndihesh tamam si ne kosove :D

Dani11
09-02-09, 12:04
hahahah... e nderuar statusi i martuar dhe besom qe kam qene edhe ne shume vende te tjera te botes, por ate ndjenje, ate afersi, ate ngrohtesi, nuk e pata askund.

Ndoshta eshte edhe ajo qe shkoj rralle, po nuk e besoj te jet kjo sepse rralle shkoj edhe ne vende te tjera.Kam deshire te exploroi shqiprine eshte nje vende shume interesant dhe i dashur per ne.

KLM

Shqiptare_ne_Turqi
09-02-09, 12:05
Dhe uné pér heré té paré isha ne durrés verren e kaluar po ashtu jam ndier,mire shummm :smile:

Por,mungonte vetédija pér ambient dhe pastérti ... Duke shpresuar se,sé shpejti té rregullohej q'do mungesé dhe,ta zén vendin e paré né boté,Shqiperia si njé shtet bregdetaré.:smile:

Shqiptare_ne_Turqi
09-02-09, 12:12
Mendoj qe shkon rralle e permall ne shqiperi, se po te shkoje per çdo vere, at here do te ndihesh tamam si ne kosove :D

Makresh,vértet kalova dhe u ndjeva shum bukur ne Shqipéri por,prap se prap ne Kosové ndihem taman si né shtépi timen,qé as ne Turqi se kam két ndjenje ...

Makresh
09-02-09, 12:30
Makresh,vértet kalova dhe u ndjeva shum bukur ne Shqipéri por,prap se prap ne Kosové ndihem taman si né shtépi timen,qé as ne Turqi se kam két ndjenje ...

Te besoj, dhe te besojn gjithe ata qe kan imigruar larg vendlindjes.
Po tregom diqka sinqerisht, e di qe e don vendlindjen shume (te lumt), por a mendon qe nje dit te kthehesh ne kosove dhe mos te kthehesh me kurre ne turqi ?

Dani11
09-02-09, 12:41
Pershendetje Shqiptare ne Turqi dhe Makresh, ndoshta nje ndjenje e tille e bukur do te thote kthimi ne vetvete, kthim ne te kaluaren?

Shqiptare_ne_Turqi
09-02-09, 12:46
Te besoj, dhe te besojn gjithe ata qe kan imigruar larg vendlindjes.
Po tregom diqka sinqerisht, e di qe e don vendlindjen shume (te lumt), por a mendon qe nje dit te kthehesh ne kosove dhe mos te kthehesh me kurre ne turqi ?

Té kthehem ne Kosové po me déshir té thell, shum sinqerisht ta thém ( dhe pse kam lind ne Turqi uné ) por,mos té kthehem kurré né Turqi,se kuptova ?? me fal, e ke fjalen,vendosem ne Kosové dhe mé kurr as pér vizite té mos shkoj ne Turqi apo si ??

Shqiptare_ne_Turqi
09-02-09, 12:47
Pershendetje Shqiptare ne Turqi dhe Makresh, ndoshta nje ndjenje e tille e bukur do te thote kthimi ne vetvete, kthim ne te kaluaren?

Dhe uné mendoj té till ..

Makresh
09-02-09, 12:50
Tung Dani,.

Eshte e vertet edhe kjo, personalisht nuk e shoh te arsyeshme apo te domosdoshme kosoven "shtet" te "pa"varur, dhe kam qen dhe jam kundër keti vendimi te padrejt. Ne s'kemi drejt ta quajm veten kosovar kurse ne thelb jemi Shqiptar ! Shpresoj qe kjo situat te ndryshoj dhe te behemi 1, dhe i vetem populle duke u bashkuar gjithe shqiptaret an e kend ballkanit ! Kjo eshte e drejta jone legjitime !

Makresh
09-02-09, 12:51
Té kthehem ne Kosové po me déshir té thell, shum sinqerisht ta thém ( dhe pse kam lind ne Turqi uné ) por,mos té kthehem kurré né Turqi,se kuptova ?? me fal, e ke fjalen,vendosem ne Kosové dhe mé kurr as pér vizite té mos shkoj ne Turqi apo si ??

