PDA

View Full Version : Tragjedi ne Oher.Mbyten 19 turiste!


~AnnA~
05-09-09, 21:37
http://www.top-channel.tv/foto/lajme/ohri-mbytje2.jpg

BBC njofton se 19 persona kane humbur jeten nga tragjedia e sotme ne liqenin e Ohrit, ku nje anije turistesh u mbyt rreth 200 metra larg bregut.
Anija “Ilinden”, sipas deshmitareve u mbyt shume shpejt.
Rreth 50 pasagjere kane mbijetuar, nderkohe qe shumica e udhetareve ishin turiste bullgare.
Sipas BBC, policia sqaron se shume pasagjere jane hedhur nga anija ne perpjekje per te shpetuar.
Turistet bullgare ishin ne rrugen e tyre drejt kompleksit te manastirit te Shen Naumit kur anija eshte ndare ne dy pjese, ka shume mundesi pas nje shperthimi.

shfletuesi_
05-09-09, 21:40
Me vjen keq per kete tragjedi.


Sigurisht Talebanat paskan mbrri edhe aty. ( Po te ishte ne pjesen e lindjes andej garant kishin than talebanat e kan sulmu )

~AnnA~
05-09-09, 21:41
http://www.shekulli.com.al/2009/09/05/anija%20oher%203.jpg

OHER (UPDATE) - Rritet bilanci i viktimave tė tragjedisė sė Ohrit. Deri mė tani (ora 17:00) janė gjetur nė liqen trupat e pajetė tė 19 personave. Ndėrkohė skuadra e kėrkim-shpėtimit vazhdon punėn pėr nxjerrjen e trupave tė tjerė, pasi ka ende persona tė deklaruar tė zhdukur. Anija maqedonase "Ilinden" u mbyt rreth 200 metra nga bregu i Liqenit tė Ohrit, nė afėrsi tė auto-kampit "Eleshec". Nė bord ishin shumė turistė bullgarė qė ishin nisur tė vizitonin Manastirin e Shėn Naumit. Nuk dihet ende numri i saktė i personave qė ishin nė anije, e cila kishte kapacitet pėr 45 persona, por dyshohet tė jetė mbushur me afro 70 pasagjerė, ē'ka ėshtė bėrė edhe shkak pėr mbytjen. Burime zyrtare nga qeveria maqedonase, thanė se ndėr tė mbijetuarit, 3 janė nė gjendje tė rėndė, ndėrsa tė tjerėve (numri nuk dihet i saktė) iu ėshtė dhėnė ndihma e parė dhe janė larguar nga spitali i Ohrit.

Nė anije s'kishte shqiptarė


Konfirmohet se gjithė udhėtarėt kanė qenė shtetas bullgarė. Interesimit tė medias shqiptare i ėshtė pėrgjigjur konsulli nė Maqedoni, Alfred Hoxha, tha se nuk ka asnjė konfirmim pėr turistė shqiptarė nė bordin e anijes. "Jemi njohur me tragjedinė nė brigjet e Ohrit, kur u mbyt anija me njė grup turistėsh bullgarė qė ishin nisur tė vizitonin Manastirin e Shėn Naumit. Besohet se ngarkesa tej normave tė anijes ka shkaktuar tragjedinė. Ajo kishte licencė pėr 43 pasagjerė, ndėrsa mendohet qė nė bord tė kenė qenė rreth 70 vetė. Nga tė dhėnat e deritanishme, nuk ka pasur shqiptarė, ata kanė qenė tė gjithė bullgarė", u shpreh Hoxha.

Anija u mbyt pėr 30 sekonda


Anija u mbyt nė hapėsirėn e 30 sekondave. Kėshtu ka thėnė pėr AFP-sė, njė dėshmitar okular qė ėshtė polic i EULEX nė Kosovė. "Nxora celularin dhe e fotografova anijen ndėrkohė qė ishte e batuar, ndėrsa nė kohėn qė zbrita nga makina, as tridhjetė sekonda, ishte mbytur", deklaroi ky dėshmitar Gérard Guittat, shtetas francez. "Ndodhesha nė makinėn time dhe po largohesha nga Ohri nė drejtim tė kufirit shqiptar, rruga shkon pėrgjatė bregut dhe nė tė djathtėn time rreth 200-300 metra larg bregut, pashė njė anije tė mbushur me turistė qė pėr njė arsye tė pashpjeguar u anua nga e djathta", vijoi ai. Guittat ėshtė polic me profesion dhe punon aktualisht nė Kosovė nė misionin e Bashkimit Evropian (Eulex). Ai po kalonte fundjavėn nė Ohėr (jugperėndim). Sipas tij, "rreth 100 persona" ndodheshin nė bordin e anijes sė "ngarkuar mirė". Anija, "Ilinden", ndodhej rreth 200 metra larg bregut kur u mbyt pėr arsye ende tė panjohura rreth orės 11:00 (09:00 GMT).

~AnnA~
05-09-09, 21:43
Me vjen keq per kete tragjedi.


