PDA

View Full Version : Zhdukja e grupimeve neuronale,fshin kujtimet e keqija!


~AnnA~
30-04-09, 23:24
Zhdukja e grupimeve te caktuara neuronale do te zhdukte perfundimisht edhe kujtimin e frikshem te lidhur me to…

Kerkues te Spitalit per Femijet e Semure te Torontos kane identifikuar tek minjte grupime neuronesh qe lidhen me kujtimet e frikes. Eshte nje zbulim qe evidenton se si disa kujtime rruhen ne zona te caktuara te trurit tone. Ky rezultat mund te ndihmoje ne permiresimin e terapive per personat qe deshirojne te luftojne kunder fobive, frikave te tyre.
Pasi kane kushtezuar minjte per te pasur frike fale nje sinjali zanor, duke krijuar keshtu kujtimet e frikes, kerkuesit kane shkateruar ne trurin e kafsheve grupime te caktuara neuronale te cilat paraqismin nje rritje te CREB. CREB-ja eshte nje proteine e cila lidhet ngushte me krijimin e kujtimeve ne tru, duke mundesuar zhvillimin e zonave neuronale qe lidhen me nje ngjarje te caktuar. Pas eksperimentit eshte verejtur se mungesa e ketyre neuroneve i kishte bere minjte te paafte per te kujtuar friken qe kishin pasur gjate sinjalit zanor.
Harresa e minjve ishte e qendrueshme dhe specifike per kujtime te caktuara te krijuara gjate eksperimentit. Keto rezultate sugjerojne se zonat me perqendrim te larte CREB jane thelbesore per krijimin e memories gjate diteve qe pasojne evenimentin e frikshem. Zhdukja e ketyre zonave do te zhdukte ne menyre perfundimtare edhe kujtimin e hidhur te fiksuar ne to.
Burimi: Eurekalert (http://www.eurekalert.org/pub_releases/2007-04/uoc--uru041707.php)

shfletuesi_
30-04-09, 23:28
Nuk dua ti fshij kujtimet e keqija, sepse sua di vleren pastaj kujtimeve te mira...

~AnnA~
30-04-09, 23:35
Nuk dua ti fshij kujtimet e keqija, sepse sua di vleren pastaj kujtimeve te mira...

Ani ,mbaji :smile: