PDA

View Full Version : Biologji dhe Kimi!


Tomori
22-07-09, 16:40
Biologji dhe Kimi

Koncepti "Biologji" rrjedh nga fjala greke bios qe do thote:Shkenca e Jetes.

Kjo disipline shkencore hulumton si ndarjen e gjithe qenieve te gjalla, paraardhesit e tyre ashtu edhe maredhenit ndermjet gjallesave, dhe raportet e tyre me Mjedisin.

Kimia, ne te kundert meret me studimin e lendeve, ndertimin, vetite dhe cilesite e tyre.

Biologjia dhe Kimia nuk kane nje ndarje gjithmone strikte nga njera - tjetra. Ato jane nje krahine, Biokimi.
Greqia e Vjeter -- Themeluese e Biologjise.

Shkenca qe meret me studimin e gjallesave i nisi fillimet e saj ne Greqine Antike. Mendohet qe, greku Alkmeon, i cili ka jetuar ne shek VI p.K, te kete qene I Pari qe ka hulumtuar dhe pershkruar organet e brendshme te kafsheve.

I njohur eshte gjithashtu emri i Hipokratit (rreth viteve 460 - 375 para. K). Ai vepronte si mjek dhe i kushtoi vemendje semundjeve ne lidhje te ngushte me mjedisin, token ujin, klimen. Ai mohoi teresisht karakterin hyjnor te semundjeve..

Aristoteli, filoz i madh grek, jep nje kontribut te madh ne zhvillimin e Biologjis. Ai pershkroi qe ne ate kohe nje numer te madh lloje kafshesh dhe i ndau ato ne kategori te ndryshme. Ai vlen me te vertete te quhet themeluesi i Zoologjise, domethene i shkences qe studion kafshet..

Nxenesi i tij Teofrasi njihet si themeluesi i Botanikes, shkences se bimeve.


Rilindja -- Gjallerimi i Shkencave te Natyres.

Ne mesjeten e hershme, pikepamja e e ketyre shkencave. nuk kishin vlere sepse popujt i njihnin si vepra te djajve. Por ne mesjeten e vone ndjehet nje rritje e interesit dhe per Biologjine.

Leonardo da Vinci ( 1452 - 1519 ), italiani i shume talenteve i jep nje shtytje te madhe zhvillimit te shkencave.. Ai beri carjen e trupave te kafsheve dhe njeriut dhe cdo gje cfare shihte ai e skiconte ne leter. Nga keto ai arriti te zbulonte ngjashmerite midis trupave te njeriut e te kafsheve..

Zvicerani Paracelsius )1493 - 1541), i cili studionte ne menyre intensive Alkimin, pararendesen e kimise se sotme, prezantoi teorine qe, lendet minerale mund te perdoren per sherimin e semundjeve.

~AnnA~
22-07-09, 23:48
Do doja te permend dhe Hukun ne kete artikull,i cili dha gjithashtu nje kontribut te madh mbi shkencen.
Zbulimi i qelizes dhe teorise qelizore eshte lidhur ngushte me zbulimin dhe perfeksionimin e mikroskopit.Huku ishte i pari qe i dha asaj kete emer. Ai ishte nje shkencetar qe dha nje ndihme te madhe ne zhvillimin dhe persosjen e mikroskopit. Mikroskopet e tij ai i provonte duke pare sende te ndryshme. Keshtu ai per here te pare vuri re membranat qe rrethonin zgavrat e zbrazura ne prerjet e tapes dhe i quajti keto qeliza.

Me vone Malpigi dhe Gry bene vrojtime te thella per qelizen sikurse Purkinie, Shlajden dhe Shvan. Keta dy te fundit jane edhe themeluesit e teorise qelizore e cila theksonte se qeliza eshte elementi strukturor i pergjithshem i organizmave bimore dhe shtazore. Nje mjek tjeter i shquar, Rudolf Virhovi gjithashtu dha nje interpretim te tij per qelizem dhe rolin e saj ne organizem....