PDA

View Full Version : Femra Shqiptare Ne Retrospektive

10-02-09, 20:29
RETROSPEKTIVĖ

Nezir Myrta / FEMRA SHQIPTARE NĖ RETROSPEKTIVĖ

Mbroj femrėn time, ashtu mbroj atdheun tim, amdheun tim, duke mos injoruar asnjė femėr tjetėr, sepse femra shqiptare meriton mbrojtje, admirohet edhe nga tė gjitha kombet tjera, pėr bukurinė, vyrtytet, karakteret e rralla, qė ka nė genin e saj trashėgues - ashtu sikurse kanė edhe femrat tjera - po femra shqiptare ėshtė e dhėmbshme, e dashur si dielli e hėna, si toka e uji e ajri - ėshtė ama ime, motra ime, bija ime dhe askush as guxon as mundet tė ma mohojė, sepse ėshtė imja - e dua jetoj e vdes pėr tė, flijohem me dėshirė!

Femra shqiptare ėshtė e dhėmbshme, e pėrvuajtur, e pėrulur para karakterit tė saj tė rrallė, kur lidhet me shokun e jetės, i shtrohet karakterit, genit, pranon gjithēka tė mirė e tė ligė nė jetė, duron si gjarpėri nėn gur (qė thonė), duron edhe arronacėn, mendjemadhėsinė, superioritetin e njė burri sado i ligė tė jetė e tė paraqitet sipas kushteve e tekeve, huqeve, injorimeve e ofendimeve sado tė paskrupullta tė njė burrit dhe sado avanturier, i lazdruar tė jetė! Pavarėsisht, se nuk ka mundur ta zbulojė me kohė parakohe, para njė lidhjeje tė tillė, pavarėsisht se nuk e njohu me kohė shokun e jetės, apo nuk kishte mundėsi veprimi e njohjeje! Pse? Pse duron femra shqiptare? Sepse ka karakterin e saj tė rrallė, durimin shkėmb graniti para ēdp stuhie e rrebeshi sado tė kobshėm tė jetės sė saj, vetėm ta ruaj rodin e sojin e familjes sė saj tė dyfishtė (tė prindėrve e tė burrit), tė rriti fėmij edhe nėpėr zjarre luftėrash edhe nėpėr flakė jete edhe nėpėr diskriminime ndėr ma shtazoret edhe nėpėr ndėshkime fizike fajepafaj edhe nėpėr injorime, pėrgojime, shpifje e trillime deri nė tragjeditė ma tė tmerrshme - vetėm mos ta lejė oxhakun pa tym, sofrėn pa bukė, familjen pa belbėzime e klithma fėmijėsh, mos ta lejė shtėpinė tė shkretė, ta ringjalli vatren arbėrore edhe nga njė shtėpi e vdekur, e bėn shtėpi tė gjallė shqiptare - shtėpi tė vdekur - anipse shpesh i ngjanė njė shtėpie tė vdekur - burg - e padalur, e paparė, e pashijuar me botėn, e irrituar, e mallkuar, mish edhe pėr qen rrugėsh tė botės! Po, po! Tė gjitha kėto i din bota edhe na i dinė krejt pėr femrat e botės, krejt ēfarė e si janė...!

