PDA

View Full Version : Intervista


lirik
28-04-09, 09:39
Komente Analiza (http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/)http://www.zemrashqiptare.net/templates/home/ProBlue/images/spacer.gifhttp://www.zemrashqiptare.net/templates/home/ProBlue/images/spacer.gif http://www.zemrashqiptare.net/templates/home/ProBlue/images/right_blockblue.gifhttp://www.zemrashqiptare.net/templates/home/ProBlue/images/spacer.gifSelim Hasanaj: Popull frikacak, mendjemadh dhe jofalenderues...
Wednesday, 22-04-2009, 07:50pm (GMT+1)

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2009_04/7668/u1_SelimHasanaj.jpgPOPULL FRIGACAK, POPULL MENDJEMADH DHE POPULL JOFALENDERUES, PER KĖTO VETI JEMI KAMPION TĖ BOTĖS
Nga Selim Hasanaj
Sot isha nė nji zyre tė sherbimit pensional dhe derisa unė bisedoja aty me nji tė re norvegjeze (zyrtare, konsulente aty) e cila me tanė forcen mundohejt tė mė ndihmonte nė problemin qė papritmas mė doli me kėtė institucion, nga prapa shpinės sė saj pash se asht nji derė e hapun pjesėrishtė. Pas pak pash nji tjeter femen tė re e cila barte nji karrige dhe erdhi pa paralajmrim te kolegėja e vetė e cila kishte palen qė e sherbente, pra isha unė pala dhe i tha asaj ja karriga e jote dhe ashtu si hyni mbrenda ashtu edhe doli. Pa pik mirsjellje dhe pa pik kulture. Ajo si zyrtare asesi nuk guxonte tė futet te kolegėja e vetė pa trokitun dhe masi zyra ishte e tana me xhama dhe shifej se a ka njerėz mbrenda ajo asesi nuk duhej tė vinte dhe ta sillte atė karrige aty .
Mirpo nuk asht ky shkaku qė unė due tė shkruej kėtu, shkak asht fakti se unė atė zonjė tė re e nifsha, ajo asht shqiptare, nga Istogu, vajzė e nji njeriu tė cilin e kamė njoft dhe i cili tani ma nuk jeton ( past ndjesė), dajen e kėsaj zonje e kamė mik tė mirė dhe ai jeton nė Suedi dhe kėtė fakt e din kjo zonjė. Tri herė kamė kjen per ta vizitue ate dhe bashkshortin e fėmijet e sajė nė banesen e tyne nė nji qytet komshi kėtu ku ata jetojnė. Dy herė ishin edhe ajo dhe bashkshorti nė vizitė tek unė dhe familja ime. Bashkshorti i saj asht poashtu istogas, babanė e tij e kam tė njofshem , mik tė ndonji muhabeti. Pra jemi vendas dhe nga tė gjitha anet nifemi.
Unė jo fort moti i fola zonjes time per kėtė tė re e cila ishte e punsueme nė NAV , qender kjo e perbashket e zyreve tė ndihmave sociale, tė zyres sė pensioneve dhe tė drejtave per shtesa feminore dhe e zyres sė punsimit.
I fola zonjes time dhe ju thash edhe shumė miqve tė mijė se tash mu kėnaq zemra qė vec serbve e boshnjakve aty kemi edhe nji shqiptare.
Po e ceku se shkumje ardhjet tona qė paten fillue u rralluen jo per dicka por thjeshtė per shkakun e dallimit tė madhė nė moshė.
Jamė unė ai qė nga friga se mos po i ngarkojė ata me dicka tė tepert i rrallova kontaktet. Ama kurr se mendova se do vij dita qė kjo zonjė e re as qė do mė flasė nese me takon dhe as qė do mė pershendetė. Kjo ndodhi sot. Ajo ashtu pa pik mirsjellje, nė stilin tipik shqiptarė u futė nė zyre tė kolegės sė vetė, la aty atė karrige dhe nuk e pa tė arsyeshme tė ma bante nji mirėdita dhe tė ikte pastaj.
