PDA

View Full Version : Lorik Cana: Personalitet i Vitit..


Jana
11-01-10, 18:33
Nėse kampanja “Kosovo – The Young Europeans” pėrpiqet ta paraqesė imazhin e Kosovės Europiane, me njė spot 60 sekondash, nė mediat mė tė rėndėsishme tė Botės, njė njeri i vetėm e bėn kėtė ēdo javė, me nga 90 minuta, nė njė fushė ku ndalojnė sytė nga mbarė Globi.

http://thashethe.me/wp-content/uploads/2009/12/Lorik-Cana-300x224.jpg
Pėr tė parėn, ėshtė kujdesur Shteti.Pėr tė dytėn, Lorik Cana, fillikat vetė.

Tė gjithė ndjehen mirė kur ai hyn nė derė, kur e lė zemrėn nė fushė dhe nxjerr djersėn nė ballė, kur buzėqesh dhe kur bėrtet. Tė gjithė janė tė lumtur qė ai ėshtė Kapiteni.
Rojet, bashkėlojtarėt, trajnerėt, tifozėt, Presidenti i Klubit. Flasin pėr tė nė mbledhje, nė punė, nėpėr kafene, kudo. Mediat, po ashtu, e vėzhgojnė me interesim.
Asnjė kosovar tjetėr nuk ka gėzuar reputacion tė tillė nė Europė.
Asnjė kosovar tjetėr nuk ka shėnuar kėtė vit mė shumė se Lorik Cana, tė cilin, Gazeta Express e konsideron Njeriun e Vitit 2009.

Ky ishte viti kur ai rrėmbeu vėmendjen e tė gjithėve nė futbollin anglez. Sot, ai ėshtė njė idhull i tifozėve tė Sunderland’it, nė ligėn mė prestigjioze nė botėn e futbollit, e po ashtu edhe kosovari mė i njohur.
Rrėfimi pėr Lorik Canėn nuk ėshtė vetėm njė tregim me lule dhe sukses.
I lindur nė Prishtinė, nė vitin 1983, ai u detyrua largohej nga vendlindja duke qenė vetėm 9 vjeēar, pasi luftėrat po e gllabėronin Ballkanin Perėndimor. Familja Cana, nga Gjakova, u largua nė drejtim tė Zvicrės. Ai ishte njė refugjat politik qė kishte vetėm njė copė letėr, e cila i mundėsonte atij qėndrimin pėr gjashtė muaj nė shtetin helvetik. Fatmirėsisht, nuk ka humbur shumė nga familja e tij gjatė luftės. Por, miqtė dhe ish fqinjėt po. Kjo ka bėrė qė ai mos ta ketė tė lehtė tė luajė futboll, duke pasur mendjen tek lufta.
Nė vitin 2000, ai sėrish ndėrroi shtetin. Kaloi nė Francė. Atje iu bashkua ekipit Paris St. Germain. Nė vitin 2005, u transferua nė klubin rival Marseille, ku lidhi nė krah shiritin e kapitenit, dy vjet mė vonė.

Ka zhvilluar mė shumė se 200 ndeshje nė elitėn e futbollit francez, por lidhjet e tij me vendlindjen asnjėherė nuk janė dobėsuar.
Nė Kosovė, ai ėshtė zgjedhur Ambasador i Vullnetit tė mirė tė UNDP’sė, nė kuadėr tė Objektivave tė Zhvillimit tė Mijėvjeēarit. Dy legjendat e futbollit Ronaldo dhe Zinedine Zidane, janė gjithashtu ambasadorė tė kėtij projekti. Sė fundi, nė nėntor tė 2009, Cana ndihmoi 500 familje tė varfra nė Gjakovė me pako humanitare.
Ai thotė se energjinė e merr nga ajo ēfarė i ka ndodhur shqiptarėve nė Kosovė.
“Gjatė gjithė kohės dua ta jap mė tė mirėn nga vetja, qė familja dhe populli im tė jenė krenarė”.

Kjo fjali e tij zbėrthen gjithēka.
Ky angazhim dhe lidershipi natyral nė fushė, kanė bėrė qė Lorik Cana t’i fitojė rrėmbyeshėm zemrat e tifozėve, kudo qė ėshtė shfaqur. Shumė shpejt, nga njė futbollist qė shquhej me ndėrhyrjet e ashpra, madje duke e marrė nofkėn “Shkatėrruesi”, arriti ta pėrmirėsojė lojėn, duke u bėrė njėri nga mė mirėt nė Ligue 1. U transformua nė njė lojtar modern. Pėr 9 vjet me radhė mbrojti ngjyrat e dy klubeve mė tė mėdha dhe mė me traditė nė Francė.

Por, kishte nevojė pėr diēka tė re.
Premierliga edhe pėr Lorik Canėn ishte mė e mira nė Botė. Zbarkoi nė Angli. Nė Sunderland prapė u bė hero. Dominoi nė sondazhet pėr lojtarin mė tė mirė tė ekipit, nė pothuajse tė gjitha ndeshjet. Tifozėt e votuan 11 herė si futbollistin mė tė mirė tė ekipit, nga 16 paraqitjet e tij, nė 2009.

Nuk e ka harruar asnjėherė vendin e vet. Konsideron se lojėn me fanellėn kuqezi e ka pėr detyrė, pasi ėshtė e rėndėsishme tė japė njė imazh tė mirė tė shqiptarėve.
“Futbolli ndihmon qė njerėzit t’i ndėrrojnė mendimet. Nėse shqiptarėt janė nė gjendje tė jenė tė suksesshėm nė futboll, njerėzit fillojnė tė mendojnė pėr ta me njė sy mė pozitiv”.
Kjo fjali ėshtė bindja e Lorik Canės. Dhe, ėshtė e vėrtetė. Ai ka ndryshuar imazhin e Kosovės me lojėn e tij. Mė mirė se ambasadorėt dhe mė bukur se reklamat, ai e dėrgon mesazhin e kosovarit europian. Bota e Kosovės ėshtė mė e mirė dhe mė e njohur me emrin e tij./aexpress/