PDA

View Full Version : Duke pritur vjeshtėn

panta_rhei
10-09-09, 12:25
The day is cold and dark and dreary

it rains and the wind is never weary

the vine still clings to the mouldering wall

but with every gust the dead leaves fall

and the day is dark and dreary…

http://farm4.static.flickr.com/3526/3897539897_4313e562f5.jpg

E di ē’ėshtė ajo ēka trishton nė vjeshtė?

Jo gjethet qė zverdhen e bien...
(rruga tashmė ka filluar tė zverdhet nga gjethet dhe mė pėlqen shumė)… Mė trishton shkurtimi i ditės... mė pelqen drita, dielli dhe tani qė ka nisur tė terrohet ende pa shkuar ora tetė, paramendoj dimrin qė do terrohet qysh nė 4 pasdite...

Kėshtuqė...

WZ0CGHwoo6M

roadrunner
10-09-09, 12:26
Pom trishton shiu, qe kur pe di far kontrata ka bo Limaj, saher po bje shi, po qelen ka 4-5 gropa, i bonem kerret llom e hajt...Hahahah

LOJETARI
10-09-09, 13:32
[quote=panta_rhei]

E di ē’ėshtė ajo ēka trishton nė vjeshtė?

Jo gjethet qė zverdhen e bien...
(rruga tashmė ka filluar tė zverdhet nga gjethet dhe mė pėlqen shumė)… Mė trishton shkurtimi i ditės... mė pelqen drita, dielli dhe tani qė ka nisur tė terrohet ende pa shkuar ora tetė, paramendoj dimrin qė do terrohet qysh nė 4 pasdite... [quote=panta_rhei]

Imagjino disa pjese te Botes ku terri nuk e lene driten me pa dite ,ndoshta ndjehesh me i lumtur ......Po thojne se e ka efektin e vet kjo forme e mendimit :biggrin:

panta_rhei
10-09-09, 13:41
Ah, ti po mendon nėse unė po ndjehem i palumtur? :biggrin:
... tash unė me ja nisė me mendu qė ka njerėz qė rrijnė vetėm nė terr... e qishtu diqysh me u ndi i lumtur qė po vjen vjeshta me terr e me tė ftoft me lagėshti... (!!!???)

...badihava e ki o Lojetar... nuk e ha :tongue:

...propozoma naj kėshill tjetėr :biggrin: ...diqysh si naper ppllazha hahahahahaa

Antika
10-09-09, 13:48
Duke pritur vjeshtėn,ndihem e pa disponuar sepse ,mė presin turshitė dhe drutė me i palu ne shupė,poashtu dhe paralajmron dimrin:biggrin: ,po kur mendoj se pas dimrit vjen pranvera ,prap nuk ndjehem shumė shumė e palumtur :P;P

jadore
10-09-09, 14:05
badihava e keni te dyte ,po doni me na merzit keshe qe po vjen vjesht-a.!

wow paramendoni , Vjeshta ne Paris , vjeshta ne Amsterdam , Vjeshta ne Wien , vjeshta ne Barcellone
wow , nuk po guxoj ta kujtoj vjeshten ne Toscane ...
e keni parasysh ne vjeshte pozita e diellit eshte ne kend te pjerrte ndaj tokes dhe ndriqimi i diellit si drit vie i kthjellte pa shkelqim , paramendoni tash rezet e tij se si reflektojne ne perthyshmerine e kuptolave ngjyre baker neper keto qytete dhe aleve te mbushura me gjethe te kuqerremta , colorit magjik per mua , e po u rrenqethet nga ererat e shpejta qe te sjellin freskine dhe iden qe cdo gje ec kaq shpejte neper kohe dhe bote si kjo fryme gjene ngushllim ne vitrinat e renditura me koleksionet e funndit te caschmirit e ti sdon tjeter ne kete bote pos ymri te te rritet e ymer ti lypesh vetit .... (hahahah)
fal Zotit qe keta puntorte e mij jane fansa te reres se perdit pushim me me pas lyp ne kete stine kurr jo sju kisha thone , po nuk po dine cka po humbin ..
p.s.
lojetare ike pak prej punes edhe ti-a..hahahaha
pantha _rhei , mos provoko mo me keso tema, diju hallin fukarenjeve pak ..hahahah.(qe nima tash me merzite me kete teme )

jadore
10-09-09, 14:16
Duke pritur vjeshtėn,ndihem e pa disponuar sepse ,mė presin turshitė dhe drutė me i palu ne shupė,poashtu dhe paralajmron dimrin:biggrin: ,po kur mendoj se pas dimrit vjen pranvera ,prap nuk ndjehem shumė shumė e palumtur :P;P

lirishte kerko ndihme moj moter , ne menyre vullnetare vij e te ndihmoj ,
ska ritual me te bukur e idilik se pregatitja e zarzavateve ne vjeshte ndjesia qe je ne shtepi dhe aroma qe sillet perreth se bashku me ngrohtesine ..
idilik qe ndoshta mua me mungon ,
u mu kujtu ta kallxoj ne forre Antike , kur tek ne pregatiten zarzavatet zakonisht ne vitet akademike jane afatet e provimeve , tash merre ti me mend ethet qe kalon studenti kete kohe , gjithemone ju lakmoja mames kete periudhe bile bile shume here e thoja me hajgare , nese i lo studimet i kisha lone veq per turshi e hajvar ani reqele ..hiqmu prej ktuhit ,apet erdhe ti ktu -a , qysh kqyr veq me i ik msimit .. qishtu ma kthente..

p.s.
mundohu edhe ti te gjesh knaqesine gjate pregatitejes se tyre ..

Antika
10-09-09, 14:21

Nuk mundem motrshe :biggrin: ,sikur t'ishte vetem nje her vjeshta por perseritet shpesh ,cdo vit ai "ritual",edhe bre marre prej kojshive mos me ba turshi,temė e qelluar kjo,s'kisha ku ta qaj ketė hall :biggrin:

jadore
10-09-09, 14:30

bjeri mori tek une , me dy durt i marr ..
pse marre ??

Antika
10-09-09, 14:43
bjeri mori tek une , me dy durt i marr ..
pse marre ??
Marre po,e pse mė duhet ta hap temėn tek diskutimet shoqėrore.
Pse ėshtė marre tė mos bėjmė turshi?!:wink: :biggrin:

panta_rhei
10-09-09, 14:48
jaaaaa... ncncncncnc... hec'se mos u merzit tani me vjeshtėn bre... me t'myt era turshive prej qitashtit :biggrin:

Urata
10-09-09, 14:55
koincidence...
po degjoja Frank sinatren dhe Autumn Leaves....!!!!!!! ooooo pantha-rhei, thanks man qe paske hap kete teme - vend ku mund te VENT-im veten...!
Vjeshta, ne North Amercan English AUTUMN ,emer tjeter alternativ FALL, jo sezone imja favorite...! Mbreme duke u kthye nga darka me nje mike filluam "ankesat" tona mbi vjeshten....!
Natyra zhvishet dhe ne 'mbulohemi'/mbyllemi/erremi...! Nuk kam kohe per me shume tani, veq degjoni dhe ju Frank Sinatra...!

VJESHTA = MELANKOLI

C-kfsfM8Hxs&feature=related

Peja-Boy
10-09-09, 16:11
.....kalon Vera

thellenza
10-09-09, 17:43
..po i paketoj veshjet e veres.:frown:

Oqeani
10-09-09, 17:48
Po mendoj sa merzi me u veshur !

