PDA

View Full Version : Kurani eshte udhezues qe te dergon kah e lehta


Dani11
25-05-09, 16:05
Kur’ani, ėshtė njė udhėzues qė tė dėrgon kah e lehta
Tė kuptuarit e Kur'anit nuk ėshtė i vėshtirė. Sepse stilin, modelin, dhe mėnyrėn e kuptuarės se tij Allahu e ka bėrė tė lehtė pėr mbar njerėzimin.
E enjte, 21 Maj 2009 10:59

Ne nuk ta shpallėm Kur'anin pėr tė munduar ty. Ta shpallėm vetėm kėshillė (pėrkujtim) pėr atė qė frikėsohet. (Ta Ha, 2-3).

Allahu gjatė gjithė historisė sė njerėzve pėr ta gjetur tė vėrtetėn, tė drejtėn dhe pėr tė fituar njohuri nė lidhje me fenė, njerėzve u ka dėrguar libra tė shenjta, dhe nė tė njėjtėn kohė pėr sqarimin dhe pėrcjelljen e kėtyre librave nė mesin e tyre ka dėrguar pejgamber. Nė mesin e kėtyre librave tė shenjta qė kanė zbritur nga ana Allahut gjendet edhe Kur'ani Famėlartė. Kėshtu qė Kur'ani ėshtė libri i fundit i shenjtė qė ka zbritur pėr udhrrėfimin e mbar njerėzimit. Allahu veēorinė e udhėrrėfyesit nė njė ajet Kur'anor e tregon e kėshtu:

Udhrrėfim pėr njerėz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e sė vėrtetės nga gėnjeshtra). S'ka dyshim se ata qė mohojnė argumentet e All-llahut i pret ndėshkimi i rreptė. All-llahut ėshtė ngadhėnjyes, shpagimtar. (Ali-İmran, 4).

Tė gjitha librat qė i ka zbritur Allahu para Kur'anit, janė falsifikua dhe kanė pėsuar ndryshime nga ana e njerėzve, mushrikėve dhe armiqve tė fesė. Dhe si rrjedhojė e kėsaj, kėto libra e kanė humbur origjinalitetin e tyre duke iu shtuar dhe bashkangjitur shumė besėtytni, shumė fjalė tė kota, tė padobishme dhe tė pavlefshme. Ndėrkaq libri i fundit Kur'ani Kerim deri mė tani nuk ka pasuar ndonjė ndryshim dhe qė nga tani e mė tutje nuk do tė ketė ndonjė ndryshim. Sepse Allahu ėshtė betuar se atė, do ta mbroj deri nė ditėn e kiametet dhe se nuk do ti lė njerėzit, mushrikėt (politeistet), mynafikėt (dyfytyrėshit), armiqtė e fesė apo dike tjetėr ta ndryshoj edhe njė shkronjė tė vetme nė kėtė libėr hyjnorė. Allahu kėtė tė vėrtet nė Kur'an e tregon kėshtu:

Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij. (Hixhr, 9)

Atij nuk mund t'i mvishet e pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė Lavdishmit. (Fussilet, 42).

Siē u pa nga ajetet Kur'anore, Allahu qenka mbrojtėsi i Kur'anit. Pėr kėtė arsye Kur'ani ėshtė njė libėr i vėrtet qė nė te, nuk do tė ketė ndryshime gjersa tė ketė natė dhe ditė nė kėtė sipėrfaqe tė tokės. Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe urdhrat edhe ligjet edhe kėshillat qė gjenden brenda tij, janė tė vlefshme deri nė ditėn e kiametit. Sepse urdhrat, ligjet dhe kėshillat e Kur'anit janė pėr tė gjitha kohėrat. Andaj nėnshtrueshmėria dhe zbatimi i ligjeve, urdhrave dhe kėshillave tė Kur'anit pėr njė njeri ėshtė njė dhunti dhe marsi e madhe qė atij i ėshtė dhėnė nga ana e Allahut. Kėshtu qė Allahu rėndėsinė e Kur'anit pėr besimtarėt nė njė ajet Kur'anor e tregon kėshtu:

"…Ne ty ta shpallėm librin sqarim pėr ēdo send, udhėzim e mėshirė dhe myzhde pėr muslimanėt" (Nahl, 89).
Ēdo njeri qė e mėson dhe e bėnė udhėrrėfyes dhe kėshilltarė tė vetės sė tij Kur'anin, do ta mėsoj nė mėnyrėn mė tė mirė qėllimin e krijimit tė tij, qėllimin e ardhjes sė tij nė kėtė botė, rrugėn e fitimit tė xhennetit, dashurisė, rahmetit, mėshirės, dhe kėnaqėsisė sė Allahut, po edhe nė tė njėjtėn kohė ai do tė mėson edhe atė se ēfarė kėrkon Allahu prej njerėzve, ēfarė duhet tė bėjnė njerėzit gjatė gjithė jetės sė tyre nė kėtė botė, cilat vepra duhet vepruar, cilat vepra nuk duhet vepruar, fshehtėsitė e krijimit, moralin mė tė mirė dhe shumė shumė gjėra tjera tė vėrteta.
Njeriu pėrveē kėtyre, nga Kur'ani mund tė mėsoj edhe pėrgjigjet e pyetjeve nė lidhje me fenė qė mund ti parashtrohen nga ana e njerėzve vetės sė tij. Sepse nė Kur'an ēdo pyetje nė lidhje me fenė e ka pėrgjigjen. Allahu nė Kur'an thotė:

Dhe ata nuk tė sjellin ndonjė shembull ty, e qė Ne tė mos ta tregojmė tė vėrtetėn, duke tė ofruar shpjegim tė qartė e tė plotė (Furkan, 33).

Sikurse jepet njohuri me ajetet Kur'anore pėr ēdo gjė nė lidhje me fenė, edhe nė tė njėjtėn kohė nuk ėshtė lėnė asnjė temė qė njerėzit nė lidhje me atė temė tė pėrēahen nė mesė vetės. Duke u nisur nga kjo Allahu nė njė ajet Kur'anor tregon se njėra nga shkaqet e zbritjes sė Kur'anit ėshtė edhe sqarimi i temave pėr tė cilat njerėzit ishin pėrēarė nė mes veti:

Ne nuk ta shpallėm ty pėr tjetėr Kur'anin, vetėm qė t'u sqarosh atyre atė pėr ēka u pėrēanė, e (ta zbritėm) qė tė jetė udhėzim e mėshirė pėr njerėzit qė besojnė. (Nahl, 64).

Nė ajetin e mė sipėr pėrmendur njoftohet se, Kur'ani pėr besimtarėt e devotshėm qė e kanė besuar Allahu, ėshtė njė udhėzim e mėshirė dhe se ai pėr ēdo temė ėshtė sqarues dhe rrugė tregues.
Kėshtu qė Allahu me anė tė Kur'anit neve na njofton me njohuri tė ndryshme qė sikur mos tė kishte qenė Kur'ani, kurrė nuk kemi pas mundėsi me i ditė. Shembull: Kur'ani jep njohuri pėr ekzistimin e shejtanit, pėr veēorit tė tij, pėr qėllimet e tij, pėr dinakėrinė e tij, pėr metodat precize qė i pėrdorė pėr mashtrimin e njerėzve, pėr karakterin tinėzarė tė tij, prej ē'far drejtimeve mund t'u afrohet njerėzve dhe shumė njohuri tjera. Pėrtej kėsaj ai, njeriut ia tregon rrugėn se si do tė mund tė shpėtoj nga kurthet, vesveset, dyshimet, pėshpėritjet, dhe ndikimet e shejtanit. Prandaj ėshtė njė lehtėsi e madhe pėr njerėzit qė nė saje tė Kur'anit tė bėhen vigjilent pėrballė njė armikut tė tillė sikur shejtani, qė u afrohet vetės sė tyre nė mėnyra tė fshehta. Dinakėria e tij ėshtė aē e madhe sa qė mund ti mashtroj shumė lehtė ata qė e kanė besimin e dobėt dhe tė luhatshėm. Dhe nė ditėn e llogaris shejtani do t'u thotė atyre qe e kanė ndjekur rrugėn e tij kėshtu: "Pse me keni ndjekur! A mos ju kam shti me zor me e ndjek rrugėn time".