Vendim radikal, e di po ishte vetem pyetje :biggrin:

Shqiptare_ne_Turqi
09-02-09, 12:56
Vendim radikal, e di po ishte vetem pyetje :biggrin:

Sprové a .. :biggrin:

Makresh
09-02-09, 13:01
Sprové a .. :biggrin:

Sprovë :biggrin:

selvija
09-02-09, 13:51
Sivjet do shkoj kysmet te shikoj se q'far pershtypjesh do te t'me le

kudo qe kemi shqipetar jemi 1

GURI SYLAJ
09-02-09, 14:01
Keto pershtypje vijn si rezultat i mundesise per te "kafshu Mollen e Ndaluar"

Dani11
09-02-09, 17:32
Keto pershtypje vijn si rezultat i mundesise per te "kafshu Mollen e Ndaluar"

Mund te jet edhe kjo, ndoshta nga vet fakti qe per ne Shqipria ishte molle ndaluar, keshtu qe ne ndjeni mungesen e saj, si femija per nenen.Sigurisht nga malli i madhe qe eshte krijuar me vite dhe pernjeher dalin ne pahe, ndjen lumturin e pa pare.Qdo gje te duket e bukur, do te krahasoje me ate Poqarin ne turqi (kenga e Ilir Shaqirit),nuk mund te ngopesh me ate malle me ate bukuri (sigurisht qe njeriu shef perplot gjera negative, si gropa ,berllog, etj..),por i injoron ato dhe te duen edhe ato shume te bukura shume te dashura.

KLM

remi.bmc
10-02-09, 00:13
Sivjet do shkoj kysmet te shikoj se q'far pershtypjesh do te t'me le

kudo qe kemi shqipetar jemi 1
sikur te ishte ashtu selvije kishte qen shum mire aaaaa
ishim gati krejt shqiptaret 1 ather kur une vizitova shqiprin per her te pare
sigurisht se esht shum vend i bukur shqiperia ...

Shqiptare_ne_Turqi
10-02-09, 00:42
Sivjet do shkoj kysmet te shikoj se q'far pershtypjesh do te t'me le

kudo qe kemi shqipetar jemi 1

Tregoma daten e takohemi :biggrin:

shfletuesi_
10-02-09, 01:24
Tregoma daten e takohemi :biggrin:

nga 01 deri ne te 31- :D njera nga keto data sigurisht do jet... :smile: data 20 e muajit eshte date baksuze mos gaboni qe kete date te caktoni ndonje takim hahahaha

>>{SpOnGeBoB}<<
10-02-09, 11:42
qe kur isha per here te pare ne Shqiperi ( Durres), u ndjeva me mire se ne Kosove,me mire se ne vendlindje, me mire se ne shtepi dhe me mire se, ne qdo vend te botes. Isha me zemer plot, nuk mund ta pershkruaj ate ndjenje te fort dhe shume te bukur.

sha zoten ti Dani nashta fill idhnohesh se pata me te pyten najsend e jo sikur qita qe paskan lone takime qisajde. Edhe po me doket qe do kane zonen mi harru edhe shkrolat e titlles a pytjes qe i bon njeri.

A mos i ki dajte pahiri shoq qatje? se edhe une kom kam kene :tongue: ne durres amo qysh jom kane shoq tu u rreziten vetum kur jane ardhe nja dy goca prej Berati, sha zoten e harrova me durres e me deti bile thash qka hamomin perzhitna une palidhe qetu ne zalle, e paguj hotelin per gjobe ne vend se me shkue shoq mu knaqen tortelino :biggrin: :tongue:

Dani11
10-02-09, 11:48
hahahah......pasha Zotin jo, nuk kam farefis ne Shqiperi, jame nga Prishtina dhe te gjithe te afermit i kam nga Kosova.

Domira
10-02-09, 13:11
qe kur isha per here te pare ne Shqiperi ( Durres), u ndjeva me mire se ne Kosove,me mire se ne vendlindje, me mire se ne shtepi dhe me mire se, ne qdo vend te botes. Isha me zemer plot, nuk mund ta pershkruaj ate ndjenje te fort dhe shume te bukur.

Paj sdi valla Danii11 edhe un jam ndi ashtu heren e pare, ama heren e trete nuk jam ndi ashtu sepse pash disa gjana ma mire dhe pa emocione, keshtuqe nuk jam ndje bash mire.

vjeshta
10-02-09, 14:04
Thjeshte, si efekt i heres se parë .