DEA
10-09-09, 20:45
Vitet e para e kisha tullusum pak vjeshten, se tash jane ba kogja do, po vijne e shkojne e tybe as qe po i shoh, po me fluturojne para syve..........

GURI SYLAJ
10-09-09, 20:51
Sikur te dija per cilen Vjeshte eshte fjala do e thoja edhe une mendimin tim!??

Paradox_13
10-09-09, 20:52
...as qe e hetova nga erdhi veq kure u prezantua,...une jam Vjeshta tha....

lovely
10-09-09, 21:27
po qa po thoni bre? po mos me kan vjeshta, nuk ia kish dit kush vleren veres hohohohohohohoh :P

Gv4mSbTw9NM

Dallandyshja_718
11-09-09, 00:57
...A thue a kisha le a kur kisha le mos t'ite kjen vjeshta:biggrin: Po pemet kur ishin pjek, rrushi, kumullat, mandarinat, portogalat kivit, mushmullat, kimēat, thanat:biggrin: ...a thue isha ul nojhere prej bjeshket me ba mos me pas vjeshte:rolleyes::biggrin: ...Edhe vjeshta si te gjitha stinet e vitit e ka ate shyretin e saj, psh ne vjeshte bjen shi, e une kur bjen shi rritem n'gjum...:smile: Ardht e verdhe se mjaft po i gezohem...:biggrin:

P.S. Une po pres me pa chka n'a thot Vjeshta e FD per "vehten":smile:

Urata
11-09-09, 02:29
Perzete hiq spo i gezohem stines vjeshte...! Po e vret shpirtin veror qy....!

ps: cdo stine ka hijeshit e veta, ama vjeshta perveq 'begative/hijeshis eshte stine 'ramje...! Cdo gje zbehet/bie poshte ...!

vyshkje/tharje e luleve, barit , pemeve, ikin zogjte, diellit fillojne ti 'dalin dhembet'...
ftohja n'horizont...! vjeshta edhe stine ndarese...! n'shtator njerezit i msyhen puneve/studimeve ...! e me te gjitha keto dhe nje zbehje/mrrolje e shpirtit njerezor....!

shiqim/perpjekje rreth mbylljes, rreth zjarrit ...!!! ziej/pjek speca per turshi/reqele e mbyll n'kavanoza ha,ha,haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa a...

psps: veq si emer e kam shume n'huj
'fajet' i ka vjeshta e forumit!

shfletuesi_
11-09-09, 09:39
:mad: ...Pse tek une akoma nuk erdhi :(

LOJETARI
11-09-09, 12:23
...badihava e ki o Lojetar... nuk e ha :tongue:

...propozoma naj kėshill tjetėr :biggrin: ...diqysh si naper ppllazha hahahahahaa

U hutova teper, kur e pashe qe ti ke hap nje teme te tille .Jam mesue qe nga ty te lexoi skepticizem ekstrem kur dikush tregon ndjenja .Mu duk diqysh si do vajza maxhike te cilave u humb shkelqimi pasi t“i nenshtrohen aktit seksual ......:biggrin:

Rilexoje Gjeneralin e Ushtrise se Vdekur ,aty me duket gjen pershkrime gjeniale te renies se gjetheve ne lufte me vjeshten .......:biggrin:

Makresh
11-09-09, 12:57
Nje here vjen vjeshta ka dera, mbyllni dyrt se po i perplas permaja n'tana ant :D

instruktori
11-09-09, 13:32
Vjeshta

E bukur dhe shume me Kolorite te hatashme

Me pelqen shume

panta_rhei
11-09-09, 13:57
U hutova teper, kur e pashe qe ti ke hap nje teme te tille .Jam mesue qe nga ty te lexoi skepticizem ekstrem kur dikush tregon ndjenja .Mu duk diqysh si do vajza maxhike te cilave u humb shkelqimi pasi t“i nenshtrohen aktit seksual ......:biggrin:

Rilexoje Gjeneralin e Ushtrise se Vdekur ,aty me duket gjen pershkrime gjeniale te renies se gjetheve ne lufte me vjeshten .......:biggrin:

:biggrin: demek une u deflorova...

...qe mu keni bo sikur dhija qe ja kish pas pa njiher delmes... une i shkreti njiher nė 1000 postime tu shprehė kishe ndjenja, edhe qe ēka je tu m'bo...
...edhe kqyr mir se kjo temė nuk osht sikur ato kangt e dasmave "ka than baba kallne krejt"... kqyrni mir qysh po i shprehni ndjenjat se skepticizmin jam tu e lanė dhez :tongue:

murrizi
11-09-09, 14:11

..... tybe-n i mequm jam, e dija qė ti si Policija je, kur del n'terren e le dhezt, hazer. edhe fishekun e qet n'gryk bile....

masi jam tu'i numru or't nuk po ma merr menja me nis e me lon n'gjys.
Veq tyben me pak fjalė, une vjeshten e dua, bile bile muj me thon qė vjeshta pėr mua ėshtė stina mė e dashur e vitit. Edhe ėshtė pikėrisht ajo "droja" qė shkurtohet dita e vjen mė heret terri.
Derisa Dimri ėshtė paksa tepėr i rėndė, vjeshta i ka dita-dita, (*Ditė) edhe hijeshin e saj, sapo do tė kujtoje ,hė u pėrmbys dynjeja, tė nesermen ndonjė shkėndije e lodhur dielli pra ta kthen at lumturin qė prap ēdo gjė ėshtė vendin e vetė.
Terri qė na e nxan "dritėn" e ditės mė heret, unė pėr vete e kuptoj si njė mundėsi pėr tu ēlodhur nga beteja e verės.

emine
11-09-09, 14:17
Kjo stine ska fije melankonie per mua,si te permendet vjeshta me kujtohet te ftoftit pastai dhe dimri,krejt disponimi me humbe,,,,bolle qe sune merr speca e paltigjona ne bashqe a ka gjo ma gazep:P

Skyfter
12-09-09, 20:33
Me pelqen kjo Stine dhe kjo kenge nga Redon Makashi...

http://www.youtube.com/watch?v=2mdxlYwYg8A

Urata
12-09-09, 20:56
58tPWqADOS8

edhe me bukur do dukej n'vere...!

shfletuesi_
12-09-09, 20:58
Qy urata ku paska qen duke pritur vjeshten.... :P buoooo qka je fsheh atje pas lisit

Urata
12-09-09, 21:08
Qy urata ku paska qen duke pritur vjeshten.... :P buoooo qka je fsheh atje pas lisit

E ti cka lypshe atje mbas stogut t'sanes....?

shfletuesi_
12-09-09, 21:12
E ti cka lypshe atje mbas stogut t'sanes....?
e mbulojsha mos me rreh shiu

vjeshta
12-09-09, 23:27
The day is cold and dark and dreary

it rains and the wind is never weary

the vine still clings to the mouldering wall

but with every gust the dead leaves fall

and the day is dark and dreary…

http://farm4.static.flickr.com/3526/3897539897_4313e562f5.jpg

E di ē’ėshtė ajo ēka trishton nė vjeshtė?

Jo gjethet qė zverdhen e bien...
(rruga tashmė ka filluar tė zverdhet nga gjethet dhe mė pėlqen shumė)… Mė trishton shkurtimi i ditės... mė pelqen drita, dielli dhe tani qė ka nisur tė terrohet ende pa shkuar ora tetė, paramendoj dimrin qė do terrohet qysh nė 4 pasdite...

