PDA

View Full Version : Gjeniu shqiptar qe shpiku tastieren “magjike”


~AnnA~
07-04-10, 21:36
Bledi, gjeniu adoleshent qe shpiku tastieren “magjike”
Progresi teknologjik, energjia nukleare, sekretet e alkimise, shkencat kompjuterike dhe robotika. Kjo bote e nderlikuar formulash dhe zbulimesh gjeniale, ka edhe ajo yjet e vet. Ata jane shpikesit.

Nje krijese e rralle e perhapur mbi siperfaqen e tokes qe nga fillimet e saj. Shpikesi qe do takojme nuk eshte me shume se 18 vjec. Emri i tij i plote eshte Bledar Kazia, por prej nje viti ai njihet si “Bled shpikesi”. Ne laboratorin e tij te fantashkences Bledi kthen idete ne vepra inxhinierike. Bledin e gjejme ne laborator.

Ai po perpiqet te coje drejt fundit eksperimentin e tij. “Kjo filloi si nje loje femijesh. Nuk ishte nje gje e lehte, duhej te benim dhjetra eksperimente. Ky projekt ka te beje me prodhimin e energjise duke perdorur tastieren e kompjuterit. Eshte nje gjetje e re qe kemi bere”, thote Bledi. Shpikesi 18 vjecar eshte me i famshmi nder shoke. Ai ka terhequr vemendjn me shpikjen e tastieres se karikueshme te kompjuterit.

Miqte e tij, kane bindjen se jane ne prani te nje gjeniu. “Natyra e Bledarit eshte universale. Ai na e mbajti te fshehte dhe ne nuk e dinim per nje projekt te tille”, thote shoku i tij. Xhaferr Xhihani, mesues ne shkollen ku ai studion, e konsideron djalin si nje shkencetar te ardhshem.

“Une mund te flas vetem fjale shume te mira sepse eshte viti i katert qe e kam nxenes. Eshte sistematik dhe i komunikueshem. Kembengul per te arritur rezultatet maksimale ne mesim. E pritem shume mire, qe nje mendim shume i perparuar dhe e stimulojme duke e futur ne boten e kerkimit dhe te shkences”, shprehet mesues Xhaferri. Tastiera karikuese eshte vetem nje nga idete qe i kane lindur ne koke shpikesit. Ai ka ne mendje nje tjeter shpikje, e cila mund te shkaktoje pakenaqesi te medha tek shoket e tij adoleshente.

“Eshte nje laser security system, i cili nuk lejon hyrjen ne faqe te caktuara interneti”, pohon Bledi. Dhe teksa ideja e re e Bledit pret te behet realitet, mendja e tij produktive eshte ne aktivitet te vazhdueshem. Plane dhe projekte qe ndonese zhvillohen ne Shqiperine e vogel dhe te varfer, kane nje aspirate per nje bote me te mire.(TCH)


dEYPj5e4TlE&feature=player_embedded#