PDA

View Full Version : Anestezia - zona e panjohur e mjekėsisė!


Jana
05-03-10, 17:10
Anestezia nėnkupton humbjen e plotė ose tė pjesshme tė ndjeshmėrisė sė gjithė trupit a tė njė organi, duke mundėsuar operimin pa ndjerė dhimbje.

Dr. Sadbere Kamberi

Anestezia nėnkupton humbjen e ndjesive, megjithatė kjo fjali ndėrlidhet me humbjen e ndjenjės sė dhembjes ose vetėm humbjen e ndjesisė ose tė dyja bashkė.
Ecuria e anestezionit ėshtė reverzibile; organizmi pas pushimit tė efektit, tė gjitha funksionet e indeve nervore duhet tė kthehen nė gjendje normale. Gjatė anestezionit lokal, epidural dhe spinal bllokohet pėrcjellja e impulseve nervore, kėshtuqė sinjalet nuk pėrcillen nė tru. Anestezia mund tė jetė: e pėrgjithshme, regjionale, peridurale dhe lokale. Ekzistojnė dy lloje tė anestezionit: anestezioni i pėrgjithshėm, dhe ai regjional.
Pavarėsisht llojit tė anestezionit tė nevojshėm pėr operimin tuaj, funksionet vitale do tė jenė tė monitoruara, duke pėrfshirė ritmin e zemrės, shtypjen e gjakut, nivelin e gazrave nė gjak, frymėmarrjen, temperaturėn, ndėrsa nė rast nevoje, do tė monitorohen edhe funksionet tjera trupore.
http://www.telegrafi.com/fo/foto-1anmestezia.jpg
Anestezia e pėrgjithshme
Anestezia e pėrgjithshme ėshtė humbja e plotė e perceptivitetit dhe nėnkupton gjumin, analgjezionin, supresionin e reflekseve viscerale dhe relaksimin e muskujve. Anestetikėt inhalator induktojnė gjumin me njė mekanizėm akoma tė panjohur.
Nė mjekėsinė moderne, anestezia e pėrgjithshme pėrbėhet nga tre elementė kryesore:
Anestezi: Ulja e nivelit tė zgjimit (vėrja nė gjumė) me anė tė lėngjeve (p.sh. barbiturate, propofol, ketaminė) ose/dhe gazeve anestetike (halotan, gaz qeshės)
Analgjezi: Heqja e ndjesisė sė dhimbjes me anė tė lėndėve analgjezike, si p.sh. opiate
Relaksim muskulor: Ēlirim i plotė i muskujve tė trupit me anė tė relaksantėve muskulorė.
http://www.telegrafi.com/fo/foto-2anestezia.jpg
Anestezia lokale
Anestezia lokale pėrkufizohet si njė humbje e pėrkohshme e ndjeshmėrisė nė zona tė kufizuara, e shkaktuar nga njė rėnie nė eksitimin (nxitjen) e mbaresave nervore ose nga njė pengim i pėrēueshmėrisė sė impulsit nė nervat periferik. Njė nga karakteristikat mė tė rėndėsishme tė anestezisė lokale ėshtė se shkakton humbje tė ndjeshmėrisė pa sjellur humbje tė ndėrgjegjes. Dhe ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė evidenton ndryshimin mes anestezisė sė pėrgjithshme dhe asaj lokale.
Anestezioni lokalė realizohet me dhėnien e barėrave, anestetikėve, tė cilėt ndėrprejnė vazhdimin e impulseve pėrgjatė rrugėve nervore nė ato regjione ku ėshtė bėhet aplikimi i anestezioni. Te anestezioni lokal, ruhet ndjesia.
Ja disa nga mėnyrat qė induktojnė (japin) efektin e anestezisė lokale:
* Traumat mekanike
* Temperatura e ulėt
* Anoksia (mungesa e oksigjenit)
* Irritantėt kimikė
* Agjentėt neurolitik siē janė alkooli dhe fenoli
* Anestetikėt lokal (agjentė kimikė)
http://www.telegrafi.com/fo/foto-3anestezioni.jpg
Megjithatė vetėm substancat dhe agjentėt kimikė te cilėt shkaktojnė njė gjendje tė pėrkohshme dhe reversibile(tė kthyeshme) tė anestezisė mund tė pėrdoren klinikisht. Gjithashtu me rėndėsi ėshtė tė theksosh se jo tė gjithė anestetikėt veprojnė efektivisht si nė injektimet nė ind ashtu dhe nė pėrdorimet topikale (mukozė).
Pas ēdo anestezioni, duhet qė pacienti, patjetėr tė trajtohet, duhet kontrolluar funksionet vitale, presionin e gjakut dhe pulsin. Ēdo komplikimi duhet marrė me seriozitet dhe personeli mjekėsor i pranishėm menjėherė tė shmang ērregullimet.
Kirurgu dhe anestezisti duhet tė bashkėveprojnė me efikasitet midis tyre dhe janė tė dy pėrgjegjės pėr pacientin. Pėrveē kirurgjisė anestezistėt tani ndėrhyjnė nė mėnyrė rutine pėr t’i pėrgjumur dhe qetėsuar pacientėt nė shumė procedura, si thyerja e gurėve me ultratinguj, rezonanca magnetike, skaneri me kontrast, terapia elektrokonvulsive, kateterizimi i zemrės, etj...