panta_rhei
25-01-10, 14:19
Trashėgimia Otomane dhe Komunitetet Myslimane tė Ballkanit sot
Nga Ahmet Davutoglu
FJALIMI I AHMET DAVUTOGLU
Nė ceremoninė e hapjes sė konferencės Trashėgimia Otomane dhe Komunitetet Myslimane tė Ballkanit sot nė Sarajevė (E Premte, 16 Tetor 2009)
Pozicioni gjeografik dhe lidhjet e tij historike me kėtė gjeografi janė njė karakteristikė dalluese e Ballkanit. Mund te identifikojmė tre karakteristika tė Ballkanit. E para ėshtė se rajoni i Ballkanit ėshtė njė zonė e ndėrmjetme nė kuptimin gjeopolitik. Zakonisht shihet si njė zonė e ndėrmjetme tranziti nga Europa nė Azi, nga Azia nė Europė, nga Balltiku nė Mesdhe, madje dhe nė Afrike, nga Veriu nė Jug, nga Lindja nė Perėndim ėshtė njė zonė e ndėrmjetme gjeopolitike. Do e shpjegoj ēfarė kuptimi ka, pse ėshtė kaq e rėndėsishme dhe pse kjo karakteristikė ka patur ndikim nė historinė e Ballkanit.
Karakterisitka e dytė ėshtė ajo gjeo-ekonomike. Ballkani ka qenė njė rajon transaksioni nė kuptimin gjeo-ekonomik. Qė prej kohės sė qytetėrimit Grek, kohėt e lashta e deri nė ditėt e sotme, Ballkani ka qenė rajon i transaksionit ekonomik nga deti nė tokė, nė korridoret e tokės sė Europės Lindore, nga Lindja nė Perėndim. Ka qenė dhe mbetet sot njė transaksion nė fushėn gjeo-ekonomike.
Karakteristika e tretė ėshtė se Ballkani ėshtė njė rajon i ndėrveprimit gjeo-kulturor. Nė kėtė mėnyrė, kultura tė ndryshme kanė ndėrvepruar nė Ballkan. Valėt e migrimit, shumė popullsi erdhėn dhe u pėrzien me njėri-tjetrin. Njė rajon me kėto tre karakteristika, njė zonė e ndėrmjetme gjeo-politike, me ndėrveprim gjeo-kulturor dhe transaksion gjeo-ekonomik, ka dy fate alternative nė histori.
Njėri fat ėshtė qė bėhesh qendra e politikės botėrore, ose bėhesh viktima e konkurrencės botėrore, qė do tė thotė se duhet tė bėhesh periferia e njė pushteti tjetėr. Prandaj historia e Ballkanit ėshtė ose histori suksesi ose histori dėshtimesh dhe viktimizim i konkurrencės. Sot, pėr shembull, kur ne flasim pėr Ballkanin, zakonisht mendojmė qė Ballkani ėshtė periferia e Europės, jo qendra e Europės, por periferia e Europės. Ėshtė kėshtu? Ėshtė vėrtet periferi rajoni i Ballkanit?Jo. Nė fakt, Ballkani ėshtė njė nga qendrat strategjike tė Afro-Euro-Azisė. Pse ėshtė kthyer kėshtu? Pse e kemi kėtė perceptim tė periferisė? Nėse ju pyesni pėr shembull Mehmed-pasha Sokoloviē, ai nuk do tė thoshte se Sarajeva apo Selaniku ėshtė njė periferi e shtetit Otoman ose njė periferi e Europės. Ai do tė mendonte qė kjo do tė ishte pikėrisht qendra e gjithēkaje,si historia e Nastradin Hoxhės. Por ishte e vėrtetė.
