PDA

View Full Version : Permbajtja, Grupet dhe Roli i Gjakut!


~AnnA~
01-03-10, 17:08
Cila ėshtė pėrbėrja e gjakut?

Njeriu i rritur nė qarkullimin e gjakut ka rreth 4-6 litra gjak nė trup. Nė mes tjerash, gjaku bėn transportimin e Oksigjenit nė tė gjitha pjesėt e trupit.
Gjaku pėrmban disa tipe tė qelizave, tė cilat notojnė nėpėr lėngun e quajtur Plazma.

Eritrocitet (Qelizat e kuqe tė gjakut) pėrmbajnė hemoglobinė, njė proteinė e cila e lidh oksigjenin. Qelizat e kuqe tė gjakut transportojnė oksigjenin dhe e largojnė dioksidin e karbonit nga indet e trupit.

Leukocitet (Qelizat e bardha tė gjakut) i luftojnė infeksionet e ndryshme.

Trombocitet bėjnė mpiksjen e gjakut, p.sh. kur shkaktohet ndonje plagė me gjakderdhje.

Plazma pėrmbanė kripėra dhe proteina tė ndryshme.



Grupet e Gjakut, Pėrcaktimi i Grupeve tė Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut
Zbulimi i Grupeve tė Gjakut

Eksperimentet me Transfuzionin e Gjakut, transferimi i gjakut apo komponenteve tė gjakut nga njė person nė tjetrin, ka qenė njė brengė e madhe pė qindra vjet. Shumė pacient kanė vdekur, por kjo ka ndodhur vetėm deri nė vitin 1901, kur shkencėtari Austrian Karl Landsteiner zbuloi grupet e gjakut tė njerėzve, me tė cilat transfuzionet e gjakut kanė qenė mė tė sigurta.
Pėrzierja e gjakut tė dy njerėzve mund tė shkaktoj bllokimin dhe aglutimin e gjakut. Kjo mund tė shkaktoj reaksione toksike dhe mund tė ketė reaksione me pasoja fatale. Karl Landsteiner zbuloi se ky ėshtė njė reaksion imunologjik, i cili ndodh kur marrėsi i gjakut ka antitrupa kundėr qelizave tė gjakut tė dhuruesit.
Puna e Karl Landsteinerit e bėri tė mundshme tė pėrcaktohen grupet e gjakut dhe kjo e shtroi rrugėn qė transfuzioni i gjakut tė jetė i sigurtė. Pėr kėtė zbulim ai u shpėrblye me ēmimin Nobel nė Mjekėsi nė vitin 1930.

~AnnA~
01-03-10, 17:11
Cilat janė grupet e gjakut?

Dallimet nė gjakun e njeriut janė nė prezencėn ose mosprezencėn e molekulave tė caktuara proteinike tė quajtura antigjene dhe antitrupa. Antigjenet janė tė lokalizuara nė sipėrfaqe tė qelizave tė kuqe tė gjakut (eritrocite), ndėrsa antitrupat janė nė plazmė tė gjakut. Individėt kanė tipe dhe kombinime tė ndryshme tė kėtyre molekulave. Grupi i gjakut, tė cilit ju i pėrkisni, varet nga trashėgimia prindėrore.
Janė rreth 20 sisteme gjenetike tė grupeve tė gjakut tė njohura deri mė sot, por sistemi ABO dhe Rh i grupeve tė gjakut ėshtė mė i rėndėsishmi i shfrytėzuar pėr transfuzionet e gjakut. Jo tė gjitha grupet e gjakut janė kompatibile me njėra-tjetrėn. Pėrzierja e grupeve jokompatibile tė gjakut shkakton aglutinimin e gjakut, i cili mund ta rrezikoj jetėn e pacientit.
Laureati i ēmimit Nobel, Karl Landsteiner ishte i pėrfshirė nė zbulimin e tė dy sistemeve tė grupeve tė gjakut ABO dhe Rh.


Sistemi ABO i grupeve tė gjakut

Nė pajtim me sistemin ABO tė grupeve tė gjakut, janė katėr grupe tė ndryshme tė gjakut: A, B, AB apo 0 (zero).


Grupi i Gjakut A

Nėse ju i takoni grupit A tė gjakut, atėherė ju keni A antigjenet ne sipėrfaqen e qelizave tė kuqe tė gjakut dhe B antitrupat nė plazmėn tuaj tė gjakut.