Janė shumė arsye pse po e marr kėtė rast si shembull. Nuk po e marr se asht ba kjameti pse vendasja ime nuk mė tha nji mirėdita. Do pershkruej disa raste per ta arsyetue titullin e kėtij shkrimi.
Derisa ishim nė strehimore refugjatėsh kishte qifte shqiptarėsh qė kishin fėmijet e vegjel dhe paksa hiperaktiv ose tė LAZDRUEM sikur thojmė neve shqip. Kur kėta fėmijė banin ndonji gja sado tė vogėl mbrenda dhe kur askush nuk ishte prezent, prindi , baba apo nana ja zdritke shpullė sa as me lėshue za nuk mundtke fėmiu i shkretė. Kur ai bante kushedi se cfarė hataje jasht dikund apo nė prezencė tė vendorve norvegjez, prindi bahej modern, i durueshem, i kulturuem dhe zgėrdhihej si idiot. Nese dikush nga tė pranishmit i thonte ta qetsojė fėmiun ai thoshte; more jamė ku jamė se kisha me e qetsue si nuk kish me e harrue, ose kjenka ky, e kjo kėtu se kisha me ja zdritė disa shpulla etj, etj. Mendonin kėta tė shkretė se kishin njohuni per ligjin norvegjez pa e lexue kurr as nji rresht jo vetem tė atij ligji , por as tė nji gazete apo libri dhe tue lanė fėmiun tė sillet si i cmendun ata mendonin se po tregojnė kulturė, se janė integrue dhe se po respektojnė ligjet norvegjeze.
Kur punoja si vozitės autobusi koleget e mijė shiptarė kurr nuk mė flisnin shqip nese aty kishte edhe norvegjez. Kur unė hyja dhe i gjeja ata nė pauza unė pershendetja nė gjuhen norvegjeze dhe menjiherė drejtohesha te bashatdhetaret e mijė nė shqipe, dhe ata me ftyra tė zbehuna ma kėthenin, mos, mos, mos folė shqip, mos tė na ndegjojnė kėta dhe bante me krye kah norvegjezet. Sikur tė ishin prezent kolegė tė minoriteteve tjera e asnji norvegjez ata nuk tregoheshin tė mirkuptueshem dhe te respektueshem. Folnin e zgerdhiheshin si tė cmendun dhe vertetė e cmendnin kolegen e vet, ta zam: vietnamez, pakistanez, kurd, iranian etj etj. Pra nuk i ikun foljes sė gjuhes sė vetė per hirė tė bontonit kėta tutmaka, thjeshtė frigohen nga panevoja dhe dojnė tė tregojnė servilizmin e vetė ndaj atyne qė janė shumicė dhe kanė pushtet.
Unė gjatė vozitjes sė autobusit kur vinte ndonji shqiptarė e pershendetja shqip dhe kurr as bileten nuk ja paguaja, ai vozitej gratis me mue, edhe aty kishte tė tillė qė as falemnderit nuk guxonin tė mė thonin, mė thirrnin nė mbramje nė shtėpi dhe falenderoheshin.
Edhe kjo zonja bashkvendase imja sot u frigue tė mė thotė si zakonisht kur e takoj diku tjeter, axha Selim a jeni mirė, dhe tė fala nė shtėpi. Jo ajo nuk e bani kėtė sepse friga per ta folė gjuhen e vetė sikur tė cdo shqiptarė u manifestue edhe te kjo. Friga se mos po e imtojė sikur thotė ajo e popullit per tė mė ndihmue dicka e dekoncentrojė ate dhe ashtu e stresueme iku me tė shpejtė nė zyren e saj. Unė vertėtė nuk kisha cka ta lusė per ndihem sepse unė isha aty per nji arsye qė asht e kryeme por vetem mungonin aktet perfundimtare. Mirpo unė u preka shpirtnisht kur vendasja ime e cila mė thrret axhė, u frigue nga unė ndersa zyrtarja norvegjeze e cila mė pranojė