PDA

View Full Version : Gresa mes bukurisė dhe filmit ...


Jana
03-03-09, 02:26
Gresa, njė emėr ilir femre, qė ka domethėnie mbretėreshė, ka marrė kuptimin e saktė, sepse Gresa Pallaska qėmoti ėshtė pėrcaktuar pėr tė qenė mbretėreshė e skenės shqiptare. Ajo, pėrveē qė ėshtė e angazhuar nėpėr seri dhe filma, duket se i flenė mė shumė loja nė teatėr. Kėtė e dėshmoi, katėrēipėrisht me shfaqjen e Bekim Lumit, “Ēifti Martin”, ku Gresa, sė bashku me Astrit Kabashin kanė briluar. Duke luajtur nė kėtė pėrrallė tė pėrbotshme botėrore, duket se edhe Gresa do tė jetė e pėrbotshme, me artin e saj mė fin, atė skenik. Bukuria e Gresės, sikur fisnikėron publikun dhe pėrmbushė misionin e artit skenik, ku bėjnė pjesė dėshpėrimi, gėzimi, pikėllimi dhe mbi tė gjitha shkėlqimi. Gresa do tė shkėlqejė edhe nė tė ardhmen. E themi publikisht dhe me besim tė plotė.


Jeni shquar gjithnjė si njė vajzė e bukur dhe mjaft e suksesshme nė ambiciet tuaja tė karrierės. Keni qenė e vetėdijshme si fėmijė pėr talentin pėr aktrim?
Gresa: Megjithėse e pavetėdijshme pėr talentin tim pėr aktrim, nė pyetjen “Ēka do tė bėhesh kur tė rritesh” pėrgjigjja ime ishte aktore dhe ndjehem mirė qė ėndrrėn time qė e kisha si fėmijė jam duke e realizuar.
http://www.telegrafi.com/data/image/Gresa2.jpg
Ke ndryshuar shumė qė nga koha kur u shfaqe pėr herė tė parė nė publik? Pėrparėsitė e tua si aktoret kush janė?
Gresa: Natyrisht... Nė shfaqjen “Ēifti Martin”, pėrveē aktrimit, kam mundėsi t’i shpalos disa nga talentet e mia...si kėndimi, vallėzimi, lėvizjet skenike, etj.

Po pjesėmarrja nė serialin “Familja moderne”, sa e plotėson Gresėn si aktore?
Gresa: Ne fillim puna nė televizion nuk mė tėrhiqte shumė dhe pėr kėtė arsye nuk kisha pėrqendruar vėmendjen time aty. Por roli qė m’u ofrua nga regjisori Fatos Berisha, mė bėri qė tė ndryshoja mendjen. Pėrkundėr kėsaj isha pak e brengosur si do tė pėrshtatej ky rol me rolet e tjera qė funksiononin sė bashku pėr njė kohė tė gjatė. Por roli kishte njė tranzicion tė lehtė ne serial dhe u pėrshtat shumė mirė me pjesėn tjetėr tė ekipit. Ky projekt mė ka plotėsuar nė kuptim tė punės nė njė ambient tjetėr, para kamerave televizive.
http://www.telegrafi.com/data/image/Gresa1.jpg
A do tė ndryshonit diēka te Trendelina?
Gresa: Jo, ndoshta vjehrrėn...

Pas ndonjė paraqitjeje, qoftė mė Tv apo nė teatėr, ju ka ndodhur tė ndiheni e dėshtuar?
Gresa: E dėshtuar? Asnjėherė.

Dashje pa dashje, personazhet e artit e tė kulturės e kanė tė nevojshme tė flasin pėr projektet e tyre?
Gresa: Pos vazhdimit tė punės nė serialin “Familja Moderne” nė regji tė Fatos Berishės nė RTK dhe shfaqjes “Ēifti Martin nė regji tė Bekim Lumit nė Teatėr, jam duke ushtruar funksionin tim si anėtare e bordit drejtues nė Teatri e Gjakovės. Gjithashtu sė bashku me menaxheren time Vjosa Berisha jemi duke i shqyrtuar disa oferta tė cilat nuk do t’i publikoj deri sa tė konkretizohen marrėveshjet.

