PDA

View Full Version : Akr


Peja-Boy
14-11-09, 17:55
Historiku i partisė
AKR-ja ėshtė certifikuar si Parti Politike mė datėn 03.05.2006 nė Regjistrin pėr Regjistrim dhe Veprimtari tė partive politike nė Kosovė, Nr. 154/0506.
Emėrtimi i partisė politike, Aleanca Kosova e Re, vjen nga organizata pėr lobim “The Alliance for New Kosova” qė u themelua dhe u organizua nga Behgjet Pacolli nė Uashington nė vitet 2004-2006, pėr tė lobuar pėr Pavarėsinė e Kosovės. Tė angazhuar nė kėtė lobim ishin edhe emra tė njohur, shkencėtar, politikanė, analistė dhe aktivistė ndėrkombėtarė si: Januz Bugajski, William Wolker e shumė tė tjerė.
AKR, si parti politike, ekziston, qė nga fillimi i vitit 2006, kur njė grup ideatorėsh me bindje liberal-demokrate nė krye me biznesmenin shqiptar mė tė suksesshėm nė botė, z. Behgjet Pacolli, tė shtyrė nga nevojat imediate e qytetarėve tė Kosovės tė cilėt po ballafaqoheshin me varfėri, papunėsi e nėpėrkėmbje, vendosėn tė formojnė kėtė parti politike dhe pėrmes saj tė sjellin ndėrrime nė filozofinė politike nė Kosovė, duke shfrytėzuar gjithė mekanizmat institucional dhe demokratik. E gjithė kjo ishte me qėllim qė qytetarit tė Kosovės t’i kthehet dinjiteti. Ky dinjitet ishte cenuar nga politika e papėrgjegjshme e njė qeverisje qė nuk merr pėr bazė interesat e qytetarėve, por interesat afatshkurta tė klasės politike.
AKR beson se objektivat mund tė arrihen, fillimisht pėrmes zhvillimit ekonomik dhe rritjes sė shkallės sė institucionalizimit tė institucioneve shtetėrore.
AKR, formoj degėt e saja nė tėrė territorin e Kosovės dhe mbajti Kuvendin e Parė Zgjedhor me 26.11.2006, ku u zgjedhėn e u legjitimuan strukturat udhėheqėse tė saj.
Pas zgjedhjeve tė 17 nėntorit 2007, Aleanca Kosova e Re u rėndit ndėr tri partitė kryesore nė Kosovė. AKR, ėshtė tashmė, partia mė e madhe opozitare dhe pėrfaqėsohet me 13 deputet nė Parlamentin e Kosovės. AKR nė vazhdimėsi ka dėshmuar njė rol konstruktiv si opozitė.
Ajo ka arritur qė pėr afro njė vit, pas krijimit, tė shtrij strukturat e saj nė tėrė territorin e Kosovės.

Peja-Boy
14-11-09, 17:58
" AKR"

Peja-Boy
14-11-09, 17:59
Struktura e partisė
-Forumi Rinor nė kuadėr tė partisė politike, Aleanca Kosova e Re ekziston qė nga themelimi i saj. Nė fillim ishte njė grup tė rinjsh tė cilin funksiononin si njė Kėshill Iniciues dhe qė kishin pėr obligim tė organizonin rininė nė kuadėr tė AKR-sė, nė tė gjitha degėt e saj. Organizimi i forumit filloi mė krijimin e nėndegėve, degėve dhe mė 7 tetor 2007, u mbajt edhe Kuvend i parė Zgjedhor i Forumit Rinor. Ky forum ėshtė shtrirė dhe funksionon pothuajse nė tė gjitha degėt e AKR-sė nė Kosovė. Forumi Rinor deri mė tani i ka tė konstituuar 29 degė. Pra, mėnyra e organizimit tė Forumit Rinor ėshtė e ngjashme mė atė tė partisė, duke u organizuar nė dy nivele: nė atė lokal; nė nėndegė dhe degė, dhe nė nivelin qendror. Funksionimi dhe organizimi i Forumit ėshtė i rregulluar mė dokumentet ligjore dhe politike tė tij: si rregullorja e punės, rregulloret tjera tė forumit si dhe programi i Partisė. Qėllimi i kėtij forumi ėshtė qė brenda AKR-sė tė kėtė tė organizuar rininė nė shkallėn mė tė mirė tė mundshme, qė nė bashkėpunim mė strukturat tjera tė partisė t’i identifikoj nevojat dhe problemet e rinisė kosovare dhe nė kėtė mėnyrė t’i mbrojė interesat e rinisė nė tė gjitha nivelet institucionale.
-Forumi i Gruas i AKR-sė, ėshtė pjesė e strukturės politiko-organizative tė partisė. Ai u themelua nė kuvendin e tij tė parė zgjedhur, tė mbajtur mė 24.11.2006 ku zgjodhėn strukturat udhėheqėse tė kėtij forumi. Ky Forum ka shtrirje nė tėrė komunat e Kosovės nė nivel tė degėve dhe nėndegėve. Platforma e F.G. tė AKR-sė bazohet nė Statutin Partisė dhe nė Programin e saj. Ky forum paraqitet si njė faktor shumė i rėndėsishėm dhe me njė rol kyē nė politikat e AKR-sė. Synim kryesor i F.G. sė AKR-sė ėshtė avancimi i pozitės sė gruas nė shoqėrinė kosovare. Kėto synime do tė arrihen pėrmes politikave qė krijojnė hapėsirė pėr pjesėmarrjen e femrave nė politikėbėrje dhe nė vendimmarrje, ēka ėshtė njė ndėr kriteret pėr ndėrtimin e njė Kosove funksionale demokratike.
-AKR gjithashtu nė kuadėr tė saj ka edhe Forumin e Pensionistėve, qė ka pėr qėllim pėrmirėsimin e gjendjes ekonomiko-shoqėrore tė kėsaj klase, e cila ka kontribuar shumė nė shoqėrinė kosovare dhe nuk po gjen mbėshtetjen e merituar nga institucionet politike nė Kosovė. Ky Forum ka degėt nė shumicėn e komunave tė Kosovės.
-AKR-ja ka rreth 30 degė nė tėrė territorin e Kosovės si vijon: Albanikė (Zveēan), Zubin Potok, Mitrovicė, Vushtrri, Podujevė, Obiliq, Fushė Kosovė, Prishtinė, Gollak, Lipjan, Ferizaj, Shtime, Kaēanik, Hani i Elezit, Kamenicė, Dragash, Prizren, Rahovec, Malishevė, Gjakovė, Deēan, Istog, Pejė, Klinė, Junik, Drenas, Skenderaj, Viti. Ndėrsa, nė diasporė nė kuadėr tė AKR-sė vepron “AKR Internacional” me qendėr nė Cyrih, qė ka pėr qėllim pėrkrahjen e Diasporės nė tė gjitha dimensionet e saja.
Aleanca Kosova e Re

Peja-Boy
14-11-09, 18:01
Programi i Aleancės Kosova e Re (AKR)