Ndaj le ti hedhim njė sy historisė. Shteti i parė i madh, shteti perandorak qė u shfaq nė Ballkan ishte Perandoria e Aleksandrisė. Lindi nga Ballkani edhe pse qendra e Perandorisė sė Aleksandrisė nuk ishte Ballkani. Nuk kishte polici tė Aleksandrisė nė Ballkan. Tė gjitha qytetet e mėdha tė Perandorisė sė Aleksandrisė ishin nė Anadoll, nė Egjipt, nė Iran, nė Afganistan. Ajo Perandori lindi nė Ballkan por qendra e asaj Perandorie nuk ishte Ballkani. Nė Perandorinė Romake, si nė atė Lindore dhe nė atė Perėndimore, Ballkani ishte periferi. Perandorėt Romakė e zinin nė gojė Ballkanin vetėm kur vendosnin tė pėrgatiteshin ushtarakisht nė drejtim tė Azisė. Kėshtu, ata nuk e shihnin Ballkanin si qendėr. i vetmi pėrjashtim pėrgjatė historisė, njė pėrjashtim pozitiv, ėshtė Shteti Otoman. Gjatė Shtetit Otoman, Ballkani u bė qendra e politikės botėrore nė shekullin e 16-tė. Kjo ėshtė koha e artė e Ballkanit. Nuk e them kėtė sepse ne mbartėm trashėgiminė otomane, por se ky ėshtė njė fakt historik. Kush e drejtoi politikėn botėrore nė shekullin e 16-tė? Paraardhėsit tuaj. Ata nuk ishin tė gjithė Turq, disa ishin me origjinė Sllave, disa me origjinė Shqiptare, disa madje ishin dhe tė konvertuar nė origjinė Greke, por ata drejtuan politikėn botėrore. Kėshtu, Mehmed-pasha Sokolovic ėshtė njė shembull i mirė. Nėse nuk do tė kishte Shtet Otoman, Mehmed pasha do tė ishte njė serb i varfėr i cili jetonte sa pėr tė patur njė fermė tė vogėl, apo ēfarėdo kishte. Por nė sajė tė Shtetit Otoman, ai u shndėrrua nė njė lider tė politikės botėrore. Ndaj historia Otomane ėshtė njė histori e Ballkanit, njė histori e karakterit qendror tė Ballkanit nė politikėn botėrore. Asokohe, tė gjitha rrugėt kryesore tė tregtisė ishin nė Ballkan. Selaniku u bė qendra e aktivitetit ekonomik. Mė pare, Selaniku ishte veē njė qytet i vogėl. Po gjatė periudhės Otomane, Selaniku u kthye nė qendrėn kryesore tė tregtisė ekonomike. E tėrė tregtia e Mesdheut bėhej pėrmes Selanikut.
Nėse ndiqni migrimin e Hebrenjve, mund te kuptoni lėvizjen e parasė. Pėrse u bė Selaniku komuniteti mė i madh i Hebrenjve prej shekulli tė 16-tė deri nė shekullin e 19, madje dhe pėrgjatė shekullit tė 19? Njė pjesė e madhe e popullsisė sė Selanikut ishin Hebrenj. Ēfarė bėnin ata aty? Ata monitoronin dhe bėnin tė gjithė tregtinė nga Selaniku drejt Veriut, drejt Euro-Azisė. Ekonomia e Mesdheut drejt Euro-Azisė, administrohej nėpėrmjet Selanikut dhe Stambollit. Krahasimisht, Beogradi ishte njė fshat, ose njė qytezė nė shekullin e 14-tė. Gjatė shtetit Ottoman, Beogradi u bė njė qytet qendror, njė qytet kyē i Danubit dhe i Europės Qendrore, si nė pikėvėshtrimin ekonomik dhe atė kulturor. Kishte me qindra kisha e xhamia. Sarajeva ėshtė njė mrekulli, si njė miniaturė e kėsaj trashėgimie. Nėse mund tė kuptosh Sarajevėn, mund tė kuptosh gjithė historinė Otomane. Sepse ėshtė, sic thotė shprehja, nėse kupton njė njeri mund tė kuptosh atė shekull. Si Hegeli, nėse kupton Hegelin, ke kuptuar mentalitetin Gjerman tė shekullit tė 19. Ėshtė prototipi i atij mentaliteti. Ngjashmėrisht, Sarajeva ėshtė prototipi i civilizimit Otoman. Sarajeva ėshtė prototipi i shkėlqimit tė Ballkanit.
Po ashtu nė shekullin e 19-tė ishte Mehmet Ali Pasha. Ai ishte njė Shqiptar, por ai u bė jo vetėm njė figurė udhėheqėse e shtetit Otoman, por dhe themeluesi i Egjiptit modern. Po tė mos kishte pasur njė traditė Ottomane, Egjiptianėt nuk do kishin parė asnjė Shqiptar nė gjithė jetėn e tyre. Mehmet Ali Pasha, do kish qenė shumė-shumė Mehmet Ali Bej, njė njeri i zgjuar qė jetonte diku nė Ballkan. Pra, figurat udhėheqėse janė prototipet e njė qytetėrimi. Ēmund tė mėsojmė prej kėsaj? Rajoni i Ballkanit ka njė fat si rrjedhojė e karakteristikave gjeo-politike, gjeo-kulturore dhe gjeo-ekonomike. Rajoni i Ballkanit, ose do tė jetė qendra e gjithēkaje, ose do tė jetė viktima e gjithēkaje.