Sigurisht Talebanat paskan mbrri edhe aty. ( Po te ishte ne pjesen e lindjes andej garant kishin than talebanat e kan sulmu )

S'eshte pune Talibani, e as Avganistani, por anija eshte qe ne vitin 1924, e pa-pajisur me mjete per shpetim, anija eshte e lejuar te barte deri me 40 vete, kurse aty kan qene 73...

~AnnA~
05-09-09, 21:44
Tragjedia, jep dorėheqjen ministri


Ministri maqedonas i Transporteve dhe Komunikacioneve, Mile Janakieski dha dorėheqjen pas mbytjes sė anijes "Ilinden" nė ujėrat e liqenit tė Ohrit. Janakieski tha se dorėheqjen do t'ia dorėzonte kryeministrit Nikolla Gruevski. Ndėrkohė Qeveria e Republikės sė Maqedonisė do tė zhvillojė sonte njė seancė tė jashtėzakonshme me rastin e mbytjes sė anijes turistike "Ilinden" nė liqenin e Ohrit. Njėkohėsisht, qeveria maqedonase vendosi qė ditėn e nesėrme, 6 shtatorin, ta shpallė ditė zie nė Republikėn e Maqedonisė. Kryeministri Nikolla Gruevski dhe disa ministra ndodhen tani nė Ohėr.



Anija ishte e certifikuar


Agjencia maqedonase e lajmeve MIA shkruan se anija "Ilinden" ka qenė e regjistruar me ēertifikatė pėr aftėsi tė anijeve pėr lundrim nė Liqenin e Ohrit tė lėshuar mė 29 maj tė vitit 2009, me validitet deri mė 23 maj tė vitit 2010, konfirmuan burime nė Ministrinė maqedonase tė Transportit dhe Lidhjeve. Anija ka qenė e regjistruar pėr transportin e 45 personave, por sipas informacioneve tė ekipeve tė shpėtimit nga vendi i fatkeqėsisė nė momentin e mbytjes, nė tė kanė qenė 74 udhėtarė. Burime nė Ministrinė e Transportit njoftojnė se konform ligjit pėr lundrim tė brendshėm, Kapiteneria e porteve me seli nė Ohėr do tė ndėrmarrė aktivitete pėr vėrtetimin e shkaqeve tė aksidentit tragjik.



Ministri: Dyshohet, mbingarkesa

Rreth njė orė pas ngjarjes sė rėndė, qeveritarėt maqedonas nga vendi i ngjarjes thanė se "janė tė paktėn 12 persona qė kanė humbur jetėn, ndėrsa dyshohet se janė edhe mė shumė. Ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski ėshtė shprehur se "mendohet se numri i viktimave mund tė jetė mė i madh, duke pasur parasysh se nė anije ndodheshin pesėdhjetė udhėtarė, shumica e tė cilėve turistė nga Bullgaria". Sipas tij, anija nuk kishte probleme nga ana teknike, por se ajo ka transportuar mė tepėr udhėtarė nga sa lejohej. Mes tė parėve qė u dhanė ndihmė pasagjerėve nė anije ishin ekipet e zhytjes tė Ministrisė sė Brendshme, tė cilėt po kryenin njė trajnim tė rregullt nė afėrsi tė vendit ku ndodhi fatkeqėsia dhe menjėherė janė inkuadruar nė operacione shpėtimi. Njė numėr i madh ekipesh mjekėsore ndodhen nė vendngjarje. Nė Ohėr kanė shkuar presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i Shėndetėsisė, Bujar Osmani, ministrja e Punėve tė Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski. Nė Ohėr ndodhen edhe pėrfaqėsues tė Ambasadės sė Bullgarisė nė Shkup.

shfletuesi_
05-09-09, 21:46
S'eshte pune Talibani, e as Avganistani, por anija eshte qe ne vitin 1924, e pa-pajisur me mjete per shpetim, anija eshte e lejuar te barte deri me 40 vete, kurse aty kan qene 73...


Keshtu ndodhi edhe ne shqiperi me ate familjen qe u fundosen ne varke mbi ngarkese. Nga mos kujdesja.

uck_aksh
09-09-09, 13:01
avF2rwBylZg

~AnnA~
09-09-09, 15:48
22 tė vdekur ka arritur numri i viktimave pas mbytjes sė anijes "Ilinden" ne Ohėr tė Maqedonisė. Numri mė i madh i 74 pasagjerėve kanė qenė turistė Bullgarė. Lajmi konfirmohet nga Ministri i mbrojtjes sė Maqedonisė Zoran Konjanovski. Menjėherė pas ngjarjes ministri i Transportit tė Maqedonisė Mile Janakievski ka dhene dorėheqjen. Ndėrsa qeveria e Maqedonisė ka shprehur keqardhjen pėr ngjarjen dhe ka vendosur qė data 6 shtator tė jetė ditė zie nė Maqedoni. Kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Brendėshme Gordana Jankullovska, ministri i Transportit Mile Janakievski dhe ministri i Shėndetėsisė, Bujar Osmani ndodhen nė Ohėr,gjithashtu edhe presidenti Ivanov ėshtė nisur drejt vendit tė ngjarjes.