Prishtinė, 2007



Pėrmbajtja



Parafjala

Kosova - shtet liberal-demokratik i qytetarit

Fundamentet liberal-demokratike tė AKR-sė Parimet bazė tė politikės sonė

- Vizioni

- Qytetari nė optikėn e AKR-sė

- Institucionet funksionale dhe demokratike nė optikėn e AKR-sė

- Kushtetuta e Kosovės

- Krijimi i njė gjyqėsori tė pavarur

- Dialogu i brendshėm dhe kontrata shoqėrore

- Tė drejtat e njeriut

Kosova dhe UE-ja

Ekonomia

- Burimet njerėzore

- AKR pėr ekonomi stabile tė menaxhuar mirė

- AKR pėr Industrinė dhe Tregtinė

- Buxheti dhe Taksat

- Marrėdhėniet ekonomike me jashtė

Bujqėsia

Energjetika

Ambienti

Siguria

Politika e jashtme

Arsimi

Teknologjia informative dhe komunikimi

Kultura dhe sporti

Rinia

Religjioni

Mediat dhe Shoqėria Civile

Shėndetėsia

Politika sociale dhe familja

Agjenda jonė e reformave

Peja-Boy
14-11-09, 18:01
Ne, Aleanca Kosova e Re, kryemotiv tė veprimtarisė sonė kemi Shtetin e Pavarur dhe Sovran tė Kosovės, tė pėrparuar, tė zhvilluar ekonomikisht dhe tė integruar nė strukturat euro-atlantike.
Nisur nga ideja dhe domosdoshmėria pėr tė ndėrtuar njė shtet funksional, nė shėrbim tė plotė tė qytetarit, njė shoqėri me dinjitet, si dhe nga vullneti pėr tė rinuar energjitė krijuese tė popullit tonė, ne, njė grup qytetarėsh me bindje liberal-demokrate, jemi bashkuar nė misionin pėr tė krijuar Aleancėn Kosova e Re.
Duke qenė tė vetėdijshėm se nė politikėn kosovare ka ngecje tė dhembshme dhe ngulfatje energjish, qė kanė gjeneruar, mes tjerash, nė njė krizė tė rėndė sociale, ne bazuar nė dijen dhe aftėsitė krijuese tė popullit tė Kosovės, synojmė tė ēojmė pėrpara aspiratat e qytetarėve tė saj nė realizimin e Shtetėsisė, zhvillimit ekomomik dhe mirėqenies.
Spektri i partive politike nė Kosovė ėshtė i stėrgjerė dhe kėtij vendi mė sė paku do t`i duhej njė numėr kaq i madh partish. Megjithatė, edhe shtatė vjet pas luftės, Kosova vazhdon tė jetė e keq-menaxhuar dhe e keq-qeverisur, ndonėse resurset e saja natyrore dhe njerėzore nuk i mungojnė.
Papunėsia dhe varfėria e skajshme e popullit ėshtė edhe njė argument mė shumė, qė tė tregohet se Kosovės i duhet mė shumė se kurrė njė parti e re, e cila ka strategji pėr tė luftuar skamjen dhe prapambeturin qė kanė pėrfshirė vendin.
Themel tė sė vėrtetės sonė kemi kapitalin intelektual, patriotik dhe afarist, qė do tė gjenerojė zhvillim dhe mirėqenie pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
Synim yni i veēantė ėshtė krijimi i infrastrukturės ligjore dhe materiale qė mundėson integrim rajonal e mė gjerė.
Qėllim yni ėshtė edhe kthimi nė Atdhe i afaristėve tanė, qė veprimtaritė e veta i zhvillojnė jashtė vendit, tėrheqja e investimeve tė huaja si dhe krijimi i kushteve pėr kthimin sa mė tė shpejtė tė potencialit tonė shkencor e dituror.Kėto janė themelet kryesore mbi tė cilat do tė ndėrtojmė njė tė ardhme mė tė mirė dhe mirėqenie pėr tė gjithė.
Tė gjitha do t`i bėjmė realitet.
Populli i Kosovės, qė ka flijuar aq shumė pėr Lirinė dhe pėrparimin e vet, meriton t`i shėrbejmė ditė e natė.
Ky ėshtė njė mision yni, mė i shenjti qė ka pėr qėllim Partia jonė.

Peja-Boy
14-11-09, 18:02
Kosova - shtet liberal-demokratik i qytetarit
Shteti liberal-demokratik ėshtė shtet i pjesėmarrjes, sepse ai pa pjesėmarrjen e qytetarit nė jetėn politike nuk ėshtė shtet i tillė. Demokracia jeton nga pjesėmarrja e qytetarit nė shoqėri dhe nė shtet. Ajo qė e rrezikon demokracinė nė njė vend ėshtė mospjesėmarrja e qytetarit nė procesin politik.
Pėr liberal-demokratėt relacioni nė mes qytetarit dhe shtetit ėshtė ēėshtje thelbėsore. Liberal-demokratėt synojnė arritjen dhe mbrojtjen e lirisė personale tė individit, shanseve dhe iniciativave tė tij nė krahasim me shtetin. Gjithashtu, liberal-demokratėt synojnė qė pengesat burokratike dhe kontrollet shtetėrore tė zvogėlohen nė minimum; kjo mund tė arrihet pėrmes reformės sė pushtetit lokal, decentralizimit, privatizimit, derregullimit, etj.
Shteti obligohet tė mbrojė edhe interesat e qytetarėve qė nuk janė tė organizuar. Individi duhet tė mbrohet ngjashėm si nga tejkoncentrim i fuqisė nė shtet, ashtu edhe nga tejfuqizimi i grupeve tė interesit.
Aleanca Kosova e Re ėshtė urė lidhėse nė mes qytetarit dhe shtetit, por ajo ėshtė gjithsesi nė shėrbim, e jo zotėruese e qytetarit. Prioritet i AKR-sė ėshtė qė shteti nė filozofinė e tij ndėrtuese tė ketė pikėsynim kryesor mirėqenien dhe dinjitetin e qytetarit.

Peja-Boy
14-11-09, 18:03
Fundamentet liberal-demokratike tė AKR-sė
Roli i politikės pėr AKR–nė ėshtė qė t`i normėzojė, t’i avancojė dhe t`i mbrojė rregullat qė e karakterizojnė shoqėrinė e hapur, me tė ardhme tė lirė. Pėr AKR-nė liria ėshtė pėrgjegjėsi. Liberalizmi mbron lirinė e skajshme tė mundshme tė individit. Kjo liri i ka kufijtė aty ku fillon liria e tjetrit. Liria individuale ėshtė gjithashtu gatishmėria pėr tė marr mbi vete pėrgjegjėsitė. Sa mė e madhe liria, aq mė e madhe pėrgjegjėsia. Pėrgjegjėsia ėshtė fundamenti etik i shoqėrisė sė lirė qytetare. Shoqėria liberale insiston marrjen e pėrgjegjėsisė nga ana e individit. Liberalizmi synon arritjen dhe mbrojtjen e lirisė pėrmes pėrgjegjėsisė nė ndėrvarėsi reciproke.
Nė shoqėri Liria ėshtė toleranca, ndėrsa nė ekonomi ėshtė konkurrenca. Kėto dy lloje lirish janė tė pandashme dhe mbajnė e zhvillojnė njėra tjetrėn. Njė shoqėri tolerante dhe plurale duhet tė jetė shoqėri e tregut. Ndėrkaq njė shoqėri me ekonomi tė tregut tė lirė kėrkon shoqėri tė lirė, tė shumėllojshme dhe tolerante; konkurrencė me rregulla dhe shanse tė njėjta. Jotoleranca ėshtė nė kundėrshtim me njeriun dhe vlerėn e shumėllojshmėrisė.
Nuk ka ardhmėri pa gatishmėri pėr ndėrrim. Ndėrrimi nėnkupton edhe rrezikun. Ai qė dėshiron t`i mbyllė tė gjitha rreziqet - i mbyllė edhe tė gjitha mundėsitė. Ky ėshtė rreziku mė i madh. Liberal-demokratėt shohin pėrparimin pėrmes lirisė pėr tė vepruar.Liberal-demokratėt synojnė lirinė e tė gjitha gjeneratave; ata i bėjnė thirrje qytetarit qė fatin e vet ta ndėrtojė vetė. Ēdo gjeneratė ėshtė e obliguar qė tė sigurojė, e jo tė rrezikojė shanset e lirisė sė pasardhėsve. Tė gjitha vendimet politike duhet t’i kenė parasysh liritė e gjeneratave tė ardhshme.

