Identifikim

View Full Version : Historitė E 59 Ministrave Tė Rendit Nė Shqipėri Nė Njė Libėr


Tomori
07-07-09, 15:51
HISTORITĖ E 59 MINISTRAVE TĖ RENDIT NĖ SHQIPĖRI NĖ NJĖ LIBĖR

Intervistoi: Armand jonuzi

Pėr herė tė parė njė kuadėr policie bėn historinė e Ministrisė sė Brendshme. Hilė Lushaku, njė nga drejtuesit mė tė mirė tė uniformave blu, sjell sė shpejti pėr lexuesin njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė historisė sė shtetit shqiptar, atė tė Ministrisė sė Brendshme. Janė 59 ministra qė kanė drejtuar kėtė institucion, dhe Hilė Lushaku na i sjellė nė njė vepėr xhevahir. Kush ishin ata qė drejtuan Ministrinė e Brendshme, periudha nė tė cilėn ata drejtuan, si dhe sekretet e 59 ministrave tė Brendshėm, qė nuk janė thėnė deri tani, janė nė librin e Hilė Lushakut, i cili do dalė sė shpejti nė tezgat e librarive. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", "profesor" Hila, siē e thėrrasin nė Ministrinė e Rendit, rrėfen historinė e librit tė tij tė ardhshėm. Si i lindi ideja pėr tė bėrė njė historik tė Ministrisė sė Brendshme, puna pesėvjeēare qė atij i ėshtė dashur tė mbledhė materialet, si edhe sekretet qė ai ka zbuluar gjatė gėrmimeve tė tij nė Arkivin e Shtetit dhe nė ato tė Ministrisė sė Brendshme.

http://www.forumromanum.de/member/forum/images/17/user_264517/cms/faqe1-.jpg

TIRANA OBSERVER: Si lindi ideja pėr tė shkruar njė libėr pėr tė gjithė ministrat e Brendshėm?

HILĖ LUSHAKU: Rastėsia ndodhi kur unė isha duke kėrkuar nė Arkivin e Shtetit pėr tė gjetur listat e punonjėsve tė Ministrisė sė Brendshme tė rėnė nė vite, qė nga viti 1912 deri mė sot. Gjatė kėrkimeve tė mia, gjeta njė dokument tepėr interesant, tė nėnshkruar nga kryetari i Kėshillit tė Regjencės nė vitin 1944, zotėrinjtė e nderuar Mehdi Frashėri, Lef Nosi dhe Fuat Dibra, qė bėnte fjalė pėr miratimin e dėnimit me vdekje, dhėnė nga Gjykata Speciale dy punonjėsve tė administratės sė shtetit, pasi ata kishin pėrdhunuar njė vajzė tė re komuniste, nė kohėn e mbajtjes sė saj nė arrest nė postėn e Rrugės sė Kavajės. Dy personat e dėnuar me vdekje ishin komandanti i postės dhe hetuesi. Sipas dokumentit, ata ishin dėnuar me vdekje, pasi kishin ulur dinjitetin e shtetit. Para se tė mė binte nė dorė ky dokument, unė nuk kisha shumė informacion pėr Mehdi Frashėrin, dhe normalisht sipas atij informacioni qė ne kishim marrė gjatė regjimit komunist, ai dilte se ishte njė kolaboracionist, njė bashkėpunėtor i fashizmit, anėtar i qeverisė kuislinge. Por, pasi shfletova edhe disa materiale tė tjera pėr tė, zbulova se ai ishte njė njeri shumė i lartė, njė diplomat i niveleve ndėrkombėtare. Nga ky patriot mė lindi ideja pėr tė zbuluar se kush kishte qenė ministėr i Brendshėm nga viti 1939-1944. Nė atė listė ishin emra shumė tė njohur si Mustafa Kruja, Eqerem Libohoba, Kol Birakaj, Shefqet Vėrlaci, Maliq Bushati. Kjo mė shtyu akoma mė tepėr qė tė ndėrpresė atė linjė studimi qė kisha nisur dhe ju kushtova ministrave tė Brendshėm. Zbulimi fillon qė me datėn e krijimit tė Ministrisė. Gjithmonė mė ishte krijuar ideja se ajo ishte krijuar mė datėn 13 janar 1913, kur ishte themeluar edhe Policia e Shtetit. Por nga arkivat zbulova se ishte data 4 dhjetor 1912 dhe ministėr i parė ishte Mufid Libohova.

