PDA

View Full Version : Bixhozi ne Kosove


Dani11
19-05-09, 07:37
Shkaqet e paraqitjes sė bastoreve nė Kosovė
Athua pse nė kėto momente po paraqiten me tė madhe kėto dukuri negative dhe kujt i shkon pėr shtati kjo situatė?
E hėnė, 18 Maj 2009 13:18




Pėrgatiti: Xheladin Fazliu, imam nė Hajvali


Popullata jonė e pas luftės ėshtė duke pėrjetuar njė krizė tė pėrgjithshme; ekonomike, politike, sociale, edukative, kulturore dhe morale-etike. Ėshtė faktike se nė tė gjitha ato shoqėri nė tė cilat dėshton sistemi shoqėror-politikė paraqiten shumė dukuri negative,siē janė; kafenetė e shumta, prostitucioni, klubet e natės, kinemat porno, veshjet ekstravagante, droga, alkoolizmi, kazinot, analfabetizmi edukativ, arsimi i dobėt, bixhozi dhe shumė e shumė dukuri negative tjera. Gjė qė tė gjitha kėto i kemi nė Kosovė dhe nuk mund t'i mohoj askush.

Edhe pse pesimizmi nuk ka vend pėr ne, dukurit negative, argėtimet e kota dhe tentativat pėr tė arritur deri te fitimi sa mė i shpejtė janė shumė prezente tek ne nė Kosovė.

Shtrohet pyetja: Athua pse nė kėto momente po paraqiten me tė madhe kėto dukuri negative dhe kujt i shkon pėr shtati kjo situatė?

Pėrgjigjja ėshtė kėshtu: Kėto dukuri negative janė si rezultat e asaj qė u theksua mė lartė nė mėnyrė kalimthi, por qė vlen tė theksohet me nji theks tė veēant, e qė ėshtė boshllėku institucional dhe ligjor dhe situata qė ėshtė krijuar nga status-kuoja dhe vetėdija e ulėt e qeveritarėve tonė. Qė tė dyja kėto shkaqe po e mbajnė peng Kosovėn dhe popullatėn e Kosovės. E gjithė kjo i shkon pėr shtati atyre qė ia dojnė tė zezėn Kosovės dhe popullit shqiptar.

Bastoret, lojėrat e "fatit", bixhozi dhe gjykimi ndaj tyre

Njeriu si qenie e priviligjuar me dritėn e mendjes, ėshtė e mbushur pėrplot epshe ,dėshira dhe kėrkesa . Nė moment kur e humb ekuilibrin kjo qenie e degradon vetveten dhe bėhet mė e keqe se kafsha, sepse epshet dhe dėshirat dominojn mbi logjikėn dhe logjika e humb kontrollin dhe nuk arrin me i dirigjue dėshirat. Nė tė vėrtet ekuilibri humb kur njeriun e kaplon hamendja dhe tek ai sundon hamendja e jo direktivat hyjnore tė pėrcaktuara nga Krijuesi dhe tė shpallura nėpėrmjet tė dėrguarve, tė cilat marrin fund me Mesazhin Universal - Kuranin, i cili mbyll kėtė mision.
Nė momentin e humbjes sė ekuilibrit apo ndryshe largimin nga rruga hyjnore, njeriu punon mbrapsht dhe bėhet shkaktar nė paraqitjen e dukurive negative tė cilat dale nga dale bėhen tė natyrshme. Pėrkundėr faktit se dukurit negative sjellin destabilitetit nė shoqėri, ato fillojnė tė marrin rol nė "organizimin" e jetės. Njė gjė e till siē u theksua mė lartė paraqitet te shoqėritė pagane ose te shoqėritė qė janė tė larguara nga sistemi hyjnor.

Nga kėto dukuri negative ėshtė edhe bixhozi ose kumori i formave tė ndryshme.

Historia e bixhozit

Historia e bixhozit fillon nė shoqėrinė kineze e cila edhe pse ishte e organizuar nė aspekt struktural- e organizuar nė principata, mendohet se pėr herė tė parė nga lojėrat e bixhozit ėshtė loja e dominave, e cila figuron nė vitin 969 p.e.r. te imperatori Mutcung i cili e kishte promovuar kėtė lojė me gruan e tij me rastin e vitit tė ri.

