PDA

View Full Version : Alban dhe Miriam cifti prezantues i Festivalit tė Kėngės nė Radio Televizion...


Jana
20-12-09, 20:00
Alban dhe Miriam do tė kėndojnė, do kėrcejnė por kryesorja ėshtė qė do prezantojnė, arsyeja pse u vendos pėrfundimisht qė tė jenė ata prezantuesit e edicionit tė 48-tė tė Kėngės nė RTSH.

http://thashethe.me/wp-content/uploads/2009/12/Alban_dhe_Miriam-300x189.jpg
Pas diskutimit tė disa emrave pėr tė qenė prezantues tė festivalit, organizatorėt kanė vendosur pėrfundimisht qė drejtues tė jenė dy artistėt tė cilėt po jetojnė njė bashkėjetesė nė Gjermani.
Alban Skėnderaj dhe Miriam Ēani tashmė kanė filluar provat me skenarin e Genc Ymeraj, ndėrsa pritet tė fillojnė provat nė Pallatin e Kongreseve, ku do tė organizohet festivali nga data 24-27 Dhjetor.
Bisedimet me drejtuesit e TVSH-sė pėr tė qenė ata prezantuesit e Festivalit tė Kėngės nė Radio Televizion, njė festival qė ėshtė bėrė shumė i lakmuar vitet e fundit, pėr shkak se kėngėtarėt synojnė Festivalin Evropian, ata i kishin filluar shumė herėt. Pėr ta kjo eksperiencė e re do tė ishte njė arritje edhe nė fushėn e spektaklit.
Pėr Albanin kjo do tė ishte hera e tij e parė, ndėrsa pėr Miriamin mbase do tė ishte mė e thjeshtė. Ajo ėshtė e mėsuar me prezantimin pasi aktualisht ėshtė moderatore e njė emisioni pėr tė rinj nė televizionet gjermane.
Njohja e saj me botėn e artit atje ka qenė dhe njė mbėshtetje pėr Albanin, i cili e ka pohuar dhe vetė. Historia e tyre e dashurisė ka nisur nė mars tė 2007, ku janė njohur nė njė stacion treni nė Gjermani. Ata u pėrpoqėn ta mbanin tė fshehtė deri njė vit mė parė lidhjen, kur vendosėn tė dilnin pėr herė tė parė nė publik nė Tiranė.
Arsyeja pasi ishin tė ftuarit specialė tė spektaklit tė bukurisė “Miss Globe”. Nė fillim lidhja e tyre qarkulloi vetėm si thashethem derisa Albani publikoi klipin e tij, ku shfaqej nė bashkėpunimin e tij tė parė me bukuroshen Ēani. “Let me die with you” ėshtė klipi i tyre i fundit qė kanė publikuar sė bashku, njė klip me fabul dashurie.