Ashtu sikundėr nuk ėshtė fajtor, njė shqiptar, bir i njė nėne tė huaj, qė posa rritet studjon personalitetin e vet e tė familjes sė tij (po shkaktarėt janė tė rrethanave tjera kushteve: ekonomike, sociale, politike tė mjera, robėruese, pushtuese, barbare) - poashtu edhe nuk ėshtė fajtore njė femėr shqiptare, pse sot gjindet rrugėve tė botės, e shėndrruar nė njė figurė makabre, tė tmerrshme imorale, ashtu siē e shohim nė rrethe tė ngushta e tė gjėra tė ambienteve shoqėrore tė vendit e tė jashtme nė rrethet e kulturave ndėr ma tė ndryshmet botėrore. Sepse ēdo dalje nga errėsira nga terri nė dritė, tė mbushė sytė me lot, deri nė ndonjė shpėrthim eventual marramendės, duke as mos kontrolluar vetveten edhe nė atoraste ku mund tė evitohen dėmet e rreziqet e jetės, duke iu shtruar rob i epsheve, ironive, hakmarrjeve, mashtrimeve, ikjeve e tmerreve tjera tė padukshme symėsy (por me pasoja tragjike pėr tė ardhmen). Ka shumė faktorė: edukativ, arsimor, parapsikologjik, sociologjik, psikologjik, politik etj., qė njė femėr tė dali duarsh bote, qė as bota mos mund ta frenojė! Kėtu ka vėllime tė tėra veprash, qė kombi e bota vet, nuk mund t'i vėj frena, po nė rradhė tė parė ėshtė detyrė e vet shqiptarėve (pėr femren shqiptare), jovetėm tė jetė: vėzhgues, gazetar, deskriptiv-pėrshkrues i realitetit tė hidhur - por edhe tė jetė eseist, dramaturg, aktor real nė skenen shqiptare tė gjallė (live), tė bėj edhe tė pamunduren, tė luftojė deri nė flijim, pėr ngritjen e femres shqiptare, edukimin e arsimimin e saj, pėr ngritjen sikur nga varri i tė vdekurit, aty ku mundet e s'mundet, me forma, mjete e methoda prefide, suksesore, me mjeshtri e dituri e guxim - ta parandalojė ēfrenimin e mundshėm eventual tė femrės sonė, nė ēfarėdo rasti e takimi, bisede e ndihme tė mundshme!

Dihet se bota sot ėshtė e pėrzier ma shumė se kurrė, plot vlime kulturash tė reja, civilizimesh ndėr ma modernet, si pėr tė mirė ashtu edhe pėr tė keq - por duhet kuptuar e vepruar menēurisht, bile mbaju nė atė skeletin (mos harro kah ke ardhė dhe i kujt komb je), foli vetvetes sate, gjykoje vetveten, njihe vetveten, mos shkel nė ujėrat e zeza, kur ke fuqi e mundėsi veprimi tė mirė, veprimi e mendimi pozitiv, kur mund tė punosh e tė fitosh me djerėsėn tėnde, kur je shėndosh e plot fuqi rinore, plot energji tė reja mendimi e veprimi tėdrejtė, tė ligjshėm, tė frytshėm dhe mos lejo vetveten tė bėhesh vegėl e huaj, nėnshtrim i huaj, imponim i huaj, detyrim (top nėpėr kėmbė bote)!

Dihet se nuk mund ta ndryshoh ti karakerin e vendit e botės ku jeton e vepron, nė valė e vlime civilizimesh tė popujve e kulturave masive botėrore (se je njė gjallesė nė njėpyll tė madh e tė dendur paskaj) dhe lehtė mund tė humbesh e zhdukesh deri edhe tragjikisht, e mund tė shkosh: mashkulli si qeni nė rrush, e femra si rrush pėr qen - por tė keshė besim nė forcat e energjitė tuaja pozitive, tė dijsh e tė guxosh tė ecėsh krenar/e parabote, sepse asgjė fizikisht as psikikisht nuk tė mungon (nė krahasim me tjerėt, vetėmse edhe mund tua tejkalosh nė shumė aspekte karakteri e personaliteti). Kėrko tė zbulosh sekretin fshehtėsin tėnde genin trashėgues, intuiten, refleksin, zgjuarsinė, mjeshtrinė e veprimit akut, mjeshtrinė e fjalės e mendimit dhe veprimit tė menjėhershėm, shpėtues pėr fatin tėnd, qė mund tė jetė edhe tragjik apo tragji-komik... Reago natyrshėm sipas kushteve e vizionit tėnd, qė sot as nesėr mos tė bėhet vonė, sespe bota jo qė ka dėshirė tė shohė skena rrėnqethėse, tragjike as tė bie vetiu nė to - por, tėrheqė vėmendjen e botės me aktrimet e ultėta deri tek ato makabre, qė me makabritetin e tyre, cenojnė e rėndojnė vet opinionin kombėtar e botėror! Pse tė bėhesh aktor negativ, kur ke mundėsi tė jeshė njė aktor pozitiv i dramės kombėtare e botėrore?