Dani11
25-05-09, 16:08
Kur'ani ėshtė shumė i qartė dhe ėshtė njė libėr qė i thirr (fton) tė gjithė njerėzit qė tė jenė tė kujdesshėm ndaj dispozitave, obligimeve dhe ligjeve te fesė. Kėshtu qė si hallalli (e lejuara), si harami (e ndaluara), dhe tė gjitha temat tjera nė lidhje me fenė janė sqaruar. Prandaj njerėzit nė ditėn e mahsherit gjersa janė duke dhėnė llogari pėr atė qė e kanė vepruar nė jetėn e kėsaj bote, nuk do tė kenė mundėsi tė thonė "kjo temė nuk na ėshtė komunikuar", "kjo gjė nuk na ėshtė njoftuar".
Andaj Allahu me anė tė Kur'anit, njerėzit i ka paralajmėruar pėr gjėrat e lejuara, pėr gjėrat e ndalura, pėr obligimet tjera fetare qė i pėrkasin ēdo muslimanit dhe nė tė njėjtėn kohė ua ka tėrhequr vėmendjen qe duke bėrė sa mė shumė vepra tė mira ta largojnė edhe vetėn e tyre po edhe familjet e tyre nga dėnimi dhe ndėshkimi i zjarrit tmerrues tė xhehennemit.
O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt e rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar. (Tahrim, 6)

Tė kuptuarit e Kur'anit nuk ėshtė i vėshtirė. Sepse stilin, modelin, dhe mėnyrėn e kuptuarės se tij Allahu e ka bėrė tė lehtė pėr mbar njerėzimin. Allahu nė lidhje me kėtė nė Kur'an thotė:

Ne u sollėm atyre (mekasve) njė libėr (Kur'anin) qė ua shkoqitėm nė baza tė diturisė, ėshtė udhėrrėfyes e mėshirė pėr ata qė besojnė. (A'rafė, 52).

... Shih se si i sqarojmė faktet nė mėnyrė qė tė kuptojnė". (Enam, 65)

Edhe pse ajetet Kur'anore janė tė qarta, pėrsėri njerėzit mendojnė se Kur'ani nuk ėshtė i kuptueshėm. Pėrveē kėsaj edhe shumica e njerėzve pretendojnė se nevojitet njė arsim shumė i gjatė me vite pėr leximin, kuptimin dhe jetimin e Kur'anit. Mirėpo me tė vėrtet ata qė e thonė njė gjė tė tillė, nuk e kanė lexuar bile edhe asnjėherė Kur'anin. Ose, e kanė lexuar por nuk kanė provuar ta kuptojė; ose ende duke qenė nė fillim ia kanė kushtėzuar vetės sė tyre me atė qė nuk do tė mund tė kuptojnė atė. Ndėrkaq Kur'ani, siē tregohet edhe nė ajetet Kur'anore ėshtė njė libėr krejtėsisht i qartė. Andaj ēdo njeri qė e lexon me sinqeritet atė, do tė vėren se ėshtė posedues i njė stilit dhe formės sė lehtė tė kupėtuarjes.
Prandaj ėshtė njė mirėsi dhe dhunti e madhe pėr njerėzit stili, forma, mėnyra dhe gjuha e letė e kuptuarjes sė Kur'anit. Allahu lehtėsinė e kupėtuarjes sė Kur'anit nga ana e njerėzve nė njė ajet Kur'anor e tregon kėshtu:

Ne e bėmė atė (Kur'anin) tė lehtė me gjuhėn tėnde vetėm qė me tė t'i pėrgėzosh tė devotshmit, dhe me tė t'i tėrheqish vėrejtjen njė populli qė ėshtė kryeneē. (Merjem, 97).

Nė kėtė mėnyrė, ajo qė i pėrket njeriut ėshtė nėnshtrimi dhe mendimi mbi atė qė e ka komunikuar Allahu nė Kur'an. Mirėpo disa njerėz nuk e mendojnė njė gjė tė tillė. Prandaj nga qė nuk e mendojnė njė gjė tė tillė gjithmonė e preferojnė atė qė ėshtė e vėshtirė. Dhe nė kėtė mėnyrė ata, duke kėrkuar rrugė tė gabuara dhe besime tė kota, jetojnė larg Kur'anit i cili ėshtė arsye pėr shpėtimin e pėrhershėm tė tyre. Kėshtu qė siē tregohet nė njė ajet Kur'anor, Pejgamberit a.s Allahut i ėshtė drejtuar nė kėtė mėnyrė:

E i dėrguari tha: "O Zot im, vėrtet populli im e konsideroi kėtė Kur'an si (diē) tė hedhur!" (Furkan, 30).

Ndėrsa ata tė cilėt i kanė besuar Allahut me zemėr tė plotė, e dinė se Kur'ani nuk ėshtė i hedhur dhe e din se ai, ėshtė njė udhėzues, udhėrrėfyes dhe kėshilltar i zbritur nga ana e Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit Allahut. Dhe pėr kėtė arsye Allahu ka njoftuar se Kur'ani "… ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt" (İsraė, 82). Nuk duhet tė harrojmė se me ajetet Kur'anore zhduken dyshimet dhe pyetjet qė do tė mund tė formohen nė mendjen e njeriut dhe nė kėtė mėnyrė njeriu pėr vetėn e tij e mėson mėnyrėn mė tė pėrshtatshme tė moralit dhe jetesės.
Kjo pik qė do ta cekim ėshtė shumė me rėndėsi: Njerėzit nė rast se e jetojnė natyrshmėrinė e İslamit, gjithmonė do tė jetojnė tė lumtur, tė gėzuar, tė qetėsuar, tė toleruar, tė entuziazmuar, tė shėndoshė, tė drejtė, tė menēur dhe tė dalluar nga tė tjerėt. Kėshtu qė e kanė tė kotė ata qė pėrpiqen t'i fitojnė kėto gjėra jashtė rrugės sė Kur'anit. Dhe si rrjedhojė e kėsaj, edhe nėse mundohen me vite tė tėra, asnjėherė nuk do tė mundė ta gjejnė lumturin dhe qetėsinė shpirtėrore e trupore jashtė Kur'anit. Prandaj pėrshtatja dhe tė nėnshtruarit e Kur'anit pėr njeriun, ėshtė rruga e vetme e lumturisė dhe e qetėsisė, si nė kėtė botė po ashtu dhe nė botėn tjetėr. Nga kjo qė thamė deri mė tani del nė shesh se Kur'ani ėshtė i vetmi "libėr" i vėrtet, i cili njerėzit i nxjerr nga errėsira nė dritė. Kėtė e dėshmon edhe Allahu nė kėtė ajet Kur'anor kėshtu:

Elif, Lam, Ra. (ky ėshtė ) Libėr; Ne ta shpallėm ty qė me urdhrin e Zotit t'i nxjerrėsh njerėzi prej errėsirave nė dritė; (t'i nxjerrėsh prej errėsirės) nė rrugė tė Fuqiplotit, tė Falėnderuarit.(İbrahim, 1).

Ata qė i nėnshtrohen dritės hyjnore tė Kur'anit dhe u pėrshtaten urdhrave, ligjeve dhe kėshillave tė tij - me lejen e Allahut- si nė kėtė botė ashtu dhe nė botėn tjetėr, gjithmonė do tė pėrballohen me lehtėsi dhe do tė jetojnė njė jetė tė rehatshme tė qetė dhe tė bukur./harun jahja/

var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElementsByTagName("a"); for(i=0; i

premium
25-05-09, 16:50
Fenė islame All-llahu ia ka dėrguar njerėzve si njė dhuratė tė madhe pėr t’i provuar ata dhe t'ia bėjnė xhennet kėtė jetė sė bashku me jetėn tjetėr. Pėr kėtė arsye ne nuk kemi tė drejtė tė kundėrshtojmė asnjė nga urdhėrat e kėsaj feje te bukur. Shihni feja islame ēfare rėndėsi ia jep studimit e dijes:
1)Duhet ta dimė se, megjithėse kushtet e fesė nuk e kundėrshtojnė mendjen, por me mendje nuk ėshtė e mundur tė formosh fe. Feja ėshtė transmetim. Atė duhet ta pranosh nė atė formė qė ka zbritur! Ajo ėshtė kompletuar me Kushtetutėn dhe ligjin e botėkuptimit tė Kur’anit Famėlartė dhe me Hadithe tė Pejgamberit a.s.m..
2) Nė brendėsinė e njeriut All-llahu ka regjistruar pasqyrėn e gjithėsisė.
3) Njeriu kur kryen detyrėn e duhur duke qenė njė person i vetėm bėhet si njė lloj.