Grupi i gjakut B

Nėse ju i takoni grupit B tė gjakut, atėherė ju keni B antigjenet ne sipėrfaqen e qelizave tė kuqe tė gjakut dhe A antitrupat nė plazmėn tuaj tė gjakut.

Grupi i Gjakut AB

Nėse ju i takoni grupit AB tė gjakut, atėherė ju keni tė dy A dhe B antigjenet ne sipėrfaqen e qelizave tė kuqe tė gjakut ndėrsa nuk keni as A as B antitrupat nė plazmėn tuaj tė gjakut

Grupi i gjakut 0

Nėse ju i takoni grupit O (zero) tė gjakut, atėherė ju nuk keni as A as B antigjenet ne sipėrfaqen e qelizave tė kuqe tė gjakut,por ju keni tė dy A dhe B antitrupat nė plazmėn tuaj tė gjakut.



Transfuzionet e gjakut

Natyrisht ēdoherė mund ti dhurohet gjak i grupit A personit qė e ka grupin A tė gjakut, gjakun e grupit B personit qė e ka grupin B tė gjakut dhe kėshtu me radhė. Por nganjėherė pacienti mund tė merr gjak edhe tė ndonjė grupi tjetėr.

Njė transfuzion do tė ishte i sukseshėm nėse njė person, i cili do tė merr gjak e ka njė grup tė gjakut qė nuk ka asnjė antitrup kundėr antigjeneve tė gjakut tė dhuruesit. Por nė tė kundėrtėn mund tė ketė pasoja pėr pacientin.

~AnnA~
01-03-10, 17:14
GJAKU-roli i tij


-Gjaku eshte ind i lenget i cili me qarkullimin e vet te panderprere siguron lidhjen humorale ne mes te organeve te organizmit tone.Qarkullimi i gjakut ne sistemin e eneve te gjakut eshte mundesuar me punen e drejt dhe punen ritmike te zemres,integritetin dhe elasticitetin e eneve te gjakut.Roli kryasore i gjakut eshte t'ua mundesoje jeten qelizave,njesive themelore,anatomike dhe funkisonale te oragnizmit tone.
Vellimi-Vellimi i gjithembarshem i gjakut te njeriut te rritur me pesh 70kg perafersishte arrine 5 litra.Nese njeriu eshte i trash,vellimi i gjakut eshte me i vogel,sepse ind vjamor ka fare pak ne enet e gjakut.Rritja e vellimit te gjakut (deri 30%) manifestohet gjate shtatzanise,edhe kjo ne tre muajt e fundit.Kjo rritje me te vertet kontribone qe lehona ti perballoje mire edhe humbjes se madhe te gjakut gjate lindjes.Nese humbja e gjakut eshte me e madhe se sa 30%,e sasise se tersishme te gajkut,atehere paraqiten simptomat e "shokut" psthemorragjike.
-Gjaku pra ka ngjyre te kuqe ne te cilin notojne qelizat e gjakut.Pamja e gjakut mvaret prej perqindjes se oksigjenit d.m.tm sasise se oksigjenit (HEMOGLOBINES),qe eshte e vendosur ne qelizat e kuqe.
Peberja-gjaku ndahet ne dy pjese perberese te veta:plazmen e gjakut dhe qelizat e gjakut.-Plazma e gjakut perben pjesen e lenget te gjakut.
Qelizat e gjakut-Ekzistojne tri lloje te qelizave:

ERITROCITET-(qelizat e kuqe)-paraqesin numrin me te madh te qelizave ne organizem.Numri i tyre eshte me i madh te meshkujt por numri i tyre mund te ndryshoje edhe ne kushte fiziologjike (rritja e punes muskulore,jeta ne lartesi te medha,klima etj)nderkaq ndikim me ta madh ka mosha e organizmit.
funksioni-me i rendesishme i qelizave te kuqe te organizmit eshte se bejne bartjen e oksigjenit prej mushkerive e deri ne inde,dhe bartjen e karbondioksidit pj indeve ne mushkeri.(hemoglobina)

LEUKOCITET-apo qelizat e bardha te organizmit,ndahen ne grupe te ndryshme te cilat ne menyra te caktuar marrin pjese ne mbrojtjen e organizmit.Deri te rritja e numrit te Leukociteve mund te vie ( ne kushte fiziologjike:gjat puneve te renda fizike,gjate shtatzanise etj.Leukocotet ne gjak jetojne 3-5 dite.