Pse ka qenė Ballkani i ndarė qė prej shekullit tė 19-tė e deri nė ditėt e sotme? Sa herė qė ne flasim pėr Ballkanin, flasim pėr ndarje, pėrplasje, pėrplasje etnike, jo civilizim. Mungesa e ndėrveprimit gjeo-kulturor do tė thotė pėrplasje kulturore. Mungesa e transaksionit gjeo-ekonomik do tė thotė stanjacion ekonomik. Mungesa e autoritetit politik do tė thotė shndėrrim nė njė zonė tė ndėrmjetme e tė gjitha konflikteve. Tashmė ėshtė koha ti vėmė bashkė tė gjitha kėto. Dhe pastaj do tė zbulojmė shpirtin e Ballkanit.
Ēlloj politike duhet zbatuar pėr tė rritur kėtė? Sė pari, nė mėnyrė qė tė parandalohet njė karakter i tamponit gjeopolitik pėr Ballkanin, ēka e bėn Ballkanin viktimė tė konflikteve, na duhet tė krijojmė njė kuptim tė ri uniteti nė rajon. Na duhet tė forcojmė ndjesinė e pėrkatėsisė nė rajon dhe tė nxisim njė kuptim tė pėrbashkėt. Nėse shohim historinė, ne jemi qenie njerėzore dhe nuk jetojmė nė parajsė. Qeniet njerėzore janė gri sikurse historia, apo historia ėshtė gri ashtu si qeniet njerėzore. Ne nuk jemi engjėj por nuk jemi as kafshė. Na takon ne tė vendosim tė bėjmė diēka. Nė mėnyrė tė ngjashme, historia paraqitet gri. Varet se cilėn pjesė tė historisė po pėrzgjidhni pėr ta komentuar sot. Historia e Ballkanit nuk ėshtė vetėm njė histori konfliktesh. Pėrgjatė shekujve, nga i 15-i te i 19-i, historia e Ballkani ka qenė njė histori suksesi. Ne mund ta rikrijojmė kėtė sukses. Mund ta rivendosim atė pėrmes krijimit tė njė sensi origjinal tė pėrkatėsisė, duke krijuar njė bashkekzistencė tė re shumėkulturėshe dhe duke pėrcaktuar njė zonė tė re ekonomike.
Bashkekzistenca shumėkulturėshe ėshtė shumė e rėndėsishme sepse zhvillimi i njė civilizimi mundet vetėm tė kuptohet duke analizuar strukturat e qyteteve dhe jetėn kulturore nė kėto qytete. Nėse njė qytet ėshtė uniform, do tė thotė se civilizimi nuk ėshtė i shumėllojshėm. Ėshtė njė lloj kėndvėshtrimi i pėrmbysur ndaj shoqėrisė. Fillimisht, qyteti i Romės banohej vetėm nga romakė. Por, mė pas, me krijimin e Perandorisė Romake, qyteti i Romės u bė njė qytet kozmopolitan. Nė mėnyrė tė ngjashme me Romėn, mė vonė edhe qytete si Stambolli dhe tė tjera qytete ballkanike ishin shumėkulturore. Ne jetonim bashkė dhe si rrjedhojė e kėsaj pasurie tė fortė kulturore pati njė rritje tė bashkėveprimit. Prapambetja lidhet me spastrimet, siē ndodhi gjatė viteve 90. Ata qė organizuan masakrat nė Srebrenicė, nė Bosnjėn Lindore, janė njerėz barbarė tė cilėt nuk donin tė toleronin dallimet kulturore. Shpirti i Sarajevės ėshtė shpirti i bashkekzistencės, shpirti i tė jetuarit bashkė. Dhe si paraqitet roli i Turqisė nė Ballkan? Ne duam tė kemi njė rajon tė ri tė Ballkanit, tė bazuar mbi dialogun politik, mbi ndėrvarėsinė dhe bashkėpunimin ekonomik, mbi integrimin dhe harmoninė kulturore dhe tolerancėn.
(1/2)