PDA

View Full Version : Problemet jane pjese e jetes


Scooby-Doo
11-03-09, 15:55
Kush nuk ka probleme?Problemet janė pjesė e jetės. Nėse nuk do tė kishte distancė dhe ndarje, njerėzit nuk do ta njihnin kurrė gėzimin e takimit dhe ribashkimit. Nėse nuk do tė kishte varfėri, njerėzit nuk do tė njihnin kurrė pasurinė. Dhe nėse nuk do tė kishte keqardhje, njerėzit nuk do tė njhinin gėzimin.Nė kėtė mėnyrė, Allahu e ka bėrė dunjanė njė vend nė kalim, ku kėnaqėsia ėshtė e shoqėruar nga dhimbja dhe tė qeshuart me tė qara, njė dunja ku niveli dhe ashpėrsia e vuajtjeve ėshtė e barazpeshuar me njė nivel tė lumturisė qė njė person ndjen kur ajo dhimbje largohet.

Ēdo shtėpi ka problemet e saja, siē ka ēdo zyre pune, korporatė dhe vend. Ēdo shpirt ėshtė i prekur me problemet e tij tė brendshme. Kur njė person e di qė vetvetja e tij nuk pėrmbush ēfarė ai kėrkon dhe nuk pėrmbush supozimet e tij dhe qė shpesh e turpėron atė dhe e bėn tė ndihet keq, atėhere ēfarė mund tė presė ai prej tė tjerėve?
Ēfarė mund tė shpresojė ai, tė presė nga vėshtirėsitė qė ngrihen nga ndėrveprimi nė shoqėri, nėse ato ndodhin brenda familjes apo midis fqinjve apo midis kolegėve dhe partnerėve nė biznes ose me ata qė ai takon nė rrugė?

Pėrkundėr gjithė kėsaj vjen mirėsia, miqsia dhe mirėqėnia njerėzore qė ndėrveprimet shoqėrore sjellin atė qė njė person i izoluar kurrė nuk mund t’i shijojė.Tė kėqijat qė viejnė duke u izoluar janė shumė mė tė mėdha sesa pakėnaqėsia duke ndėrvepruar me tė tjerėt.
Sa njerėz janė pėrpjekur pėr t’i zgjidhur problemet e tyre duke i prerė lidhjet me tė tjerėt dhe duke u izoluar? Ata kėrkojnė t’i zgjidhin problemet e tyre me diēka qė ėshtė nė vetėvete e sėmurė. Njė grua ndjen qė ajo nuk mund tė durojė mė sjelljet e burrit tė saj dhe e shikon divorsin si tė vetmen zgjidhje. Pastaj kur merr atė qė dėshiron, ajo ndiehet si njė njeri qė don tė vrasė veten nga vetmia dhe fillon tė mendojė pėr njė rrugė pėr tė rregulluar atė qė ka bėrė.
Njė punėtorė ndiehet sikur nuk mund tė durojė mė punėn e tij, prandaj heq dorė nga ajo. Pas njėfarė kohe ai fillon tė fusė njerėz pėr ndėrmjetsim qė tė rimarrė edhe njėherė postin qė ka patur. Kjo ndodh sepse nuk ėshtė e udhės tė ngutemi pėr tė marrė vendime tė ekstresme, duke menduar qė nė kėtė mėnyrė do tė zgjidhim problemin. Kjo mėnyrė e tė vepruari shpesh mund tė shkaktojė mė shumė vuajtje sesa mė progres.
Specialistėt nė problemet e menaxhimit kanė vendosur hapat praktike tė paraqitur mėposhtė pėr tė trajtuar problemet e kėsaj natyre. Kėto hapa mund tė pėrmblidhen si mėposhtė:

1. Perceptimi dhe njohja e problemit.

2. Pėrkufizimi korrektėsisht i problemit.

3. Kėrkimi, ekzaminimi dhe gjetja e fakteve me fokus mbi tė gjitha shkaqet.

4. Vendosja e alternativave dhe zgjedhjeve, pastaj vlerėsimi dhe peshimi i tyre.

5. Pėrkufizimi i zgjidhjes qė do tė sjellė zgjidhjen mė tė mirė tė problemit.

Kėto hapa mund vetėm tė vihen nė praktikė nga njė person, i cili i shikon problemet e tij me njė qetėsi dhe mendje tė kthjellėt. Reagimet qė janė spontane dhe emocionale shėrbejnė vetėm pėr tė turbulluar gjykimin e njė njeriu, duke e bėrė atė t’i duket qė zgjidhja e vetme ėshtė ta shkėpusė veten e tij nga burimi i problemit dhe nga ēdo gjė qė lidhet me tė.
Problemi aktualisht mund tė vijė nga thellėsia e karakterit tė njė personi ose historia personale dhe nuk mund tė zhduket kollaj. Ka mundėsi gjithashtu qė mund tė vijė nga rrethana tė pashmangshme, jashta kontrollit tė personit.
Shpesh ne jemi tė rrethuar me probleme dhe vėshtirėsi. Kjo nuk do tė thotė se ato nuk janė reale. Ata me siguri janė tė tilla. Por shpesh, ne kemi rrugė shumė tė mira pėr t’i zgjidhur ato. Nuk duhet qė ne tė jetojmė me to. Ne kemi nevojė tė kėrkojmė ndihmėn e Allahut dhe tė kapemi fort pėr litarin qė Ai na ofron, duke pėrsėritur fjalėt: “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm nga Ti kėrkojmė ndihmė”.
Ne duhet t’i shohim problemet tona me objektivizėm dhe pastaj tė pėrpiqemi t’i zgjidhim, ose tė paktėn t’i minizojmė ato, pa i lėnė qė tė na marrin frymėn ose tė na mbajnė peng. Problemet tona nuk duhet tė na bėjnė ne tė ndėrpresim punėn dhe tė bėhemi pasiv. Ne gjithashtu, pėr disa probleme qė nuk mund t’i zgjidhim nė kohėn e tashme, duhet tė presim zgjidhjen nga Allahu, nė duart e tė Cilit qėndrojnė tė gjitha zgjidhjet qė tė na ēlirojė ne nga problemet.
Nė tė njėjtėn kohė, nuk ka dyshim qė pritja pėr ēlirim nga Allahu ėshtė njė form adhurimi pėrderisa ėshtė pjesė e tė qėnurit i durueshėm. Kjo na sjell nė vėmendjen tonė njė fakt shumė tė rėndėsishėm qė shpesh kapėrcehet. Shumė probleme mund tė zgjidhen por jo duke kapėrcyer radhėn e gjėrave. Ato duhet tė shikohen njė nga njė. Nxitimi mund tė ēojė nė thellimin e problemeve.

Durimi pra, ėshtė i nevojshėm nė tė gjitha rastet. Si rezultat, ne jemi tė inkurajuar- nė fakt tė urdhėruar- qė tė jemi tė durueshėm. Fjala durim, nė tė gjitha format morfologjike, gjendet nė Kur’an rreth 103 herė. Pa durim pėr t’i zbukuruar veprat tona, pėrpjekjet tona nuk japin asgjė. Kjo ėshtė ajo qė Umari ka nėnkuptuar kur ai ka thėnė:

“Ne gjetėm mė tė mirėn nga jetėt tona nė durim”. [El-Bukhari (6104)]
Ne mund tė zgjidhim disa probleme me ndihmėn e Allahut dhe mund t’i minimizojmė tė tjerėt. Pėrsa i pėrket atyre problemeve, pėr tė cilat ne nuk mund tė gjejmė njė zgjidhje, duhet tė bėjmė tė pamundurėn pėr t’i lehtėsuar ato. Nėse njė person do tė marrė njė kub, jo mė tė madh sesa pėllėmba e dorės sė tij dhe pastaj ta vendosi para syve tė tij, ai kub i vogėl do tė bllokojė shikimin e tij. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr problemet qė ne i bėjmė mė tė mėdha sesa janė realisht dhe shpenzojmė njė pjesė tė madhe tė jetės sonė duke u marrė me to, e duke i bėrė njė pengesė serioze qė ne tė lėvizim pėrpara dhe tė jetojmė nė njė mėnyrė produktive.

Njė poet klasik arab, Mutanabih shkruan:“Syri i njė personi tė vogėl i bėn gjėrat tė duken si tė mėdha, dhe syri i njė personi tė madh i bėn mjerimet e mėdha tė duken tė vogla”.
dhe
“Kur njė burrė rritet me frikėn e vdekjes
Arritja e tij bėhet ngjarja mė e lehtė”.

Pa dyshimin mė tė vogėl, njė person do tė ketė konflikte me familjen e tij, ngandonjėherė sepse ata janė tė shqetėsuar pėr tė dhe ngandonjėherė sepse ata janė tė zemėruar me tė, pėr shkak tė dhunimit tė zakoneve dhe normave tė tyre dhe ngandonjėherė sepse ata e duan atė, ngandonjėherė edhe dashuria mund tė sjellė streset e saja.Njeriu do tė pėrballet me vėshtirėsi nė shoqėri, nė shkollėn e tij dhe universitėti i tij, nė punėn e tij, me njerėzit qė ai i zgjedh pėr tė ndėrvepruar me ta.

Ai do tė ketė tė bėjė me vėshtirėsitė qė do t’i dalin nga vetja e tij. Brenda tij do tė ketė tendenca pėr tė bėrė mirė dhe tendenca pėr tė bėrė keq. Do t’i duket sikur brendėsisa e tij do t’i thotė: “Pse ndodh qė unė tė thėrras pėr nė shpėtim, dhe ti mė thėrret pėr nė zjarr?”
Njeriu me anė tė lutjeve, devotshmėrisė nė adhurim dhe me pėrulshmėri, do tė gjejė ndihmėn e Allahut dhe mbėshtetjen e Tij. Allahu do ta begatojė atė me fuqinė dhe vullnetin qė ai ka nevojė. Ai gjithashtu do tė gjejė ndihmė dhe mbėshtetje nga vėllezėrit e tij besimtarė, tė cilėt ndjekin tė njėjtėn rrugė.
Kur njė problem del nga thellėsitė e qėnjeve tona, ne nuk duhet ta lejojmė atė tė na rrėzojė. Ne duhet tė fillojmė sėrish me njėndjenjė ēlirimi, duke marrė ngushėllim nga plagėt tona dhe duke i bashkuar dėshirat tona tė shpėrndara. Ne duhet tė mbajmė sytė tanė mbi tė ardhmen nė vend qė tė shikojmė mbrapa.
A nuk ėshtė Allahu Ai, i Cili ėshtė shumė Falės dhe e pranon pendesėn tonė? A nuk jemi ne, qėniet njerėzorė, tė prirura pėr tė gabuar? Zemrat tona mund tė pastrohen nga tė kuptuarit qė Allahu ėshtė falės dukė mbajtur shpresėn me vete. Ne duhet t’i lėjmė mendjemadhėsitė dhe pasionet tona mė nj’anė, qė ata tė mos i vrasin shpirtėrat tanė. Njė besimtarė strehohet tek Zoti i tij dhe mban shoqėrinė e njerėzve qė do ta ndihmojnė atė t’i kapėrcejė pengesat pėr gjatė rrugės dhe qė do ta ndihmojnė atė pėr tė forcuar vendosmėrinė e tij.
Nėse njeriu do ta shtyjė veten lart ēdo herė qė ai heziton, me tė vėrtetė do t’ia dalė tė ngjitet.

Gjumashja
11-03-09, 16:22
Cdo njeri ka probleme dikush me te medha dikush me te vogla.. gje qe pa probleme mendoj qe as jeta nuk do te ishte e kuptimte... fatmirsisht une nuk kam probleme te medha, shendeti ne radhe te pare tjerat jane kaluese... :smile:

Domira
14-03-09, 10:36
Problemet janė pjesė e jetės, dikush i ka mė shum e dikush mė pak. Pastaj mvaret se kush si i sheh problemet. Nėqoftėse une e shoh dicka si problem dikush tjetėr nuk e sheh ashtu dhe e kundėrta.
Sa mė shum qė i sheh njeriu problemet aq mė tė mėdha bėhen ato.
Njeriu qė e ka lirinė asgje nuk duhet ta sheh si problem por vetėm si mundėsi.
Fundja, shėndeti ėshtė mbi tė gjitha.

Alkimisti_ch
14-03-09, 11:40
Problemet jane tek njerzit dhe ne jemi pjese e jetes apo vete jeta...Prandaj me pelqeu ajo qe ka postuar Dormira, mvaret krejt nga ajo se si e sheh dhe si e trajton secili nga ne nje ēeshtje qe per dike mund te duket problem e per dike mund te duke krejt normale....

Penelope
14-03-09, 11:58
Problemet jetosre gjithmone kane nje zgjidhje. Pak me veshtire eshte kur te tjeret na shkaktojne qellimisht probleme, por ka edhe njereze te tille kjo bote, edhe ata duhet te mirren me diqka, qofte edhe me keqberje edhe per tju shkaktu tjerve probleme, ndohsta keshtu e gjejne veten. Perndryshe perveq vdekjes qdo problem zgjidhet..