Kaqanikasja
14-11-09, 18:03
:frown: :redface: :redface: :redface: :mad:

Peja-Boy
14-11-09, 18:04
Parimet bazė tė politikės sonė
Vizioni
Vizioni ynė ėshtė njė botė, nė tė cilėn realizohen dhe mbrohen nevojat themelore qė i duhen njeriut pėr jetė. Ne angazhohemi qė jo vetėm nė Kosovė, por kudo tė mbijetojė paqja, liria, mirėqenia dhe stabiliteti. Ne jemi pėr krijimin dhe mbrojtjen e njė shoqėrie tė sė drejtės, dhe njė sistemi shoqėror-politik, ku respektimi i tė drejtave tė njeriut ėshtė bazament i tij. Vizioni ynė ėshtė realizimi i drejtėsisė nė tė gjitha dimensionet e saj. Ne ndėrtojmė demokracinė dhe mbrojmė atė nga ēdokush qė e rrezikon. Besojmė se sistemi i demokracisė ėshtė i vetmi sistem ku qytetari mund tė realizojė veten e tij, duke hapur pėr vete mundėsi dhe rrugė pėr pėrparim.
Ne e shohim Kosovėn shtet tė pavarur, liberal demokratik, me ekonomi tė tregut tė lirė. Shtet nė shėrbim tė qytetarit tė tij. Eksperienca e deritashme dėshmon se mekanizmat aktualė tė pushtetit nuk ishin dhe nuk janė sa duhet nė shėrbim tė qytetarit. Pikėrisht kjo ishte shtytja themelore e domosdoshmėrisė pėr krijimin e AKR-sė. Shi pėr kėtė, AKR-ja ka pėr qėllim krijimin e njė sistemi politiko-shoqėror dhe ekonomik, i cili prioritet ka shėrbimin ndaj qytetarit. Njė shtet tė qytetarit, dhe pėr qytetarin.
AKR-ja synon njė shoqėri tė ngritur mbi parimet e barazisė gjinore, tė emancipimit, pa privilegje dhe pa pėrjashtime.
Qytetari nė optikėn e AKR-sė
Nė epiqendėr tė politikės sonė ėshtė qytetari, tė drejtat, nevojat dhe liria e tij. Paprekshmėria, respektivisht pacenueshmėria e lirisė, iniciativės dhe nevojave tė qytetarit ėshtė pikėnisja e AKR-sė. Qytetari ėshtė esenca jonė.
Njeriu si qenie racionale ėshtė i gatshėm tė bėjė njė jetė tė lirė, duke marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė ia ofron liria. Ēdo njeri ėshtė i veēantė dhe ndryshe; meriton trajtim tė barabartė. Dinjiteti i qytetarit – pikėsynim i AKR-sė mund tė arrihet dhe tė ruhet vetėm nė njė shtet vėrtetė demokratik.
Objektivat politike tė AKR-sė

Pėrkufizimi i aktivitetit politik tė AKR-sė nė :
· Edukimin politik me veprimin praktik tė qytetarit tonė nė krijimin e njė shoqėrie progresive, ku vepron demokracia dhe praktikohet mirėqenia sociale;
· Mbrojtjen e lirive personale, kultivimin dhe edukimin nė vazhdimėsi pėr kuptimin e drejt tė lirive njerėzore si nocion i kohės dhe si kusht pėr hyrje nė proceset integruese nė nivele regjionale dhe nė sisteme tė mėdha ekonomike e shoqėrore tė botės;
· Krijimin e kushteve tė volitshme pėr aktivitet politik nė respektimin e lirive tė popujve si formė e ngritjes se pėrgjegjėsisė individuale dhe kolektive pėr Ballkanin, ku zotėron respekti reciprok nė mes popujve dhe procesi paqėsor;
· Respektimin e ambientit natyror, respektimin e pasurive natyrore kombėtare, respektimin proceseve natyrore, dhe kultivimi i kulturės pėr shfrytėzim racional te kėtyre pasurive nė sigurimin e kushteve tė jetesės dhe mirėqenies shoqėrore;
· Krijimin e normave ligjore nė pėrputhje me nevojat kombėtare e tė respektueshme nė nivel ndėrkombėtar dhe nė krijimin e kulturės qytetare nė respektimin e normave ligjore nė gjitha fushat e jetės;
· Respektimin e paqes dhe kultivimi politik i saj nė vend dhe nė regjion;
· AKR do tė angazhohet pėr njė shtet qė nė bazamentin e tij ka parimet e liberal-demokracisė.

Peja-Boy
14-11-09, 18:05
Drejtėsia

Barazia pėr liberal-demokratėt parakupton drejtėsinė sociale qė siguron dinjitetin e njerėzve dhe tė drejta tė barabarta nė marrėdhėniet midis tyre. Ne punojmė pėr atė drejtėsi sociale qė garanton barazi pėrpara ligjit, nė veēanti barazi tė burrit dhe tė gruas. Drejtėsia sociale nėnkupton qė ligjshmėria t'u sigurojė mundėsi tė barabarta tė gjithėve pėr afirmimin e personalitetit tė tyre, duke shmangur polarizimin e skajshėm dhe diskriminimin. Ne, liberal-demokratėt jemi pėr njė kontroll demokratik tė shoqėrisė nė shpėrndarjen e pushtetit, nė pėrfitimin e tė ardhurave dhe tė pasurisė, tė mundėsive pėr marrjen e arsimit, tė edukatės e tė kulturės. Ne synojmė qė tė kufizohen privilegjet e paligjshme dhe t'u sigurohet minimumi i domosdoshėm edhe atyre qė nuk e arrijnė atė pėr arsye tė caktuara. Ne jemi pėr drejtėsinė qė garanton njė ekuilibėr social tė grupeve tė ndryshme pėr tė ecur pėrpara pėrmes dialogut e tolerancės reciproke.

Demokracia me mjete demokratike
Ne liberal-demokratet nuk pranojmė rrymat politike qė shkelin lirinė, jemi kundėr shtresės burokratike qė ushtron njė pushtet tė pakontrolluar, jemi kundėr privilegjeve qė sjellin shtypjen e tė tjerėve dhe pėrkrahim me tė gjitha forcat shprehjen e lirė tė mendimit, ushtrimin e sė drejtės demokratike pėr transparencė e kontroll si qytetarė e si punonjės.
Ne jemi kundėrshtarė tė vendosur tė ēdo diktature apo totalitarizmi. Ne jemi me parimin se demokracia vendoset dhe mbrohet vetėm me metoda demokratike.


Harmonizimi i interesave

Ne, liberal-demokratet aspirojmė dhe punojmė pėr njė shoqėri tė vėrtetė pluraliste, pėr ekonomi te tregut ku fjalėn e parė e ka politika dhe interesat shtetėrore, pėr shtet ligjor tė ngritur mbi parimet kushtetuese e pėr njė shoqėri qė lejon afirmimin e alternativės sė liberal-demokracisė. Realizimin e kėsaj alternative, ne liberal-demokratet, e shohim tė lidhur organikisht me harmonizimin e interesave midis kapitalit dhe punės, shenjtėrimit tė pronės private dhe tė pluralizmit pronėsor.
Ne jemi pėr respektimin e kufijve ligjorė tė interesave private, publike dhe kombėtare brenda shoqėrisė sė ekonomisė sė tregut. Pėr ēdo konflikt qė mund tė lindė midis tyre, ne jemi pėr zgjidhje me rrugė ligjore dhe pajtimin e interesave tė palėve. Ne kėrkojmė qė sundimi me anė tė pushtetit burokratik e ekonomik tė zėvendėsohet nga marrėdhėniet demokratike tė mbėshtetura mbi solidaritetin, bashkėpunimin dhe harmonizimin e interesave.

Vota e lirė- sovraniteti i popullit

Themeli politik i kėsaj shoqėrie do tė jetė vota e lirė dhe sovraniteti i popullit; forma e pėrhershme-demokracia pluraliste; qėllimi final- zhvillimi i gjithanshėm i personalitetit tė individit dhe progresi i pėrgjithshėm.
AKR-ja ndihet tėrėsisht i obliguar nė kėtė synim. Ne synojmė njė shoqėri tė civilizuar, nė tė cilėn merr fund hakmarrja politike, jotoleranca dhe paaftėsia pėr dialog, krahinorizmi politik primitiv, arbitrariteti vetjak politik, ethet pėr pushtet tė pakufizuar.

Peja-Boy
14-11-09, 18:06
Institucionet funksionale dhe demokratike nė optikėn e AKR-sė

Institucionet funksionale dhe demokratike janė nė qendėr tė optikės sonė programore dhe politike. Aleanca Kosova e Re do tė angazhohet pėr Kuvend funksional tė Kosovės.Kosova nuk ka kohė tė presė, ajo meriton mė shumė. Aleanca Kosova e Re punon pėr dinamizėm tė ndjeshėm nė hartimin dhe procedimin e ligjeve.

Aleanca Kosova e Re do tė ndryshojė qasjen nė mėnyrėn e punės sė ekzekutivit. Ne jemi tė pėrkushtuar qė qytetarėve tė Kosovės t’u ofrojmė njė qeverisje cilėsore. Qeveria e udhėhequr nga Aleanca Kosova e Re do tė jetė qeveri ekspertėsh.Ne do tė vendosim linja tė reja tė komunikimit me nivelin lokal tė qeverisjes. Tė gjitha ato politika publike tė cilat niveli lokal ka nevojė t`i pėrmbushė, por qė, pėr arsye tė shumta, nuk ėshtė nė gjendje t`i bėjė, qeveria qendrore duhet t’i dalė nė ndihmė, duke ruajtur nivelin e vendimmarrjes dhe autonominė e komunave. AKR do tė angazhohet pėr eliminimin e strukturave paralele, tė cilat funksionojnė nė kuadėr tė enklavave etnikisht tė pastėrta, duke u angazhuar pėr ofrimin e shėrbimeve kualitative tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim, si dhe tė rrisė nivelin e komunikimit me pakicat, nė mėnyrė qė ato tė ndjejnė institucionet e Kosovės si tė vetat.

Aleanca Kosova e Re angazhohet pėr krijimin e njė administrate tė vogėl dhe tė efektshme, tė modifikuar nė bazė tė kėrkesave tė tregut, duke zvogėluar gradualisht administratėn.

Kushtetuta e Kosovės

Kushtetuta ėshtė akti mė i lartė juridiko-politik i shtetit. AKR mendon se Kosova ka nevojė pėr njė kushtetutė funksionale, e cila do t’i rregullonte nė mėnyrė tė prerė marrėdhėniet shoqėrore si dhe do tė pėrcaktonte detyrat dhe pėrgjegjėsitė e institucioneve.Kosovės i nevojitet mbi tė gjitha njė Kushtetutė e cila mbron tė drejtat dhe liritė individuale dhe parimet e liberal-demokracisė pėr tė zgjedhė dhe pėr t’u zgjedhur, pėr tė marrė pjesė aktive nė jetėn politike dhe shoqėrore, pėr tė pasur tė drejtė shprehjen e mendimit personal si dhe tė drejtėn pėr pėrzgjedhjen e religjionit.

Mbi tė gjitha, Kushtetuta e ardhshme e Kosovės do tė pėrcaktojė edhe sistemin e qeverisjes nė Kosovė, i cili sipas Aleancės Kosova e Re, do tė garantojė njė Republikė me sistem presidencial tė qeverisjes.

AKR-ja konsideron se Kosova ka nevojė qė fillimisht tė adoptojė njė sistem tė pastėr presidencial brenda tė cilit kryetari i shtetit, i cili do tė ishte njėkohėsisht kreu i shtetit edhe i qeverisė, do tė zgjidhej direkt nga populli, me mandat katėrvjeēar, me tė drejtė rizgjedhjeje.Me Kushtetutė AKR do tė aplikojė parimin e ndarjes sė pushteteve nė: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor. Kėshtu do tė rregulloheshin edhe instrumentet e kontrollit reciprok.Pėr t’i balancuar pushtetet, AKR-ja do tė insistojė aplikimin e institucionit tė llogaridhėnies. Kjo do tė pėrfshinte tė drejtėn e Kuvendit pėr tė iniciuar procedurėn e pėrgjegjėsisė kushtetuese tė kryetarit, nė rast tė shkeljes sė kushtetutės, por jo edhe tė drejtėn e shkarkimit tė tij nė Kuvend.

Peja-Boy
14-11-09, 18:06
Krijimi i njė gjyqėsori tė pavarur
Krijimi i njė gjyqėsori tė pavarur do tė jetė njė ndėr detyrat primare me tė cilat do tė merret Aleanca Kosova e Re.
AKR-ja angazhohet pėr ndėrtimin e shtetit tė sė drejtės, ku tė gjithė qytetarėt do jenė tė barabartė para ligjit. Dhe njėherėsh, askush nuk do tė dalė mbi ligjin.Aleanca Kosova e Re angazhohet pėr gjyqėsor efikas dhe tė pavarur.Ne do tė bėjmė pėrpilimin e njė strategjie pėr reformimin e sistemit gjyqėsor dhe do tė angazhohemi pėr sigurimin e gjyqtarėve dhe prokurorėve, duke iu krijuar atyre garanci materiale dhe fizike pėr punėn qė bėjnė.
Dialogu i brendshėm dhe kontrata shoqėrore
Institucionet dhe qytetarėt e Kosovės duhet tė fillojnė dialogun e brendshėm dhe tė lidhin kontratė shoqėrore rreth tė gjitha parimeve mbi tė cilat do tė udhėhiqet Kosova drejt integrimeve euro-atlantike. Kosova domosdoshmėrish ka nevojė pėr njė kontratė shoqėrore, tė pranuar nga tė gjithė aktorėt shoqėrorė, qofshin ata individė apo pėrfaqėsues tė subjekteve juridiko-politike. Me anė tė saj ndėrtohet konsensusi shoqėror duke krijuar kohezionin shoqėror. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė pėrcaktohen obligimet dhe tė drejtat e tė gjithė pjesėmarrėsve nė shoqėri dhe Kosovės do t’i hapet rruga drejt integrimeve euro-atlantike.
Tė drejtat e njeriut
Mbrojtja dhe kultivimi i tė Drejtave tė Njeriut ėshtė privilegj njerėzor. Shteti dhe ekonomia janė nė shėrbim tė njeriut dhe tė tė drejtave tė tij, e jo anasjelltas, andaj ne do t’i standardizojmė dhe garantojmė ato nė bazė tė konventave mė tė pėrparuara ndėrkombėtare.
Vetėm aty ku garantohen dhe praktikohen tė drejtat e lirisė, njerėzit mund tė jetojnė si tė lirė dhe tė barabartė dhe tė praktikojnė demokracinė. Vetėm aty ku aplikohen tė drejtat sociale themelore, mund tė jenė tė pranueshme tė drejtat e lirisė dhe tė pjesėmarrjes politike. Tė gjithė njerėzit kanė tė drejtė pėr angazhim nė dobi tė vendit tė tyre, komunitetit tė tyre, popullit qė i pėrkasin si dhe pėr kultivimin e gjuhės dhe kulturės sė tyre. E drejta e kombeve e bazuar nė Kartėn e OKB-sė ėshtė parim bazė i vizionit tonė pėr tė drejtat e njeriut.
Kosova dhe UE-ja
Evropa e vitit 1945 ka hyrė nė histori si Evropė e gėrmadhave qė la pas politika. Evropa e vizionarėve politikė e filluar me Marrėveshjen e Romės (1957) e deri te ajo e Amsterdamit ishte Evropa e shpresave.
Pas rėnies sė perdes sė hekurt (1989), UE-ja rifilloi me projektin shtesė - bashkimin e plotė tė kontinentit dhe zgjerimin e zonės sė prosperitetit dhe stabilitetit edhe nė vendet fqinjė. UE-ja si bashkim jo vetėm ekonomik, pas pranimit nė gjirin e saj edhe tė kėsaj pjese tė kontinentit, do tė ishte njė hap mė afėr realizimit tė qėllimit tė saj.
AKR-ja konform filozofisė politike mbi tė cilėn ėshtė ngritur UE-ja dhe vetė frymės sė liberal-demokracisė, Kosovėn nė njė tė ardhme tė afėrt e sheh tė integruar plotėsisht nė Unionin Evropian, si strukturė kjo garantuese e paqes dhe stabilitetit nė kontinentin tonė.
Pėr AKR-nė bashkėpunimi i shteteve anėtare tė UE-sė me shtetet tjera pretenduese pėr anėtarėsim, paraqet njė pėrparėsi me shumė emėrues tė pėrbashkėt dhe vazhdon tė mbetet bazamenti real pėr ruajtjen dhe selitjen e paqes nė Evropė.
Pėr AKR-nė shteti mbetet subjekti parėsor i Sistemit ndėrkombėtar dhe garantues i qeverisjes funksionale.AKR-ja mbėshtet fuqishėm kursin e integrimeve nė fushėn e sigurisė dhe atė tė politikės, qė pashmangshėm do ta shpinte kontinentin drejt njė bashkimi politik.

Peja-Boy
14-11-09, 18:07
EKONOMIA

AKR-ja pėr vizion ka Kosovėn ekonomikisht tė pėrparuar, ku interesi i qytetarėve (pa dallim) tė mbizotėrojė para sė gjithash. Mirėqenia dhe dinjiteti janė mision i AKR-sė, ngase ne jemi tė bindur se Kosova mundet shumė mė shumė dhe se sė bashku do t’ia dalim.Me qėllim qė tė dalim nga ky “rreth vicioz” AKR-ja vlerėson se duhet ri-dizajnuar strukturėn organizative tė aparatit shtetėror. Meqė ky konstruktim ka prodhuar burokraci tė shumtė dhe jo efikase, qė ka rezultuar nė jokoordinim nė mes ministrive.Andaj, AKR-ja konsideron se me bashkimin e Ministrisė sė Financave dhe Ekonomisė, Ministrisė pėr Tregti dhe Industri, Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisė pėr Energji dhe Miniera, dhe shndėrrimin e tyre nė sektorė tė njė departamenti - Departamenti pėr Ekonomi dhe Financa – aparati shtetėror do tė funksionalizohej, me ēka edhe llogaridhėnia dhe pėrgjegjėsia do tė qartėsohen.

Konsiderojmė se ky fuzionim nė aspektin e bashkėpunimit dhe koordinimit do tė jetė mė pozitiv nga fakti se departamentet bashkėpunojnė mė ngushtė ndėrmjet veti sesa ministritė, dhe se Kosova ėshtė e vogėl pėr tė gjitha ato ministri.
.

Peja-Boy
14-11-09, 18:09
AKR pėr ekonomi stabile dhe tė menaxhuar mirė

Me qėllim qė tė dilet nga kjo ngecje ekonomike, AKR-ja angazhohet pėr pėrshpejtimin e reformave ekonomike, tė cilat mbėshteten nė: formimin e sistemit dhe politikės aplikative ekonomike tė bazuar nė ekonominė e tregut dhe pluralizmin e pronės dhe zhvillimin e pluralizmit tė pronės, duke forcuar pronėn private si gjė tė shenjtė, nė tė cilėn mbėshtetet perspektiva e zhvillimit ekonomik; standardizimi i infrastrukturės ligjore dhe materiale; hartimin e strategjisė zhvillimore, si dokument mė i rėndėsishėm nė tė cilin duhet mbėshtetur perspektiva ekonomike e Kosovės.

Andaj, AKR-ja do tė kujdeset qė investitorėt e rinj dhe kreativė tė kenė mbėshtetje institucionale dhe bankare pėr realizimin e ideve tė tyre kreative.

AKR-ja do tė themelojė “Agjencinė Zhvillimore pėr Gjeneratat e Ardhshme”, pėr zhvillimin intensiv dhe tė vazhdueshėm tė ekonomisė. Fondi do tė mbėshtet nga shteti dhe fondacionet e ndryshme.

Toka, pronė shoqėrore / publike, tė jepet me koncesion pėr ndėrtimtari dhe bujqėsi. Po ashtu, qėllim tė rritjes sė efikasitetit, shėrbimet komunale do tė jepen nė koncesion.

AKR-ja do tė angazhohet qė tė krijojė infrastrukturėn ligjore dhe krijimin e rrethanave pėr formimin e Holdingjeve rajonale, me qėllim tė bashkimit tė aseteve dhe “know how”, pėr tė fituar pėrparėsinė konkurruese nė tregun global.AKR-ja do tė krijojė Agjencinė e Participimeve, pėr mbikėqyrjen e ndėrmarrjeve strategjike dhe kapitale. Pėrgjegjėsia e saj do tė jetė kontrolli i ndėrmarrjeve mė vitale tė ekonomisė kosovare nė mėnyrė qė ato tė punojnė nė mėnyrė fizibile tė bazuar nė planin afarist.Jemi dėshmitar tė injorimit tė Kosovės nga investitorėt e huaj. Andaj, AKR-ja do tė intensifikojė punėn nė lidhje me joshjen e investitorėve tė huaj, si nė aspektin e reformimit tė institucioneve ekzistuese qė merren me promovimin e ekonomisė kosovare, po ashtu edhe aktivizimin e kuadrove mė tė specializuara qė posedon Kosova pėr udhėheqjen e tyre. Sikurse qė do te rriten investimet nė marrėdhėnie me publikun dhe promovimin e Kosovės nė tregun global, si domosdoshmėri operuese. Ndėrkaq, nė aspektin e politikės fiskale do tė krijohen mundėsitė pėr “pushime tatimore” nė industritė e caktuara qė janė pėr interesin e ekonomisė kosovare dhe lehtėsirave tjera legjislative – operative.

AKR-ja beson se pėrgjegjėsia duhet qartėsuar, gjithmonė duke e pasur parasysh interesin e Kosovės. Prandaj, ndonėse privatizimi ėshtė nė fazėn pėrfundimtare, megjithatė AKR-ja gjithmonė do t’i qaset privatizimit nė atė frymė, e jo qė privatizimi tė bėhet sa pėr hir tė procesit. Pra, pėrveē formave ekzistuese do tė merren parasysh edhe mundėsit tjera, si p.sh. MBO, MBI, ESOP, Licitacion etj. ashtu qė tė maksimalizohet interesi ekonomiko-shoqėror i Kosovės, dhe tė sanohen pasojat e privatizimit tė gabuar.

AKR-ja konsideron se PTK-ja, Aeroporti, KEK-u duhet tė privatizohen sipas eksperiencave tė suksesshme tė korporatave tė ngjashme evropiane (globale). Po ashtu, do tė angazhohemi qė tė krijohen kompani tė reja ajrore, me bazė kapitalin publik (shoqėri aksionare).

Jemi pėr konkurrencė tė lirė dhe tė ndershme, e jo pėr ekonomi tė hirtė me evazion fiskal. Buxhetin shtetėror, nga fakti se ato janė paratė e qytetarėve tė mbledhura nga tatimi, do ta shpenzojmė nė mėnyrė tė drejtė dhe transparente, gjithmonė tė bazuar nė disiplinė, pėrgjegjėsi dhe llogaridhėnie financiare. Do ta mbėshtesim biznesin nė tė gjitha format e duhura, ngase besojmė se nuk do tė kemi mirėqenie tė dėshiruar pa biznes tė zhvilluar. AKR-ja gjithmonė do ta mbrojė mirėqenien e tė gjithė qytetarėve, e jo vetėm tė njė shtrese tė caktuar politike-klanore.