Dani11
10-02-09, 14:17
Pershendetje Domira dhe Vjeshta,

nuk e besoi qe eshte thjeshte hera e pare, sepse ne shume vende isha per here te pare por asnje si ai ne Shqiperi.Te gjithe ne ishim dhe shkoim dikund per here te pare, ne pushime apo per vizita te ndryshme, sigurisht qe edhe nga keto vizita kemi pershtypje dhe kujtime te bukura, por asnjeher nuk ndihemi me mire se ne shtepine tone.Kjo esht ajo qe e karakterizon kete vizite.

KLM

vjeshta
10-02-09, 14:33
Pershendetje edhe juve Dani .

Ndoshta si nje shpjegim me real qe te kan dhane eshte ai i Gurit Syles .Spjegimi i qdo gjeje vjen si rrjedhoj e asaj qe akumulojm ne trurin tone ,e ti me siguri ke pas mendime pozitive dhe prandaj ka ndodhe kjo .

Isha ka e mendoj heren e pare time ne Shqiperi ,por ka ndodhe diku para 20 vjetzesh dhe asgje nuk me bjen ndermend perveq drojes ,frikes .Ndoshta krejt nga shkaku i trazirave te asaj kohe dhe prap sa here shkoj e njejta gje me ndodh edhe pse mundohem sa me rrall te kaloj andej .

LABI
10-02-09, 14:47
hahahah... e nderuar statusi i martuar dhe besom qe kam qene edhe ne shume vende te tjera te botes, por ate ndjenje, ate afersi, ate ngrohtesi, nuk e pata askund.

Ndoshta eshte edhe ajo qe shkoj rralle, po nuk e besoj te jet kjo sepse rralle shkoj edhe ne vende te tjera.Kam deshire te exploroi shqiprine eshte nje vende shume interesant dhe i dashur per ne.

KLM

o shko ka t'shkojsh . Me mire se ne Shqiperi s'e ke askund. Mos u merr ti me komplekse te njerzve injorant, inferior , me snoba... Po ta kishin shume vende ate reliev natyror qe ja ka dhuru natyra shqiptareve, shume nacione do ndiheshin me fat/ e jo shperfills dhe jofalemnderues ne raport me ate cfare ju ofron hapsira , gjeografia nacinale ...

vjeshta
10-02-09, 14:49
Shyqyr Labi qe erdhe dhe na qite ne rruge ,se s'e paskemi dite qe eshte fjala per relieve !!!:rolleyes:

LABI
10-02-09, 15:04
Pershendetje edhe juve Dani .

Ndoshta si nje shpjegim me real qe te kan dhane eshte ai i Gurit Syles .Spjegimi i qdo gjeje vjen si rrjedhoj e asaj qe akumulojm ne trurin tone ,e ti me siguri ke pas mendime pozitive dhe prandaj ka ndodhe kjo .

Isha ka e mendoj heren e pare time ne Shqiperi ,por ka ndodhe diku para 20 vjetzesh dhe asgje nuk me bjen ndermend perveq drojes ,frikes .Ndoshta krejt nga shkaku i trazirave te asaj kohe dhe prap sa here shkoj e njejta gje me ndodh edhe pse mundohem sa me rrall te kaloj andej .

Shko konsultoje ndonje traumatollog se si mu ballafaqu (menaxhu) me efektet posttraumatike !!

apo shko konsultoje mr. Frojdin dhe hape zemren le te ndodhe katarsisi/ajrosja brenda teje (jeto me realitetin ) SHQIPERiA ESHTE MA E MIRA
:wink:

Idila
10-02-09, 15:04
hahahah... e nderuar statusi i martuar dhe besom qe kam qene edhe ne shume vende te tjera te botes, por ate ndjenje, ate afersi, ate ngrohtesi, nuk e pata askund.

Ndoshta eshte edhe ajo qe shkoj rralle, po nuk e besoj te jet kjo sepse rralle shkoj edhe ne vende te tjera.Kam deshire te exploroi shqiprine eshte nje vende shume interesant dhe i dashur per ne.

KLM

Në fakt njerëzit janë të dashur pastaj vjen vendi...!