Kėshtuqė...

WZ0CGHwoo6M

O Zot qfare teme dhe nga kush !!!

E une per nje qikerr te behesha katile ,e poshter ,e pameshireshme tek nje teme e juaja se qfar do te lenim ne hene po te kishim mundesi me shku , dhe te dergoja ty aty si kujtim .:biggrin:

Pantos ,edhe une jam duke e pritur vjeshten ,por ne nderkohe duhet bere diqka ,pra ,po qeshi hahhahahaaaaaaaaaaa ;)

vjeshta
12-09-09, 23:33
Sikur te dija per cilen Vjeshte eshte fjala do e thoja edhe une mendimin tim!??

Fjala eshte per vjeshten me "V" te madhe vetem seb e kan mashtru emocionet e pritjes ...:biggrin:

Elina
12-09-09, 23:35
Paska ardhe Vjeshta :biggrin:

vjeshta
12-09-09, 23:40
...A thue a kisha le a kur kisha le mos t'ite kjen vjeshta:biggrin: Po pemet kur ishin pjek, rrushi, kumullat, mandarinat, portogalat kivit, mushmullat, kimēat, thanat:biggrin: ...a thue isha ul nojhere prej bjeshket me ba mos me pas vjeshte:rolleyes::biggrin: ...Edhe vjeshta si te gjitha stinet e vitit e ka ate shyretin e saj, psh ne vjeshte bjen shi, e une kur bjen shi rritem n'gjum...:smile: Ardht e verdhe se mjaft po i gezohem...:biggrin:

P.S. Une po pres me pa chka n'a thot Vjeshta e FD per "vehten":smile:

Qka te theme une ?

Theme te gjithat ngapak nga te ghithe keta qe kan shkruar por ,theme me shume nga ate se qka keni shkruar ju ,ma shume nuk guxoj te shprehem se shkaktoj konflikt ne "familjen " time stinore .:biggrin:

vjeshta
12-09-09, 23:41
Paska ardhe Vjeshta :biggrin:

Rrene eshte .:biggrin:

vjeshta
12-09-09, 23:42
:mad: ...Pse tek une akoma nuk erdhi :(

Sepse nuk eshte ende 23 Shtatori .

Elina
12-09-09, 23:45
Rrene eshte .:biggrin:

A po a ?:tongue: ani diqysh krejt si vjeshta mu doke pra :tongue:

vjeshta
12-09-09, 23:49
A po a ?:tongue: ani diqysh krejt si vjeshta mu doke pra :tongue:

Aha ,nuk po e di se si tu doka ,mbasi nuk pash shkrimi tenden se si te duket ty Vjeshta .:biggrin:

GURI SYLAJ
13-09-09, 10:34
Une, kurr nuk rri ne pritje te Vjeshtes me V te madhe , ajo vjen ashtu kshtu!!
Me befason (kuptohet gjithmone per te mire )kjo vjeshta tjeter !

Urata
13-09-09, 12:43
...permbytese e veres, e dorezuese e dimrit!

...vjelje/nukje e cdo gjeje qe u dha jete vera!..."ja kom marr" inati ksaj stine...!

panta_rhei
14-09-09, 09:13
O Zot qfare teme dhe nga kush !!!

E une per nje qikerr te behesha katile ,e poshter ,e pameshireshme tek nje teme e juaja se qfar do te lenim ne hene po te kishim mundesi me shku , dhe te dergoja ty aty si kujtim .:biggrin:

Pantos ,edhe une jam duke e pritur vjeshten ,por ne nderkohe duhet bere diqka ,pra ,po qeshi hahhahahaaaaaaaaaaa ;)
E paske mbivlerėsu vetin pak si tepėr qysh po shihet (e ke fiksim duket). Kot qė e personalizon temėn... nė kėtė kontekst ti as qė ekziston bile.

Edhe diēka: "Katile, e poshtėr, e pamėshirshme je, nuk bėhesh"! :biggrin:

Urata
14-09-09, 14:10
jaaaaaaaaaa... mos me guxu me fol njeri prej panta-rhei!

sherri
14-09-09, 14:57
jaaaaaaaaaa... mos me guxu me fol njeri prej panta-rhei!
.......nime nuk po len me fol pa lidhje ky panta! po me u kthy edhe Reana,??:rolleyes:

panta_rhei
14-09-09, 15:01
jaaaaaaaaaa... mos me guxu me fol njeri prej panta-rhei! ...shkoni n bahēe t babes shkruni nėse doni mos me ua prishė askush!

Urata
14-09-09, 16:08
...shkoni n bahēe t babes shkruni nėse doni mos me ua prishė askush!

e cka me bo neve qe na kane vdeke babat...? bashqet e tyre po i "kullotin" nuset e vllaznive...! na lum qe kem kete "bashqen" shoqrore dardania, e ky po dojka me na e zapue me mos lejim shkrimi/nirje mire/lumtur ha,ha,haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa....!

ps: nuk e di a vjeshta fajet apo ajo tema e "gjetjes" se lumturise duke pa trishtim...veq nje gje e di se na ke "hyp" n'qafe te tanve...! kaq dijme e kaq shkruajm ne t'shkretit, ne sun jemi/bahemi te gjithe panta...!

vjeshta eshte stine e ftofte per shpirtin tim...!

vjeshta e vitit 1982 m'la pa Baba...!

Urata
18-09-09, 13:47
n'vjeshte edhe festa e shtrigav (Hallowin)....! e ftofte kah ta shiqosh...!:wink:

romansa
18-09-09, 16:40
duke pritur vjeshtėn...erdh Bajrami !

Penelope
20-09-09, 19:19
Vjeshta erdhi,,,filluan shirat..stine melankolike

Linka_pz
20-09-09, 21:20
Duke pritur vjeshten po vjen edhe nje dite e rendesishme per mua !

panta_rhei
22-09-09, 14:09
Duke pritur vjeshten po vjen edhe nje dite e rendesishme per mua !

E bardhė qoftė ajo ditė ishalla... ("shmitri i han ēikat" kan than ktynehere :wink: )

vjeshta
24-09-09, 22:04
E paske mbivlerėsu vetin pak si tepėr qysh po shihet (e ke fiksim duket). Kot qė e personalizon temėn... nė kėtė kontekst ti as qė ekziston bile.

Edhe diēka: "Katile, e poshtėr, e pamėshirshme je, nuk bėhesh"! :biggrin:

Personalizu ?! Leje bre mos bon hajgare ,e nese jo ,atehere e kot qe te paskna marr per njeri te menqur .

Edhe per ty diqka : " Edhe ti nuk ma po ma leshojeshe rendin " a e din pse ?..,se paske perfitu nga fjalet e mia .:biggrin:

Linka_pz
24-09-09, 22:08
E bardhė qoftė ajo ditė ishalla... ("shmitri i han ēikat" kan than ktynehere :wink: )

E bardh ka qen e bardhe :smile:.

Kuku mos me frigo I HAN CIKAT -pse ?

shfletuesi_
24-09-09, 22:17
Mendoja qe bashk me te do qendroj dhe pakez te ngroht veror, por sot ne mengjes e vereja qe ishte mjaft ftohet vetem per bluze pa menge....

panta_rhei
24-09-09, 22:40
E bardh ka qen e bardhe :smile:.