Egjiptianėt nė shekullin XII dhe XIII e kishin plasuar njė lojė qė ėshtė e ngjashme me lojėn e letrave. Ndėrsa nė shekullin e XVI persianėt luanin lojėn e "Ganjifes" dhe "Letrave tė thesarit". Tavolina e "Ginjafės" konsistohej prej 96 letrave. Mė vonė persianėt luanin njė lojė e quajtur "As Nas" me 25 letra.

Francezėt kėtė lojė e quanin "Poque" (Poker), ndėrsa gjermanėt e quanin "Pochen" (Poshen) dhe ishte e popullarizuar nė Gjermani nė shekullin e XVII dhe XVIII. Kjo lojė nė Spanjė ishte e zhvilluar nė shekullin e XVI me emrin "Primero".

Primero daton me vitin 1526, kjo lojė konsiderohet si "Nėna e lojėrave tė bixhozit" dhe luhet deri nė ditėt tona.

Nė Amerikė lojėrat e bixhozit u bartėn nga kolonizatorėt francezė nė shekullin XVIII.
Nė vitin 1834, Xhonatan H. Grin referon pėr rolin e fitimit tė madh qė i mundėsoi loja e bixhozit me emrin " Loja e mbrojtjes" anijeve turistike qė lundronin nėpėr lumin Misisipi.

Nė vitin 1875 merr fund influenca evropiane nė lojėrat amerikane pasi amerikanėt e krijojnė njė lojė me forma tė veēanta e njohur me emrin JOKER (xhoker).

Nė botėn arabe lojėrat e bixhozit figurojnė mjaft herėt, kjo vėrtetohet edhe nga fakti se Kurani nė mėnyrė tė posaēme fletė pėr kėto lojėra.

Tani nė botė kjo lojė ėshtė shumė e pėrhapur. Por, mė tė pėrhapura tani janė bėrė lojėrat e fatit qė lirisht mund tė themi se janė lojėrat e "Fatit tė Zi".

Efekti i lojėrave tė "Fatit tė Zi", LOTO dhe Bastore sportive.

Ne lirisht mund t'i quajmė lojėrat e fatit tė zi sepse kėto lojėra sjellin fat tė zi pėr shoqėrinė. Efekti i kėtyre lojėrave ėshtė shumė negativ dhe pas vete lenė pasoja tė rėnda, shkatrron individė, familje dhe shoqėri. Nė vend tė punės dhe aktivitetit sjell papunėsi dhe pėrtaci. Krijon parazit tė shumtė. Shkatrron shpirtin e punės dhe e humb vullnetin pėr aktivitet.

Duke marrė parasysh pasojat e rėnda qė sjellin kėto lojėra tė cilat pasurojnė individėt dhe varfėrojnė masėn, atėherė shoqėria me tė gjitha strukturat qofshin qeveritare dhe jo qeveritare duhet tė bėjė ēmosin pėr ndalimin e tyre, pėrndryshe dėshtimi ėshtė i sigurt para ēdo shoqėrie qė hynė nė kėto lojėra tė rrezikshme. Rreziku ėshtė shumė i madh. Kjo ėshtė duke u vrejtur edhe nė Kosovėn tonė. Shpeshherė shohim familje dhe shtėpi qė janė mbyllur. Fjala popullore thotė:" Puno badijava e mos rri badijava ", por jo, rinia jonė e gjorė jo vetėm qė nuk punon badijava dhe nuk e angazhon vetvetėn dhe tė bėjė pėrpjekje pėr tė gjetur alternativa tė mirėfillta tė cilat i sigurojnė vetvetes dhe vatanit njė ardhmėri tė sigurt, ata e hudhin vehten e tyre nė pėrtaci dhe rrinė duke mbushur bastore dhe duke shpresuar se do tė vjen dita pėr tė fituar dhe pėr t'i lar borxhet e pėr tė dalur nga kriza qė ia ka krijuar vet bastorja e mallkuar.