Meqë paske qenë personalisht në Shqipëri, me siguri e ke vërejtur cfarë mikëpritje e ngrohtë të rrethon, mjafton vetëm kur të drejtohen me fjalët, shpirt, xhan, zemër por mbi të gjitha me një buzëqeshje që të kënaq shpirtin.
I admiroj!

vjeshta
10-02-09, 15:10
Shko konsultoje ndonje traumatollog se si mu ballafaqu (menaxhu) me efektet posttraumatike !!

apo shko konsultoje mr. Frojdin dhe hape zemren le te ndodhe katarsisi/ajrosja brenda teje (jeto me realitetin ) SHQIPERiA ESHTE MA E MIRA
:wink:

Po e pres edhe kur te takoj ty (:wink: ):tongue:

LABI
10-02-09, 15:20
Po e pres edhe kur te takoj ty (:wink: )

Une po jetoj me realitetin (s'e kam pas veshtire ta pranoj/ballafacohem ) :tongue::tongue:

vjeshta
10-02-09, 15:25
Une po jetoj me realitetin (s'e kam pas veshtire ta pranoj/ballafacohem ) :tongue::tongue:

Aha ,nga ky realitet i yti te lindi idea per frojdat !!!:tongue:

Seriozisht tash ,realiteti im ,i yti dhe i te tjerve ndryshojn ne mes veti .

LABI
10-02-09, 15:54
Aha ,nga ky realitet i yti te lindi idea per frojdat !!!:tongue:

Seriozisht tash ,realiteti im ,i yti dhe i te tjerve ndryshojn ne mes veti .

Fakt .. Por , realiteti objektiv (bota e te gjitheve ) prej atij subjektiv (botes personale ) eshte e QENDRUSHME (e njejet) per t'gjithe !

mirembetesh.

>>{SpOnGeBoB}<<
10-02-09, 16:17
mire e ka qeky Labi, une per qata e vehta qat Danin mos i ka dajte prej Durresi e bon vaki kur o shkue te dajt e kane rreh shoq sakatue e kane e prej qatehere i ka meten trauma edhe nuk e harron bile qetash i doket ma mire ne durres se te shpija veht tu Prishtina qe po thot qe e ka. :tongue:

E prej qatyne traumave qe i ka perjetue prej dajakut te dajve e ka hapen temen qetu. tu prit mos po ja menaxhojna qato efektat. Shoq ne daq me ti menaxhue qato efektat edhe mi marren pergjegjat si qaj Sigmund Frutalina duhesh me japen pare se nuk ka projekta fale qishtu se nuk jena tu jepen disertaciona qisajde.

Dani11
10-02-09, 16:48
Në fakt njerëzit janë të dashur pastaj vjen vendi...!

Meqë paske qenë personalisht në Shqipëri, me siguri e ke vërejtur cfarë mikëpritje e ngrohtë të rrethon, mjafton vetëm kur të drejtohen me fjalët, shpirt, xhan, zemër por mbi të gjitha me një buzëqeshje që të kënaq shpirtin.
I admiroj!

Shume e vertet Ilda ate ngrohtesi dhe ate mikpritje nuk e gjen askund ne bote, te bejn per vete dhe ndjehesh si ne shtepin tende.Kam shume deshire qe te pakten ne pleqeri te shkoj dhe te jetoi atje, ne ate vend magjepses, ne ate vend te veqant,Tani e kuptoj me mire Naim Frasherin, dhe te gjithe Rilindasit qe shkruan per bukurit e atedheut tone.

KLM

doGzona
10-02-09, 18:33
Isha para 15-16 vitesh, vertete ishte nje ndjenje e papershkruar, nuk besoja se vertete isha ne Shqiperi qe sa kohe e kishim enderruar.Vertete jane mikeprites ashtu sic thote Idila, ndoshta jo te gjithe kane kaluar mire dhe qe nuk u ka lene pershtypje, por mua personalsiht shume.

....

lirik
10-02-09, 19:57
Në SHQIPëRI njeriu gjenë mikrpitje te jashtzakonshme njerzit jan shum bujarë dhe zemergjerë te agteshem per te ndihmuar dhe jan guximtarë nuk shikojn kurfar rrethane por te ndihmojn jan teper solidarë e mikpritsa me ta si i thonë nji fjle popullore veq mate vehten

guriko
10-02-09, 20:03
pèr shqypni spo se si tè presin ,por ktu ku jetoj unè shqiptaret e shqypnisè nuk tè flasin shqip.
nga tè gjithè tè huajtè kètu shqiptaret janè mè autoasimilues.

Alkimisti_ch
10-02-09, 22:06
pèr shqypni spo se si tè presin ,por ktu ku jetoj unè shqiptaret e shqypnisè nuk tè flasin shqip.
nga tè gjithè tè huajtè kètu shqiptaret janè mè autoasimilues.

I nderuar guriko
Ky fenomen eshte fare i kuptueshem, ngaqe se pari kemi numer shume te vogel te shqiptarve nga shteti ame e duke qene keshtu ata ndjejne nevojen qe te shfrytezojne çdo minut per te mesuar sa me pare gjithçka qe i rrethon ne kete ambienet te huaj per tu adaptuar ne mase te konsiderueshme dhe per te qen pjese aktive e shoqerise. E kjo behet me se miri kur ti arrin te mesosh gjuhen e atij vendi dhe ta perdorish ate menjeher e keshtu pastaj do krijosh raporte miqesore me miekrpitesit. Prandaj per mua eshte fare e kuptueshme pse ata flasin ne gjuhe te huaja apo ne gjuhen e vendit mikeprites. Sekendejmi gjuha shqipe nuk eshte ndonje gjuhe qe flitet nga qindra miliona njerze ne gjithe evropen. Per dallim prej Kosovareve (edhe une jam kosovar) te cilet numerikisht jane shumeher me teper se sa te tjeret (konkretisht ne CH) dhe ata shpesh bejne nje gabim tragjik duke qen te rrethuar brenda grupit qe i takojne, ndoshta edhe per shkak te ndikimit te rrethanave historike, e per pasoje ata shpesh bien ndesh me rregullat dhe normat e ktushme te jetes. Pra mbizotron bindja qe neve nuk duhet te ndrrojme menyre tone te jeteses edhe pse jetojme pjesen me te madhe te jetes jashte Kosoves.
Kjo eshte teme e ndjeshme por mendoj se ka dallime esenciale mes asimilimit, integrimit dhe adaptimit ne mjedisin e ri te jetes.

Dani11
11-02-09, 08:44
Në SHQIPëRI njeriu gjenë mikrpitje te jashtzakonshme njerzit jan shum bujarë dhe zemergjerë te agteshem per te ndihmuar dhe jan guximtarë nuk shikojn kurfar rrethane por te ndihmojn jan teper solidarë e mikpritsa me ta si i thonë nji fjle popullore veq mate vehten

Te gjitha keto ane pozitive qe i permendim, disi na duket qe jemi duke fol per nje popull tjeter, per nje vend prrallore dhe te larget.O zote ne padashje flasim per veten tone per atedheun tone, pra ne qenkemi ky popull, Shqiperia qenka atedheu yne, a nuk eshte kjo nje mrekulli? JAM KRENAR QE JAM SHQIPTARE!
TE FALENDEROI O ZOTE I MADHE!

Idila
11-02-09, 10:06
Shume e vertet Ilda ate ngrohtesi dhe ate mikpritje nuk e gjen askund ne bote, te bejn per vete dhe ndjehesh si ne shtepin tende.Kam shume deshire qe te pakten ne pleqeri te shkoj dhe te jetoi atje, ne ate vend magjepses, ne ate vend te veqant,Tani e kuptoj me mire Naim Frasherin, dhe te gjithe Rilindasit qe shkruan per bukurit e atedheut tone.

KLM
Unë kam të afërmit atje, kam edhe shoqëri, e cila me mall më pret cdo verë... ndërsa dy javë në vit e shfrytëzoj detin Jon. Po të më parashtronin pyetjen se kë do të zgjidhja për të jetuar, Shqipërin, Kosovën apo Maqedonin? Padyshim se do të zgjidhja Shqipërin. Ndaj, uroj nga zemra dëshira yte të plotësohet Dani11!

Dani11
11-02-09, 10:24

Faleminderit e nderuar Idila,uroi qe qdo njeriu ti plotesohet deshira te jetoi aty ku gjene prehje dhe ku ndien qe ka zemren plot, ne begati dhe lumturi te perhershme.

