PDA

View Full Version : P. Mati Prennushi.-.P. Ēiprian Nika


Tomori
19-01-10, 16:43
Me rastin e 60-vjetorit tė martirizimit tė dy fretėrve tanė: P. Ēiprian Nikės dhe P. Mati Prennushit


P. Mati Prennushi, OFM

I lindur nė Shkodėr, mė 02 tetor 1882, nga Nikolla dhe Roza l. Kraja. Nė pagėzim mori emrin Pal.
Ndoqi shkollėn fillore, tė mesmen dhe liceun nė shkollėn franēeskane nė Shqipėri. Vazhdoi studimet e filozofisė nė Graz (Austri).
Nė noviciat hyri mė 04. 08. 1896. Kushtet solemne dha mė 20. 10. 1900. Shugurimin meshtarak mori mė 25 mars 1904.
Mori pjesė nė kryengritjen e Malsisė sė Madhe dhe nė Deēiq nė vitin 1911 ishte me Dedė Gjon Lulin dhe tė tjerėt kur u ngrit flamuri shqiptar.
Ishte gvardian, definitor, zėvendės-provincial, famullitar nė Kastrat, Iballe, Gomsiqe dhe epror i rezidencės ne Tiranė. Mė nė fund u bė provincial i franēeskanėve nė Shqipėri, mė 17. 06. 1944, e nė atė detyrė mbeti deri nė vdekje. E dha jetėn dhe lirinė e vet nė flijim pėr tė mirėn e Shqipėrisė.
Nė vitin 1946 qe arrestuar me akuzėn e rreme se kishte fshehur armė nėn elterin e shėn Antonit nė kishėn franēeskane tė Shkodrės, dhe pėr kėtė qe pushkatuar nga komunistėt.
Fjalėt e tij tė fundit janė dėshmi feje: “Rroftė Krishti Mbret!” dhe: “I fali armiqtė tanė”. Vdiq mė 11 mars 1948. Martir i vėrtetė.
Prekėse ėshtė dėshmia e fretėrve tė vjetėr, tė cilėt e mbijetuan persekutimin komunist. Ata dėshmojnė se nė qershor tė vitit 1944 Provinca Franēeskane Shqiptare deshi ta zgjidhte pėrsėri pėr provincial P. Ēiprian Nikėn (i cili ishte provincial edhe nė vitin 1938-1941) – por P. Matia tha: “Jo! P. Ēipriani ende ėshtė shumė i ri. Po vjen komunizmi, i cili mė sė pari do t’i zhdukė eprorėt mė tė lartė tė Kishės dhe tė fretėrve. Unė jam i vjetėr dhe mė pak dėm ėshtė nė qoftė se mė likuidojnė mua se sa p. Ēiprianin...” Kėshtu fretėrit e zgjodhėn p. Matinė pėr provincial, e p. Ēiprianin pėr gvardian tė kuvendit tė Gjuhadolit – por megjithatė komunistėt tė njėjtėn ditė i likuiduan tė dytė!

P. Ēiprian Nika, OFM

Tė gjithė ata qė e kanė njohur dėshmojnė se ishte njė shenjt i vėrtetė. Feja e tij e thellė, kultura e tij dhe dashuria e tij pėr atdheun ngjallėn urrejtjen e kundėrshtarėve.
Lindi nė Shkodėr, mė 19 korrik 1900, nga Mihill dhe Ana Ali Mirashi. Nė pagėzim mori emrin Dedė.
Mbeti jetim kur ishte pesė vjeē. Ndoqi shkollėn fillore dhe tė mesmen te fretėrit nė Shkodėr, kurse studimet teologjike nė Austri.
Zhgunin franēeskan e veshi mė 16. 10. 1916. Kushtet solemne i dha mė 16. 09. 1921. U shugurua meshtar nė Romė mė 25. 07. 1924. Ishte mėsues i novicėve dhe i klerikėve, gvardian dhe definitor, si edhe provincial i franēeskanėve (mė 1938-1941), e prapė gvardian i kuvendit tė Shkodrės nga viti 1943 e deri nė vdekje.
U arrestua me akuzėn e rrejshme se kishte marrė pjesė nė vendosjen e armėve nė elterin e kishės; gėnjeshtėr e shpikur pėr tė shkatėrruar kuvendin.
Fjalėt e tij tė fundit tė shkruara nė verbalin gjyqėsor kanė qenė: “Rroftė Krishti Mbret! I falim armiqtė tanė. Shqipėria nuk vdes me ne!”
U pushkatua me 11 mars 1948, jashtė mureve tė varrezave.
Ishte rregulltar i vėrtetė, zbatues i palėkundshėm i Rregullės. I fortė, i devotshėm e i zellshėm, njė martir i vėrtetė i fesė dhe i atdheut.