PDA

View Full Version : Gruaja e ministrit


lovely
18-05-09, 21:38
Gruaja e ministrit


Tregim
Miranda Haxhia





“Ku i kam vėnė tė shkretat?”
Vija rrotull nėpėr dhomė duke gėrmuar sirat mė sirtar pėr njė palė ēorape tė holla nejloni. I gjeta mes grumbullit tė spėrdredhur, brenda njė qeseje dhe i vesha me ngut. “Shpėtuan pa u grisur!”- mendova duke i dhėnė krėhėrin e fundit flokėve. E pashė tim bir qė mė vėshtronte nga shtrati me fytyrė ngjyrė mjalti prej qėndrimit tė gjatė brenda shtėpisė.
“Lilė moj, mos u mėrzit, unė do shėrohem!”
Kishte kohė qė mė thėrriste nė emėr. I dukej vetja burrė, megjithėse pesėmbėdhjetė nuk i kishte ende.
Dola me sytė e mbushur. Duhej tė takoja patjetėr Merjemen, shoqen time tė vjetėr nė Tiranė. Ajo ishte grua ministri tani. E kisha mėsuar para njė jave. U gjet nė tėrė listėn e tė njohurve qė kujtoja se mund tė mė ndihmonin pėr njė vizė nė pasaportėn e tim biri. Emri i Merjemes ma mbushi mendjen pėr ta marrė kėtė rrugė. Gjatė gjithė javės solla nė mend kohėn qė kishim kaluar bashkė nė universitet, njėzetė e njė vjet mė parė. E hajthshme. E turpshme. Veshur me njė fund tė gjatė mbi pantallona. Kėpucė grash. Tė mėdha. Me qafa. Pushi rreth qafės sė tyre kishte gjithmonė cikra balte. Duar tė fikura prej morrthit. U ngul nė shtratin bosh tė dhomės sonė. Sa u ul qau nė qetėsi. Dikur, hapi valixhen prej druri dhe nxorri prej andej tre ftonj gjithė gunga e push tė verdhė. Na i dha. Atėhere i pamė sytė e saj qė lėngėzonin ende prej trishtimit.
“Mos qaj, do kalojmė mirė!”- e luti Drita, vajza prej Ballshi.
Heshti. Zėrin nuk ia dėgjuam atė ditė. As mė pas. Fliste rrallė. Rrinte gjithė ditėn ngulur mbi libėr, sa ne thoshim se do shkėlqente, por provimin mezi e merrte.
“Ajo do mė presė, unė e di, - mendoja, - Merjemja nuk harron!”
Nė dimėr Merjemja e ndjente mė shumė nga tė gjitha ne tė ftohtin. Ēorapet e leshit i vishte kur flinte. Sipėr batanijes hidhte pallton e Dritės dhe gėzofin tim tė leshtė.
“Tani po, jam ngrohtė!”- thoshte e shkreta sa herė qė rėndohej prej peshės sė tyre.
Kur shkonim nė mensė, atė e zinte frika. Nuk ngopej. Buka i dukej gjithmonė e mangėt. Latat tona shkonin herė pas here nė barkun e Merjemes. Ia jepnim gjithmonė, njė herė hante racionin e Dritės, njėherė timen. Nuk i ramė nė sy. Ajo donte tė hante. Pėrgojimi ishte i tepėrt.
I vetmi huq i Merjemes, me tė cilin u morėm katėr vjet pėr t’ia hequr, ishte kolinosi. I pėlqente shija e tij. E lyente bukėn me pėrdredhjet e bardha, kur dilte nga gryka e tubit tė shtypur. Nė fillim kujtuam se u ngatėrrua.
“Memč, mos, ėshtė pastė dhėmbėsh, nuk ėshtė majonezė!” – i foli Drita duke ia marrė nga dora.
“Kur tė pėlqen, tė pėlqen!”- thoshte e turpėruar Merjemja.
Nuk e duronim dot. Na vinte e vjella nė grykė. Sado ngulmuam, ajo asnjėherė nuk i lau dhėmbėt duke i shkumėzuar me furēė. E hante pastėn e dhėmbėve sikur tė qe gjizė. Kur tubeti mbaronte sė shtrydhuri, ajo e thithte. Bindej qė nuk kishte mė, pastaj e pėrdridhte aluminin e butė. E hidhte nė kosh. Gjithmonė kėshtu.
Vetėm dy herė nė vit shkonte nė shtėpi, nė fund tė botės, ku kishte familjen pėr tė cilėn nuk na foli kurrė mė shumė se tre fjali: “ Baba ēan dru. Nėnėn e lashė pa qejf. Lulja mund tė fejohet.Vėshtirė sa s’ka!”
Prita trenin. Autobuzi ishte shtrenjtė pėr udhėtimin tim nė Tiranė. Nė njė nga vendet e lira, u ula dhe si gjithė udhėtarėt e botės, e treta shikimin tej, ku syri shikonte ose nuk shikonte gjė. Mė sillej para hija ngjyrė mjalti e tim biri dhe koha kur Merjemja, ose Memčja, si i thėrriste shkurt Drita, u rizgjua nė kujtimet e mia tė domosdoshme pėr sot, e qė prej vitesh i kisha harruar.
