PDA

View Full Version : Mėsimet e nxjerra !


AbdylHabib
01-03-09, 12:43
Mėsimet e nxjerra

Mėsimet (mesazhet) e nxjerra nga sunneti (tradita) dhe pėrvoja e Profetit (paqa qoft mbi te),pėrfitimet.


Shkruan, Sabri SELMANI



-I-


Falėnderimi i takon All-llahut. Lavdėrimet dhe pėrshėndetjet qofshin mbi Pejgamberin e All-llahut familjen dhe mbarė shokėt e tij.

Sunneti ose Tradita ėshtė burimi i dytė i sė Drejtės sė Sheriatit i cili ėshtė fjalė, veprim, gjykim dhe sjellje e Muhammedit (paqa qoft mbi tė).

Sunneti-Tradita e Profetit ėshtė burimi i dytė i sė drejtės sė Sheriatit. Me kėtė nėnkuptohet drejtimi, rruga e Pejgamberit e cila pėr muslimanėt ėshtė obligim qė ta ndjekin, dhe kjo ndodhė me porosi hyjnore. Zoti nė Kur’an thotė: “Kush pason ( mbėshtetė) profetin, ai ka pasuar ( mbėshtetur) Zotin...” . “Me tė vėrtetė ju (muslimanė) keni nė profetin shembullin mė tė mirė” (Ahzab, 21). Me termin “Sunnet” kuptojmė: thėniet-porositė, ndalimet, lejimet, veprat, miratimet (pėlqimet) dhe virtytet e Profetit Muhammed. Nganjėherė sunneti vjen me dispozita shtesė, apo komentim, sqarim nga ato norma qė gjinden nė Kur’an. Sunneti i Profetit ėshtė burim pa tė cilin nuk do tė kuptohej e drejta e Sheriatit. Kur’ani na bėnė me dije se sunneti i profetit gjithnjė ka qenė inspirim, shpallje qė i ėshtė dhėnė Pejgamberit nga Krijuesi Gjithėsisė. “Ai (Muhamedi) nuk flet nga veta e tij. Ajo qė e thotė s’ėshtė (gjė tjetėr) pos shpallje qė i frymėzohet” , prandaj, duhet kuptuar se ēdo thėnie, veprim, miratim, pėlqim i Profetit ndaj njė vepre, ka burimin nga Zoti, andaj edhe ėshtė bazė e dytė, pas Kur’anit, nė ndėrtimin e fesė, jetės, ligjit. Profeti Muhamed ka qenė transmetues dhe interpretues i vullnetit tė Zotit dhe komentues i ligjėrimit hyjnor-Kur’anit. Roli i sunneti. nė ndėrtimin e shoqėrisė dhe tė sė drejtės ėshtė i patejkalueshėm dhe i domosdoshėm, ngase vetėm nė traditėn e tij mėsojmė nė praktikė fenė dhe tė drejtėn e Sheriatit. Se sunneti ėshtė burim i sheriatit ka bazėn e vet ligjore nė vetė Kur’anin ku Zoti i lartėmadhėrishėm thotė: “Ēka ju jep (urdhėron) i dėrguari (Muhammedi) merreni, dhe atė qė ju ndalon ai largohuni nga ajo....” .

Lloji i parė ėshtė sunneti i cili ka norma tė ngjashme dhe pėrputhet me burimin e parė tė sė drejtė sė Sheriati, pa shtuar as munguar asgjė nė norma, ligje etj, shembulli i tillė ėshtė urdhėrimi pėr agjėrim, qė nė tė njėjtėn mėnyrė e gjejmė edhe nė Kur’an.
Lloji i dytė ėshtė sunneti i cili komenton-sqaron normat, dispozitat, ligjet, urdhėresat, ndalesat etj, tė burimit tė parė tė sė drejtės sė Sheriatit (Kur’anit) qė janė tė pa detajizuara, e qė nuk mund tė kuptohen pa sqarimin e sunnetit, shembull pėr kėtė kemi: pastrimi i tėrėsishėm i trupit pas marrėdhėnieve intime, mėnyra e tė falurit, tatimi vjetor, etj.
Lloji i tretė ėshtė sunneti i cili paraqet ndonjė dispozitė, normė, ligj, urdhėr,ndalesė etj. qė nuk e ka cekur Kur’ani, por qė e ka aplikuar dhe sqaruar Pejgamberi. Shembull pėr kėtė kemi, ndalesėn e veshjes sė mėndafshit pėr meshkuj, ndalimi i bartjes sė arit pėr meshkuj, etj.
Sa i pėrket fjalėve tė Profetit ato nė gj. Arabe quhen “Hadithe”, dhe kėto hadithe kanė disa kategori, por ne do t’i pėrmendim vetėm disa mė esenciale duke mos u zhytur shumė nė kėto terminologji, ngase ka disa shkenca tė posaēme nė tė drejtėn e Sheriatit pėr studimin e mirėfilltė tė burimit tė dytė tė sė drejtės sė Sheriatit, kategoria e parė: janė Hadithet e vleftėshme qė lejohet tė mbėshtetemi pėr bazė ligjore dhe kategoria e dytė : janė ato hadithe tė pavlefshme tė tjetėrsuara tė bastarduara qė nuk lejohet kurrsesi tė punojmė me tė pėr t’i marrė si bazė ligjore.