AKR-ja nė planin strategjik zhvillimor pėrparėsi do t’u jep viseve tė pa zhvilluara ashtu qė diferenca rajonale tė zbutet, si parakusht pėr ndaljen e migrimit drejt qendrave urbane dhe rajonale. Prioritet do tė jepen nė relacion me ndėrtimin dhe pėrmirėsimin e infrastrukturės rurale, si tė transportit d.m.th. tė lidhjes sė prodhuesve me tregjet - si parakusht pėr zhvillimin e ekonomisė; pėrmirėsimin e shėrbimeve telekomunikuese duke pėrfshirė edhe lidhjet e internetit; rritjen e investimeve nė pėrmirėsimin e kualitetit tė tokave punuese dhe kanaleve tė ujit; si dhe pėrmirėsimin e sistemit shkollor dhe shėndetėsor.

AKR-ja beson qė ekonomia duhet tė zhvillohet e lirė, ku “motori shtyrės” duhet tė jenė ndėrmarrėsit. Rolin e shtetit, AKR-ja e sheh vetėm nė rregullimin dhe monitorimin e ekonomisė, dhe jo nė ndėrhyrjen e shtetit, pos nė rastet e caktuara pėr interesa tė veēanta ekonomiko-shoqėrore. Prandaj, AKR-ja ėshtė e vetėdijshme me pėrgjegjėsinė e saj qė ka nė lidhje me inkurajimin dhe kultivimin e talentit dhe fuqive kreative tė individėve si parakusht pėr zhvillimin e afarizmit dhe ekonomisė.

Duke u nisur nga fakti se shumica absolute e ndėrmarrjeve kosovare janė tė vogla ose tė mesme, AKR-ja me anė tė politikave konkrete do t’i pėrkrahė dhe fuqizojė ato. Jemi tė vetėdijshėm me faktin se NVM janė forca kryesore nė mobilizimin dhe ri-investimin e kursimeve tė qytetarėve, andaj NVM-tė do t’i inkurajojmė qė t’i intensifikojnė investimet dhe rrisin kapacitet, sidomos ato tė orientuara kah prodhimi, dhe do t’i mbėshtesim projektet me perspektiv.

Jemi tė bindur se tė gjitha kėto do t’i realizojmė ngase ne sinqerisht besojmė qė Kosova i ka vlerat e veēanta dhe resurset e nevojshme. E gjithė ajo qė nevojitet ėshtė njė riorganizim struktural i shoqėrisė e cila do tė bėnte qė Kosova jo vetėm t’i realizojė interesat e veta, por edhe tė jap kontributin e vet pėr rajon dhe mė gjerė

Peja-Boy
14-11-09, 18:09
Resurset njerėzore

AKR-ja do ta fus nė veprim “trurin” kosovar si faktor subjektiv kryesor i tė gjitha proceseve ekonomike. Andaj, AKR-ja beson se pasuria mė e madhe e Kosovės ėshtė popullata e saj e re - ndėrmarrėse dhe me besim nė vetvete.

AKR-ja thellėsisht beson se energjia dhe kreativiteti i kėsaj popullate mund tė shfrytėzohet si bazė pėr tė krijuar njė ekonomi tė re dhe tė suksesshme. Ngase, nė aspektin e kuadrove, Kosova ka njė shkallė tė lartė tė popullsisė sė re tė trajnuar mirė dhe me shpirt ndėrmarrėsi, fuqi punėtore qė ėshtė mėsuar tė mbijetojė nė vėshtirėsi tė jashtėzakonshme dhe pa pėrkrahje institucionale. Sikurse qė ka edhe ekspertė tė profileve tė ndryshme tė edukuar nė universitet e njohura botėrore dhe me eksperiencė praktike tė fituar nė vendet e zhvilluara perėndimore.

AKR-ja do tė investojė nė pėrgatitjen dhe rikualifikimin e kuadrove pėr nevojat e ekonomisė.

AKR-ja do tė nxisė konkurrencėn e ideve dhe tė vlerave dhe do t’i luftojė dukuritė mediokre, servile dhe antivlerat nė pėrgjithėsi.

AKR-ja do tė mbjellė sistemin “meritokratik - nė bazė tė aftėsive”, pėr ēka nevojitet njė riorganizim struktural, ku hapėsirė do t’u jepet ekspertėve dhe njerėzve tė aftė tė cilėt do tė vlerėsohen nė bazė tė suksesit. AKR-ja edhe ashtu si moto tė saj ka “profesionalizmin”.

Me qėllim tė uljes sė papunėsisė, AKR-ja pos tjerash, do tė shikojė edhe mėnyrat e mundshme, qė nė mėnyrė tė rregullt dhe tė organizuar qytetarėve tė saj t’u mundėsoj punėsim stinor apo tė pėrkohshėm nė shtetet e jashtme.

AKR-ja sistemit tė tashėm pensional do t’ia bashkėngjisė edhe mundėsitė tjera pėr sigurimin e pleqėrisė dhe fatkeqėsive tjera, duke mundėsuar qė tė krijohen edhe fondet tjera pensionale dhe siguruese.

Duke e marrė parasysh se ēėshtja e banimit ėshtė ēėshtje vitale pėr popullatėn, AKR-ja do tė angazhohet nė krijimin e Fondit pėr Investime Banesore, me tė cilėn do tė bėhet e mundshme qė ēmimi i banesave tė ulet dhe ta intensifikojė industrinė ndėrtimore nė vitet e para, qė kjo pa dyshim do tė bėjė qė edhe ekonomia tė pėrjetojė rritje dhe tė ulet niveli i papunėsisė.

Peja-Boy
14-11-09, 18:10
AKR pėr industrinė dhe tregtinė

AKR-ja do tė synojė tė implementojė tatim tė ultė, ekonomi stabile dhe rregullime inteligjente me qėllim qė Kosovėn ta bėjė ambientin mė tė mirė pėr afarizėm nė rajon.

Pozita gjeografike e Kosovės ėshtė edhe njė mundėsi qė deri mė tani nuk ėshtė shfrytėzuar, ashtu siē nuk janė shfrytėzuar edhe faktorėt tjerė. Mundėsia pėr tė pasur qasje nė tregun e rajonit dhe me gjerė. Nė mes tė Ballkanit dhe nė brendi tė Evropės: distanca Prishtinė – Tiranė ėshtė e ngjashme me atė Prishtinė – Sofje; Prishtinė – Athinė; Prishtinė – Beograd dhe qendrat tjera Ballkanike. Me fjalė tjera nga Kosova mund tė ketė qasje nė njė treg prej rreth 50 milion konsumatorėve potencial.

AKR-ja me anė tė ligjeve dhe rregullave moderne do tė insistojė qė tregtinė si sektorė ta rregullojė dhe bėjė mė korrekte, duke i pasur parasysh interesat e ndėrmarrėsve dhe konsumatorėve kosovarė, konform rregullave tė Agjendės pėr Zhvillim tė Dohės dhe politikave tė OBT.

AKR-ja do tė angazhohet pėr krijimin e institucionit pėr mbėshtetjen e bizneseve vendore, duke angazhuar ekspertėt vendorė me pėrvojė ndėrkombėtare dhe ekspert ndėrkombėtar, pėr t`u ofruar bizneseve konsultime dhe ndihma tjera profesionale.

Kosova ka burime tė konsiderueshme natyrore p.sh. linjit, ku sipas Bankės Botėrore vlerėsohet se Kosova ka diku rreth 11.5 miliarda ton. Pastaj rezerva tė mėdha tė plumbit dhe zinkut, bakrit, nikelit, boksitit thėngjillit, argjendit, arit etj. AKR-ja synon qė me njė strategji tė qėlluar ta shfrytėzojė kėtė potencial shumė tė madh pėr zhvillimin ekonomik.

Kėto rezerva AKR-ja konsideron se janė njė bazament i fortė pėr ringjalljen e industrisė sė rėndė. AKR-ja ėshtė e vetėdijshme se pėr kėtė sektor nevojiten investime tė mėdha, andaj, AKR-ja do tė angazhohet nė tėrheqjen e investimeve direke tė huaja, por asnjėherė duke mos nėnēmuar edhe potencial investues vendor.