Ishte aq e turpshme, sa kurrė nuk guxoi tė endej vetėm udhėve tė ngushta tė mbrėmjes nė Tiranė. Drita vetėm pėr Nerin fliste qė nė fillim tė vitit tė dytė. Pastaj u shtua dhe emri i tim shoqi, qė atėhere, ishte njė djalė i dobėt dhe i gjatė, me kocka tė pambushura e puērra nė faqe. Ai vinte prej agronomisė. U njohėm nė udhėtimet e fundmuajit qė bėnim pėr nė shtėpi. Zbriste nė Kavajė. Kur u lidhėm, mė ēonte deri nė Lushnje ku ndaheshim duke u puthur ēast pas ēasti. Tė gjitha bėmat tona i rrėfenim nė dhomė. Merjemja pus nė vetminė e saj.
“Sģ ėshtė dashuria?”- guxoi e mė pyeti njė ditė.
Nuk qesha. Nuk u talla me tė. Ajo mė pyeti. Ajo guxoi dhe mė pyeti. Sa shumė rrėfeva atė natė! Histori nga mė tė bukurat tė dashurisė. Drama nga mė tė dėgjuarat. Sekrete nga mė tė panjohurat. Nga sytė e saj lėshohej njė lumė dėshire i fshehtė. Me psherėtimė vetmie. Atė natė nuk hėngri pastė dhėmbėsh. Mua nuk m’u pėrzjenė zorrėt si gjithė netėt e tjera kur e shikoja me gjalpin e vijėzuar tė kolinosit shtruar mbi njė fetė buke.
“Mos u mėrzit! Edhe ti do kesh dashurinė tėnde!”- e mbyllja unė bisedėn.
Ajo e mbaroi shkollėn si ne. Me njė ndryshim. Ne u fejuam, ajo iku vajzė. E vetme. Pa tė dashur.
Dy- tre vjet mė vonė, kur ende kishim malllin e kartolinave dhe letrave qė sa vinin e bėheshin mė tė rralla, mora vesh se ishte fejuar me njė inxhinier pyjesh.
Jeta na ndau, na lodhi, na gėzoi dhe pėrplasi si i deshi qejfi.
Familja ime ishte gozhduar prej kėmbės sė tim biri qė po thėrmohej qė pas aksidentit. Dy ndėrhyrjet nė qytetin tonė, kishin dalė huq. Kėmba nuk iu ngjit kurrė dhe ai mbante ende patericėn nė anė tė shtratit. Im shoq endej nga mėngjesi nė darkė i papunė, pa guxuar tė kthehej nė shtėpi tėrė ditėn. Pa futur gjė nė gojė. Kur gjente ndonjė punė, e mbushte shtėpinė me fruta e bukė tė bardhė. I gjithė muaji dhe dy fėmijėt mbaheshim me rrogėn time qesharake. Ja, tani. Duhej njė operacion i mirė jashtė vendit. Duheshin shumė parą. Ndryshe im bir, do mbetej me njė kėmbė dhe njė patericė druri. “Memeja do mė ndihmojė! Kam njė parandjenjė!”
Kėmbėngulja ime rrokullisej nė rrapėllimėn ritmike tė lėvizjes sė trenit. Numėrova lekėt nė ēantė. Ishin aq sa tė lėvizja me urban nėpėr Tiranė. Adresėn e burrit tė saj e kisha gjetur duke gėrmuar nė numratorin telefonik. E shėnova dy herė. E futa nė dy xhepa tė ndryshėm. Kisha frikė mos e humbisja e mė shkonte rruga dėm.
Treni i lodhur mbrriti nė Tiranė. Zbrita. Pas ca, mora unazėn. Sėrish me Merjemen qė lodronte kukafshehti nė kujtesėn time. Herė vinte e bardhė, herė ngjyrė ekzeme si morrthi qė e ngacmonte nė duar, sa herė kthehej prej shtėpisė sė saj.
E pamėsuar. E padalė. Ditė pas dite, muaj pas muaji, ajo erdhi e u zbukurua prej ujit tė Selitės. Mėsoi t’i krihte ndryshe flokėt. Hoqi fustanin mbi pantallona. Dolėm tė treja njė ditė e i blemė njė bluzė blu pėr ditėlindje. Nuk e harroj vėshtrimin e saj tė turpshėm kur shikonte veten para pasqyrės.
“Ju kam si motra!”- tha e gėzuar.
E donim njėra- tjetrėn. Kurrė nuk bėmė sherr mes nesh. As fjalė.
Duke pyetur, duke dredhuar nėpėr rrugė, ndala kėmbėt para njė ndėrtese tė bukur. Rrethuar me kangjella. Njė portė hekuri. Njė buton. Nga brenda portės ndihej lehja e njė qeni tė lemerishėm. Shtypa butonin.
- Kush ėshtė?
Zėri nuk kuptohej. Nuk njihej. Pėrcillej nėpėr hijezat e citofonit e dilte si dufmė ajri e ngjeshur.
- Kėrkoj Merjemen, jam njė mike e vjetėr! - fola duke ngjeshur hundėn pas murit tė ashpėr prej granili.
- Kė? Ah, zonjėn Meri! Keni lėnė takim me zonjėn?
O zot, takim?! U hutova. Mbeta.
- Jo, po e kam shoqe, e njoh prej vitesh!
- Mė thoni emrin, ju lutem!
- Lila, Liljana Kostreni jam!
U mallėngjeva prej shqiptimit tė mbiemrit tim tė vajzėrisė. Kishte vite i harruar. Tani isha Lila Buhaj, po mbiemri i tim shoqi ndoshta e ngatėrronte.
- Do tė lini takim pėr nesėr? Nuk ėshtė nė shtėpi! Zakonisht kthehet vonė!
- Nesėr? Po pse? Mirė, nesėr, mirė!
- Nesėr nė orėn dhjetė, zonja Kostreni. Ditėn e mirė!