Femra shqiptare, sot mund tėndjehet keq, dhėmbshėm ndoshta edhe deri te ndonjė shpėrthim eventual ironie, mėllefi, paknaqėsie, vetmohimi nė vlerat e veta personale, vetmohimi i vet genit tė saj trashėgues, vetmallkimi i krejt asaj madhorjeje kombėtare edhe antike, deri nė shfrenim e ēmenduri - por vetkontrolli vetpėrmbajtja, vetlogjika, tė bėhesh zot i vetvetes, bėjnė qė gjėrat tė analizohen edhe sintetizohen: pse erdhi deri te kjo e ajo skenė rrėnqethėse e tragjike - kush janė shkaktarėt, arsyet drejtė dhe tė vie nė njė pėrfundim, se nėpėr fortuna, stuhi e rrebeshe, duhet mbuluar e shtrėnguar fortmirė, tė pėrballosh jetėn e disfatat (fatet e disfatet)! Ēka mund tė bėsh ti nė njė rast tė tillė rrėnqethės, apo ēka je duke bėrė vetiu konkretisht nė njė pėrjetim tė tillė duke e pruvuar vetiu vet disfaten e radhės? Nuk humbet shpirti lehtė, as personaliteti, as besimi nė vetveten - pamarrėparasyshė edhe nėse krejt bota ka humbur besimin - ti mund tė mbahesh fortė dhe e vėrteton, justifikon shprehjen - bijė shqipje! Ari provohet nė zjarr! Mendo se i huaji kurr nuk tė bėhet yti, as me gjak as me kulturė - ma mirė njė qyrr yti, se njė yll i huaj - se ai rrezon tjetėrkah! Kjo ėshtė porosia pėr femren shqiptare!

Nėse nuk mbroj unė femrėn shqiptare, kush do ta mbrojė? Kush mund tė ma ndalojė ta mbroj amėn time, motren time bijėn time? Edhe nėse eventualisht ėshtė e huaja, kam fuqi ta kthejė nė genin tim trashėgues, e nėse jo - tė mori lumi, noto veē mos tė mbytesh rrebesheve tė valėve tė rrėmbyeshme!

Ma mirė bukė e kripė e zemėr, se bukė e mjaltė e lot!

Shqipja lindė bijė tė shqipes!

(26.01.09)

~AnnA~
11-02-09, 00:11
M'u kujtua nje shkrimtare(filozofe) franceze Simone de Beauvoir ne librin e saj te famshem ”Le Deuxičme Sexe” (shqip: ”Gjinia tjeter”) ku thote se:

”njeriu nuk lind femer, por behet femer”..... Me kete, Simone ka dashur te thote qe,kur njeriu lind s’eshte asgje tjeter vecse njeri. ...Si ēuni, si goca e posalindur s’kane ide se kush vlen me teper . Jane prinderit ata te cilet, permes socializimit, i mesojne femijet se cila gjini vleka me teper. Qe ne ciklin e hershem te jeteses, prinderit i mesojne femijet - bukvalisht e permes gjuhes simbolike - se femra s’vlen njesoj si mashkulli.

Qysh nga femiria jemi te mesuara ta shohim ēupen me ulet, e ēunin me larte!!! Qysh si femije edukohen vajzat, te mos flasin shume, te mos lazdrohen, te mos vendosin se si dhe me kend te shoqerohen.
Keto jane shembuj se si ne ciklin e hershem te femijerise behen dallime ne gjini. E per me vone te mos flasim. Kur vie koha e pubertetit acarohen me shume rregullat, dhe dallimet ne mes te vajzes dhe te djalit jane shume me te rrepta.....

Djalit i lejohet te shkollohet si te doje, te shoqerohet me femra, pa marre parasysh racen e religjionin, del nga shtepia e kthehet kur te do vet, e martohet me ke te doje - sepse i ka hije se ”mashkull” eshte e ”s’na merr fytyren”(ashtu mendojne prindet!!)Po vajza s’ben as te shkollohet si te doje, as te shoqrohet me ke te doje, as te hyje e te dale ne shtepi si te doje. Kur te martohet le te beje ē’te doje, se mua nuk ma merr fytyren me(AMA,kjo ndodh vetem tek shqiptaret dhe jo ne popujt evropjane....)

E femra e gjore, kur martohet e merr djalli!!!!Pse??? Sepse edhe ai mashkull me te cilin eshte martuar eshte i edukuar ne te njejten menyre...

Mos harroni femera se ne jemi UNIKE.Por mos ta harrojm se pa marr parsysh se sa jemi unike, ne strukture n'a perfshin i njejti problem. Te gjitha vuajm pak a shume nga “abuzimet” e “meshkujve te "paemancipuar”. (Meqe ra fjala, une per vete mendoj se emancipimi nuk eshte obligim i grave, por i meshkujve! Jane meshkujt ata qe sillen ne forma primitive, andaj ata duhet te ndryshojne - e jo anasjelltas.)