Kuku mos me frigo I HAN CIKAT -pse ?

i han ēikat shmitri... nuk e dij sakt pse... veq perpara kujtojsha qe "shmitri" tuk osht djal i pafejun :eek:

panta_rhei
24-09-09, 22:42
Personalizu ?! Leje bre mos bon hajgare ,e nese jo ,atehere e kot qe te paskna marr per njeri te menqur .

Edhe per ty diqka : " Edhe ti nuk ma po ma leshojeshe rendin " a e din pse ?..,se paske perfitu nga fjalet e mia .:biggrin:
oj vjeshtė,
...ma mir mos ardhsh kurrė ishalla :tongue:

Amina
24-09-09, 23:06
... shoh qe me presin shume pune.

Linka_pz
25-09-09, 10:03
i han ēikat shmitri... nuk e dij sakt pse... veq perpara kujtojsha qe "shmitri" tuk osht djal i pafejun :eek:[/quote

Haahahah,ani s`qenka rrezik pra ajo eshte gje e natyrshme ,ishalla i han ato qe kan nevoj .:tongue:

[quote=Amina]... shoh qe me presin shume pune.

Pune ,pune nate e dite qe te shohim pakez drite.

...............a te vij me te ndihmu veq ojrot i ndajm bashk OK.

shfletuesi_
25-09-09, 10:09
Me te erdhi dhe vellau i stineve----

jadore
25-09-09, 16:27
vront.!
...e ku meten geshtojat tash ..!!!
vetem era e geshtenjava e then monotonin e nje dite me vransira ne vjeshte ..

p.s.

Vjeshta. a je shku-a, a je hala ketu .....??

Amina
25-09-09, 21:41
Pune ,pune nate e dite qe te shohim pakez drite.

...............a te vij me te ndihmu veq ojrot i ndajm bashk OK.[/quote]

Cdo ndihme e mireserardhur eshte, ani nga ti , sepse edhe meson shpejte :biggrin:

Paradox_13
25-09-09, 22:01
http://www.hrphotocontest.com/data/media/269/29685.jpg

Antika
09-10-09, 06:59
..e bukur eshte vjeshta,por nuk eshte pranvere!

lovely
09-10-09, 09:17
Vjeshta, stina me romantike e vitit hhahahahahahahaa

nime, juve qe nuk po iu pelqen vjeshta, ndrrone kendveshtrimin pak, livritni pak, dilni kah ana e bukur :)
cdo sen, ka anen e mire edhe t keqe, mvaret ku ne fokusohemi.
Kur po vjen vera; ooo nxete, o u kallum, flaka na dul, jaaa du me dek gjithe naten nuk po muj me flejt, etj etj..

une mendoj se koha me pak e bukur e vitit eshte kur shkrihet bora heret e hala nuk ka gjelbrim :mad: perndryshe gjithcka eshte akej :biggrin:

jEtA_1
09-10-09, 09:26
Duke pritur vjeshten merzit po me behen me te medhaja sepse si koha ashtu edhe njeriu e ktu ne mergim asnji stin e vitit nuk ka gjalleri

Antika
09-10-09, 12:12
Vjeshta, stina me romantike e vitit hhahahahahahahaa

nime, juve qe nuk po iu pelqen vjeshta, ndrrone kendveshtrimin pak, livritni pak, dilni kah ana e bukur :)
cdo sen, ka anen e mire edhe t keqe, mvaret ku ne fokusohemi.
Kur po vjen vera; ooo nxete, o u kallum, flaka na dul, jaaa du me dek gjithe naten nuk po muj me flejt, etj etj..

une mendoj se koha me pak e bukur e vitit eshte kur shkrihet bora heret e hala nuk ka gjelbrim :mad: perndryshe gjithcka eshte akej :biggrin:

Nga cili do kendveshrim ,prap nuk eshte pranvere(figurativisht):biggrin:

(edhe pse ka rruuush,u mbushim shportat me peme te vjelura vjeshtore:P:P:P):biggrin::biggrin:

panta_rhei
09-10-09, 13:38
Kėnga e monotonisė

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/45/MontreGousset001.jpg/200px-MontreGousset001.jpg

nga Nonda Bulka, botuar nė vitin 1934

Shok besnik, shok i vjetėr qė ngahera e kam pranė, si nė ditėt mė tė helmuara tė jetės sime, ashtu dhe nė ato mė tė lumtura. Sahat i vogėl, i bukur, gjysmėhekur, gjysmė-ergjėnd, qė s’flet as qan, veē murmurit kėngėn melankolike, monotone tė jetės qė shkon. Ikėn ngahera, ikėn pa kthyer kokėn prapa. Ikėn dhe, bashkė me tė, ikim dhe ne. Na lajmėron se koha shkon dhe fluturon, edhe kėndon njė kėngė monotone; kėngėn e monotonisė tik-tak. Ē’kėngė tragjike! Fillon ajo kėngė e helmuar te djepi, dhe mbaron te tabuti. Njė tjetėr pas teje do ta vazhdojė kėngėn, dhe pas tij njė tjetėr; por le tė kthehemi te sahati. Tridhjetė vjet rresht, kudo qė vajta, ngado qė shkova, e kisha ngahera nė xhepin e djathtė tė jelekut, duke kėnduar kėngėn e monotonisė.
Ndrova shokė, ndrova qytete, ndrova kostume, ndrova shtėpi, por sahatin e kam ngahera nė xhepin e djathtė tė jelekut. Ėshtė lidhur ngushtė sahati im besnik me kujtimet e plot tridhjetė vjetėve. Sa herė e shoh, me vinė parasysh shokėt qė kanė vdekur, miqtė qė kam larg. Me shkon si vetėtima gjithė jeta e pamvarur e njė djalėrie nostalgjike. Gjithė e shkuara ėshtė para meje, sa herė qė fut dorėn nė xhep pėr tė pyetur shokun tim besnik, ē’kohė ėshtė, ai pėrgjigjet: tik-tak! Pėrgjigje lakonike, monotone, qė s’do tė thotė asgjė dhe qė thotė shumė gjėra.
Thotė ndofta ajo kėngė monotone: “pėrse dėshpėrohesh? Je edhe djalė! Ke njė tė ardhme pėrpara. Varet nga ty qė ajo e ardhme tė jetė e shkėlqyer ose jo! Pėrse kaq pesimizėm? A ėshtė vėrtet kaq e zezė jeta sa e pandeh ti? Pėrse? Pėrse bėhesh vegla e muskulit, qė tė ka dhėnė zoti peshqesh dhe qė quhet zemėr? Pėrse skllav i emocioneve? Shikomė mua, stoik, mbi ēdo gjė gjakftohtė dhe krenar! Vepro si unė”. Ndofta kėto do tė thotė kėnga monotone e sahatit. Por sahati pa zemėr, s’ka asnjė krahasim me njerinė plot ndjenja dhe zemėr. Ambienti shoqėror e ka bėrė, qė ajo zemėr dhe ato ndjenja tė shėrbejnė pėr fatkeqėsinė e tij.
Zemra njerėzore shumė herė rreh pėr ėndrra tė shkuara, pėr sytė e kaltėr tė njė vajze qė s’e ke parė qysh prej kohe, pėr trupin selvi tė asaj qė nė gjunjė tė kėndonte kėngėn e shpirtit. Erdhi koha qė tė rrahurat e zemrės tė ndryshojnė drejtim. Sa pėr sahatin, ai s’merr vesh, lėre tė kėndojė kėngėn e monotonisė gjersa tė ndryshket!