TIRANA OBSERVER: Sa kohė ju ėshtė dashur qė tė punoni pėr ta pėrfunduar kėtė studim?

HILĖ LUSHAKU: Libri im ėshtė njė punė pesėvjeēare qė unė kam bėrė, duke studiuar dokumente si nė Arkivin e Shtetit ashtu edhe nė arkivat e Ministrisė sė Brendshme, duke lexuar libra tė historianėve tė huaj apo duke mbledhur ēdo material qė mund tė ekzistonte pėr secilin nga ministrat e Brendshėm. Janė 59 ministra tė Brendshėm, por disa janė zgjedhur nga dy ose tri herė e deri te Kadri Hazbiu qė ka qenė pjesė e 13 kabineteve qeverie kur nė krye tė qeverisė ishte Mehmet Shehu.

TIRANA OBSERVER: Ēfarė zbuluat nga kėto dokumente?

HILĖ LUSHAKU: Gjatė studimit tim pesėvjeēar kam zbuluar se ministrat e Brendshėm tė vendit tonė nuk kanė qenė njerėz tė jashtėzakonshėm. Por edhe ata kanė pasur ato tė fshehtat e tyre. Nuk kam qėllim tė ndez polemika pa fund e pa vlerė, ndonėse dėshiroj shpirtėrisht qė kėtyre protagonistėve t‘u shkruhet e vėrteta. Arkivat mbajnė brenda vetes tė vėrtetat e pathėna tė tyre, tė panjohura apo tė vėrtetat e retushuara ose tė shtrembėruara, tė fshehura, tė harruara me (pa) dashje nė pluhurin e ligėsisė e keqdashjes. Do tė ndjehesha shumė i lumtur nėse nxiten shkencėtarėt e fushės sė historiografisė apo ata tė letėrsisė qė tė gėrmojnė koren e sė keqes, tė hapin kapakėt e "mistereve" e tė zbardhin (shkruajnė) tė vėrtetat e njė epoke shumė tė afėrt, por tė pretenduar "e errėsuar". Le tė matemi, tė pėrmbahemi, t‘i lidhim e t‘i zgjidhim me kujdes fijet e ngatėrruara me tė cilėn "u torr" historia 95 vjeēare e shtetit tonė tė ri (kombit tonė), t‘i analizojmė e vlerėsojmė orekset e epshet e njerkės Evropė, pėrkundrejt qejfeve dhe ndjenjave tė saj. Le tė qartėsojmė (pa turbulluar) se ēfarė i shtyu bijtė e Shqipes, ministrat e Punėve tė Brendshme tė shtetit tė sapoformuar shqiptar tė anojnė herė nga njė anė e herė nga njė tjetėr. Por vlen pėr tė theksuar se njė pjesė e tyre kanė qenė tė arsimuar nė Perėndim, sidomos ata qė kanė qenė nė krye tė kėtij dikasteri nga viti 1912 deri nė viti 1944. Por edhe nė kėtė periudhė ka patur ministra qė nuk kanė patur arsimin pėrkatės, siē ėshtė rasti i Musa Jukės, ose shumė tė tjerė. Por kėta, ndonėse nuk kanė pasur arsimin pėrkatės, kanė patur bekgraund politik. Ėshtė pėr t‘u pėrmendur pėr shembull rasti i Zogut, i cili gjatė Shpalljes sė Pavarėsisė pėrfaqėsonte krahinėn e Matit dhe ishte vetėm 17 vjeē. Ai nuk e nėnshkroi dokumentin vetėm pėr shkak tė moshės sė mitur qė kishte, pasi nuk kishte mbushur 18 vjeē. Zogu madje ka hyrė nė historinė e Ministrisė sė Brendshme si ministri mė i ri nė moshė. Pasi ai ėshtė shpallur ministėr i Brendshėm nė moshėn 25 vjeēare.