Aktorėt shpesh profilizohen tek njė zhanėr i caktuar skenik. Tek ju i kemi parė tė gjitha. A ėshtė e vėshtirė tė realizosh mjeshtėrisht tė gjitha zhanret?
Gresa: Ėshtė shumė vėshtirė dhe kėrkohet njė punė e madhe dhe pėrkushtim, por para sė gjithash, aktori duhet tė ketė njė gamė tė tėrė talentesh pėr tė qenė i suksesshėm.
http://www.telegrafi.com/data/image/Gresa3.jpg
“Monologėt e vaginės” ka ngjallur shumė diskutime. Roli yt ka qenė shumė erotik. A mund tė thuhet se jeni njė aktore e guximshme pėr skena erotike edhe pranė ekranit?
Gresa: Ėshtė shumė interesante qė e pėrmendni kėtė shfaqje. Mund tė them se edhe kritikeve tė mi mė tė ashpėr, pikėrisht familjes sime tė ngushtė, u ka lėnė shumė pėrshtypje paraqitja ime nė kėtė shfaqje. Kur mora skenarin, duke marre parasysh tekstin tejet eksplicit hezitova ta pranoja ofertėn. Pasi lexova tekstin me vėmendje, fillova ta shikoja kėtė shfaqje nga njė kėndvėshtrim tjetėr dhe nė tė njėjtėn kohė fillova t’i kuptoja mesazhet e fuqishme tė autores. Kurse pėr skena erotike nė ekran, pėr kėtė ēėshtje nuk mendoj, sepse deri mė tani nuk kam pasur njė oferte tė tillė. Kur tė vijė oferta do ta analizoj sė pari rolin e pastaj domosdoshmėrinė e skenės erotike pėr vet rolin, sepse skenat erotike jo gjithherė janė tė domosdoshme.

Ēfarė bėn Gresa zakonisht, kur ka kohė tė lirė? Pastron, gatuan, lexon, pushon…?
Gresa: Edhe pse kam shumė pak kohe tė lirė, atė e kaloj me familje, lexoj, shikoj filma, dėgjoj muzikė, dal ...

Cilat ishin pritshmėritė tuaja. Ēfarė do t’i shtoje karrierės tėnde?
Gresa: gjithēka...Ambiciet e mia janė tė mėdha, shpresoj tė kem fat dhe t’i realizoj, sepse jo gjithēka varet prej meje. Arti nuk ka kufi...

Njė pikė tė dobėt dhe njė sekret tė pamjes tėnde.
Gresa: Nėse e zbuloj, nuk do tė jetė sekret.
http://www.telegrafi.com/data/image/Gresa4.jpg
Zemra juaj ėshtė e mbushur plot?
Gresa: Po

Ndodh tė krijoni dashuri imagjinare kur nuk pėrmbushen pritshmėritė e artistes?
Gresa: Jo.

Po tė japim njė mundėsi tė lavdėrosh pa modesti veten tėnde. Ēfarė pėlqen mė shumė tek ti?
Gresa: Faleminderit pėr mundėsinė, por nuk mė pėlqen tė lavdėrohem...e kjo mė pėlqen tek vetja.

Ēfarė do tė doje tė kishe nė kėto momente, diēka qė tė mungon?
Gresa: Do tė dėshiroja tė jetoja nė njė kohė ku arti do tė vlerėsohej mė shumė nė shoqėri.

Prishtinasja_
03-03-09, 11:49
Ashtu si e ka emrin e bukur , ashtu eshte edhe vete ! :smile:

Artiste shume e zoja ! :smile:

Me pelqen shume !

>>{SpOnGeBoB}<<
03-03-09, 14:47
Jano ne zatetsh ma frike qete Gresen thuj qe e ka nji oferte prej meje, amo qesi hovi te shfaqja: Dialoget e angines a qysh pat emnin qajo senja :tongue: