PDA

View Full Version : Mjekėt pėrpiqen tė hedhin nė treg vaksinėn e re tė gripit ..


Jana
16-08-09, 03:56
Zyrtarėt e shėndetėsisė nė Shtetet e Bashkuara kanė dy muaj afat pėr tė pėrcaktuar nė se vaksinat e gripit H1N1, prodhim i dy firmave tė ndryshme farmaceutike, janė tė sigurta dhe tė efektshme pėr pėrdorim publik. Qėllimi i provave ėshtė tė sigurohet njė vaksinė pėr pėrdorim publik pėrpara muajit tetor, qė ėshtė fillimi i sezonit tė gripit.

Nga Azia e deri nė Evropė apo nė Amerikėn Veriore, gripi i derrave ėshtė pėrhapur kudo nė botė me njė shpejtėsi alarmuese.

"Ajo qė vėmė re ėshtė se ky grip po pėrhapet shumė shpejt. Ai ėshtė pėrhapur nė tė gjithė botėn brenda pak javėve."

Dr. Wilbur Chen nė Universitetin e Merilendit po punon me zyrtarė tė tjerė amerikanė tė shėndetit nė njė garė pėr tė nxjerrė pėr pėrdorim publik vaksinėn deri nė muajin tetor, pėrpara se gripi i derrave tė godasė me forcėn e tij tė plotė.

"Kemi disa javė qė po planifikojmė," thotė Dr. Chen, i cili i referohet provave tė para tek njerėzit me vaksinėn e gripit H1N1 nė Shtetet e Bashkuara.

Jennifer Fisher ėshtė njė prej vullnetareve tė para.

"Ky grip mund tė prekė komshiun ose gjyshen tėnde, mund tė prekė njerėz qė hyjnė e dalin nė jetėn tėnde."

Zonja Fisher thotė se pjesėmarrja nė provat me vaksinėn ndihmon atė vetė por edhe tė afėrmit e saj sepse puna e saj nė spital mund ta ekspozojė ndaj virusit.

"Ka shumė mundėsi qė unė ta marr gripin prandaj vaksina ėshtė njė zgjidhje logjike."

Si zonja Fisher ka edhe vullnetarė tė tjerė nga tetė pika tė Shteteve tė Bashkuara qė marrin pjesė nė kėto prova tė financuara nga Instituti Kombėtar i Alergjive dhe i Sėmundjeve Infektive. Vullnetarėt do tė bėjnė nga dy vaksina nė distancė kohore prej dy javėsh.

Mjekėt po testojnė sigurinė, efektet anėsore dhe efikasitetin e vaksinės. Ata do ta testojnė vaksinėn te vullnetarė tė moshave tė ndryshme pėr tė pėrcaktuar se cila dozė vepron mė mirė te secila grupmoshė.

"Me kėtė studim do tė jemi nė gjendje tė pėrcaktojmė dozat kėshtu qė, nėse mund t’i ulim dozat, sasitė e vaksinės, qė janė tė kufizuara, mund tė pėrdoren tek mė shumė njerėz."

Pėrveē sasive tė kufizuara tė vaksinės, mjekėt shqetėsohen se virusi mund tė marrė forma mė vdekjeprurėse para se vaksina tė shpėrndahet nė publik.