4) Njeriu ėshtė njė art antik i All-llahut tė Madhėruar.

5) Njeriu nė dukje ėshtė i pėrkohshėm, por ai ėshtė i krijuar pėr tė pėrjetuar jetėn e pafund.

6) Njeriu, nėse nuk e mbron sedrėn e tij, rrėzohet dhe bėhet njė shejtan.

7) Njeriu ėshtė armik i njė sendi qė nuk e di, sikur ta kishte ditur nuk do kishte rėnė nė gjendjen e nivelin e kafshėve.

Njeriu ėshtė njė udhėtar. Udhėtimi i tij fillon nga bota e shpirtit, nga barku i nėnės, pastaj fėmijėria-rinia-varri-Ringjallja... e
vazhdon deri nė pėrjetėsi.

Pra, tė nderuar vėllezėr dhe motra! Duhet tė mėsojmė se, kur All-llahu ka filluar ta zbresė Kur’anin famėlartė, me tė parin Ajet ka urdhėruar: “Lexo me emrin e Zoti tėnd i Cili krijoi (gjithēka). ”

Me njė Ajet tjetėr:
“Thuaj: A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė?! (Zymer 9.)

Me njė Ajet: “O Zoti im ma shto dijeninė!”

10) Me njė Ajet: “Allahut i frikėsohen vetėm dijetarėt”.

Profeti Muhammed s.a.v.,tri herė njėra pas tjetrės ka thėnė: “Feja ėshtė kėshillė.”
Nė disa Hadithe ka thėnė:

1)“Kėrkoni dijen edhe nė qoftė se ėshtė nė Kinė” (d.m.th.kėrkoni dijen edhe nė qoftė se ajo ėshtė shumė larg).

2) “Kush i kalon dy ditė njėsoj ai ėshtė nė humbje” d.m.th (ēdo ditė t’i shtoni diēka dijes sė juaj).

3)“Dija, ėshtė farz pėr secilin, burrė apo grua,”

4) “Studimi ėshtė njė luftė e amshuar”

5) Asnjė varfėri nuk mund ta arrijė varfėrinė e injorancės “

6) “Dijetari mes injorantėve ėshtė si i gjalli mes njerėzve tė vdekur”

7) “Nė ditėn e gjykimit, boja e shkrimit tė dijetarėve do tė barazpeshohet me gjakun e dėshmorėve”

“Po gjete ndonjė send tė dobishėm, merre se ai ėshtė malli i myslimanit ”.

9) “Pa rrugė nuk arrihet tek asnjė send, kurse nė xhennet s'shkohet pa rrugėn e dijes”

10) “Nxėnėsi lėvizė mbi shpatulla tė melekėve”.(d.m.th.nė ēfarėdo shkence qė studion njė nxėnės besimtar dhe qė nuk i braktis ibadetet e urdhėruara nga All-llahu, ai lėvizė mbi shpatulla tė melekėve (kutubi sitte)

Dani11
02-06-09, 07:46
A ka ilaē pėr zemrėn time?
Njė ditė njė njeri kishte takuar dijetarin e njohur Sufjan Etheurin dhe i kishte thėnė:
E hėnė, 01 Qershor 2009 13:31


Njė ditė njė njeri kishte takuar dijetarin e njohur Sufjan Etheurin dhe i kishte thėnė: "Jam duke vuajtur nga sėmundja e zemrės. Me jep njė ilaē".

Atėherė Sufjani i tha: "Merri rrėnjėt e sinqeritetit, disa fletė tė durimit, lėngun e modestisė dhe vendosi nė enėn devotshmėrisė. Pastaj, shtoi asaj ujin frikė-respektit ndaj Zotit dhe vendose mbi zjarrin e pikėllimit pėr mėkatet e bėra. Nė fund kulloji ato ne kullojėn e "murakabes" (tė ndiesh se Allahu tė shikon kudo qe je) dhe nė fund merre me dorėn e vėrtetėsisė dhe pije nga gota e "istigfarit".
Shpėrlaje zemrėn me vetėpėrmbajtje nga gjėrat e ndaluara dhe tė dyshimta, largohu nga lakmia dhe pangopėsia. Nė kėtė mėnyrė, me lejen e Zotit, zemra jote do tė shėrohet".