lovely
18-05-09, 21:43
vazhdim...




U lodha. U lėshova. Qeni vazhdonte ulėrimėn pas portės prej hekuri. Ku tė endesha? Ē’do bėnte im bir deri nesėr pa ndihmėn time? Po Endrin e vogėl, kush do ta ndihmonte pėr detyrėn e gjuhės? Fėrkova lekėt nė ēantė. Po tė kthehesha e tė vija tė nesėrmen, do shpenzoja. Po tė rrija nė ndonjė hotel, nuk kisha shumė parą. Njerėz nuk kisha nė Tiranė. As tė njohur tė vjetėr, as tė rinj. Pashė vendin rreth e rrotull. Bar dhe lėndinė e gjelbėr deri nė fund, ku fillonte rruga. Nė udhėkryq dallova kabinėn telefonike. Njė shitės ēikėrrimash ulur nė cep, mbante njė kartė. E mora dhe formova numrin e shtėpisė sime. Doli Endri.
- Alo?
- Endri?
- Ma’!
- Mami nuk vjen dot, nuk munda ta takoj. Do ta pres nesėr! Mos u bėni merak! Kujdes vėllanė!
E mbylla. Iku njė pesėqindshe. Mbetėn vetėm lekėt e rrugės sė kthimit. Goja mė ishte tharė. Ndjeja brymėn e bardhė deri te buzėt. Hidhėsirė. Nuk e shmangia dot. U enda kot mė kot, rrugėve deri sa pashė diellin tė thyhej nė perėndim. Bėra rrugėn e kthimit. U struka nė njė qoshe tė shkretė, ku ishte harruar njė gėmushė me bar e ferra. Ndoshta kthehej! Kėtu do rrija. Deri nesėr. Duhej. Pėr tim bir.
Merjemen do ta kishte marrė malli pėr mua. Pa e kuptuar, u mbėrtheva nga njė dremitje e ėmbėl dhe e butė. Sa e gjatė ishte kjo ditė. Po nata si do shtyhej? Frikė nuk kisha. As ftohtė. Ishte fund vere. Bėnte zagushi.
Njė zhurmė makine mė ngacmoi. Vezullonte e zeza nė tėrė kupolėn e saj. Frenoi para shtėpisė sė Merjemes. Instikti i hallit mė shtyu drejt saj. Njė burrė i gjatė, u vėrtit nė anėn tjetėr dhe hapi derėn. Doli. Ishte. Jo, nuk ishte Merjemja. Njė grua e hajthshme. Me flokė tė krehur bukur. Fustan mbremjeje tė gjatė. Dekolteja shkėlqente marramendshėm pas dritės sė makinės. Kėpucė tė larta. Ishte ajo. U nguta. I thirra:
-Merjeme! Memč!
Ajo u tremb. Bėri tė kthente kokėn. U step. Buzėqeshi prej largėsie. Unė e ndjeva. Doli njė burrė i fryrė prej makine. I shėndoshė. Veshur. Merjemja iu avit dhe e puthi nė buzė. Burri i kapi belin. E mbėshtolli. Kukurisje. Fashė drite qė fikej para syve tė mi. Vėshtroja. E pėrfshiu nė njė puthje tė ngutur. Hyri sėrish nė makinė.
- Merjeme! Merjeme! – isha afruar shumė. Me njė dorė vazhdoja tė fshija rrudhat e fustanit.
- Meri, ku do e lėmė pėr nesėr, shpirt!
Zėri i burrit nga brenda makinės mė shkundi. Mos jam ngatėrruar? Edhe mundet. Janė njėzetė e njė vite nė mes.
- Merjeme! Jam Lila!
Ajo u kthye vetėm pasi u sigurua qė makina iku.
- Lila! Ah, Lila Kostreni! Si je, Lila!- mė zgjati dorėn. Vetėm dorėn. Morrthi i vjetėr ishte mbuluar nga unaza pa fund. Largėsi kilometra mes nesh. Akullnajė. E ndjeva.
