PDA

View Full Version : Allahu i mjafton kujdo qe mbeshtete tek Aj


Scooby-Doo
11-04-09, 18:39
Nė suren et Talak, apo siē emėrtohet ndryshe edhe en Nisa es Sugra, kanė ardhur katėr ajete fisnike, tė cilat kanė bėrė ndėrlidhjen mes veprės dhe shpėrblimit dhe suksesin e kanė kushtėzuar me shkaqet.
Ajeti i parė ėshtė fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t'i gjejė rrugėdalje (nga ēdo vėshtirėsi) dhe do t'i japė risk prej nga nuk e pret." (Talak, 2,3)
Ajeti i dytė: "Allahu i mjafton kujtdo qė mbėshtetet tek Ai." (Talak, 3)
Ajeti i tretė: "Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t'ia lehtėsojė ēėshtjen." (Talak, 4)
Ajeti i katėrt: "Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t'ia shlyejė veprat e kėqija dhe do t'ia rrisė shpėrblimin." (Talak, 5)
Me kėto ajete do tė ndalemi nė disa ndalesa.

Ndalesa e parė: Shpėrblimi nė tre prej ajeteve ėshtė kushtėzuar me frikėrespektin (takvanė) ndaj Allahut. Takva ėshtė tė punuarit e asaj qė ka urdhėruar Allahu i Lartėsuar dhe tė larguarit nga ajo qė ka ndaluar dhe ajo ėshtė ēėshtja kryesore. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, i porosiste shokėt e tij me fjalėt: "Ki frikė Allahun kudo qė tė jesh." Shėnon Ahmedi dhe Tirmidhiu dhe thotė se hadithi ėshtė hasen sahih.

Ndalesa e dytė: Fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Allahu i mjafton kujtdo qė mbėshtetet tek Ai", ka ardhur si plotėsim i ēėshtjes sė takvasė. Nėse frika ndaj Allahut konsiderohet shkak i largimit tė vuajtjeve, atėherė pa dyshim se mbėshtetja e muslimanit te Zoti i tij, bindja se Allahu Fuqiplotė ėshtė Ai i Cili ia largon ēdo tė keqe dhe ēdo dėm, i jep rrugėdalje nga ajo gjendje nė tė cilėn ndodhet, ia lehtėson shkaqet e riskut prej nga nuk e kujton fare. Kėtė e vėrteton me fjalėt e Tij, ku thotė: "Allahu e pėrmbush me siguri vendimin e Tij" (Talak, 3) d.m.th. mos e pėrjashtoni mundėsinė e pėrmbushjes sė asaj qė ju ka premtuar Allahu, ngase Ai kur premton diēka, atė e ka dėshiruar, ndėrsa kur do diēka, i lehtėson dhe i krijon shkaqet.

Kemi shumė hadithe nė kėtė kontekst, prej tė cilėve ėshtė edhe ky tė cilin e transmeton Ebu Dherri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i cili thotė se ka thėnė i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė: "Unė di njė ajet, po qė se njerėzit do tė punonin sipas tij, do t'u mjaftonte, pastaj e lexoi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t'i gjejė rrugėdalje (nga ēdo vėshtirėsi) dhe do t'i japė risk prej nga nuk e pret." Vazhdonte ta pėrsėriste kėtė ajet.” Shėnon Ahmedi, Hakimi dhe tė tjerėt.

Gjithashtu imam Ahmedi nė "Musnedin" e tij shėnon hadithin tė cilin e transmeton Thevbani, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Robi privohet nga risku me mėkatin qė bėn, nuk e kthen mbrapsht kaderin (pėrcaktimin e Allahut) vetėm se duaja dhe nuk e shton jetėn diēka tjetėr pėrveēse bamirėsia."

Ndalesa e tretė: Allahu i Lartėsuar u ka premtuar besimtarėve tė drejtė, atyre qė nuk i tejkalojnė kufijtė e Tij, se do t'u gjejė rrugėdalje nga vėshtirėsitė dhe nga problemet me tė cilat po ballafaqohen. Allahu Fuqiplotė gjendjen e tyre e ka ngjasuar me njė vend tė mbyllur, ndėrsa atė qė u ka dhėnė nga mirėsia dhe lehtėsimi i ēėshtjeve me rrugėdalje nga ai vend i mbyllur, nga i cili dalin dhe shpėtojnė.

Ndalesa e katėrt: Nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "prej nga nuk e pret" ėshtė njė lloj nxitjeje nga ajo qė mund tė imagjinohet se rrugėt e riskut janė tė mbyllura. Risku ėshtė mirėsi nga Allahu. Allahu di mė sė miri se si t'i lehtėsojė atij shkaqet e paimagjinueshme dhe tė papritura. Fjala e Tij: "prej nga nuk e pret" do tė thotė nga vendi prej tė cilit nuk e kujton fare se prej tij mund t’i vijė risku, respektivisht nuk i shkon fare mendja se do tė furnizohet prej tij.

Ndalesa e pestė: Ajetet e mėsipėrme tregojnė se robi i cili i respekton urdhrat e Allahut dhe u ruhet ndalesave tė Tij, Allahu do t'ia lehtėsojė atij vėshtirėsitė qė mund t’i vijnė. Qėllimi i tėrė kėsaj ėshtė realizimi i premtimit pėr lehtėsim, pėr atė qė gjendet nė vėshtirėsi.

Ndalesa e gjashtė: Nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t'ia shlyejė veprat e kėqija dhe do t'ia rrisė shpėrblimin." Ėshtė pėrsėritur inkurajimi pėr takvanė edhe njė herė tjetėr, pas sė cilės rezulton premtimi pėr diēka qė ėshtė akoma mė e madhe sesa risku, sesa largimi i vėshtirėsisė dhe lehtėsimi i saj e ajo ėshtė falja e mėkateve dhe rritja e shpėrblimit.

Frika ndaj Allahut ka ndikim jashtėzakonisht tė madh nė jetėn e besimtarit. Ajo konsiderohet ēelės i ēdo mirėsie. Ajo ėshtė rruga drejt lumturisė sė robit nė kėtė botė dhe pėr nė botėn tjetėr. Pėr kėtė tė mjafton fjala e Allahut Fuqiplotė: "Sikur banorėt e atyre qyteteve tė besonin dhe tė ruheshin prej gjynaheve, Ne do t'u dėrgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dėnuam pėr atė qė bėnė." (A'raf, 96)

Ndėrsa prej lutjeve tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka qenė edhe kjo lutje: "O Allahu im, unė kėrkoj prej Teje udhėzimin, devotshmėrinė, dėlirėsinė dhe kėnaqėsinė