Ndėrkohė qė nga Bullgaria janė nisur drejt Ohrit aeroplan pėr t’i transportuar turistėt e mbijetuar bullgarė. Kryeministri Bullgar Bojko Borisov ka zhvilluar njė bisedė telefonike me kryeministrin Maqedonas Nikolla Gruevski pėr tė siguruar ndihmė maksimale pėr viktimat. Gjithashtu presidenti bullgar George Parvanov ka kėrkuar nga kryeministri Borisov marrjen e masave dhe gadishmėrinė maksimale pėr tju dhėnė ndihmėn tė mbijetuarve dhe pėr kthimin e viktimave nė atdhe.

Anija "Iliden" ndodhej rreth 200 metra nga bregu kur u mbyt si pasojė e mbipeshės rreth ores 11:00, ne ujrat e liqenit tė Ohrit nė afėrsi tė njė kampingu,12 kilometra nė jug tė qytetit. Anija ėshtė fundosur brenda tre minutave nė njė thellėsi prej 6 metrash. Dėshmitarėt okularė bėjnė tė ditur pėr ALSAT-M se “fillimisht ėshtė kėputur nje pjese e timonit tė anijes, ėshtė dėgjuar nje shpėrthim dhe anija menjėherė ėshtė fundosur”. /Alsat/


UyLSlUAZ918

Oqeani
09-09-09, 15:55
Ēdoherė e dimė nga rrjedhin pasojat, por masat mirren pas ndodhjes !
Lehtė ėshtė tė jipet dorėheqje, por veshtirė ėshtė tė perjetosh njė gjė tė tillė !

uliksi31
10-09-09, 03:06
S'eshte pune Talibani, e as Avganistani, por anija eshte qe ne vitin 1924, e pa-pajisur me mjete per shpetim, anija eshte e lejuar te barte deri me 40 vete, kurse aty kan qene 73...

Tragjedi te tilla ne t'shumten e rasteve ndodhin nga pakujdesia e njerzve (man made error). Qoft ne anije , aeroplan, makine e tjera.
Flas nga pervoja qe tere jeten e kame kalue neper ujna te ndryshme, si edhe nen uje. Mua disa here me kan dhene ticket fish/game warden ne canoe (barke), vec qe nuk e kisha life jacket (sdi si i thon shqip e tybe en shkova ne fjalor me kqyr)veshun. Kjo e shpeton jeten cdo kuj, qoft ne oqean,liqe apo lume. Kushton prej $5 e nalt.
Me te drejt populli yne thot: Barka mbytet edhe per nje lekur lepuri.

http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:JAyBoAq7909ZWM:http://yachts-vip.com/uploads/posts/2007-11/1194367607_lifejacket-type-i.gif (http://yachts-vip.com/uploads/posts/2007-11/1194367607_lifejacket-type-i.gif)

~AnnA~
12-09-09, 12:09
Flas nga pervoja qe tere jeten e kame kalue neper ujna te ndryshme, si edhe nen uje. Mua disa here me kan dhene ticket fish/game warden ne canoe (barke), vec qe nuk e kisha life jacket (sdi si i thon shqip e tybe en shkova ne fjalor me kqyr)veshun. Kjo e shpeton jeten cdo kuj, qoft ne oqean,liqe apo lume. Kushton prej $5 e nalt.


Shqip me sa e di i thojne jeleke per shpetim..
C'ke ti se te perkthej une :smile:
Ja sa vlen jeta e nje njeriu ne ballkan, as 5 $

Kam degjuar nga me te vjeterit(dmth. perpara se ndodh kjo tragjedi) se dikur ne kete liqen, afer Shen Naumit (ne vendin ku eshte fundos dhe anija) eshte mbyt nje princeshe Ilire. Shumica thojne qe eshte nje fuqi mistere ne kete rreth. Nuk eshte kjo tragjedia e pare qe ndodh pikerisht mu ne kete vend, por dhe para ca vitesh u mbyt nje anije e vogel me ca te rinj...njehere u mbyt nje notar, duke notuar nga plazhi i Ohrit ne drejtim te Shen Naumit(ky sportist kishte shkuar me not disa here deri ne Pogradec, kurse u mbyt 300 metra larg bregut)....
Anija eshte fundosur per disa sekonda, qe s'ka pas kohe as per te lajmeruar dhe per te marre ndihmen e duhur...

~AnnA~
12-09-09, 12:12
Lehtė ėshtė tė jipet dorėheqje, por veshtirė ėshtė tė perjetosh njė gjė tė tillė !


Une kete ngjest te Kryeministerit te transportit e quaj mjaft te moralshem, se sa e sa tragjedi te tilla ndodhin ne Shqiperi e Kosove, por cdohere fajtore jan viktimat e askujt s'i shkon ndemren te jape doreheqje, sepse karrikja nuk leshohet kollaj...

Oqeani
13-09-09, 22:41
Nuk t hem se nuk e quajt te moralshem kete akt te Ministrit, por athua ky minister sikur se te gjithe te tjeret i perfillin normat e standardit! Nje thenie franceze tot -

Me mire te parandalosh se sa te sherosh .