PDA

View Full Version : Ēfare po shkruan plehu i serbise


Fshatari
02-04-09, 16:26
Dobrica Cosic para gjyqit
Komiteti i Juristėve pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Kėshilli i Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut, kanė ngritur mė 1 prill nė Gjykatėn e Qarkut nė Beograd kallėzim penal kundėr shkrimtarit Dobrica Cosic, pėr shkak tė nxitjes sė urrejtjes nacionale, fetare dhe racore, dhe pėr shkak tė kryerjes sė veprės penale tė diskriminimit racor.


Beograd, 2 prill – Nė kumtesėn e kėtyre dy organizatave theksohet se, Cosic nė librin e tij tė fundit, ‘Koha e Gjarpinjve – Shėnime tė shkrimtarit, 1999-2000’ (Vreme Zmija – piscevi zapisi 1999-2000), nė botim tė Sluzbeni Glasnik, pėr shqiptarėt ka shkruar kėto fjalė:
“Ajo fundėrrinė sociale, politike dhe morale e Ballkanit merr pėr aleatė Amerikėn dhe bashkimin Evropian pėr tė luftuar kundėr popullit mė demokratik, mė tė civilizuar dhe mė tė kulturuar ballkanik – popullit serb”, duke kryer kėshtu vepėr penale tė urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, nga neni 317, pika 1, tė Ligjit Penal tė Republikės sė Serbisė, si dhe veprėn penale tė diskriminimit racor, nga neni 387, pika 3, tė Ligjit Penal tė Republikės sė Serbisė.
Nė vazhdim thuhet se, sipas Konventės Ndėrkombėtare pėr
Pezullimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit Racor, tė cilėn e ka nėnshkruar edhe Serbia (Gazeta Zyrtare e RSFJ – Kontratat Ndėrkombėtare, nr 6/67), shprehja diskriminim racor “ka tė bėjė me ēdo jobarazi, pėrjashtim, kufizim ose dhėnie tė pėrparėsisė, qė bazohet nė racė, ngjyrė, paraardhės, prejardhje nacionale ose etnike, dhe qė ka si rezultat prishjen ose komprometimin e pranimit, posedimit ose ushtrimit - nėn kushte tė barabarta – tė tė drejtave dhe lirive elementare tė njeriut nė fushėn e politikės, ekonomisė, socializimit dhe kulturės, ose nė cilėndo fushė tjetėr tė jetės publike”.
Biljana Kovacevic-Vuco i deklaroi gazetės elektronike ‘e-Novine’ se, fjalia e Dobrica Cosic pėr shkak tė sė cilės ėshtė ngritur kallėzimi penal, ndodhet nė faqen 211 tė librit, dhe se ajo paraqet njė dukuri tė rrezikshme tė thėnė nga goja e njeriut qė veten e prezanton si “baba i kombit”, dhe ndaj sė cilės deri tani nuk ka reaguar askush, edhe pse ėshtė cituar disa herė.
“Ky ėshtė njė fjalor par excellence dhe i drejtpėrdrejtė i urrejtjes, dhe njė propagandim i idesė sė supremacisė sė njė kombi ndaj njė tjetri. Nė kėtė rast tė atij serb ndaj atij shqiptar”, theksoi pėrfaqėsuesja e Komitetit tė Juristėve pėr tė Drejtat e Njeriut, duke shtuar se Cosic, megjithatė, nuk ėshtė paditur edhe pėr ideologji.
Komitet i Juristėve pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Kėshilli i Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Serbi kėrkojnė nga prokurori i qarkut q]ė, nė pėrputhje me kompetencat qė i ka, kundėr Dobrica Cosic tė iniciojė kallėzim penal pėr shkak tė kryerjes sė veprave tė pėrmendura, theksohet nė fund tė kumtesės sė kėtyre dy organizatave, tė cilat janė nėnshkruar nga Biljana Kovacevic-Vuco dhe Sonja Biserko. (e-Novine)
__________________________________________________ ______
Nga Express mė 02.04.2009 nė ora 16:19