AKR-ja pasuritė nėntokėsore i trajton si pasuri tė Kosovės

AKR-ja duke u nisur nga mundėsitė ekzistuese, ėshtė e bindur se ekonominė e Kosovės dhe qytetarėt e saj do t’i furnizojė rregullisht me energji elektrike. Ne besojmė se do ta bėjmė ngase pos tjerash do tė kemi edhe planin strategjik real tė bazuar nė faktet reale, nė tė cilėn do tė shikohen edhe mundėsitė reale pėr prodhimin e energjisė elektrike nė mėnyra alternative si hidrocentrale apo duke shfrytėzuar erėn.

Industrinė e lehtė tė Kosovės AKR-ja do ta riaktivizojė. Konsiderojmė se mundėsitė janė mbase reale pėr zhvillimin e kėsaj industrie, ngase nė njėrėn anė ekziston “know-how” pėr shumicėn e fushave si industria e tekstilit, pėrpunimi i lėkurave dhe prodhimi i kėpucėve, prodhimet ushqimore, prodhimet pėr fėmijė, paketim, artizanat etj. Nė tė kaluarėn nuk kishte qytet qė nuk kishte ndonjė fabrikė – manifakturė apo punėtori tė kėtyre llojeve. Pastaj, natyra e kėsaj industrie karakterizohet me investime jo tė mėdha d.m.th. nė ndėrmarrje tė vogla dhe tė mesme dhe e bazuar kryesisht nė fuqinė punėtore, e siē u tha: fuqia punėtore i plotėson tė gjitha kushtet – ėshtė e re, kreative, e kualifikuar, e lirė - atėherė kjo industri del se ėshtė njė shans i veēantė e cila kėrkon pėrkushtim.

AKR-ja synon qė zhvillimin e gjithmbarshėm te bujqėsisė ta realizojė nė lidhshmėri tė ngushtė tė shkencės me teknologjinė, ku prodhimtaria bujqėsore, do tė jetė prodhimtari e planifikuar, e kontrolluar si dhe subvencionuar ne bazė tė eksperiencės dhe tė arriturave tė vendeve tė zhvilluara, nė lidhshmėri tė ngushtė tė prodhimeve bujqėsore primare me ato tė manifakturave. Do tė hartojė projekt ligje agrikulturė/ushqimore duke u bazuar nė standardet perėndimore dhe nė lidhshmėri tė ngushtė me tregun evropian dhe botėror. Gjithmonė e kujdesshme nė zhvillimin e gjithmbarshėm tė regjioneve rurale.

AKR-ja gjithmonė do tė jetė e kujdesshme qė tė bashkėpunojė dhe tė investojė nė shkencė, si garanci qė Kosova tė ecė me trendet.

Peja-Boy
14-11-09, 18:13
Industria financiare

AKR-ja do tė insistojė qė furnizimi i ekonomisė me para tė jetė stabil sipas kėrkesave tė ekonomisė.

Andaj, pėr tė realizuar kėtė qėllim, ne, Autoritetin Qendror tė Bankave (AQBK) do tė shndėrrojmė nė Bankė Qendrore tė mirėfilltė.

Pėr tė gjitha rezervat financiare tė cilat janė tė akumuluara, apo do tė akumulohen nga shitjet e aseteve tė ndryshme shoqėrore, apo kursimet dhe kontributet e qytetarėve tė Kosovės tė formave tė ndryshme, do tė shikohen format mė tė pėrshtatshme konform kornizave ligjore tė krijuara nga ekspertėt, qė ato tė rikthehen nė rrjedhjen qarkulluese tė tė ardhurave kombėtare.

Organizimin e tregut financiar dhe kapital sipas mundėsive dhe kėrkesave tė ekonomisė kosovare konform ligjeve dhe standardeve moderne globale.

Misioni i AKR-sė ėshtė qė bizneset, e sidomos ato tė orientuara kah prodhimtaria nė sektorėt e rėndėsisė sė veēantė, t’i mbėshtesim me kreditė afatgjata me kamatė tė ultė.

Buxheti dhe Taksat

Disiplinėn, pėrgjegjėsinė dhe llogaridhėnien financiare do ta fuqizojmė edhe mė ashpėr nė raport me planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit.

Pėrfshirjen mė tė madhe tė grupeve tė ndryshme tė ekspertėve dhe OJQ-ve profesionale nė monitorimin e ekonomisė nė pėrgjithėsi (kalkulimin e indekseve tė rėndėsishme ekonomike), dhe rregullave e normave fiskale nė veēanti, me qėllim qė tė mos lejohet tė manipulohet me gjendjen reale ekzistuese ekonomike nga qeveria apo ndonjė grup tjetėr i interesit.

Me qėllim te rritjes sė buxhetit tė sektorėve tė ndryshme tė rėndėsishme, AKR-ja mendon se mėnyra e mirė ėshtė aplikimi i niveleve tė ndryshme tė tatimit nė produktet e caktuara si alkooli, duhani, etj.

Ne jemi dėshmitarė tė njė politike tė ēoroditur tatimore. Siē dihet, nė mungesė tė vizionit dhe disiplinės, qeveritė e deritashme mė shumė kanė qenė tė orientuara qė arkėn buxhetore ta mbushin pa marrė parasysh mėnyrėn. Prandaj, sot kemi ngarkesa tatimore me vend e pa vend, si p.sh. nė pajisjet dhe lėndėn e parė apo TVSH-nė nė libra dhe gazeta.

Me qėllim qė ta zgjidhim kėtė problem ne do ta riorganizojmė politikėn fiskale pėr interes afatgjatė tė ekonomisė kosovare, nė fokus zhvillimin e fushave prodhuese tė ekonomisė dhe fushave tjera tė interesit tė veēantė, si dhe joshjen e investimeve te huaja direke.

Deri ne momentin e privatizimit, do tė forcojmė parimin e llogaridhėnies, disiplinės dhe pėrgjegjėsisė nė korporatat publike si PTK, KEK, Aeroport etj, me qėllim tė riorganizimit struktural nė drejtim tė fitimit tė sinergjisė dhe efikasitetit financiar.

Duke u nisur nga fakti se buxheti i Kosovės ėshtė i kufizuar, ne jemi tė vetėdijshėm se duhet marrė vendime tė prera dhe tė vėshtira. Resurset e keqmenaxhuara do t’i rialokojmė nė ato fusha tė cilat janė me prioritet, si arsimi dhe shėndetėsia. Ne do tė insistojmė qė ndėrmarrjeve publike tė keqmenaxhuara t’u ndėrpritet financimi i mėtejmė dhe insistimi nga ato qė tė kontribuojnė nė buxhet. Pastaj nė ministritė e ndryshme shpenzimet e ndryshme tė pa arsyeshme dhe punėsim efikas nė departamente tė ndryshme shtetėrore. Jemi tė vetėdijshėm se kjo nuk ėshtė lehtė, por megjithatė janė hapa tė cilėt duhen tė ndėrmerren patjetėr.

AKR –ja do ta rregullojė edhe mė tutje decentralizimin financiar, nė kuptim tė kompetencave dhe pėrgjegjėsive tė komunave nė tatimin lokal.

Peja-Boy
14-11-09, 18:14
Marrėdhėniet ekonomike me jashtė

Marrėdhėniet ekonomike me botėn e jashtme AKR-ja do t’i realizojė nė kuadėr tė politikave liberale, gjithmonė duke pasur parasysh interesin kosovar. AKR-ja do t’i inkurajojė ndėrmarrėsit dhe ndėrmarrjet kosovare qė t’i intensifikojnė marrėdhėniet e tyre me partnerėt e jashtėm, me qėllim tė maksimalizimit te interesave te ekonomisė kosovare.



Asnjė limit nė kapitalin e huaj nuk do tė imponohet. Kapitali i huaj do tė trajtohet pa diskriminim si ai vendor.