Feminizmi, pra, eshte thirrje drejtuar si femrave, ashtu edhe meshkujve: Bashkohuni kunder diskriminimit gjinor. ...Luftoni patriarkatin, qe si menyre te vetme primitive per t'a promovuar mashkullin e ka ndrydhjen e femres..... Sepse keshtu, ne nje bote te xhuxheve te ndrydhur, nuk rritet e pjeket mentalisht as mashkulli; sepse keshtu shtypen e ndrydhen resurset e gjysmes se njerezimit: rrjedhimisht, edhe gjysma e resurseve te kombit shqiptar.

Pra,mos m'a marrin per ters meshkujt,se nuk pata per qellim te ofendoj ato,por u bera nje apel femerave te cilat shtypen edhe sot e kesaj dite nga gjinia e kundert....!!!

LABI
11-02-09, 13:09

Ne cfare drejtimi i inkurajoni femrat qe t'i kerkojne/fitojne drejtat e tyre . ne "boten" pa burra (te ndare prej tyre) ... SHEMBULLI/BAJRAKTARE si (stereo)-TIPI i shimellkes/lesbit IGBALLE RUGOVA ?! :rolleyes:

KA FEMINIZEM SHQIPTARE/KOSOVARE ??

(nese ka ) CKA ESHTE FEMINIZMI SHQIPTARE ?

CKA PRETENDON FEMINIZMI SHQIPTARE ?

Paramendo Simon De Beauvoir <--> Igballe Rugova , cfare diskrepanceee :rolleyes: :eek: !!!

jadore
11-02-09, 14:23

eshte nje shkrim shume i bukur por qe ka permbajtjen thelbesore sa kuptoj , femra eshte sa e priviligjuar se eshte gjini femerore po aq e diskriminuar ,
mendimi im eshte ndryshe dhe pse flas nga kendi femeror ,
...femra as nuk ka pse te ndjehet e priviligjuar
dhe as
...nuk ka pse te ndjehet e diskiminuar ..
femra eshte krijese njerzore njejte si gjinia mashkullore qe paaftesine e saj (e ceki )paaftesina e saj qe te dij te jete aktive dhe pjese e barabarte e shoqerise mundohet te arsyetoj permes paragjykimit dallime gjinore ..
zotesija dhe te drejtat elementare nuk kemi pse ti kerkojme ato duhet te deshmohen qe i posedojme dhe dime ti potencojme ..
thene ne pergjithesi , qe te kemi mos dallime gjinore ne rradhe te pare duhet te ngrisim intelektin e gjinise femrore ate ta vetedijesojme nga paragjykimet shabllonizuese qe gjenerat pas gjenerate i trashigojme qe jane te dobeta apo te ndishme .. njejte eshte dhe mashkulli pasi dhe ai eshte gjini njerzore , te mesoj ne rradhe te pare ajo veteveten qe nuk eshte e dalluar nga tjeret e as qe ka se pse .. tek kur kemi nje femer kosovre qe dine ti kuptoj te drejtat dhe rolin e saj atehere do kemi dhe nje mashkull kosovar te emancipuar ..
dhe fatkeqesishte dhe pse ne kohe moderne nr i femrave te mirefillta si pjese e shoqerise eshte shume i vogel.. te mos them ne gishta mund ti numerosh ..pershtypja ime nga pervoja ne ambijentin modern kosovare eshte femra dine te potencoj veten vetem me faktin eshte femer dhe ne parametrat e trurit njerzore kerkohet bukurija dhe linjat perfekte , kete dukuri aq e has sa qe te vie ndot nga ajo qe shef ..

p.s.
Lab , merzi e kam ne pjese debatimi kur kalohet ne etiketime dhe mveshje karakteri .. kur kemi fakte dhe fjal konstruktive mund te diskutojme rreth njeteme problemi, nese jo atehere cfare mbet ne kete rast te mesojme veqse te grupojme femren ne tri grupe.. femren si viktim diskriminimi ose si lavire ne sherbim te meshkujve, ose si lesbe..tekefundi pse duhet te njohim kete Igballen dhe prefomancat e saja seksuale ,dhe u kry puna e pate zhvillimi i shoqerise civilizuese ..
dhe ky eshte nje problem ne vehte i shoqerise sone ... te dime te flasim jo nga kendi i paragjykimeve por te shofim kontributin e secilit person ne shoqeri ..