KLM

krijuesiii
12-02-09, 10:17
... eh sikur...

krijuesiii
12-02-09, 10:18
... e para here ne jeten time ne Durres ka qene korriku i viti 1998, kur jemi kthyer me do shoke per tiu bashkangjiture rradhev te UCK-se, kemi udhetuar nga Bari per ne Durres me nje anije te shpejte, dhe anija ka qene e mbushur perplote me refugjate qe ishin kape nga brigjet e Italis e qe ishin pa viza dhe duke dalur ajo Anije bllokohet nga policia Shqipetare dhe na fusin ne nje kontroll, Neve Vullnetarev na bejne nje pritje shume te mire edhe pse aty ku na futen ishte si nje shtalle e lopeve nuk na lene te presim shume ishte nje Nate hm sdi si ta pershkruaj por Shpirti me qante ne vete si kur ndonjeher ne jeten time se e shihja popullin tim ne nje gjendje tej mase te mjere...

...Ne te eture per Atedhe e puthnime token e plunosure te Atedheut e policia tallej me ne, neper ate nate Polici u be dhe taxiste qe te na dergonte ne Tirane ja dhame me duke se 50 Marka, ishte mese nate dhe sme rrihej pa dale ne sheshin e Tiranes ishte kohe e tmershme, Shqiperia kishte kaluar neper trazira te tmershme e kam ngren burekun e pare te nje Tetovar me jogurte pas 8 vjete mergim panderpre u ndjeve ne veten i qete dhe ne boten time...

...ma se na paten qortuar pse kemi dale ne ate nate tek sheshi Skenderbe ne mes nate se ka qene rrezik edhe per jetrat tona, Ajo kohe kurr mos u perserite me, kam qene njeriu shume i merziture se kisha krijuar ne vete Iluzionet se Shqiperia eshte parajse, se ne te vertet eshte parajs po njerzit e kishin pas shkaterruar...

Allllahu e begatofte dhe e meshirofte Shqiperine

tungiii

GURI SYLAJ
12-02-09, 10:39
Te gjitha keto ane pozitive qe i permendim, disi na duket qe jemi duke fol per nje popull tjeter, per nje vend prrallore dhe te larget.O zote ne padashje flasim per veten tone per atedheun tone, pra ne qenkemi ky popull, Shqiperia qenka atedheu yne, a nuk eshte kjo nje mrekulli? JAM KRENAR QE JAM SHQIPTARE!
TE FALENDEROI O ZOTE I MADHE!
RRUGET E TIRANES

Nga Kosova erdha-
per here te pare, vertete,
por gjithecka me eshte e njohur
sikur ketu te kem kaluar nje jete.

Shetis neper TO
te njohurat e mia
dhe njerezit i peshendes-
si gjithehere- MIREMENGJES.

Ne nje vend lexoj-TEATER
dikund tjeter- LIBERARIA
pak me tutje HOTEL ARBERIA,
po vertete, i them vetes,
ketu qenka ATDHEU IM-
SHQIPERIA.

Guri Sylaj
TIRANE '92

12-02-09, 11:03
Te lumte Guri Sylaj, shume vjershe e bukur, eshte nje privilegj dhe dhunti nga Zoti te keshe mundesi dhe te jeshe ne gjendje ta qesesh ne leter ate qfar ndien ne shpirte.
Edhe Krijuesii paska qen ne shqiperi ne kohe lufte pra ne 98, sigurisht ne ate kohe ka qene me ndryshe.Mergimtaret qe shkonin per te luftuar dhe qe ishin per here te pare ne shqiperi, ata kete ndjenje e kane pase ndoshta edhe me te forte sepse e kane llogarite qe ndoshta do te jete here e pare dhe e fundit qe e shofin atedheun e tyre.Shume prej tyre edhe e paten kete fate sepse rane ne lufte per liri.A thu a mund ta imagjinoi ndonjeni ket malle te ketyre njerezve, kete mall te atyre qe rane ne betejen e Koshares, OZOT O ALLAH.............

Peja-Boy
15-02-09, 18:20
qe kur isha per here te pare ne Shqiperi ( Durres), u ndjeva me mire se ne Kosove,me mire se ne vendlindje, me mire se ne shtepi dhe me mire se, ne qdo vend te botes. Isha me zemer plot, nuk mund ta pershkruaj ate ndjenje te fort dhe shume te bukur.

Asgje nuk kuptova veq qe e paske ndi mire veten ne shqipri ...shpresoj ta niesh e ne vazhdim hahaha