PDA

View Full Version : MSH dhe OBSH mbajnė nesėr trajnimin pėr Gripin A H1N1 ...


Jana
31-08-09, 01:39
Ministria e Shėndetėsisė e Republikės sė Kosovės dhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė organizojnė tė hėnėn njė trajnim nė Prishtinė pėr mjekėt familjarė, me qėllim tė ngritjes sė kapaciteteve profesionale pėr ballafaqim me rastet e Gripit A H1N1.


Do tė jenė profesionistėt e Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike (IKSHP), ata qė do tė bėjnė disa prezantime profesionale gjatė ditės sė nesėrme, ndėrsa nė rolin e fascilitatorit dhe implementuesit tė kėtij projekti do tė jetė Asociacioni i Mjekėve Familjarė tė Kosovės (AMFK).

Nė kuadėr tė kėtij trajnimi qė do tė sponsorizohet nga OBSH, do tė trajtohen ēėshtjet e pėrgjithshme qė kanė tė bėjnė me Influenza A (H1N1), siē janė diagnostikimi i rasteve, menaxhimi klinik i tyre, komunikimi, legjislacioni, intervenimet jo farmaceutike, ēėshtjet etike nė trajtimin e rasteve tė Gripit A H1N1 dhe tema tė tjera, ndėrsa pjesėmarrės nė tė, do tė jenė epidemiologė, mikrobiologė, infektologė dhe ekspertė tė tjerė tė fushave tė shėndetėsisė publike.

Trajnimi do t’u dedikohet kryesisht mjekėve familjarė dhe ai do tė shkojė nė dy nivele: I pari ka tė bėjė me trajnimin e 36 trajnerėve nga mjekėt familjarė, ndėrsa niveli i dytė -pėrcjellja e praktikave tė fituara nga kėta trajnerė te mjekėt e tjerė familjarė tė Kosovės.

Pas pėrfundimit tė kėtij trajnimi, nė 8 qendra Kryesore tė Mjekėsisė Familjare nė Kosovė, do tė organizohen nga dy trajnime tė tjera , ndėrsa synimi ėshtė qė nė vijim tė trajnohen shumica e mjekėve familjarė tė Kosovės, tė cilėt faktikisht janė vija e parė e profesionistėve qė ballafaqohen me detektimin e rasteve tė Gripit A H1N1.