~AnnA~
11-02-09, 20:25
Ne cfare drejtimi i inkurajoni femrat qe t'i kerkojne/fitojne drejtat e tyre . ne "boten" pa burra (te ndare prej tyre) ... SHEMBULLI/BAJRAKTARE si (stereo)-TIPI i shimellkes/lesbit IGBALLE RUGOVA ?! :rolleyes:
!!!

Kush tha pa burra?!
O LABI,ne shkrimin tim nuk behet fjale per nje lufte-gruaja kunder burrit- ku njeri patjeter duhet te dale humbes dhe tjetra pale fituese,por behet fjale per nje "barazi" mes gjinive.Pra,nuk eshte lufte per pushtet,por lufte e vleresimit te dinjitetit si individ(qenie njerezore) e pastaj si "gjini".

KA FEMINIZEM SHQIPTARE/KOSOVARE ??

Kete duhet t'a dish ti me mire se une....Mbase nuk ka,dhe kjo nga shoqeria patriarkale dhe "rrethi grotesk shqiptar" ...Sa te mbrapambetur qe jan shqiptaret dhe popujt e Ballkanit nepergjithesi!!!
Une si femer kam lirine time dhe po kete liri dua t'a ken dhe femerat tjera dhe mos te trajtohet si objekt sherbimi(skllave) e mashkullit...
E thash ne postimin me lart dhe e rithem perseri qe:kur femija lind,si cupe si cun,te drejtat i kan te barabarta,por kjo ndryshon pastaj per shkak te rrethit social dhe nga ana e familjes qe e bejne femren/mashkullin te ndjehet Inferior/superior.E per kete shkak(per shkak te mosvetedijes se femres shqiptare) dhe shkakut te shoqerise partiarkale,nuk mund te kete dhe nje levizje feministe...

(nese ka ) CKA ESHTE FEMINIZMI SHQIPTARE ?

CKA PRETENDON FEMINIZMI SHQIPTARE ?

Feminizmi ka vetem nje aspekt dhe kjo eshte:te drejtat e njejta te gjinive...Pa marre parasyshe kujt gjinije i takojme,te drejtat duhet te jene te barabarta.Ama shqiptaret nepergjithesi jetojne ende me ate mentalitetin e vjeter (primitiv),ku figura e mashkullit eshte cdohere dominante...Dhe kjo levizje(Feminizmi) pretendon per te nxjerre ne drite "Figuren e femres" e cila eshte erresuar cdohere.Pretendon qe nje femer te jete padron i vetvetes dhe jo prone e dikujte!

...femra as nuk ka pse te ndjehet e priviligjuar
dhe as
...nuk ka pse te ndjehet e diskiminuar ..

Fillimisht,te pershendes jadore!
Por,une sikur e shikoj kete ceshtje nga nje kendveshtrim tjeter dhe dal ne perfundim,qe femera shqiptare nuk ka lirine e merituar.Edhe ne kohet e sodit eshte ajo forca e tabuve dhe mentaliteteve te vjetra shqiptare....

jadore
11-02-09, 21:18

ne vazhdimesi pershendetje Anne,
tash ne qasje teme ,
ku Anne ..??... ne cilen sfere i mungone liria femres shqiptare , kur eshte prekur dhe fituar beteja me kryesore ne lufte per dominim ...!!...ne moral .
ate beteje e morren e fituan dhe e keqinterpretuan ...dhe me ate avaz vazhdojne ..
perderi sa sot ajo bredhje e ''kot'' dhe prezentim i polit te ''bukur''eshte bije , grua apo moter e gjinise se forte dhe te kujton bordellot levizese ne ecje masovike , them qe nuk ka me tabu dhe barrjera te rrezohen ..
shume here quditem pse kete te drejte lirije nuk e perdorine ne rrafshine pozitive qe veten te lansojne me nje vlere me te mirefillte atribut te vetevetes e jo te natyres ...e ajo qe nuk di te pergjigjem eshte qe , ose kjo forme per to eshte me e lehte ose nuk dine ...!!!
eh per tjerat qe shpetuan nga kjo epidemi , them qe vertet me siguri shijojne te qenurit e vertet te jetuarit femer ..