Linka_pz
10-10-09, 17:41

Shume tregim i vertet se paku mua me pershtatet shume ,vertet ne vjesht ndihem shume monotone.......:mad:.

>>{SpOnGeBoB}<<
10-10-09, 18:53
Vjeshta, stina me romantike e vitit hhahahahahahahaa

nime, juve qe nuk po iu pelqen vjeshta, ndrrone kendveshtrimin pak, livritni pak, dilni kah ana e bukur :)
cdo sen, ka anen e mire edhe t keqe, mvaret ku ne fokusohemi.
Kur po vjen vera; ooo nxete, o u kallum, flaka na dul, jaaa du me dek gjithe naten nuk po muj me flejt, etj etj..

une mendoj se koha me pak e bukur e vitit eshte kur shkrihet bora heret e hala nuk ka gjelbrim :mad: perndryshe gjithcka eshte akej :biggrin:

Avav stine romantike. Qfare stine romantike qisht qe qitash duhet me ja nisen mi veshen donet e gata deri ne thember te kamve sha zoten. :tongue:

panta_rhei
12-10-09, 18:09
MUE7p1Ay7jc

Urata
12-10-09, 20:52
...n'vjeshte ushqehen/veprojne viruset! pra, vjeshta dhe 'cerdhe e rrufes/gripit!

vjeshta
13-10-09, 23:34
http://farm4.static.flickr.com/3189/2899068170_b9c40fcdf3.jpg

GURI SYLAJ
14-10-09, 04:58
http://farm4.static.flickr.com/3189/2899068170_b9c40fcdf3.jpg

Ne Pranvere -Lule
ne Vere -Grunaje !
Ne VJESHTE -RRUSH
e ne Dimer -Prush!!

jadore
10-09-11, 14:36
badihava e keni te dyte ,po doni me na merzit keshe qe po vjen vjesht-a.!

wow paramendoni , Vjeshta ne Paris , vjeshta ne Amsterdam , Vjeshta ne Wien , vjeshta ne Barcellone
wow , nuk po guxoj ta kujtoj vjeshten ne Toscane ...
e keni parasysh ne vjeshte pozita e diellit eshte ne kend te pjerrte ndaj tokes dhe ndriqimi i diellit si drit vie i kthjellte pa shkelqim , paramendoni tash rezet e tij se si reflektojne ne perthyshmerine e kuptolave ngjyre baker neper keto qytete dhe aleve te mbushura me gjethe te kuqerremta , colorit magjik per mua , e po u rrenqethet nga ererat e shpejta qe te sjellin freskine dhe iden qe cdo gje ec kaq shpejte neper kohe dhe bote si kjo fryme gjene ngushllim ne vitrinat e renditura me koleksionet e funndit te caschmirit e ti sdon tjeter ne kete bote pos ymri te te rritet e ymer ti lypesh vetit .... (hahahah)
fal Zotit qe keta puntorte e mij jane fansa te reres se perdit pushim me me pas lyp ne kete stine kurr jo sju kisha thone , po nuk po dine cka po humbin ..
p.s.
lojetare ike pak prej punes edhe ti-a..hahahaha
pantha _rhei , mos provoko mo me keso tema, diju hallin fukarenjeve pak ..hahahah.(qe nima tash me merzite me kete teme )

......sot nuk i lakmova metropolet e botes nen diellin e vjeshtes .. ( u lodha nga imagjinata ne kordinata dhe ndjesia e perjetuar kahere ) sot sodita me dembeli me ore te tera diellin drejte e direk ne qender e fokusova ,( as syte nuk mu mbyllen , keshtu kur humb pushtetin ..haha )nuk ka as Re, fatmiresishte qe te perkujtojne qe ec gjdo gje cdo cast , por vetem Ere qe leviz e mua me jep ndjesine wow , cdo levizje sjell freski gjalleri ,jo monotoni, jo amulli ..tek vone vone si zakonishte per adet qe te prishet idilika e perjetuar dhe marr ndjesine e keqe e qe ndodh si zakonishte sa te na perkujtoj qe nuk eshte e shkruar te ndihemi mire pafundesishte mu shkrep ne koke ..wow..pse humba kohen , me iku Batllava !..atje ne kete vend ke trekryqezimin idilik , ajr toke uje ..dhe efektet e Vjeshtes ..
..ah kjo mendje .. iku vakti..

jadore
19-09-11, 19:45
..e ndjere eren e kungullit te Misirit ne kuzhinen time..
Ich liebe Herbst ..hahaha , sepse na sjell kungujte ,genjtenjat qe po i pres me gezim ..
p.s.Halla e madhe ndihmom , pse thirren Kunginje te Misirit ..!

panta_rhei
20-09-11, 15:13
Vjeshta (mė nė fund) po duket se ka ardhur.
Me depresionin e vet, me gjethet, lagėshtirėn, ndarjet, me pikėpyetjet edhe me pikat e shiut. (Edhe pak patėm me ia nisė sikur indianėt asaj valles sė shiut.)

Nė kėtė botėn dinamike ku tė gjithė vrapojmė, (edhe pėr nė kafe nxitojmė ku do tė rrijmė disa orė), ka kohė qė nuk ua vnojmė veshin stinėve. Gjithēka na ėshtė konvertuar nė "Dimėr - mbėshtillu fort se u bė ftohtė, ose "Verė - zhvishu fort kush po nxihet ma shumė".
Kėto stinėt e ndėrmjetme, vjeshta e pranvera, janė ngushtuar aq sa duket sikur janė zhdukė. Pak prej ngrohjes globale, e pak, dorėn nė zemėr edhe prej faktit qė ne ka kohė qė nuk e shohim natyrėn reale, prej xhamave e prej betonit.

nejse,

Njė shoqe kėto ditė po mė tregonte se si njeriu ėshtė ma i lumtur, ma aktiv e ma produktiv nė stinėn qė ka lindur. Ēdo njeri, e paska njė stinė tė veten ku shpėrthen. Njerėzit qenkan dimėrorė, vjeshtakė, verorė...
Drejt tė them, m'u kujtu Ismail Kadareja, pėrjetėsisht dimėror. Krejt romanet e shkrimet gati se i ka me dimėr, e tė shkruara rreth Dhjetorit.

Vjeshta, pėr mua, ėshtė edhe njėfarė malli i padukshėm pėr ata qė janė larg.
Pėrshembull, ata qė janė sot rreth moshės 30 vjeē, si unė, po ta bėjnė njėfarź bilanci tė kohės pak para luftės, luftės, edhe periudhėn pas luftės, do ta kuptojnė qė shumica absolute e tė njohurve tė tyre kanė ikė jashtė.
Vizat C, vizat B, azili, dulldungi, abschibungi, Zvicra, Gjermania, Amerika, "green-cards", letrat, shkollat, martesa me tė huaj-a.
Ma shkurt gjithnjė e mė tepėr contact list-a ime e numrave tė telefonit rritet... Por ajo e numrave qė do doja t'i thėrras pėr njė kafe qejfi nė njė pasdite me shi, zvogėlohet.
Sepse njerėzit kanė ikur drejt stinėve tė tjera, tė veta, nė vende tė tjera.
Dhe kthehen nė vjeshtėn e vendlindjes gjithnjė e mė rrallė.
Ok, Vjeshta ėshtė edhe pritja jonė e butė qė ata tė kthehen, ndoshta pėr Vit tė ri, duke e mbushur vendlindjen bile pėr pak javė pėrsėri me lėng jete e me gėzim.

Gjithsesi, ėshtė njė kohė kur njeriu ka dėshirė tė rrijė pak me veten e vet. Dhe kjo kohė, stinė, pėr mua ėshtė Vjeshta. (Qė po thojnė, stinė e re me tesha tė vjetra :tongue: ). Njė mėnyrė kjo tė provojmė ta gjejmė vetveten, kah jemi e ku. Atė vetveten tonė tė mirė e tė butė e njerėzore.

Realisht, asnjė stine mė shumė sesa Vjeshtės nuk i pėrshtatet poezia.
E neve, si popull e si njerėz na mungon poezia. (Ndoshta nuk teprohet nėse them qė, pėr pasojė, na mungon edhe pėrjetimi i Vjeshtės.)

Mungesa e poezisė na ka bėrė tė tillė si tė ishim prej guri.

Ndoshta, ajo qė na mungon, ajo qė gati na ka humbur pėrgjithmonė, ėshtė qė tė ndjehemi qoftė dhe pėr pak ēaste, si dikur: NJERĖZ TĖ PAFAJSHĖM!
Thjesht njerėz bre, qė kėnaqen duke shkelur gjethet e rėna nė vjeshtė.

nejse.

Po,
to be continued...

jEtA_1
20-09-11, 16:40
Duke pritur vjeshten malli per vendlindjen me shtohet edhe me shume me kujtohet ne ket stin nena i bente te gjitha pregatitjet per dimer turshit recelnat hajvarin e gjitha te mirat pastaj me babain organizoheshim per ti mbledhur pemet qe kemi te mbjellura ne oborrin e shtepis kemi shume fruta moll dardh ftoj rush kumbulla arra pastaj i siguronim drut per dimer ah sa po me mungojn keto dit vjeshtore kur mblidheshim gjith familja ne dhome te ngroht dhe shikonim nga dritarja shiun qe binte jasht.....

Antika
20-09-11, 17:44
Fund Vjeshte

Autobuzėt urbanė nga periferitė
drejt qendrės mbi xhama bien brymėn
vjeshta si luaneshė krifėverdhė
ruan ditėt e fundit nga dimri.
Te vitrinat, tek xhamat e kafeve
kalimtarė tė shumtė ka
nė reflekset e flokėve tė tua
njė nuancė e kuqėrremtė rą.
Pranė ditėve tė tua tė bardha,
kalova sot rastėsisht
ti u trembe?…unė ujk nuk jam,
as dele nuk jam natyrisht.
Po ti eja andej tė shkojmė
pa i pėrfillur fjalėt e botės
ku nga avulli xhamat e kafeneve
ngjajne si pamje qė s’janė nė fokus
Nė autobuzėt urbanė eja
tė kalojmė periferive me brymė,
tė shohim se si vjeshta krifėverdhė
ruan ditėt e fundit nga dimri.

halla e madhe
21-09-11, 11:26
..e ndjere eren e kungullit te Misirit ne kuzhinen time..
Ich liebe Herbst ..hahaha , sepse na sjell kungujte ,genjtenjat qe po i pres me gezim ..
p.s.Halla e madhe ndihmom , pse thirren Kunginje te Misirit ..!

...hahahahahaa, o moj vironja e halles," ty shkofsh n'Misir"!,.. ka thene tynaherash,e sot Misiri (Egjypti i sotit) kan vajtu nenat per djemte, nuset per burrat e motrat per vllezerit kur shkuan mergata e rilindasve shqiptar ne drejtim te Misirit e na sollen plote begati qe neve sote flasim e shkruajme me endje gjuhen tone te embel..por kungujt si duket nga atje e kan prejardhjen, perndryshe s'kam asnje IDE tjeter:biggrin:

..hm, vjeshta,sa e bagatshme,sa me mallengjen kur shof cdo gjeth kur bie,i ngjane nje jete te shkurt,...ah vjeshta,cdo vit nje kujtim me shume!:mad:

e_martumja
27-09-11, 21:07
... na erdhe Dimri.

Guri i madh
27-09-11, 21:19
http://cdn.fotocommunity.com/photos/4364714.jpgBayerischer Wald im Herbst

Naki
28-09-11, 04:07
duke pritur vjeshten...e vitit 2011 me ndryshe ne pikepamje te koloritit te ngrohte perceptues duke mos i munguar etilefrina qe mbane disponimin per te shijuar bukurit natyrore , shetitjeve te ritmuara duke shpenzuar kalorit e tepruara pa shiun natyror.
duke pritur vjeshten ....fryen arome e perimeve qe duhet te konservohen per ta ringjall epshin nutritiv te viteve te kaluara ah turshija e vendlindjes ka marre rrugetimin e receptave qe nuk mund ti ikesh edhe ne mergim.
Vjeshta e vitit 2011 si duket do ti jap drite ures se vendlindjes ku lumi iber tash e 12 vite loton i ndare.

sherri
28-09-11, 07:20
.........na ze Dimri!:eek:

e-uritura
28-09-11, 09:27
http://farm4.static.flickr.com/3189/2899068170_b9c40fcdf3.jpg

Postim i bukur!

Ngjyrat e mrekullueshme, te cilat vetem Vjeshta na i sjell!

Iu lutem, pse u fshi postimi im ketu?! Vetem mos me thuani sepse kishte fotografi ne te!

Zero Cool
30-09-11, 12:57
Vjeshta i hap dyert e shkollės

Nxėnėsit i fton tė hyjnė nė klasė
Shpejt i pjek kokrrat e mollės

Dardha e rrush dhuron me thasė.

N`kopshte me vjelėsit vjeshta flet

Kuvendon me bujkun nė arė

Flet edhe me lumin e rritur qė nget

Shpezėve shtegtarė u thotė udhė e mbarė.

Tė luajė me gjethe ėnda ia ka

Iu frynė nga Kosmaēi nė Qyqavicė

Shumė drunj pa gjethe tashmė i la

Nė anė tė Prishtinės e n`Mitrovicė.

Flet me barinjtė kodėr mė kodėr
Nėpėr Preshevė e nėpėr Prizren

Sa e sheh nė Tetovė e sa nė Shkodėr

Nė male e fusha kudo e gjen.

Flet edhe me dimrin mė nė fund
Mirėseardhje i dėshiron atij

Tė kėnaqen fėmijėt nė qytet e katund

Giovanni
30-09-11, 14:21
lomsh jan be punet me keto stine spo di a po del pranvera apo vjeshta apo qka sepse kur duhej me qene vera ishte ftohet tani eshte diej diqka jan pshtjell kabllat.

DEA
30-09-11, 16:23
.........e prit e prit, e prit e prit................

jadore
28-10-11, 09:31
interesant , kalon nje vere e plot me nxehtesi dhe eh.! , mjafton nje dite me shkelqim dielli vjeshte dhe mrekullohesh e mundohesh pafundesishte ti shfrytezosh ato rreze dielli ne terease cafeneje duke zgjatur e zgjatur biseden per aq sa kurora e pemeve dhe gjethet qe te bien vazhdimishte mbi tavoline te lejon dhe rrezen e fundit te te bien ne fetyre ..ngritesh dikur dhe e vren qe ne te njejten kohe nje zeri thuhet ..wow cfare dite e bukur me diell eshte sot ..!

p.s.kjo ishte dje , dhe une tri ore te kohes se shtrenjet kosovare i kalova nen percjelljen jo te machiatos por tassit te qajit ., a te dal prap sot apo te gjej arsy ..!..po , jo po jo ,po jo ..hajde ,po jo cdo dite vjeshte eshte me diell ..

e-uritura
06-11-11, 21:37
I lutem moderatorit pėrkatės, tė paktėn tė mė jep njė arsye, pse mė ėshtė fshirė njė postim nė kėtė temė!?

