PDA

View Full Version : Anjeza Branka: U ndava nga burri tash do tė kėnaqem!


Jana
16-07-09, 23:50
Gjashtė muaj e mbajti tė fshehtė ndarjen nga babai i djalit tė saj. Tani erdhi momenti pėr t’u rrėfyer. Nė njė intervistė pėr “Panorama Plus”, kėngėtarja Anjeza Branka tregon arsyen pse i dha fund bashkėjetesės trevjeēare. Nuk e fsheh qė edhe ėshtė mėrzitur por e ka gjetur terapinė. Pushime ekzaltuese vetėm me mikeshat e saj. I ka filluar nė Vlorė pėr t’i vazhduar nė Greqi, Turqi e Spanjė gjatė gjithė verės.

http://www.telegrafi.com/fo/intervista/f.0712235923540_m.jpg
Deri tani ndarja jote nga Nardin, ishte pėrfolur thjesht si thashethem. Si ėshtė e vėrteta?
Po, jemi ndarė dhe ėshtė njė ndarje qė ka ndodhur me mirėkuptim. S’bėhet fjalė pėr asnjė ēėshtje tradhtie apo xhelozie nė mes. Thjesht s’kisha mė ndjenjė pėr tė, dhe mendoj se ėshtė shumė e kotė tė vazhdoj tė rri me njė njeri kur s’ndiej mė.
Keni gjashtė muaj qė jeni ndarė, pse vendose ta bėsh publike tani?
Sepse gjashtė muaj i kalova duke reflektuar pėr vete dhe pėr tė. Tani e vendosa, pasi nuk pashė asnjė ndryshim tek ai. Gjithsesi tani i uroj atij njė fat dhe jetė tė mirė!
Me babanė e djalit thjesht bashkėjetonit, nuk kishe bėrė celebrim. Do martohesh ndonjėherė?
Kurrė nuk them kurrė. S’i dihet. Pėr sa i pėrket kėsaj lidhjeje e kam ditur qė njė ditė do tė ndahesha. E kam shqisėn e gjashtė, ndaj i parandiej gjėrat.
Si po e kalon kėtė periudhė post-ndarjeje, po e shijon apo po e vuan?
Nuk mund tė them qė nuk jam mėrzitur. Por unė jam shpirt i lirė, pa komplekse. Kėshtu qė pas ndarjes nuk u mbylla nė vetvete, nuk qaja, dhe po mė shijon shumė dashuria e njerėzve qė mė rrethojnė, djalit tim, familjarėve, shoqėrisė dhe fansave.
Pra ke filluar pushime ekzaltuese, a ėshtė kjo mėnyra e duhur?
Sapo jam kthyer nga njė javė e ēmendur argėtimi me motrėn Alda, Palomėn, dhe Edėn, ish-velinėn bionde tė “Fiks Fare”, tė cilat janė tė treja dhe mikeshat e mia mė tė mira. Jam argėtuar pa fund, pasi dihet pasioni im pėr tė notuar nė det, pėr tė bėrė xhiro pa fund me motora uji, dhe jaht. Kam kaluar ditė tė mrekullueshme nė Radhimė, Sumerdepo, Blic, etj, dhe po ashtu kam kėrcyer shumė dhe kam pirė koktejin tim tė preferuar brazilian “Kaipinuja”. Ndėrkohė qė ky ėshtė vetėm fillimi pasi kam planifikuar pushime tė tjera nė Greqi, Spanjė, Turqi.
Mos ndoshta je pak aventuriere?
Normalisht besoj se kjo eksperiencė mė ka bėrė mė tė pjekur. Po jam aventuriere e qejfit, nė kuptimin qė mė pėlqen ta shijoj jetėn duke u argėtuar.
Tė tremb fakti qė ke njė djalė, dhe qė duhet ta rrisėsh ti e vetme?
Jo aspak, pasi e kam lindur pėr qejfin tim, dhe jam shumė e lumtur qė e kam.
Me muzikėn si po ecin punėt?
Jam duke punuar pėr njė klip tė ritmit R&B me titull “Metropol”. Kėnga ėshtė kompozuar nga Stine, dhe ėshtė mė se e sigurt qė do tė jetė njė hit i kėsaj vere, pasi do tė jem shumė speciale aty. Pėr mė shumė prisni klipin!
Tani je pėr bashkėpunime nė muzikė, apo do dalėsh vetėm?
Jo, tani siē jam vetė “singel” ashtu dhe kėngėt do i nxjerr “singel”. Kam vendosur qė tani e tutje tė dal vetėm. Mjaft mė me bashkėpunime.
Ndėrkohė je njė nga kėngėtaret qė merr pjesė nė shumė koncerte, me cilat kėngėtare takohesh?
Po shpesh nė koncerte takohem me Zajminėn, Ingridin dhe Ēiljetėn. Shkojmė mirė bashkė.
Tani qė nuk je mė nė familje, ē’mendim ke pėr kohėn qė ke kaluar?
Mendoj qė kanė qenė tre vite ku unė kam humbur shumė. Tani e kuptoj se sa kam humbur nga karriera, pasi mund tė kisha mundėsinė tė bėja shumė mė shumė. Ndaj tani e tutje thjesht do kėnaqem pėr qejfin tim, me familjen dhe do i kushtohem karrierės.
A ke njė sekret qė tė bėn tė ndiesh nė humor?
Besoj nė Zot, mendoj se ai e di jetėn time. Gjithashtu sa herė zgjohem nė mėngjes them “Jam mirė”, po ashtu dhe kur bie pėr tė fjetur.