LABI
12-02-09, 13:47
[quote=~AnnA~]Kush tha pa burra?!
Kete duhet t'a dish ti me mire se une....Mbase nuk ka,dhe kjo nga shoqeria patriarkale dhe "rrethi grotesk shqiptar" ...Sa te mbrapambetur qe jan shqiptaret dhe popujt e Ballkanit nepergjithesi!!! (Si eshte e mundur nje femer shqiptare te emancipohet te veterealizohet si entitet-individaulitet ne nje ambient social ku dominon patriaku ?! )

Feminizmi ka vetem nje aspekt dhe kjo eshte:te drejtat e njejta te gjinive...Pa marre parasyshe kujt gjinije i takojme,te drejtat duhet te jene te barabarta.Ama shqiptaret nepergjithesi jetojne ende me ate mentalitetin e vjeter (primitiv),ku figura e mashkullit eshte cdohere dominante...Dhe kjo levizje(Feminizmi) pretendon per te nxjerre ne drite "Figuren e femres" (cila levizje feministe pasi ka shume ?!!!)!
quote]

Feminizmi s'eshte nje ideologji kohesive , e renduar ne nje platforme dhe strukture konsistente gjitheandej (universalisht) ... Nuk eshte nje izem i pastert ... Ajo ka disa realitete (fytyra) ... Dhe keto realitete te ketyre zhvillimeve ne kuader te levizjeve te gjithembarshme --->te perpjekjeve progresive(humaniste) dhe qytetarise... Feminizmi si nje "izem" qe pretendohet te jet NUK KA NDONJE KONSISTENCE ... AJO NDRYSHON FYTYREN (dhe qellimin poashtu ) VARESISHT NGA KONTEKSTI gjeografik/nacional, kulturor, politik....

Fytyra e FEMINIZMIT s'eshte nje ngjyresh: ajo eshte RADIKALE, LIBERALE, SOCIALISTE, KONSISTENTE, JO-KONSISTENTE ... ( e Kosoves oportuniste mendoj )

Nuk mund te pretendohet qe IDETE dhe SYNIMET e FEMINIZMIT EKZISTENCIALIST- FRANCEZ - JANE PO ATO PRETENDIME SYNIME dhe te FEMINIZMIT SHQIPTARE (nese ekziston ne shoqerine kosovare ) ...

Prandaj bera nje paralelizim krahasueshmerie ( edhe pse te shperputhur).

Simon De Beauvoir si grua (J.P. Sartrit) , si shoqeruese, si intelektuale, si filozofe ( KJO ESHTE SHEMBELLTYRA E FEMINIZMIT FRANCEZ )

Igballe Rugova , (apo te llojit te njejet qe fshehn prap ketyre fare OJQ-ve) si lezbi, si brejtese e fondeve te ndryshme te destinuara per mjerimin qe mbreteron n'Kosove, brejtese e buxhetit te plongshtaft te Kosoves ... ekeshtu me radhe ....

E shef qe feminizmi qe perfaqeson Beauvoir prej kesaj tjeteres , s'e kane te njejten fytyre :rolleyes:

LABI
12-02-09, 14:11
p.s.
Lab , merzi e kam ne pjese debatimi kur kalohet ne etiketime dhe mveshje karakteri .. kur kemi fakte dhe fjal konstruktive mund te diskutojme rreth njeteme problemi, nese jo atehere cfare mbet ne kete rast te mesojme veqse te grupojme femren ne tri grupe.. femren si viktim diskriminimi ose si lavire ne sherbim te meshkujve, ose si lesbe..tekefundi pse duhet te njohim kete Igballen dhe prefomancat e saja seksuale ,dhe u kry puna e pate zhvillimi i shoqerise civilizuese ..
dhe ky eshte nje problem ne vehte i shoqerise sone ... te dime te flasim jo nga kendi i paragjykimeve por te shofim kontributin e secilit person ne shoqeri ..

Cdo njeri ka nje tek/merzi, apo te papelqyeshme !!!!
Ajo cfare mund t'perfaqesoj per juve konstruktivitet per mua mund t'jet e kunderta ... Nese aq e paparagjykueshme , e imune nga paragjykimet je ; ... S'DO DUHEJ TE VIHEJ NE DISKUTIM BASHKJETESA MES SHUME REALITETEVE (botekuptimeve) , ME MENDIMIN E KUNDERNT... !!! Ju si mendje-hapur (apo si artikulohen gozmopolitanet emetropolitanat/et e Kosoves "open minded") nuk do duhej te preokupoheni, caseni , apo bini pre e fosileve tradicionaliste !!!