Nėse nuk ka arsye, atėherė ndoshta do tė ishte e rrugės tė kthehet postimi!?

e-uritura
10-11-11, 21:26
http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRQbV7lVARRee6n0baiOWpJ-rSeY_zLhv3BAliB6UaJ3eCbM-0v5jzBwF8KOQ

http://www.youtube.com/watch?v=--xW8HPJRY0

e_martumja
10-11-11, 21:26
Duke pritur vjeshten na erdhe Dimri.

Zero Cool
10-11-11, 21:28
I lutem moderatorit pėrkatės, tė paktėn tė mė jep njė arsye, pse mė ėshtė fshirė njė postim nė kėtė temė!?

Nėse nuk ka arsye, atėherė ndoshta do tė ishte e rrugės tė kthehet postimi!?

Madhesia e fotos ishte ne pytje !

e-uritura
10-11-11, 21:30
Madhesia e fotos ishte ne pytje !

Faleminderit. Morra pėrgjegjje nga Vjeshta nė privat!

jadore
30-11-11, 15:19
nje keso vjeshte uroj te vazhdoj deri ne pranvere ..
skllota ne Kosove nuk durohet, pranoni edhe lezetin e bores ta hjek ..,

vjeshta
28-01-12, 02:57
POETI QĖ RRĖMBEU PĖRJETSHĖM STINĖN E TIJ TĖ JETĖS

Nga Sabit Rrustemi

Nė portat e jetės, trokasim me dėshirėn e secilit prej nesh. Pa e menduar asnjėherė, se, ngjitur pėr trupi gjithnjė na pėrcjell dhe njė e trokitur e papritur, e padėshiruar, tinzare, njė troktije e akulltė, siē ėshtė vdekja vetė.

Kjo troktije tronditėse, befas, mė 23 nėntor 2010 do shtangė dhe jetėn e mikut, poetit e njeriut tė 57-tė vjeshtave, Ibrahim Ibisht.

Derisa ai, po pėrmbushte orarin e pėrditshėm tė ditės, kafenė e mėngjesit, pėrgatitjen pėr tė shkuar nė tempullin e dijės ku e prisnin voglushėt, pastaj, mė pas, mqitė pėr kafe dhe, nė mbrėmje vonė, vargjet qė prisnin tė pustonin hapėsirat e bardha duke buruar nga zemra e tij vetmitare, ajo troktije, nė pjesėn e tij mė tė ndieshme, zemrėn, do ta shtangė, sėpari nė klasė, para atyre zogjve qė syhapur prisnin prej tij, ushqimin e ēdoditshėm, alfabetin e dijes dhe njė ėmbėlsirė me metafora. Tevona, kolegėt, miqtė, ata tė cilėt do pėrshpejtojnė drejt ambulancės, rrugės pėr nė emergjencė, nė pėrpjekjet e ngulmėta pėr ta shmangur atė shtrėngatė zemre.

Por…aty nė hyrje tė kryeqendrės, duke u lėsuar rrėmbimthi tatėpjetės, shtrėngata e papritur, nė njė hapėsirė tė vogėl veture, do t’ ia rrėmbejė dhe atė pak frymė qė kish mbetur qenies sė tij…

… e, unė me mikun tim dhe tijin, mbetėm pa e parė atė ditė, nė ditėn e fundit tė jetės sė tij… pa e ftuar dhe pėr kafe…pėr pak fjalė e, frymėzime…mbetėm duke e pritur pėr ta parė pas sa ditėsh, ashtu siē e kishim lėnė qė mė pare…po, edhe pa e faleminderuar pėr lirikėn e fundme qė lexuam nga Ai: Diēka si sheti apo sorollatje nėpėr shi…

… se kush ia mendonte vdekjen, atij?! Ishte nė majat e shpėrthimeve krijuese, nė moshėn e tij mė tė mirė. Me afėrsinė njerėzore, shpirtėrore, krijuese. Me butėsinė e njeriut tė mirė tė kėsaj toke. Me ndjeshmėrinė e pėrhershme dhe ndėrrimet e papritura tė gjendjeve shpirtėrore, njėsoj si vetė stina e lindjes dhe jetės sė tij. Vjeshta.

Sa shumė kishte shkruar pėr Vjeshtėn, Sa shumė ishte identifikuar e mishėruar me kėtė stinė. Pa mė shkuar mendja, se mes saj, edhe kish lindur. Lajtmotiv i muzės sė tij ish bėrė Vjeshta. De, sa kish pėr tė thėnė, oh, edhe shumėēka kish pėr tė shkruar pėr Vjeshtėn, tė dashurėn, jetėn… sa kam filluar pėr ta shpluar kėtė stinė qė mė rrėmben aq furishėm, mė kish pas thėnė mė 18 tetor 2010 kur po hapnin nė Gjilan, bashkė me tė, njė Manifestim tė ri: VJESHTA LETRARE E GJILANIT.

Mos mė dėshiro mirėseardhje, mė tha. Unė pėr Vjeshtėn shkoj dhe nė fund tė botės. Pėrtej saj. Shkoj. E, lėre mė kėtu, nė Gjilan. I mora lakmi. Madje, pak sikur e xhelozova. Po, Vjeshta s’ ėshtė vetėm jotja, ia ktheva. Mos ma prek Vjeshtėn, aman, m’u lut!

Edhe tash, mė drithėron ajo lutje, ai zė, ajo poezi qė e kisha lexuar vetėm pak ditė para asaj date. Pėrkatėsisht me 10 nėntor 2010. Ti dhe Vjeshta ime. Ah, Po sikur tė ketė dėgjuar zemrėn time, atė ndjenjė qė shprehet pazėshėm. Or, mik, po nuk je vetėm tin ė atė poezi. Jam dhe unė, ai, ajo…jemi tė gjithė neve. Nė bashkėautoriėsi:

“Unė jam jeta unė jam poezia/ veē pak nectar buze mė fal/ dhe kurrė nuk do tė ta them/ sa fortė tė dua/ sepse tė vetmen dashuri/ me vete nė varr do e marr/ emrin askush s’ do ia di”. E , ēka tė tė them, Ibro, miku im, i shkrova nė cast. Njė ritėm i vargut me ritmin e dhembjes e tė dashurisė, shkrihet lehtė e butė e pikon nėpėr ėndrra, nėpėr kėto metafora qė bosht kanė Vjeshtėn, tė dashurėn, atė ėndėrr tė panxėnė. Ibro…S’ gjeja fjalė qė ta pėrgėzoja. Mos u mundo, mė tha. Ngushėllova veten kur tjerėt s’ ma ndiejnė e s’ ma shohin dhembjen qė kam. Sėrish mendja na iku te vjeshta, te e dashura, te poezia vetė… qė rrodhi me “Diēka si sheti apo sorollatje nėpėr shi”.

Autri i baladave me shi e mėrzi, na tha troē: zjarri i vjeshtės vjen ndizet nga njė re e mbarsur me shi. I dashuruari ēmendurisht nė Vjeshtėn po udhėtonte qė moti drejt saj, pėr ta nxėnė pėrjetshėm si stinė tė prehjes sė tij.