Xuki
17-07-09, 12:10
Shyqyr qė koka nda bre, se n'kjamet koka kanė!!

Uragani_99
17-07-09, 12:34
fansa ,bjonde,singel !!!!?????,c'far kutpimi,si zbėrthehen, ne gjuhen shqipe. Sigurisht gazetari qė e ka intervistuar paska qėnė kinez.....!!!!!!???? me nderime Uragani_99

Makresh
17-07-09, 12:36
Ah e shkreta, paska len femiun jetim duke vrapuar pas epsheve te saja.


Si kuptoj keta gazetaret tan qe shkruajn per personalitete te tilla, e aq me pak Janen qe na sjell rrefimin e Branka Vjetes.

biznesmeni_33
17-07-09, 12:38
te deshiroj suksese dhe arritjet qe si ke pasur apo ske mundur ti kesh ne kohen e duhur.

te kuptoj shum mir se per qka flet Anjeza

un jam Kosovar dhe si nje i till dhe nje histori 10 apo 12 vjeqare , ka nje dallim te madh tani me para 12 viite
ateh le ta themi keshtu pak djem te ri , kan shiju jeten e nates para lufte tek ne , dhe tani ne ket koh te tashme jan hapur shum horizonte apo mundesi te reja per rini
, si levizja e lir 24 ore ashtu dhe parat jan me shum se perpara , dhe kur ben nje permbledhje te ketyre ti ke perjetime me shum tani.

ta them te kesh nje burr dhe nje femij eshte nje pasuri qe me para apo me argetimet e tua nuk mund ti peshon, por shpresoj se keto argetime do ti kesh sa me shum dhe te kalojn ne koh me te shpejt, dhe te kesh nje pasqyre te argetimeve dhe momenteve familjare qe ke pas,

dhe kur te merr ate vendim se cilen do ta kesh prap ne dor , shpresoj se familja apo shoqeria nuk do te ndikoj ne vendimin tend me te vonshem,

qdo gje qe krijohet ngadal dhe me mundim ajo eshte me e forte , kujdes se rruga jep mjaft , por te merr ate qe eshte ma kryesore tek nje individ , ajo eshte ftyra dhe emri yt, ruaje ruaje dhe prap ruaje ,

instruktori
17-07-09, 13:08
Jo diqka e veqant
Mendon se eshte ma mire

shfletuesi_
17-07-09, 13:10
Nje semundje e madhe dhe ne mesin e shoqeris tone shqiptare me konkretisht estradave shqiptar..... nuk eshte mire kjo gje qe po ndodh... gjerat e kqija duhet hudhur jo te kultivohen...... e fatkeqesisht jo vetem ne mesin e artisave vipave shqiptar por edhe ne mesin e shoqeris se thjesht jan ka ndodhin keso gjerash tmerruese qe ne shumicen e rasteve po vijn dhe deri ne atentim per vetvrasje...

Gjumashja
18-07-09, 21:06
paska dal prej krize kjo... :tongue: ..
mjer femija cfare mamaje paska.. per femi duhesh me perbi therra, duhesh me sakrifiku.. e shqipet tona dojn me u bo ma europiane se sa vete europa... !

Jana
18-07-09, 21:14
Ah e shkreta, paska len femiun jetim duke vrapuar pas epsheve te saja.


Si kuptoj keta gazetaret tan qe shkruajn per personalitete te tilla, e aq me pak Janen qe na sjell rrefimin e Branka Vjetes.

E nderuar per mua edhe ky eshte mesim....nga te gjitha pervojat e njerzve mesojm diqka...

teutaA
22-07-09, 19:58
spo e njofsha ket kengetare por si do qe te jet un mendoj qe martesa nuk eshte per vip-a

ABC
22-07-09, 20:04
paska dal prej krize kjo... :tongue: ..
mjer femija cfare mamaje paska.. per femi duhesh me perbi therra, duhesh me sakrifiku.. e shqipet tona dojn me u bo ma europiane se sa vete europa... !
nuk po perkrahi kit rast vetem se,nuk perbihen therrat per kerkon jeta osht e jotja dhe duhet jetu ashtu qe te ndihesh e lumtur

Gjumashja
26-07-09, 11:15
abc.. shqipet tona nuk po jane te pjekur per martese, per ata edhe deshtojn vjen deri tek ndarja.. e kush peson ma se shumti femija.
kollaj osht me u nda po duhesh me i mendu edhe pasojat para se me marr ate vendim..