Ju APRIORI e MARGJINALIZONI LEZBIZMIN (homoseksualizmin) si IDENTITET perderisa nuk pranoni qe AJO TE ATRIBUHET NE RAPORT ME VETEN-SOCIALE ... Perderisa Igballe Rugova ndihet mire me ate qe perfaqeson , pse t'i do duhesh ndihesh ne siklet per identietin apo referencen e saj (apo dikujt tjeter ) qe perfaqeson tek vetja-sociale ?!?!

Homoseksualizi eshte nje identitet gjinore dhe orjentim seksual ( si i tille nese s'gaboj ne nje tem perkitazi me te nuk kam vrejte qe keni diq kunder) :confused:

MERUNI ME PARAGJYKIMET TUA , te mjaftojne ato (te mijat s'te hyjne ne pune dhe po t'i zgjidhesh ) :wink:
S'eshte ky paragjykim per homoseksualizmin (qe ju metoni qe s'keni ndonje kompleks homofobie ) ?!

UniCorN
28-04-09, 11:38
Femra eshte ajo qe vete e paracakton se si tjeret do te sjellen ne raport me te. Te drejten e saj nuk duhet ta kerkoje duke u munduar ta ndryshoje gjinine e kundert, mirepo duke e ndryshuar veteveten. Eshte vete femra qe krijon nje disproporcion ne mes dy gjinive, duke e marr gjithmone rolin e viktimes dhe si e dores se dyte, e normal qe meshkujt, e shfrytezojne kete situate, sepse eshte ne natyren e tyre te jene pa karakter dhe te pa fytyre ne raport me femren. E nevojen per nje sjellje te tille e ndjejne me se shumti ata meshkuj qe nuk ndihen te barabaret me meshkuj tjere me te fuqishem, e veten e gjejne ne te ndjerit superior ndaj nje femre.

Vetem se per me fol keshtu drejt e ka del shpirti, jane edhe do femra qe sa here folin lypin gojen me jau ēkye. :wink:

P.S. Anna, kur jemi te edukimi i femijeve, meshkujt jane me se paku fajtore, sepse eshte femra ajo qe e edukon mashkullin - e shume prej atyre femrave e pergatisin mashkullin per ti "luftuar" femrat tjera, sepse femra per femren eshte ujkeshe hahahhahaha - ka pase thone njoni.

~AnnA~
28-04-09, 16:28

Jo,s'eshte femera fajtore per kete,por mentaliteti shqiptar...pastaj,thene me shkurt "shoqeria demokratike tek shqiptaret nepergjithesi,nuk ekziston"...Jemi nje shoqeri brutale,ku viktime jan cdohere me te dobetit!!!
Pra,e gjithe kjo eshte si derivat i kultures tone...

Shqiptare_ne_Turqi
28-04-09, 19:37

Pra duke shpresuar se,sé shpejti ta ndryshojm két gjéndje jo e miré ...

Duke u vetédijesuar femrat tana, t'mendojn dhe t'veprojné ma guximshém ...

shfletuesi_
28-04-09, 19:39
Bukur...

Shqiptare_ne_Turqi
28-04-09, 19:43
Bukur...

apo !! :biggrin: shfletues ...

03-05-09, 02:47
MBI TĖ GJITHA - DASHURIA!

Hyjnore ėshtė shprehja e Haki Stėrmillit: Dora qė pėrkund djepin - rrotullon boshtin e fatit tė njerėzisė!

Se femra shqiptare mbanė mbi kurriz e mendje gjithė jetėn familjare, kjo s'don shumė mend. Dy fjalė janė tė njejta pėr nga logjika e kuptimit esencial thelbėsor: femra e shtėpia, nė daē thuaj femėr o shtėpi! Shtėpia ėshtė femra - femra ėshtė shtėpia.

Se femra jonė mbanė gjithė peshėn e jetės familjare - s'do mend. Na duket si e ēuditshme dhe penduese shprehja: djali ėshtė dielli i shtėpisė, kur duhet njėsoj tė respektohen e duhen, po a e dini se vet nanat tona i duan djemtė ma shumė edhe motrat i duan vllazėrit ma shumė se motrat - por njė gjė ėshtė reale - vllau e don motrėn ma shumė se vllaun, anipse ajo nuk mund t'i del nė ndihmė krah vllait, sikurse vet vllau.

Pse na duket se femra ėshtė mė e pahatėr, e pse djali duhet ma shumė nga prindėrit? Nuk ėshtė se ka ndonjė nėnēmim a diskriminim (anipse duket sipėrfaqėsisht), por e vėrteta qėndron se trollit i duhen djemtė, ushtarėt - se toka jonė u mbuall gjithmonė me gjak mashkujsh dhe nuk ėshtė se djali duhet ma shumė, por e ka kėrkua koha e pėrgjakshme gjithmonė dhe posa lindet foshnja, gėzimi ėshtė nė kulm kur lindet djali! Sepse nė vendet e civilizuara, ku nuk kishte luftėra njė kohė tė gjatė, ėshtė krejt njėsoj tė lindet djalė a vajzė.

Femra shqiptare mbajti gjithė peshėn e jetės, atė peshėn e rėndė shfarosėse tė robėrisė shekullore dhe ofshanė prore, si ta ketė shtėpinė plot djem, plot burra - ėshtė ajo ofshama mos tė mbetet shtėpia e shkretė e tė mbyllet dera me therra! Gati askush nuk e studjoi femrėn tonė, psikologjinė e saj, mundin e saj, qendrersen e saj stoike pėrballė rrebesheve tė kohėrave flakė e shkrum e prush gjaku! Breznitė shqiptare sikur po kalojnė mbi kėtė qendresė jetike kohėrash tė femres sonė edhe gati pak i kushtojmė kujdes, si tė hyjmė nė atė botėn e brėndshme tė femres sonė, e tė flasim nga atje - se ēfarė do tė thot tė lindesh e tė jetosh!

Femra shqiptare e sotme, kėtu ėshtė thelbi i ēėshtjes - pėrkundėr pėrbuzjes shekullore, kur vet populli e atdheu ishte i pėrbuzur edhe sot nė trevat shqiptare ende nėn okupim e pushtime barbare, qė as e prekim kokėn, se jemi ende nėn pushtime tė egra, qė na pijnė gjakun e djerėsen tė huajt, nėn qeveri tė huaja e nė troje tona - femra e sotme, tė pėrpiqet ta kuptoj realitetin e mentalitetin e mashkullit sado i ēuditshėm tė i duket nganjėherė e shpeshherė, tė bindet fort e mirė, se vetėm gjaku shqiptar, ėshtė ai qė mbanė gjallė historinė shqiptare dhe tė mos hamendėsohet tė lidhet me tė huajt assesi!

Sot kemi mjaftė femra intelektuale, ku inteligjenca femėrore edhepse e brishtė, le tė gjurmoj thellė nė genin e saj nė gjenetikėn e mendjes shqiponje dhe tė pėrballoj e sfidojė ēdo problematikė familjare, tė anashkalojė huqet e veset e personalitetit tė ka fat tė jetės sė saj - apo qė mendon patjetėr tė lidhet me gjakun e saj gjithsesi, tė ketė poatė zemėrgjėrėsinė e nėnave tona e gjysheve tona, poatė durimin e ēelnikosur amtar, qė theu gjith disfatat e jetės dhe ta mbajė tė pathyeshme dashurinė!

Femra e sotme, poashtu tok me mashkullin, edhepse pėrkundėr vėshtirėsive tė jetės, qė jeta ishte - si me bre ēelik me dhėmb (thėnie e lashtė) - mbi tė gjitha disfatat tė mbajė dashurinė, duke mos e pėrzier me kushtet, mosmarrėveshtjet, keqkuptimet, tragjiken familjare etj., dashurinė ta mbajnė anash nė kulmjete, mbi tė gjitha dashuria, e paprekshme, e parrenuar, e paepur - mbi tė gjitha dashuria dhe kurrė nuk kemi asnjė tragjikė familjare edhe pėrkundėr tragjikės eventuale qė i kanoset vet jetės, shtėpisė e familjes! Tė kemi djepa sa ma shumė, se mjaftė patėm varre! Gjith jeta na shkoi n'pėr shekuj: djepa e varre!

Respekt pėr tė gjithė diskutuesit!

(3 MAI 2009)