- Unė jam Meri tani, emri i vjetėr nuk shkon fare. Si je Lila? Po Dritėn e ke takuar? Je nė Tiranė me shtėpi? Sa mirė! Eja brenda! Flasim mė rehat!
Mė buēiti koka nga njė: “ Baba ēan dru. Nėnėn e lashė pa qejf. Lulja mund tė fejohet. Vėshtirė sa s’ka!”, por s’ishte as vendi, as koha pėr ta pyetur tani.
E folur e bukur. Veshur bukur. Meri. Tė gjitha kėto m’u ngatėrruan kur citofoni sėrish lėshoi njė avullnajė zėri nga brenda. Gishti tregues i Merjemes fshehur nė manikyr blu. Qeni e njohu. Nuk lehu. Dera u hap si me komandė dhe hymė brenda. Unė ndiqja hapat e saj. Shkallė pas shkalle. Derė pas dere. Xham pas xhami. Sallon pas salloni. Njė grua qėndronte nė mes tė shtėpisė. Priste.
- Na servir diēka, Marianė! Ēfarė preferon, Lila? Njė sheri? Njė vodkė me limon? Njė skoē mė mirė, tė mbledh! Me aromė portokalli! Edhe akull, Marianė!Ah, mė mirė njė xhoni! E ka sjellė Baēi nga Zvicra para dy javėsh. Provoje! Do tė pėlqejė!
-S’ka gjė, s’ka gjė! - U shova grimcė pas grimce. U ula duke mos e menduar thellėsinė nė njė kolltuk tė errėt. - Njė kafe, mjafton!”
Mariana, u zhduk pas njė dere xhamash. Merjemja u kthye nga unė.
- Pa hė, ē’na thua, e dashur! Sa kohė ka kaluar! Eh, rinia!
- Merjem….!Meri!…Memč, mė thuaj, tė gjitha tė tuat janė?
- Po, moj zemėr, tė miat! Baēi ėshtė ministėr tani. Besoj e di. Jemi rregulluar mirė. Jetė e lodhshme. Mbrėmje. Pritje. Pėrcjellje. Nuk ia dal dot. E kam kohėn gjithmonė mangut. Puna nė Presidencė mė ka dėrrmuar. Me pėrgjegjėsi. Mirė qė s’kam edhe ndonjė fėmijė ndėr kėmbė!
- Fėmijė! Ah, Memč, unė pėr kėtė kam ardhur. Kam njė hall! Ē’fėmijė keni?
- Dy djem, janė jashtė, studiojnė. Nuk kthehen. Janė mirė. Njėri nė Amerikė. Tjetri nė Suedi.
M’u kujtua Ani. U drodha. Malli mė turbulloi. Meraku. Ankthi.
- Merjeme, unė e kam njė hall tė madh!
Erdhėn pijet. Mora njė gotė. Me bisht tė gjatė. E vėshtirė pėr t’u pirė.
- Gėzuar, e dashur Lilė!
- Pėr tė mira, Merjeme! Gėzuar! Nė dasmė tė fėmijėve!
- Lila, e kam ndėrruar emrin. Meri, mė mirė, hė, si thua?
- Po, po! Shumė mirė!- u turpėrova dhe ula sytė sikur tė kisha vjedhur vėshtrimin e Merjemes para njėzetė vjetėsh.
- E kam njė hall, motėr! Im bir, Ani, pas njė aksidenti, ka dėrrmuar kockėn. Njė operacion jashtė e shpėton. Nuk di ku tė trokas pėr njė vizė. Pėr njė rekomandim. Pėr ca parą.
- Ah, kėta djemtė e sotėm! Po pse i jep makinės ashtu, xhanėm! Mos tė pi gjė, Lila? Bjeri prapa!
- Merjeme, -zėri im u zemėrua nė ēast, - e pėrplasi njė makinė, kur kthehej nga shkolla. Ani im nuk pi!- dhe pėrplasa gotėn me bisht tė gjatė mbi xhamin e tavolinės. Trokėllimė. Marjana dėgjonte nga njė kėshtjellė me gota, pije e xhama verbues nė kėnd tė sallonit tė madh.

