PDA

View Full Version : Ligji Islam


Maxi
06-04-09, 17:45
Natyra e ligjit nė Islam ėshtė kuptuar nė mėnyra tė ndryshme: a ėshtė hyjnisht e shpallur, apo shoqėrisht e bazuar? Pozitive apo mbinatyrore? E pandryshueshme apo adaptuese? Mosmarrėveshjet siē duket, rrjedhin nga pėrdorimi jokritik i dy koncepteve tė kuptimta sheri'at dhe fikh. Sheri'ati, nga dijetarėt muslimanė, zakonisht definohet si trup i atyre institucioneve, tė cilat All-llahu xh.sh plotėsisht, apo nė thelb, i ka caktuar qė ta udhėheqin individin nė marrėdhėnien e tij ndaj Zotit, ndaj vėllait tė tij musliman, ndaj bashkatdhetarit tė tij, dhe ndaj ēdo gjėje tjetėr nė univers. Ky kuptim, nė drejtime tė caktuara, mund tė krahasohet me disa kuptime fillestare tė konceptit perėndimor pėr "ligjin natyror." Sipas disa pikėpamjeve klasike, ai ėshtė bazė pėr gjykimin moral tė veprimeve si tė mira apo tė kėqija, dhe nė kėtė mėnyrė ai mund tė vijė vetėm nga Zoti.
Termi fikh nė pėrkthimin e fjalėpėrfjalshėm shėnon inteligjencėn apo dijen. Megjithatė, teknikisht, ky ėshtė emėr qė i ėshtė dhėnė jurisprudencės nė Islam. Ai nuk i pėrcakton ligjet parimore islame, qė kanė tė bėjnė me rregullimin e tė gjitha aspekteve tė jetės publike dhe private, por ėshtė njė shkencė dytėsore e atyre ligjeve. Nė gjuhėn mė tė vjetėr teologjike, kjo fjalė "i aplikohet ushtrimit tė pavarur tė inteligjencės, vendimit tė ēėshtjeve ligjore nga ana e dikujt pėrmes gjykimit tė tij personal nė mungesė apo mosnjohje tė traditave qė kanė tė bėjnė me rastin e dhėnė.
Edhe pse fikhu ėshtė shkencė e sheri'atit dhe shpesh mund tė pėr­doret si sinonim i tij, kėto dy koncepte arsyes sė muslimanit i sjellin ndėr mend dy gjėra analitikisht tė ndryshme, por nė tė vėrtetė tė ndėrlidhura. Muslimanėt pa ngurrim flasin pėr shkolla apo medhhebe tė ndryshme tė fikhut, por tė njėjtėn ata nuk e thonė edhe pėr sheri'atin. Pėr ta, sheri'ati ėshtė njė sistem i gjithanshem i Ligjit, i cili ėshtė me origjinė hyjnore, nė thelb ėshtė fetar, ndėrsa nė fushėveprim ėshtė moral. Ai nuk e pėrjashton fikhun, por nuk ėshtė edhe identik me tė. Nga ana tjetėr, fikhu ėshtė pro­dukt njerėzor, pėrpjekje sistematike intelektuale pėr interpretimin dhe zbatimin e parimeve tė sheri'atit. Nė cilėndo kategori, atribuesit e tė dy koncepteve janė shumė lehtė tė dallueshėm, sė paku analitikisht. Hutimi paraqitet kur termi sheri'at pėrdoret nė mėnyrė jokritike pėr ta pėrcaktuar jo vetėm Ligjin hyjnor nė formėn e tij tė ēiltėr parimore, por, po ashtu, edhe shkencat e tij plotėsuese njerėzore, duke pėrfshirė kėtu edhe fikhun. Nė kėtė kontekst tė gjerė ėshtė e dukshme se termi sheri'at zakonisht pėrkthehet si "Ligji islam", duke nėnkuptuar me kėtė edhe parimore tė ligjit, edhe shkencat e tij plotėsuese tė zbatuara. Rrjedhimisht, ata qė pajtohen me origjinėn hyjnore dhe esencėn e pandryshueshme tė Ligjit islam, duket se e gabojnė tė pėrgjithshmen me variantin, respektivisht, e shikojnė tėrė sistemin ligjor tė Islamit si identik me sheri'atin nė kuptimin e tij tė pėrpiktė e tė pastėr. Ngjashėm me kėtė, ata, tė cilėt pajtohen me bazėn sociale dhe karakterin njerėzor tė Ligjit islam, siē duket tėrė sistemin e shohin si identik me njė pjesė tė tij, d.m.th. fikhun, i cili, folur me pėrpikėri, ėshtė njerėzor dhe shoqėrisht i bazuar.
Nga ky konfuzion sigurisht se mund tė largohet mjaft, nėse mbahet nė mend dallimi analitik ndėrmjet sheri'atit dhe fikhut dhe, nėse kihet parasysh se muslimanėt konsiderojnė se Ligji islam i qarkon dy elementet themelore: hyjnoren, qė nė mėnyrė tė qartė ėshtė urdhėruar nga Zoti (xh.sh.) apo i Dėrguari i Tij dhe ėshtė i emėruar si sheri'at nė kuptimin e pėrpiktė tė fjalės; dhe njerėzoren, qė bazohet mbi sheri'atin dhe qė synon interpretimin apo zbatimin e tij qė ėshtė emėruar si fikh apo sheri'at i zbatuar.

Maxi
06-04-09, 17:56
Burimet themelore tė ligjit Islam
Kur'ani, fjala e shpallur e All-llahut (xh.sh.)
Sunneti i Pejgamberit (a.s.), veprimet, fjalėt e tij dhe autorizimi indirekt apo Sunneti takririjjeh.
Burimet plotėsuese
Shpalljet e All-llahut (xh.sh.) para Pejgamberit (a.s.), pejgamberėve dhe popujve tė tjerė;
Marrėveshja (Ixhmai) e As'habėve tė Pejgamberit (a.s.) apo juristėve tė kualifikuar;
Gjykimi i ndriēuar i njė As'habi tė kualifikuar;
Urfi, respektivisht, traditat, adetet, etj.
Burimet racionale
Analogjia (Kijas)
Parapėlqimi (Istihsan)
Interesi i pėrgjithshėm (Masllaha)
“Mjetet” apo shkaqet (Dehara'i)
Nėnkuptimi pėr vazhdimėsi (Istis'hab)
Tė gjykuarit e pavarur dhe i stėrvitur (Ixhtihad).