TROMBOCITET-apo pllakezat e gjakut,jane elementet me te imta te gjakut.Jeta e tyre eshte 4-8 dite.Ne organizem kane role shume te rendesishme,prej te cilave me i rendesishmi eshte roli ne pengimin e gjakederdhjes pas lendimit.

~AnnA~
03-03-10, 13:14
Gjaku ėshtė elementi krysesor nė sistemin transportues tė trupit tė njeriut. Pasi pompohet nga zemra (deri nė 100.000 rrahje nė ditė), nėpėrmjet tubave qė quhen enė gjaku, ai hapet nė tė gjithė trupin, duke shpėrndarė oksigjenin, ushqimin dhe elementet kimike, tė nevojshme pėr qelizat. Llogaritet qė njeriu mund tė jetoj edhe pas humbjes sė njė tė tretės tė sasisė sė gjakut, ēdo humbje e sasisė mė e madhe se kjo nga biologėt llogaritet vdekjepruse.

Struktura e sistemit

Zemra
Enėt e gjakut
Venat:
vena e qafės
vena zgavrore e poshtėme
vena e krahut
vena e dores e gishtave
vena e kofshės
vena e kėrcirit
vena e kėmbės e gishtave
Arteriet:
Aorta
arteria e kokės
arteria e qafės
arteria e krahut
arteria e dorės e gishtave
arteria e kofshės
arteria e kėrcirit
arteria e kėmbės e gishtave
arteria e barkut

~AnnA~
03-03-10, 13:16
Sistemi Kardio-Vaskular


Perberesit e sistemit te qarkullimit te gjakut jane te gjitha enet e gjakut qe ndodhen ne trup,zemra dhe mushkrite.
Sistemi i qarkullimit te gjakut eshte nje pjese shume e komplikuar e trupit te njeriut.Motori, pompa ose forca qe udheheq kete system eshte ZEMRA.Ajo peshon rreth 300 gr ka madhesine e nje grushti dhe eshte teper e fuqishme.Zemra duhet te dergoje gjakun me presion te larte ne te gjithe trupin njekohesisht duhet ta dergoje dhe ne mushkeri por me nje presion me te ulet.Kjo pune qe zemra eshte e afte te kryej e bene te gjithe sistemin e qakullimit te gjakut te perkryer.
Zemra eshte e perbere nga 4 dhoma.Dhomat e krahut te djathte marrin gjakun te varfer ne oksigjen nga gjithe trupi dhe e shtyjne ate drejt mushkrive(arkullimi i vogle i gjakut)ndersa dhomat e majta marrin gjakun te oksigjenuar nga mushkrite dhe e dergojne ate me force net e gjithe trupin.(qarkullimi i madh i gjakut).
Atriumet perbejne pjesen e siperme te zemres ndersa ventrikujt pjesen e poshtme.Gjaku i varfer ne oksigjen se pari kthehet ne atriumin e djathte te zemres per te shkuar me pas ne ventrikulin e djathte.Nderkohe qe ky ventrikul tkurret gjaku kalon detyrohet te shkoje drejt mushkerive nepermjet arteries polmonare.Ne mushkri pastrohet gjaku nga produktete e metabolizmt psh: sioksid karboni, dhe me pas furnizohet me oksigjen i cili lidhet me Hemoglobinen.Ky gjak i paster transportohet nepermjet venave polmonare per ne atriumin e majt, me pas ai kalon ne ventrikunin e majt.Qe ketej gjaku kalon ne aorte nepermjet et ciles trensportohet net e gjith trupin.
Kjo do te thote qe eshte ZEMRA qendra e gjithe sistemit te qarkullimit te gjakut.

Gjatėsia e zemrės
15 cm
Pesha e zemrės
300 g
Volumi (i gjakut)
70 cm3
Volumi / min nė qetėsi
4900 cm3
Volumi / min gjatė punės maksimale
bis 20-30 Litėr
Volumi i gjakut gjatė 70 vjetėve
~180.000.000 Litėr
Puna pėr rrahje, ana e majtė
~ 0,8 J
Puna pėr rrahje, ana e djathtė
~ 0,16 J
Puna gjatė ditės
~ 100.000 J
Numri i rrahjeve pėr njė vit (mesatare)
36.000.000
Numri i rrahjeve pėr 70 vjet
3.000.000.000