Krijimin e njė agjencioni apo institucion tė ngjashėm (p.sh. fond) pėr pagesa pėrmes se cilit do tė kishte mundėsi tė kontribuonte qeveria dhe donatoret nė drejtim qė Kosova do tė krijonte eksperiencė qė mė vonė tė thithe fonde strukturale nga institucionet ndėrkombėtare si p.sh. AER-i.

Pėrmes fondit do tė pėrkrahen fermerėt drejtpėrdrejte nėpėrmjet grandeve plotėsuese. Nė ketė drejtim, duhet cekur se, qeveria deri mė tani duke hezituar ka kontribuar nė humbjen e mundėsisė sė alokimit tė disa mjeteve tė cilat me parė ishin tė alokuara pėr Kosovė, dhe pikėrisht pėr sektorin e bujqėsisė (mjetet e ABU-se)..

AKR do tė krijojė njė politike mė tė favorshme pėr rritjen e huadhėnies sė bankave pėr sektorin e bujqėsisė.

Politikat e favorshme te AKR duhet te sigurojnė nxitjen e kėtij sektori duke pasur parasysh kufizimet e forta buxhetore drejt:

Ristrukturimit te sektorit bujqėsor nga sektori tradicional drejtė sektorit komercial.

AKR do tė angazhohet qė te gjeje mekanizma pėr te inkurajuar “koperativizimin” e bujqve me qėllim tė arritjes sė “shkallės ekonomike”. Kjo do tė mundėsonte edhe investime mė tė mėdha nė modernizimin e teknologjisė dhe rritjes sė rendimenteve.

AKR do tė insistojė nė aplikimin e farave tė reja dhe metodave tė kultivimit tė pemėve dhe perimeve qė nė shumė vende tė zhvilluara kanė treguar sukses shumė tė madh duke tejkaluar disa herė standardet e prodhimit tradicionalė.



Duhet ti kushtohet vėmendje tė veēantė edhe zhvillimit tė bujqėsisė organike, konform standardeve evropiane.

Mbrojtjen mjedisore dhe diversitetin biologjik si dhe menaxhimin ekologjik dhe mjedisor.

Diversifikimi i aktiviteteve ekonomike nė zonat rurale (duke pėrfshirė peshkatarinė dhe pylltarinė), duke dhėnė mundėsi shtesė pėr prodhuesit bujqėsorė.

Politikat nėn-sektoriale tė definuar qartė, me pėrparėsi ndaj nėn-sektorėve me aftėsi konkurruese pėr zėvendėsimin e importit tė disa produkteve si dhe eksportin eventual te produkteve te caktuara tė nėn-sektorėve te:

oQumėshtit

oMishit

oPemėve dhe Perimeve

oDrithėrave

oBimėve foragjere

Peja-Boy
14-11-09, 18:15
Voto



http://akr-ks.com/www.akr-ks.com%20e%20reja/statuti_files/image002.jpg

Marco
16-11-09, 04:06
Voto



http://akr-ks.com/www.akr-ks.com%20e%20reja/statuti_files/image002.jpg

pirro
16-11-09, 10:47
Hej ma mire u kane desht me votu per PDK-ne se njejt osht :wink:

Peja-Boy
16-11-09, 16:21
Hej ma mire u kane desht me votu per PDK-ne se njejt osht :wink:

Jo bre se veq edhe qeky ka mbet Pa e provu Karrigen e Nxeht ...Po keq se spaska pas vota hiq ... Shnosh herave tjera edhe Humbja eshte Pjes e Lojes :tongue:

teutaA
16-11-09, 20:33
ewww qe tybe qyky u dasht me fitue pare ka boll bile vjedh nuk kish se ka me shum se bugjeti i ks

Peja-Boy
16-11-09, 21:30
ewww qe tybe qyky u dasht me fitue pare ka boll bile vjedh nuk kish se ka me shum se bugjeti i ks

Eww ty Goja te lumt se qashtu eshte valla bila ... Po qka me bo ska fitu se 50% te popullit veq kan dal ne Votime dmth aj 50% tjeter e kan Votu Dr.Rugoven per se vdekuri ... se rrugen e tij spo e ndjek askush akoma ...!!!

Ishalla po fitojm ne si popull qaq di me thon.. edhe njo 8 veta ishin kon nis per Hungari Parmbrem Vota skishin pas dhon hiq se e kish pas dijt se ska gjo prej asnjerit !!

teutaA
16-11-09, 22:19
Eww ty Goja te lumt se qashtu eshte valla bila ... Po qka me bo ska fitu se 50% te popullit veq kan dal ne Votime dmth aj 50% tjeter e kan Votu Dr.Rugoven per se vdekuri ... se rrugen e tij spo e ndjek askush akoma ...!!!

Ishalla po fitojm ne si popull qaq di me thon.. edhe njo 8 veta ishin kon nis per Hungari Parmbrem Vota skishin pas dhon hiq se e kish pas dijt se ska gjo prej asnjerit !!

pse a mos ka votu kush ne baz te asaj se qfar ofrojn kto parti aa jo tybe veq per inati te njoni tjeterit se qita qe kan votu as iden se kan se qka ka me ba partija e tyne

e duhet me pas kualitet truni per me votu per kosoven e jo kur ka than ai per inati te res me vdekt djali

Kaqanikasja
16-11-09, 22:25
Na vjen keq per humbjen

Peja-Boy
17-11-09, 12:53
pse a mos ka votu kush ne baz te asaj se qfar ofrojn kto parti aa jo tybe veq per inati te njoni tjeterit se qita qe kan votu as iden se kan se qka ka me ba partija e tyne

e duhet me pas kualitet truni per me votu per kosoven e jo kur ka than ai per inati te res me vdekt djali
Plotesisht e Sakt eshte se Asnje Individ ne Kosove nuk voton me qellim qete rregullohet shteti ...po pa marr parasysh pasojat kur eshte inati ne mes secili e jep Voten per inat !!

Edhe Plotesisht Jam i Bindu se 80% te Popullit as qe i kan kushtu rendesi Fushates Parazgjedhore me pa njeher se kush qka po flet ... Po jan te cekur qysh prej Vitit 99 ne nje Parti edhe pa marr parasysh qellimet e asaj Partie keta ja japin voten !!

Peja-Boy
17-11-09, 12:54
Na vjen keq per humbjen

Thaqi ka Hup 7 vjet me rend e su bo Kijameti edhe Humbja eshte Pjes e lojes ..Fitojm ndonjeher !! .... Mos harro se 50% te Popullates nuk kan Votu ?? me kan kan qen aj 50% ???

Kaqanikasja
17-11-09, 19:36
Thaqi ka Hup 7 vjet me rend e su bo Kijameti edhe Humbja eshte Pjes e lojes ..Fitojm ndonjeher !! .... Mos harro se 50% te Popullates nuk kan Votu ?? me kan kan qen aj 50% ???

Hahhahahah me qato po thu qe kish fitu a nashta valla kur kish pa ndoj enderr qe fiton ndoj her hahahhahahah po ske faj me rendesi eshte pjesemarrja hahahahhahahah

pirro
17-11-09, 19:40
Hahhahahah me qato po thu qe kish fitu a nashta valla kur kish pa ndoj enderr qe fiton ndoj her hahahhahahah po ske faj me rendesi eshte pjesemarrja hahahahhahahah

Ka arrit me marr pjese ne zgjedhje.

Edhe mos harro me ju thon se me rendesi osht pjesmarrja

Kaqanikasja
17-11-09, 19:49
Ka arrit me marr pjese ne zgjedhje.

Edhe mos harro me ju thon se me rendesi osht pjesmarrja

Ju thash de me rendesi eshte pjesemarrja

aroza
17-11-09, 20:14
e zuni sherri i koalicionit se ka pas me dal pak me mire.

Peja-Boy
22-02-11, 23:00
Urime Dhoma Presidenciale Bexhet Pacolli ....