Tomori
07-07-09, 15:54
FUNDI TRAGJIK I MINISTRAVE TĖ BRENDSHĖM

TIRANA OBSERVER: Si ka qenė fundi i 59 ministrave tė Brendshėm tė historisė sė shtetit shqiptar?

HILĖ LUSHAKU: Po, nė fakt fati i shumė ministrave tė Brendshėm ka qenė tragjik. Shumė prej tyre janė pushkatuar, disa janė internuar e disa burgosur, por ka edhe shumė tė tjerė qė, pėr tė shpėtuar jetėn, janė detyruar tė emigrojnė jashtė vendit. Plot 14 ministra tė Brendshėm janė vrarė. Disa prej tyre gjatė regjimit tė Zogut e disa prej tė tjerė gjatė regjimit komunist. Por nga 59 ministrat e Brendshėm qė ka historia e shtetit shqiptar vetėm njė pjesė shumė e vogėl ka shpėtuar pa u dėnuar me burg. Madje edhe figura tė tilla si Aqif Pashė Elbasani, Hasan Prishtina, Sulejman Delvina, Luigj Gurakuqi, Bajram Fevziu, Rauf Fico, etj. kanė patur kritika, thjesht nga kundėrshtarėt e tyre. Disa tė tjerė kanė kaluar drama tė dhimbshme, duke provuar edhe burgosjen e pastaj pushkatimin, sikurse kanė qenė Fejzi Alizoti, Maliq Bushati, Koēi Xoxe, Kadri Hazbiu, Feēor Shehu. Disa tė tjerė kanė provuar qelitė e ftohta tė burgjeve, sikurse kanė qenė Mustafa Kruja nga Esad Toptani, Koēo Kota, Ibrahim Biēakēiu, Nesti Kerenxhi, Sejfi Vllamasi; nga sistemi komunist i Enver Hoxhės, Hekuran Isaj, Simon Stefani, Hajredin Shyti, Vladimir Hysi, Haxhi Lleshi, Simon Stefani; nga qeveria e Sali Berishės, Halit Shamata, Ali Kazazi; nga qeveria Fatos Nanos dhe madje deri te Perikli Teta, i cili ndalua vetėm pėr disa orė nga Gjykata e Tiranės me njė akuzė tepėr absurde.

Ministrat e Brendshėm si Esad Toptani, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Ceno Kryeziu, janė vrarė nė atentate jashtė Shqipėrisė. Edhe Xhaferr Ypi ka vdekur duke mbetur i vrarė nga njė bombė ajrore, ndėrsa Et‘hem Toto ėshtė vetėvrarė nė kushtet e rrethimit nga forcat e shtetit dhe tė humbjes sė besimit pėr jetėn, nė kohėn kur ka qenė ministėr i Brendshėm shkodrani Musa Juka, i njohur si ministri mė besnik i mbretit Zog. Ministri Mark Gjon Markaj ėshtė vrarė nga forcat e sistemit komunist, nė pėrpjekje pėr shkatėrrimin e tij. Rast i vetėm ėshtė vetėvrasja e ish- kryeministrit Mehmet Shehu, natyrisht nė kushtet e pushkatimit psikologjik nga kritikat e ashpra tė kolegėve dhe bashkėluftėtarėve tė tij, besnikė tė idealit komunist.

I janė nėnshtruar detyrimit pėr tė emigruar, tė detyruar nga qeveritė e mėvonshme, ministrat Mufid Libohova, Esad Toptani, Hasan Prishtina, Aqif Pasha, Ahmet Zogu, Luigj Gurakuqi, Shefqet Vėrlaci, Kostaq Kotta, Rexhep Shala, Musa Juka, Mustafa Kruja, Eqerem Libohova, Fiqri Dine, Kolė Bibė Mirakaj, Xhaferr Deva, Gramoz Ruēi, Simon Stefani e Hajredin Shyti. Edhe ministri Belul Ēelo ka kaluar nė emigracion, nė rrethana tė pashpjegueshme fillimisht, por mė vonė u bė e ditur se kishte qenė shpallur nė kėrkim nga prokuroria me akuzėn pėr krime kundėr njerėzimit, gjė e cila ėshtė rrėzuar mė vonė. Pra, me pak fjalė, asnjė ministėr i Brendshėm nuk ka shpėtuar asnjėherė nga persekutimet apo vuajtjet pėr shkak tė postit tė tij.

TIRANA OBSERVER: Pėrse gjithė ky sulm ndaj ministrave tė Brendshėm?

HILĖ LUSHAKU: Ndryshe nga gjithė ministritė e tjera tė shtetit shqiptar, nė gjithė historinė e kėtij tė fundit ministria e Brendshme ka qenė mė e sulmuara. Kjo pasi nga ky institucion preken interesat e grupeve politike. Gjithashtu po tė shikojmė tė gjitha akuzat ndaj ministrave tė Brendshėm kanė qenė tė gjitha politike. Asnjė nga kėta ministra tė akuzuar nuk ka patur akuza konkrete, por kanė qenė politike apo pėr inate personale. Por gjithashtu politika jonė ka qenė e ndikuar gjithmonė nga tė huajt. Le tė matemi, tė pėrmbahemi, t‘i lidhim e t‘i zgjidhim me kujdes fijet e ngatėrruara me tė cilėn u "torr" historia 95-vjeēare e shtetit tonė tė ri, t‘i analizojmė e vlerėsojmė orekset e epshet e njerkės Evropė, pėrkundrejt qejfeve dhe ndjenjave tė saj. Po tė shikojmė ministrat e Punėve tė Brendshme tė shtetit shqiptar nė gjithė historinė e tij kanė anuar herė nga njė anė e herė nga njė tjetėr. Nuk bėj blasfemi ndaj Zotit (qė e besoj katėrēipėrisht) dhe ndaj fisnikėve tė Evropės (qė tashmė janė shtuar edhe nė tokėn e ējerrė tė tė parėve tanė), por ndjej dhimbje nė kraharor, qė ende (sot konkretisht vazhdojmė tė monitorohemi nga Evropa e Bashkuar) jemi si nė kohėn e Luftės sė Parė, kur princi i importuar, ndonėse i larguar, na bėnte biografinė e burrave tė kombit tonė.

Tomori
07-07-09, 15:55
FUNDI TRAGJIK I MINISTRAVE TĖ BRENDSHĖM


Esad Pashė Toptani
I vrarė
Esad Pashė Toptani u vra nga Avni Rustemi mė 3.9.1920, nė Paris, pasi akuzohej si tradhtar.

Hasan Prishtina
I vrarė
Ish-ministri i Brendshėm, Hasan Prishtina u vra mė 13 gusht 1933, nė Selanik.

Fejzi Alizoti
I ekzekutuar
Fejzi Alizoti arrestohet nė fund tė viti 1944 nga regjimi komunist dhe nė vitin 1945 dėnohet me vdekje.

Xhaferr Ypi
I vrarė
Xhaferr Ypi ėshtė vrarė nga njė bombė ajrore mė 17 nėntor tė vitit 1940, nė vendlindje, gjatė Luftės Italo-Greke.

Luigj Gurakuqi
I vrarė
I detyruar tė emigrojė jashtė vendit, Luigj Gurakuqi u vra mė 2 mars 1925, nė Itali, nga njerėz tė Ahmet Zogut.

Koēo Kotta
I helmuar
Kotta ėshtė dėnuar nė grupin e tė dėnuarve tė Gjyqit Special dhe ka vdekur i helmuar nė burgun e Burrelit.

Ceno Kryeziu
I vrarė
Mė 14 tetor 1927, Ceno Bej Kryeziu u vra nė Pragė nga Alqiviadh Bebi, i paguar nga Ahmet Zogu.

Ethem Toto
I vrarė
Et’hemi ėshtė vrarė nga forcat qeveritare nė vitin 1937, mbasi mė 15 maj ishte vėnė nė udhėheqje tė njė kryengritje me armė.

Maliq Bushati
I ekzekutuar
Mė datė 12 shkurt 1946 Gjykata Speciale e dėnon Maliq Bushatin me vdekje. Ai ekzekutohet menjėherė.

Mark Gjon Markaj
I vrarė
Mark Gjon Markaj ėshtė vrarė nė pėrpjekje me forcat e ndjekjes, mė 13 qershor 1946, nė njė fshat tė Mirditės.

Koēi Xoxe
I ekzekutuar
Mė 30 maj 1949 Koēi Xoxe dėnohet me vdekje nga Gjykata Speciale. Vendimi i gjykatės u zbatua menjėherė.

Mehmet Shehu
I vetėvrarė
Kryeministri mė jetėgjatė si dhe ish-ministri i Brendshėm, Mehmet Shehu vret veten mė 18 dhjetor 1981.

Kadri Hazbiu
I ekzekutuar
Mė 15 tetor 1982 ėshtė arrestuar dhe mė 10 shtator 1983 ėshtė ekzekutuar, duke e akuzuar si armik i popullit dhe i partisė.

Feēor Shehu
I ekzekutuar
Mė 10 shtator 1983 ekzekutohet, duke e akuzuar si armik i popullit i partisė dhe si agjent i shėrbimeve tė huaja.

Mufid libohova
I arratisur
Mufid libohova, i shkarkuar nga detyra detyrohet tė emigrojė jashtė vendit pėr shkak tė regjimit tė Zogut

Aqif Pashė Elbasani
I arratisur
Si kundėrshtar i regjimit tė Zogut, nė vitin 1922, detyrohet tė arratiset jashtė vendit dhe kthehet nė vitin 1924

Mehdi Bej Frashėri
I arratisur
Nė vitin 1944 detyrohet tė arratiset nė Itali, pėr shkak tė ardhjes nė fuqi tė regjimit komunist

Ahmet Zogu
I arratisur
Mė 7 prillit 1939 mbreti Zog detyrohet tė arratiset nė Greqi pas pushtimit tė vendit nga Italia.

Sejfi Vllamasi
I burgosur
Nė maj tė vitit 1947, arrestohet nga regjimi komunist me akuzėn pėr agjitacion e propagandė. Dėnohet me 10 vjet burg

Shefqet Vėrlaci
I arratisur
Nė vitin 1944, pas ardhjes nė fuqi tė regjimit komunist, Shefqet Vėrlaci detyrohet tė arratiset jashtė vendit

Abdurrahman Dibra
I burgosur
Ish-ministri i Brendshėm arrestohet nė vitin 1951 nga regjimi komunist dhe dėnohet me 10 vjet burg

Rexhep Shala
I arratisur
Pas rėnies sė Qeverisė sė Nolit, nė vitin 1924, si kundėrshtar i regjimit tė Zogut detyrohet tė arratiset jashtė vendit

Musa Juka
I arratisur
Me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia, mė 1939, arratiset sė bashku me mbretin Zog jashtė vendit

Mustafa Kruja
I arratisur
Me ardhjen nė pushtet tė regjimit komunist, nė vitin 1944, Mustafa Kruja arratiset jashtė vendit

Ekrem Libohova
I arratisur
Nė vitin 1944, pas ēlirimit tė vendit dhe ardhjes nė fuqi tė regjimit komunist, arratiset jashtė vendit

Fiqri Dine
I arratisur
Nė vitin 1945 Fiqiri Dine arratiset jashtė vendit si kundėrshtar i regjimit komunist

Kol Bib Mirakaj
I arratisur
Pas vendosjes sė regjimit komunist,nė nėntor tė vitit 1944, Kol Bib Mirakaj detyrohet tė arratiset nga Shqipėria

Xhaferr Deva
I arratisur
Nė vitin 1944, Xhaferr Deva detyrohet tė arratiset jashtė vendit si kundėrshtar i regjimit komunist

Ibrahim Biēaku
I dėnuar
Mė 13 prill 1945, Ibrahim Biēaku dėnohet nga Gjyqi Special me burgim tė pėrjetshėm, si bashkėpunėtor i pushtuesve


Haxhi Lleshi
I arrestuar
Nė vitin 1993, ish-ministri i Brendshėm, Haxhi Lleshi arrestohet me akuzėn pėr gjenocid

Nesti Kerenxhi
I akuzuar
Nė vitin 1982 arrestohet me akuzėn si agjent i shėrbimeve jugosllave, por mė 13 shtator tė viti 1983 lirohet.

Hekuran Isaj
I dėnuar
Pas rėnies sė komunizmit, nė vitin 1992, ėshtė arrestuar, gjykuar dhe dėnuar me burgim, ku ka qėndruar deri nė vitin 1997

Simon Stefani
I dėnuar
Nė vitin 1992 ėshtė akuzuar dhe burgosur pėr gjenocid dhe krime kundėr njerėzimit, ėshtė liruar nė vitin 1997

Gramoz Ruēi
I arratisur
Nė vitin 1996 detyrohet tė arratiset nga Shqipėria pas akuzave pėr ngjarjet e 2 Prillit nė Shkodėr

Hajredin Shyti
I arratisur
Nė dhjetor tė vitit 1992 u dėnua me 17 vjet burg pėr ngjarjet e 2 Prillit 1991, nė Shkodėr. Nė vitin 1997 arratiset jashtė vendit

Vladimir Hysi
I dėnuar
Nė vitin 1996, nė mars, ėshtė arrestuar me akuza banale por nė vitin 1997 Gjykata e Kasacionit i hedh poshtė akuzat dhe ai lirohet

Halit Shamata
I arrestuar
Mė 22 gusht tė vitit 1998, me urdhėr tė Prokurorisė Ushtarake ėshtė arrestuar i akuzuar pėr veprėn penale tė krimeve kundėr njerėzimit, por lirohet pėrsėri

Belul Ēelo
I arratisur
Belul Ēelo arratiset nga Shqipėri drejt SHBA-s pas ngjarjeve tė vitit 1997, pasi akuzohej pėr krime kundėr njerėzimit, gjė qė ėshtė rrėzuar mė vonė

Ali Kazazi
I arrestuar
Nė 14 shkurt 1998 arrestohet nė Milot, pas ngjarjeve nė Shkodėr, ku u dogj komisariati i kėtij qyteti.

Perikli Teta
I arrestuar
Ish-ministri i Rendit ėshtė arrestuar pėr vetėm disa orė nga gjykatėsi i Gjyqit tė Azem Hajdarit, pėr fyerje tė trupit gjykues

Petro Koēi
I arrestuar
Nė vitin 1996 Petro Koēi arrestohet nga komisariati i Fierit, pasi ishte kryetar i Partisė Socialiste tė kėtij qyteti

Igli Toska
I akuzuar
Ish-ministri i Rendit u akuzua nga ministri pasardhės me akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės. Por gjykata e hodhi poshtė kėtė akuzė.