lovely
18-05-09, 21:46
vazhdim..


Mirė, mirė, mos u mėrzit! Do bėjmė diēka!
Mori telefonin dhe formoi njė numėr.
“Baēi, ku je, shpirt, do kthehesh sonte? Kur? Okejė, okeejė, hajde, se kam njė problem tė vogėl! Hajde zemėr!”
Problem i vogėl? Po unė kisha njė muaj qė nuk flija gjumė! Nuk haja. Nuk pija. Si nuk erdha mė parė!
- Tė faleminderit, Me…, motėr!
- As mos e ēaj kokėn fare! Ehu, jeta ėshtė e bukur, Lila! Duhet jetuar!
Njė telefonatė tjetėr dhe ajo mė harroi pėr gati gjysmė ore.
- …ka mbrritur? Po, do kaloj nesėr andej! E dua linjėn komplet, patjetėr, sidomos mentadentin, atė tė fundit, mė tė mirin! Nuk ėshtė problem, natyrisht qė kushton! Po nuk ėshtė majonezė, dreqi ta hajė! Sa tė kushtojė! …Moj, po si ishte rinuar ajo? Tek ju e ka marrė linjėn e fytyrės? …E pra, thashė! …Ciao, shpirt! Do shihemi! …
Marjana vuri mbi tavolinė njė filxhan tė bardhė me kafe.
- Pije, tė mbledh! – vėshtrim i butė i gruas u mbėshtoll nga avujt erėmirė tė kafes.
Copėza akulli lundronin mes meje dhe gotės. Pasta e dhėmbėve, apo mentadenti i saj spėrdridhej papushim nė bisedėn tonė si gjarpėr mbi prush. Dukej e lumtur. Kishte ndryshuar shumė. Asgjė nuk kishte mbetur prej asaj Merjemeje qė kishim patur nė dhomė. Vetėm kolinosi u ndje i pranishėm si atėhere. Po ishte e mirė. Ja, do mė ndihmonte.
Mori pultin nė dorė dhe ngacmoi televizorin stacion pas stacioni. Duke folur, duke vėshtruar ekranin. Asnjėherė nuk pyeti me shumė pėr tim bir. Kujtesa nuk qėnka njė tokė e mirė pėr tė ndėrtuar njė themel miqėsie. Muret shėmben nga viti nė vit. Kjo dukej. Merjemja nuk ishte ajo e dikurshmja. Unė isha shndrruar nė njė kokrrizė rėre nė jetėn e saj. Megjithatė. Kisha hall.
Dikur hyri nė dhomė i shoqi. Qethur shkurt, me bark tė kėrcyer e njė pamje si tė ngrirė.
- Oh, Baēi, eja kėtu!
Merjemja nuk luajti vendit. Ai u pėrkul dhe e puthi. Pulti kėrkonte stacion tjetėr, ndėrkohė. U ngrita. Mė pėrshėndeti me kokė. Duart e mia prush mbetėn varur.
- Kjo ėshtė Lila, njė e njohura ime e vjetėr. Ka njė hall tė vogėl. Do njė vizė pėr vete e tė birin. E ka sėmurė. Si thua, bėhet?
- Nuk e di, e dashur, nuk e di! Kėto janė tė vėshtira. Pse nuk e sjell djalin nė Tiranė? Qeveria ka investuar pėr spitalet!
- Kėtu? Po mė thanė qė mungon aparatura. Pėr mė mirė! Ėshtė i ri! Njė doktor mė tha se mė e mira ėshtė jashtė Shqipėrie! Nuk di, unė e shkreta, nuk di!
