PDA

View Full Version : Persosshmeria e Natyres!


~AnnA~
27-03-10, 10:32
Qė nga njollat e ēuditshme tė fluturave, deri tek hardhucat me ngjyra ylberi e tek pėrshtatjet qė lejojnė ketrat e madje edhe gjarpėrinjtė qė tė "fluturojnė"

Njė ilustrim biologjik i vetorganizimit ėshtė palosja e proteinave. Njė varg i gjatė aminoacidesh pėrkulet, pėrdridhet dhe paloset nė njė proteinė tredimensionale, forma e tė cilės pėrcakton funksionin e proteinės. Njė proteinė e pėrbėrė nga vetėm 100 aminoacide mund tė marrė njė numėr tė pafundėm (miliarda e miliarda) formash. Ndėrkohė qė nė natyrė ky ndryshim formash ndodh brenda disa sekondave apo minutave, sot pėr sot edhe kompjuterėt mė tė shpejtė nuk e kanė aftėsinė tė realizojnė njė gjė tė tillė.

Motori i evolucionit

Qė nga njollat e ēuditshme tė fluturave, deri tek hardhucat me ngjyra ylberi e tek pėrshtatjet qė lejojnė ketrat e madje edhe gjarpėrinjtė qė tė "fluturojnė", risitė fizike nė botėn natyrore, mund tė jenė gjėra mahnitėse pėr mendjen e nejriut. Pėrzgjedhja natyrore pranohet nga shkencėtarėt si motori kryesor qė ēon pėrpara shumėllojshmėrinė e organizmave dhe tiparet e tyre kompleksė. Por, a ėshtė evolucioni pėrmes pėrzgjedhjes natyrore i vetmi shpjegim pėr organzimat kompleksė? "Mendoj qė njė prej mistereve mė tė mėdhenj nė biologji pėr momentin, ėshtė nėse pėrzgjedhja natyrore ėshtė i vetmi proces nė gjendje tė gjenerojė kompleksitetin e organizmave", thotė Masimo Piliuci, i Departamentit tė Ekologjisė dhe Evolucionit tė Universitetin Sotni Bruk nė Nju Jork, "apo nėse ka tipare tė tjerė tė materies qė gjithashtu luajnė njė rol. Them se kjo e dyta do tė rezultojė e vėrtetė".

Gjene fleksibėl

Disa shkencėtarė propozojnė shtesa nė listėn e forcave evolucionare. "Gjatė dy dekadave tė fundit, shkencėtarėt kanė nisur tė dyshojnė qė ka tipare tė tjerė tė sistemeve kompleksė (si organizmat e gjallė) qė mund tė ndihmojnė, sė bashku me pėrzgjedhjen natyrore, pėr tė shpjeguar se si gjėra tė tilla si sytė, bakteria flagela, krahėt dhe guaska e breshkės evoluojnė", thotė Piliuci. Njė ide ėshtė qė organizmat janė tė pajisur me fleksibilitetin pėr tė ndryshuar tiparet e tyre fizike dhe tiparet e tjerė gjatė zhvillimit, me qėllim qė tė pėrshtaten me ndryshimet e mjedisit, njė fenomen qė quhet plasticitet fenotipik. Ndryshimi zakonisht nuk shfaqet nė gjene. Pėr shembull, tek bletėt, si punėtoret ashtu edhe rojet kanė tė njėjtin gjenom, por gjene tė ndryshėm qė aktivizohen pėr t'u dhėnė atyre sjellje tė ndryshme si dhe shfaqje tė ndryshme. Faktorėt mjedisorė, si temperatura dhe dieta embrionike, nxitin aktivitetin gjenetik qė pėrfundon duke pėrcaktuar qė njė bletė do tė jetė punėtore dhe njė tjetėr roje. Nėse ėshtė dobiprurės, ky lloj fleksibiliteti mund tė pėrcillet tek trashėgimtarėt dhe kėshtu mund tė sjellė evolucionin e tipareve tė reja nė njė specie. "Ky plasticitet ėshtė i trashėgueshėm dhe pėrzgjedhja natyrore mund tė favorizojė lloje tė ndryshėm plasticiteti, nė varėsi tė gamės sė kushteve mjedisore qė ndeshin organizmat", thotė Piliuci.

Bėrė pėr tė urdhėruar

Vetorganizimi ėshtė njė tjetėr forcė evolucionare qė disa ekspertė thonė se pėrcakton tiparet kompleksė tė sjelljes nė materien e gjallė dhe jo tė gjallė, dhe kėto tipare pėrcillen tek pasardhėsit pėrmes brezave. "Njė shembull klasik jashtė biologjisė janė uraganėt: Kėta nuk janė aspak lėvizje tė zakonshme tė ajrit, por struktura atmosferike me njė organizim tė lartė qė shkaktohen spontanisht nėse ekzistojnė kushtet e duhura mjdisore", thotė Piliuci. "Ka gjithnjė e mė shumė prova se organizmat e gjallė gjenerojnė njė pjesė tė kompleksitetit tė tyre gjatė zhvillimit nė njė mėnyrė analoge". Njė ilustrim biologjik i vetorganizimit ėshtė palosja e proteinave. Njė varg i gjatė aminoacidesh pėrkulet, pėrdridhet dhe paloset nė njė proteinė tredimensionale, forma e tė cilės pėrcakton funksionin e proteinės. Njė proteinė e pėrbėrė nga vetėm 100 aminoacide mund tė marrė njė numėr tė pafundėm (miliarda e miliarda) formash. Ndėrkohė qė nė natyrė ky ndryshim formash ndodh brenda disa sekondave apo minutave, sot pėr sot edhe kompjuterėt mė tė shpejtė nuk e kanė aftėsinė tė realizojnė njė gjė tė tillė. Mekanizmi qė shkakton formėn pėrfundimtare mund tė jetė njė sinjal kimik, pėr shembull.

Risi nė natyrė

Edhe mjedisi mund tė shkaktojė ndryshime nė aparencėn apo fenotipin e kafshėve, njė fenomen ky qė intrigon shumė biologė. Pėr shembull, Sean Carroll, njė biolog molekular nė Universitetin e Uiskonsinit ka zbuluar se fluturat nė Afrikėn Lindore kanė ngjyra tė ndryshme, nė varėsi tė kohės kur ēelin vezė. Ato qė e bėjnė gjatė stinės sė lagėsht dalin me ngjyra tė ēelėta, ndėrsa tė tjerat kanė ngjyra mė tė errėta. Biologjia ka njė arsyetim shumė tė mirė se si kafshėt zhvillohen nga njė vezė e fertilizuar nė njė organizėm tė formuar plotėsisht. "Ne vetėm nuk kuptojmė se si mjedisi dhe gjurmėt gjenetike ndėrveprojnė gajtė zhvillimit", thotė Teunis Piersma i Qendrės pėr Studime Ekologjike dhe Evolucionare nė Universitetin e Groningenit nė Holandė. Studimi i zogjve tė bregut tė quajtur nyja tė kuqe nga Piersma ka zbuluar se zogjtė mund tė pėrshtasin fenotipet nė varėsi tė rrugėve tė migrimit. Kur kapen dhe vendosen nė vende me temperatura mė tė ulėta, kėta zogj humbasin muskuj dhe organet tkurren pėr tė reduktuar humbjen e nxehtėsisė. Zogjtė ua kalojnė pasardhėsve aftėsinė pėr tė bėrė kėto ndryshime. Kėshtu qė, ka nisur tashmė tė qartėsohet misteri se si specie tė ndryshme me njė shumėllojshmėri tiparesh evluojnė. Kjo fushė, qė mė parė mbėshtetej vetėm tek tė dhėnat e tė kaluarės, mori njė shtytje tė madhe me zhvillimin e teknikave gjenetike dhe integrimin e sektorėve tė ndryshėm tė shkencės, qė lidhin gjenetikėn, biologjinė, ekologjinė dhe shkencat kompjuterike.

Ndėrkohė qė shkencėtarėt po hedhin dritė mbi mekanizmat natyrorė qė punojnė pėr t'u dhėnė formė specieve, shumė pyetje nė kėtė fushė mbeten mbi tryezat e laboratorėve. Dhe pyetja fillestare e ekzaminuar nga Carles Darvin - cili ėshtė mekanizmi qė bėn speciet e reja tė evoluojnė - ende nuk ėshtė shpjeguar tėrėsisht. Nė kėtė mėnyrė, njė tjetėr pyetje e rėndėsishme nxjerr krye: Sa tė rėndėsishme janė ngjarjet rastėsore, kundrejt pėrzgjedhjes natyrore, nė formėsimin e organizmave?

Pėrgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

GURI SYLAJ
11-04-10, 18:13
http://www.youtube.com/watch?v=LU8DDYz68kM&feature=fvsr



Me shume e solla si kuriozitet se sa si vazhdimesi te temes !!