Po, nuk harroj tė na dėshironte dhe njė natė pėr gjumė tė ėmbėl… para se tė rrėmbehej furtunshėm prej saj. “ Gjumė tė ėmbėl…miq” na fali me tinguj parajse. Ai, i cili njė natė mė pas, u rrėmbye pėrjetshėm nga e dashura e tij me merin Vjeshtė dhe tashmė, krahė pėr krah shetit me tė, pa farė droje, Parnasit tė Pavdekėsisė…

Gjilan, 27 Nėntor 2010

jadore
09-09-12, 00:36
...ne Skoci.
( do ishte mrekulluese )

lovely
17-09-12, 22:45
TINGUJ VJESHTE

… Mė veshet e butė rrezja diellore,
Nis e mėsohem me t'ėmblin e saj,
I vrazhdi djegės zė tė harrohet,
Tinėzare vjeshta trokėllin nė prag …

… Pak nga pak zhurma tė shurdhėta,
Zukatje miqėsore bien tinguj prekės,
Kanatat krakėllijnė lehtė tė ngutura,
Sa ngrihet sipari ernave tė vjeshtės …

… Mė i shpejtė hapi rrugės hidhet,
Pėrgjumur dje, sot ndihen tė zgjuara,
Njėrzia nė trumba pėrreth mblidhen,
Rrėfejnė radhė aventurat e shkuara …

… Mėngjeset mbushen plot cicėrima,
Fėmijė e zogj sė bashku pėrzier,
Vėshtrimi ngecet pemėsh tė hirta,
Tek njė gjethe rėnė a njė degėz thyer …

… Ndjenja tė cuditėshme kaplohen papritur,
E begatė kjo stinė bujare pjellore,
Ndehet nė pritje pėrjetimesh intime,
Flukse tė reja enigmash dashurore …

Ilir TARAJ

Dardanesha
18-09-12, 21:28
Na erdh dimri :biggrin:

natyra
24-09-12, 00:05
Nuk di dhe sa Muaj/Stine do i festoi pa Ty "Ditelindjen" (shoku im):(!?
..vetem di se QDO Muaj Vjeshte/Shtatori do jet me "Emocionuse" per mua!:frown:
Mocionuse e Dhimbje/Njekohesisht!
Kur per here te fundit festuam "Ditelindjen" time bashk..(te gjysem shekulli)!
Ishte dita me me e Hareshme per ne..:smile:
Sikur ta dinim se ishte hera e fundit!
S'do kishim pas gjithe Atmosferen qe patem... dhe ate Familjare
Por me nuk eshte,si me Ty!:frown:
Edhe sa do prezenta te blihen..po mungoin lulet nga Ti:(
Qe mi dhurojshe me plote buzeqeshje:)
E,Sa do qe tjeret mundohen t'me bejn te lumtur...Po ndihem bosh pa Ty!:(
...dhe sa keq do ndihem,nese femijet/nipat dhe mbesat/e perplot te afermt e mi cilet me duan aqe shum...do i loexoin fjalet qe kam then ketu!:redface:
Sepse ata/o po bejn qdo te mundur per t'me ber te lumtur ne syt e tyre
Dhe ti e din zemer!Se,ata/o asnihere s'do ken shancin t'me shofin te merzitur!

Ket ta kam premtua dhe Ty.
Atehere kur te thash TE DUA!...dhe kur nuk do jesh me mua(shoku im)!:frown:

..autore
Natyra-(Hajla)!

vjeshta
10-10-12, 16:34
http://www.sinqeriteti.com/web/wp-content/uploads/vjeshta.jpg

Une, vjeshta e ndoshta ti...

Letargjia e rradhes nis me dilemen e ekzistences tende, i panjohuri im i shtrenjte. Flene te qeta enderrat e brishta, mbuluar me gezofin e bute te qetesise… flene te patrazuara nga demonet gjumeprishes… prehesh dhe ti.
Me shoqerojne besnikerisht syte e kureshtareve kalimtare. Nje i huaj shet perla fallso me cmime te ekzagjeruara, ne cepin perballe… Edhe nje vere pa ty. Ne dantellat e pemeve vjeshta qendis gjurmet e ngrohtesise se fundit… kerkoj pa pushim fytyren e njohur mes kalimtaresh te huaj. Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh te mekura gjethet nen shkelje… vdesin te ngrira perpelitjet e mia vjeshtore per te te gjetur, i panjohuri im fisnik. Kalitur ne enderrime ngjethese, ti ekziston gjithekund, pervec se ketu me mua.
Iluzion apo fantazi…?
Ndoshta thjeshte mosekzistence…
Lapidar i nje shpirti te bardhe…
Ti fli i paprekur ne cerdhet e nje ndjenje qe ste largon dot, se endrrat do te ti ruaj une… ti dileme e ideales.
Syte e kureshtareve mbeten te vetmit shoqerues ne rruget e vjeshtes. Nje i huaj shet pikturat e kopjuara te nje artisti, dhe mbi te bie bore… Mbeta vetem edhe kete dimer…

Ps: E huazuar.

Oltiana1
07-11-12, 12:16
Nė heshtje ndjek lehtas qetėsinė e vjeshtės,
ka kaq shumė ngjyra,
kaq shumė gjethe qė bien,
po s’kan faj-dhe ato duhet tė ikin,

ikin pėr t’ju lėnė radhėn fluskave tė borės,
ikin pėr tu kthyėr pėrsėri me gjelbrimin e ardhėshėm.
Sikur duan t’na lėnė mbresa,
sikur duan t’na japin mesazh jete,
pėr tė na konfirmuar se gjithēka ėshtė kalimtare,
se gjithēka vjen, qėndron e shkon,
se gjithēka qė ngritet, bie
se gjithēka qė lind, vdes.
Sikur duan tė na lėnė me nostalgjinė e peisazheve mahnitėse,
qė kanė pikturuar me tė kuqėrremtė natyrėn,
si copėza jete,
si fragmente shkrimesh tė ndiera,
qė tė prekin brendėsinė e mendimeve, brendėsinė e shpirtit.
Njė horizont i pakufishėm,
njė tokė e pamatshme,
njė jetė e panjohur,
qėndron e ecėn bashkė me kėtė stinė,
aq tė verdhė,
pak tė qeshur, pak tė lagur,
e aq tė heshtur.
Ndoshta se kjo ėshtė stina ime,
prandaj dhe e ndiej aq tė afėrt,
bashkė me pamjet e saj impresionuėse,
bashkė me diellin qė pėrdor rrezet me rezerva,
bashkė me shirat qė na trokasin nė mbretėrinė e fjalėve,
pėr t’na lėnė shpirtėrisht tė qetė.
Sikur kėtė qetėsinė e saj e mbushin
vargjet e kėngės sė vjetėr apo
ndoshta melodia e baladės sė re,
i kthejnė optimizmin fjalės,
i thyejnė monotoninė ditėve,
i mbajnė tė freskėta ato fotografitė e verdha,
fotografitė e kaltra, tė bardha e tė gjelbėrta.
E tillė ėshtė dhe jeta,
me rrugė tė drejta, me rrugė me kthesa,
me ngjyra tė shumta,
herė mė tė ndezura, herė mė tė zbehta.

K.S

http://sphotos-g.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/550543_428359897231597_2132713597_n.jpg