PDA

View Full Version : Roladė mozaik ...


Jana
25-11-09, 13:23
http://www.telegrafi.com/fo/receta/f.0711234259385_m.jpg

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta pėr ēdo familje”


Pėrbėrėsit pėr patishpan:

* 6 vezė,
* 6 lugė sheqer,
* 6 lugė miell,
* 1 qeskė sheqer vanileje
.
Filli:

* 300 gr biskota tė bluara (“plazma”),
* 1 portokall,
* 250 gr zhele bonbone tė grimcuara,
* 200 gr rrush tė thatė tė ulur nė rum ose ujė,
* 300 gr arra tė grimcuara,
* 150 gr ēokollatė tė grimcuar,
* 200 gr gjalpė tė zbutur,
* 4 vezė tė freskėta,
* 150 gr sheqer pluhur.

Pėrgatitja:


Gatuhet patishpani, derdhet nė tepsi katrore shporeti tė shtruar me letėr tė yndyrshme dhe piqet nė furrė me temp.200 gradė C. Pėrmbyset nė pecetė tė lagur. Largohet letra dhe mbulohet me tė.
Tundet gjalpi me sheqer pluhur. Shtohen tė verdhat e vezėve njė nga njė duke i tundur sė bashku nė masė tė njėllojtė. Shtohen lėngu i portokallit dhe lėvorja e kaluar nė rende. Duke e pėrzier masėn gradualisht, hidhen biskotat, arrat, rrushi, ēokollata dhe zhele bonbonet. Veēan tunden tė bardhat e vezėve nė shkumė tė dendur dhe pėrzihen me lugė me masėn e pėrgaditur. Filli vendoset nė mes tė patishpanit nė formė tė sallamės. Me kujdes mbėshtillet duke i bashkuar skajet e patishpanit. Shkrihen 100 gr ēokollatė dhe pėrzihen mire me 4 lugė qumėsht, 4 lugė vaj dhe glazura derdhet mbi sipėrfaqen e roladės duke lyer edhe anash. Mbi hidhen arra tė bluara. Rolada ftohet mirė, pastaj pritet nė rrathė. Shėrbehet me shampanjė, liker ose kafe.