Ndjeva ftohtė. Avullnajė para syve tė mi.
- Baēiii!- Merjemja u shkrifėtua duke ndėrruar kėmbėn e majtė me tė djathtėn sipėr gjurit.
- Janė punė qeverie, Memč! Pastaj do thonė, ja si ndėrhyn pėr gjera personale!
- Meri, Bashkim, vetėm Meri!- foli me zė nėn rrogoz shoqja ime e vjetėr e dhomės.
- A nuk je ti qeveria? – guxova dhe pyeta. Kot. Salloni e shpėrndau zėrin.
- Si tė thuash, edhe kohė nuk kam shumė! Nesėr nisem pėr Romė me kryeministrin. Ndoshta kur tė kthehem! Do pėrpiqem, sigurisht, unė do ta bėj timen! Tė shohim, tė shohim!
- Kur? Nėse…!
Zilja e celularit e shpėtoi nga salloni. U zhduk pas derės sė rėndė prej druri. Zėri im ecte mė ngadalė. Nuk e arriti dot ministrin. Ia ngula sytė Merjemes. Me shpresėn e tė pashpresės.
- Oh, Lila, ti e di, unė e bėra timen! Tė shkuara djalit!- u ngrit nė kėmbė duke mė zgjatur dorėn e lirė, tė djathtėn. Nė tė majtėn mbante pultin e televizorit, - natėn e mirė, e dashur! Pėrcille, Marjanė!
- Natėn e mirė, Meri! - mėrmėrita nėpėr shkallė.
Dola jashtė. Mbremja ishte bėrė natė e plotė. Fillova tė endesha pa kuptim.
Nuk fola. Pėrse duhej. Nė vesh mė vinte zėri i tim biri. “Lilė moj, mos u mėrzit, unė do shėrohem!”
Pastaj m’u shkėrmoq Merjemja deri sa mė lodhi angushtia. Si re tė turbullta tė zbritura gati pėr tė kapur tokėn m’u vėrtit nė kokė meraku pėr tė tjerė njerėz tė panjohur. “A thua rron nėna e saj e sėmur’? Po Lulja? E baba i saj ndoshta ka zbritur nė qytet tė shesė dru”. Pėr njė moment mė erdhi e vjella nė fyt. Prej kolinosit. Njėzetė e njė vite qė e mbaja brenda nė stomak atė tė vjellė. Futa gishtat nė fyt dhe nxorra zorrėt.

lovely
18-05-09, 21:48
"Nje tregim i shkelqyer i Miranda Haxhise, e cila ka ditur te jape realitetin e dhimbshem dhe paradoksal te nje aspekti te shoqerise shqiptare ne menyre aq realiste dhe artistike, duke treguar se nga kush perbehet sot "elita shqiptare" dhe nga vijne keto’"nouveaux riches", qe jane vec ca individe pa vlera, integritet dhe forme, qe erdhen nga gjirizet dhe u bene me pasuri e status social ne saje te parajses qe ju dha politika.

Tregim cilesor si ne drejtim te subjektit e permbajtjes, po dhe te stilit artistik."

ABC
19-05-09, 15:02
oshte nji realitet i dhimshum dhe aktual ne kohen tone,apo i gjitha kohnave kur kan jetu shiptaret e mjere.
ksi gra kan sdhe kryeministrat tone ne Kosoves ,deri dje me dhi e sot me kerra luxoze.