Kategoria qė lejohet tė punohet janė sipas kėtij klasifikimi:

Hadithi Kudusij ( hyjnor).
Hadithi Mutevatir (autentik).
Hadithi Sahih (i vėrtetė).
Hadithi Mesh’hur (i afirmuar).
Hadithi Ahad (i vetmuar).

Kategoria e dytė qė nuk lejohet janė sipas kėtij klasifikimi:

Hadithe tė dobėta (nė transmetim).
Hadithe Mevdu’ė (tė trilluara) dhe ndonjė tjetėr pėr shkaqe bastardimi.

Pasi All-llahu xh.sh. vendosi qė Muhammedi s.a.v.s. tė jetė Pejgamberi i fundit dhe vula e Pejgamberisė pas tė cilit nuk do tė dėrgohet Pejgamber e as qė do tė shpallet libėr nga qielli, e siguroi njerėzimin prej kėtij rreziku, dėrgoi me Muhammedin s.a.v.s. njė popull komplet. Pėr atė, dėrgimi i Muhammedit s.a.v.s. ishte dėrgim i shoqėruar, dėrgimi i Pejgamberit i lidhur me dėrgimin e popullit (Ummetit). All-llahu i Madhėrishėm e karakterizoi popullin (Ummetin) e tij me veti tė cilat nuk i pėrkasin vetėm se tė Dėrguarit, pa Pejgamberi, tė urdhėruarit prej All-llahut, dhe thotė: "Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqia dhe tė besoni All-llahun…", po ashtu thotė: "Dhe ashtu (sikur u udhėzuam nė fenė islame) ne u bėmė juve njė popull tė drejtė (njė mes tė zgjedhur) pėr tė qenė ju dėshmitarė (nė ditėn e gjykimit) ndaj njerėzve, dhe pėr tė qenė i Dėrguari dėshmitar ndaj jush …"

Nė hadithin e Pejgamberit ka ardhur konteksti i njėjtė. Pejgamberi s.a.v.s. njė grupi sahabesh u ka thėnė: "Ju jeni dėrguar lehtėsues, e nuk jeni dėrguar rėndues"

Kėto ndjenja tė pėrgjegjėsisė sė misionit dhe urdhėrimit, i mbushnin kraharorėt e sahabeve – All-llahu qoftė i kėnaqur me to dhe atyre qė i ndjekin ata me sinqeritet (tabi’inėt). Pėr atė, kur e pyeti Rustemi, komandanti i ushtrisė persiane, zotėriun tonė Rib’ij Ibėn Amirin, tė cilin e dėrgoi komandanti i pėrgjithshėm i ushtrisė muslimane zotėriu ynė Sa’d Ibėn Ebi Vekasi – All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, me kėrkesėn e Rustemit, i tha: Pse erdhėt? (Rib’iju) u pėrgjigj duke i thėnė: "Neve na dėrgoi All-llahu qė ta nxjerrim ate qė do prej robėrve, nga adhurimi i idhujve nė adhurimin e All-llahut tė vetėm, dhe prej ngushtėsisė sė kėsaj bote nė gjerėsinė e saj, si dhe prej dhunės sė feve nė drejtėsinė e Islamit".

Dhe kjo ėshtė ajo gjė e cila pati ndikim nė zhvillimin e njerėzimit, e kjo pėr sa u pėrket njerėzve, ishte eksperiencė e re nė historinė e feve, nė historinė e zhvillimit tė popujve dhe nė historinė e drejtimeve. Bėri kthesė nė histori, sepse aktualiteti tė cilin e jetonte bota njerėzore nė shekullin e VI-tė tė erės sonė, gjė qė ėshtė realitet nė ēdo kohė, ishte mė i gjerė dhe mė i lartė se sa tė ndikojnė nė tė individė tė devotshėm. Kur’ani dėshmon pėr ekzistimin e individėve tė devotshėm te ēifutėt mbi tė cilėt ra hidhėrimi i All-llahut, dhe thotė: "Ata (ithtarėt e librit) ka qė janė nė rrugė tė drejtė, gjatė natės lexojnė ajetet e All-llahut duke u lutur. I besojnė All-llahut dhe ditės sė gjykimit, kėshillojnė pėr tė mirė dhe largojnė nga tė kėqijat, pėrpiqen pėr punė tė dobishme, e edhe ata janė prej tė mirėve".

