PDA

View Full Version : Afersia e prindit me femijet


~AnnA~
07-09-09, 15:36
Nė shumicėn e rasteve, ēdo prind pohon se ėshtė i aftė qė ta edukoj fėmijėn e tij me atė edukatė qė posedon vet ai.

Por edhe e ka tė vėshtirė tė pranoj njė propozim nga jashtė qė tė veproje me fėmijėn e tij ashtu apo tė mos veproje. Meqenėse koha ka ndryshuar shumė, rrethanat familjare janė dobėsuar. Kur e themi kėtė kemi parasysh raportet prind-fėmijė qė ekzistojnė sot nė bashkėsinė dhe rrethin tonė.

Nuk ka strehim tjetėr pos prindėrve tė tij njė fėmijė dhe pėr kėtė ky strehim duhet tė jetė shumė i shendosh dhe i pranuar pėr fėmijėn. Kontakti mė i shpeshtė i prindėrve mė fėmijėn e tyre e shton dashurinė dhe lidhjen e njėri-tjetrit, sepse po u mėsua fėmija kėshtu, ai gjithmonė do ndije nevojėn e prindėrve tė tij.

Nė tė kundėrtėn ai do tė mbetet i etur pėr atė ngrohtėsi qė ia falin ata e sidomos nėna dhe nė kėtė rast atij i nevojitet qė atė zbrazėtirė ta e plotėsoje me diēka tjetėr.

Ėshtė e natyrshme qė nė ēdo familje tė ketė ndonjė problem apo pakėnaqėsi nė mes anėtarėve tė saj, pasi qė nuk ka familje pa probleme gjegjėsisht tė pėrsosur. Mirėpo ajo qė kėrkohet nė kėto raste ėshtė se problemet aktuale nuk duhet rritur, por duhet shkuar nga zvogėlimi apo likuidimi i tyre. Nė atė mėnyrė siē e fotografon fėmija familjen e tij, po ashtu edhe ai fillon tė mendoje dhe se gjatė tėrė jetės sė tij do tė ketė tė vizatuar atė program.

Ekzistojnė ca gjėra qė shpesh herė prindi i pėrdor ndaj fėmijės sė tij e tė cilat janė shumė tė rrezikshme dhe dėmshme pėr tė. P. sh. njė nga ato ėshtė se s'paku njėherė nė jave i thotė fėmijės sė tij "kur unė isha nė ditėt tua apo si ti..., kur isha unė i ri sikurse ti i bėja kėto gjėra, punoja shumė, nuk ia ktheja fjalėn e prindit, nuk e bėja kėtė apo atė nuk e kaloja kohėn kot" e shumė e shumė thėnie tjera tė cilat nuk ndikojnė pozitivisht nė psikologjinė e fėmijės.

Athua pėrse kėto thėnie ndikojnė negativisht tek fėmija? Kur ai tė mėrzitet nga kėto fjalė qė ia thotė prindi, njė ditė do tė filloje tė mendoje edhe ai tė kundėrtėn e prindit.

Pra, pėrballimi i fėmijės me fjalinė "kur un kam qenė nė moshėn tėnde" i jep tė mendoj atij qė tė thotė kėshtu edhe nėse jo haptazi "edhe shkencėtarėt apo kryetari i shtetit ėshtė nė moshėn tėnde por janė shumė mė ndryshe se ti". Gjithmonė fėmija do ta gjykoje kėtė rast dhe kjo gjithmonė do tė bėje qė ai tė jetė agresiv ndaj fjalėve tė prindit. Pėr t'i eliminuar kėto gjėra, nėna dhe babai nė mesin e shumė gjėrave duhet qė t'iu pėrmbahen edhe kėtyre:

a). Duhet tė pėrpiqen qė ata ta e kuptojnė kėrkesėn dhe psikologjinė e fėmijės e jo fėmija t'i mėsoj dhe tė adaptohet me kushtet e tyre, sepse ai ėshtė 3 ose 8 vjeē kurse ata 30.

b). Duhet qė gjithmonė dhe nė ēdo cep tė jetės tė jenė nė njė dialog me fėmijėn e tyre e jo vetėm nė kohėn e problemeve kur paraqiten,

c). Nė kėto raste bisedash me tė, nuk duhet pėrdorur fjalė tė rėnda por vetėm fjalė dashurie dhe gjėra tė bukura tė cilat pozitivisht do tė ndikonin tek fėmija.

d). Tė mos shprehin shqetėsimin dhe brutalitetin e tyre ndaj tij kur ai tė thyej apo prish diēka shumė me rėndėsi, sepse kjo fut frikė tek fėmija.

e). Tė shtohet kujdesi ndaj tij kur shikohet televizioni. Pėr kėtė shkak nėpėr ca emisione televizive caktohet mosha e atyre qė kanė tė drejtė ta e shijojnė atė.

f). Nė vend tė dhėnies sė kėshillave gojore, tė jemi shembull pėrmes sjelljeve tona ndaj fėmijės, sepse kėto sjellje do tė jenė shembull i tij gjithė jetėn.

g}. Tė mos harrojmė shembullin e Pejgamberit Muhammedit alejhi's-selam se ai kishte lozur mė fėmijėt e tij shumė sa qė i mbante nė qafė edhe kur falte namaz. Tė mos harrojmė qė tė jemi prind sikurse ai, nėnė sikurse Hadixhja (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė).

Njė kushtim pak mė i kujdesshėm ndaj fėmijės nga ana e prindėrve do tė largonte nevojėn e dėrgimit tė fėmijės nėpėr kopshtet dhe ēerdhet fėmijėrore, sepse kėto janė hapur si nevojė e moskujdesjes sė plotė ndaj fėmijėve. Andaj ēdo nėnė e di mė sė shumti nevojėn e fėmijės sė saj dhe ajo ėshtė e vetmja e cila mundė qė tė ia plotėsoje kėrkesat e birit tė saj./Mesazhi/.