Gjykimi islam ndaj lojėrave tė bixhozit

Krijuesi i Madhnishėm e din mė mirė se ēka i nevojitet njeriut. Faktori kohė ēmohet jashtėzakonisht shumė. Asnjė sekond nė fenė Islame nuk bėnė tė anashkalohet dhe tė shkojė kotė duke u argėtuar pa nevojė. Fitimi pa mund dhe pa angazhim e pėrpjekje ėshtė i ndaluar rreptėsisht (Haram).

Feja Islame kėrkon punė tė zellshme dhe fitim tė ndershėm. Pikėrisht ėshtė kjo kėrkesė e cila e ndalon dhe parandalon bixhozin.

Prandaj duke marrė parasysh rėndėsinė qė i kushton feja Islame rendit tė mirėfilltė shoqėror dhe interesit tė vėrtetė shoqėror dhe individual dhe pasojat e rėnda qė mund tė sjellin kėto lojėra, Feja Islame i ndalon rreptėsisht kėto lojėra.

Citati Kuranor ėshtė shumė i qartė kur fletė pėr Bixhozin. Nė ajetet 90, 91 dhe 92 tė sures El-Maide i Madhnishmi Allah thotė: "O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar. Shejtani nuk dėshiron tjetėr, pėrveē se nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiqėsi mes jush, t'ju pengojė nga tė pėrmendurit Zotin dhe t'ju largojė nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? Bindjuni All-llahut dhe bindjuni tė dėrguarit e kini kujdes (mos kundėrshtoni)."

Edhe i Dėrguari s.a.w.s. nė kėshillat e tij tė bekuara, kėshillon qė besimtari tė punojė me nderė dhe tė fitoj me nderė, si dhe e mallkon bixhozin e tė gjitha llojeve ashtu siē e ka mallkuar Zoti fuqiplotė nė ajetet e sipėrshėnuara.

Krijuesi madhniplot nė njė ajet tjetėr na drejtohet dhe na thotė se: "Kush pėrpiqet tė gjejė sistem tjetėr tė jetės (fe tjetėr) pėrpos (sistemit) Islam, nuk do tė jetė i pranueshėm prej tij (do tė jetė sistem i i pa pėrshtatshėm) dhe ai do tė jetė i humbur (i dėnuar) nė Ahiret". Kuran.

Nga kėto ajete Kuranore arrijmė tė kuptojmė shumė nėse dėshirojmė tė kuptojmė. Pėrndryshe ai i cili e arsyeton vetvetėn dhe vepron e luan me bastore le ta dijė se atė e pret dėnimi i Krijuesit tė Madhnishėm. E ne nė Kosovė po na prinė dėshtimi pėr ēdo ditė dhe po sjellim mallkim pėr vetveten me bastoret qė kanė mbushė ēdo ēoshe tė Kosovės.

pirro
19-05-09, 16:37
Atehere edhe ti ke gabu rubriken, duhet te shkruash nje rubrike me posht

Kercovari
20-05-09, 11:24
Edhe bixhozin shqiptaret e lidhen ngushte me fene..fenomen jemi ska fjale..:biggrin:

Idila
20-05-09, 12:57
Unė mendoj se kėto dukuri negative u pėrshtaten tė papunėve. Vec ata flejnė ditėn ndėrsa netėt i kalojnė nėpėr kafene duke luajtur bixhoz apo dicka tė ngjashme. Nė fakt, janė tė tillėt qė nuk i kushtojnė rėndėsi familjes dhe mbi tė gjitha janė tė mvarur nga klubet e natės...!


(Njė ditė herėt mė rastisi tė shoh nė njė shitore, njė burrė rreth tė 40-ave tek e ngrinte shishen e birrės duke gėlltitur me ėndje pjesėn e mbetur nė shishe. Pranė tij erdhi njė djalė i vogėl e tėrheq pėr pantallonave duke i thėnė: babi, mė dėrgoi mami tė tė them se mė duhen para tė blej fletore. Ai barkėderri (e quaj kėshtu sepse akoma e kujtoj me urrejtje) e kapi fėmijėn e tij pėr xhakete dhe e shtyri kah dera jashtė duke i thėnė: "shporru ti dhe jot ėmė"!
Nuk di si u pėrmbajta, edhe pse femėr pata dėshirėn mė tė madhe t`ia merrja shishen nga dora dhe t`ia pėrplasja pėr koke!!!)