(vijon)

AbdylHabib
01-03-09, 12:45
Ndalimi i pėrgojimit


-II-


Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) nė njė rast ka thėnė: “A e dini se ēfarė ėshtė gibeti (pėrgojimi)”? Ata qė ishin prezent thanė: “Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri.” Ai tha: “Tė pėrmendėsh diēka pėr vėllain tend pėt tė cilėn ai nuk ka dėshirė (e urren) tė pėrmendet.” Dikush nga tė pranishmit e pyeti: “E nėse kjo qė e them pėr vėllain tim, ėshtė njė cilėsi qė ai e ka?” Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) tha: “Nėse e thua atė qė e ka, atėherė ti e ke pėrgojuar atė, e nėse e thua atė qė nuk e ka, atėherė ti ke shpifur ndaj tij.” (Transmeton Muslimi)

Kuptimi i hadithit

Tė folurit ėshtė gjėja mė e lehtė qė mund tė bėjė njeriu, por qė lė ndikimin mė tė madh tek tė tjerėt.

Sa e sa fjalė tė mira e kanė ngritur njeriun nė grada tė larta ose ka ndodhur e kundėrta e kanė ulur atė shumė tek Allahu i Madhėruar dhe tek njerėzit.

Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran: “A nuk ke kuptuar se si Allahu bėri shembull fjalėn e mirė si pema e mirė qė rrėnjėt e saj janė thellė (nė tokė) e degėt e saj janė lart, e qė me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet nė ēdo kohė. Allahu, pra u parashtron njerėzve shembuj qė ata tė mendojnė. Dhe shembulli i fjalės sė keqe si njė pemė e keqe qė ėshtė shkulur mbi tokė e qė nuk ka tė qėndruar.” (Suretu Ibrahim, 24-26)

Kurse Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) lidhur me kėtė ka thėnė: “Njeriu mund tė flasė ndonjė fjalė tė mirė qė e kėnaq Allahun, pa ia ditur asaj rėndėsinė, por Allahu i Madhėruar e ngre atė nė njė gradė tė lartė, vetėm pėr atė fjalė. Po ashtu, njeriu mund tė flasė ndonjė fjalė tė keqe qė e zemėron Allahun, pa ia ditur asaj rėndėsinė, por Allahu i Madhėruar e hedh atė nė vende shumė tė ulta tė zjarrit tė xhehenemit.”

Pėrgojimi konsiderohet njė nga mėkatet mė tė lehta qė mund tė bjerė nė tė njeriu, kurse nė anėn tjetėr mė e rrezikshmja qė manifestohet me anė tė gjuhės. Hadithi i pėrmendur nė fillim e sqaron shumė qartė domethėnien e pėrgojimit, pasi shumė nga njerėzit mendojnė se pėrgojimi ėshtė shpifja apo gėnjeshtra ndaj tė tjerėve. Dhe kėshtu, i lejojnė vetes qė tė flasin krejt ēfarė dinė rreth tė tjerėve, kurse gjatė tėrė kėsaj ai krenohet se e thotė tė vėrtetėn. Qė do tė thotė se pėrgojim ėshtė qė ti ta thuash tė vėrtetėn, mirėpo me atė tė vėrtetė qė del nga gjuha jote dhe ti e publikon te tė tjerėt, ti bėn njė mėkat shumė tė rrezikshėm. Allahu i Lartėsuar thotė: “…Dhe mos pėrgojoni njėri-tjetrin! A mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Atė pra e urreni. Kini frikė nga ndėshkimi i Allahut, e Allahu ėshtė mėshirues, Ai pranon shumė pendimin”

Shpesh herė neve na ipet rasti tė lexojmė apo tė dėgjojmė ligjerata rreth gibetit (pėrgojimit), ku hoxhallarėt e pėrmendin atė, ua tėrheqin vėrejtjen muslimanėve qė tė largohen nga ky ves.

Shkaku ėshtė se pėrgojimit konsiderohet njė nga ndalesat qė mė sė shumti bien nė tė njerėzit. Ėshtė e mundur qė shumė nga muslimanėt t`i shpėtojnė mėkateve tė tjera, por ėshtė shumė vėshtirtė qė ai tė ketė shpėtuar nga kjo ndalesė.

Pėr gibetin kemi shumė ēfarė tė flasim dhe ekzistojnė shumė citate nga Kurani dhe hadithi ku tregohet se sa i keq ėshtė, por pasi praktika jonė nė komentimin e haditheve ėshtė qė tė mos zgjerohemi aq shumė, ne do tė ndalemi me kaq.

Dobitė nga hadithi

1. Pėrkujdesi qė i dha Islami pėrsonalitetit dhe nderit tė muslimanėve.

2. Nga ky hadith kuptojmė se gibeti ėshtė i ndaluar (haram).

3. Qartėsimi se ēfarė konsiderohet gibet.

4.Pėrmendja e dobėsive (mangėsive) ndaj tė tjerve edhe nėse kjo ėshtė e saktė ėshtė e ndaluar.


Kiel,Gjermani