per bisedė, posa kuptojė se jamė shqiptarė nga Dardania , perqudi mė pyeti nė gjuhen shqipe " NGA CILI VEND PREJ KOSOVE JE TI AXHĖ". Nuk isha i sigurt ta dijė AJO ku asht Istogu dhe i thash jamė nga nji vend i vogėl afėr Pejes, Ajo buzqeshi dhe tha se nė Pejė ka kjen dhe se andrron tė shkojė prap. Nana e saj paska pas punue si zyrtare nė nji strehimore refugjatesh nė nji vend nė veri tė Norvegjisė dhe aty ajo dhe familja e saj janė ba miq me disa shqiptarė nga Peja. E pyeta se a dinė tė flasė shqip, ajo ma kėtheu, vetem nga pak, disa pershendtje dhe tek tuk dicka ma shumė.
Tani mendova, a asht kjo normale, shqiptarja frigohet nga shqiptari, stresohet se mos po duhet ti gjindet nė ndihėm shqiptarit, turpnohet tė paraqitet te kolegėja e vetė se klientin e saj e ka bashkvendas, e ka tė njofshem dhe as nuk i vjen mirė tė flas shqip aty nė zyre, ndersa norvegjezja e re po sikur ajo dhe zyrtare po sikur ajo mė flet shqip dhe pasi kuptojė se jamė shqiptarė dhe bile nga rrethi i Pejės ajo u angazhue ekstra per tė mė ndihmue.
Kjo qė mė ndodhi sot mė bind se jemi popull frigacak , dhe se frigohemi per hic, per asgja, frigohemi ta thomė identitetin tonė , sillemi sikur na vie turp nga ai identitet.
Ndersa aspak nuk frigohemi tė bajmė punė tė pista, tė vjedhim tė rrejm dhe mashtrojmė. Nuk frigohemi nga turpi poqese nxihemi nė vepra pise, nė hajni, nė mashtrime !!!
Kjo qė mė ndodhi sot per tė saten herė mė bindi se neve jemi MENDJEMDHENJĖ dhe jo falenderues. Si ilustrim prap shembull kėtė bashkvendasen time. Kur pata ndegjue se janė nji qift nga Istogu dhe u interesova ti gjaj dhe ti vizitojė, ajo ishte e papunė, ishte kliente e socialit, burrin e kishte akoma pa qendrim tė perhershem dhe edhe ai i pa punė dhe ishin shumė simpatik dhe mikprites. Tash zonja asht zyrtare e NAV-it dhe nuk i njef as ata qė i gėzohen avancimit tė saj nė jetė. Nuk dashti tė mė njef as qė i bana pershtypje kur mė pa. Iku me tė shpejtė.
Pse i kemi kėto tė kėqia, pse i kemi kėto dobėsi???!!!
Qė jemi kampion i botės per to nuk kamė dyshim dhe e themė pa hamendje.
Selim Mustafė Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji


<DIV align=center>
http://www.zemrashqiptare.net/templates/home/ProBlue/images/rating_1.gifhttp://www.zemrashqiptare.net/templates/home/ProBlue/images/rating_1.gifhttp://www.zemrashqiptare.net/templates/home/ProBlue/images/rating_1.gifhttp://www.zemrashqiptare.net/templates/home/ProBlue/images/rating_1.gifhttp://www.zemrashqiptare.net/templates/home/ProBlue/images/rating_1.gif
Rating (Votes: 5 . Average: 5/5) var ImgRating = new Array(); for (i=1; i

lirik
28-04-09, 09:40
Qka mendoni per ket lloj interviste te selim hasanajt

UniCorN
28-04-09, 11:53
Ky Selim Hasanaj prej Norvegjie nuk ka nevoje me na i kallxue se cilat jane vetite e keqija tonat, se i dime. Ma mire u kane ky me na kallxue se qysh me i tejkalue keto barriera apo te meta na si shoqni. Tu ba me gisht ne nje problem e tuj mos dhane zgjidhje asht si me qit uje ne site.

Une mendoj qishtu.