PDA

View Full Version : Ulliri - mbrojtės i zemrės

Lapsi
13-04-10, 22:50
Ulliri - mbrojtės i zemrės

“All-llahu ėshtė dritė e qiejve dhe e tokės. Shembulli i dritės sė Tij i gjason kandilit tė vendosur nė njė zgavėr tė errėt. Kandili gjendet brenda njė qelqi si tė ishte yll flakėrues e qė ndizet prej (vajit tė) njė druri tė bekuar, prej ullirit qė nuk mund tė quhet as i lindjes dhe as i perėndimit, e vaji i tij ndriēon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritė mbi dritė. All-llahu udhėzon kah drita e Vet atė qė do Ai. All-llahu sjell shembull pėr njerėzit. All-llahu ēdo gjė di shumė mirė." [En Nur, 35]

“Pasha fikun dhe ullirin!” [Et-Tinė, 1]

Kur’ani e pėrmend shpesh ullirin, pasi se ėshtė njė pemė e bekuar, e shenjtė te tė gjithė popujt qė e popullojnė brigjet e detit Mesdhe, qė prej kohėve tė lashta. Tek kėta popuj, ulliri ishte simbol i pjellorisė dhe i lavdisė. Thuhet nė disa transmetime se pas ndaljes sė anijes Nuhut, alejhi selam, e dėrgoi pėllumbin, i cili u kthye me njė degė tė ullirit. Ajo ishte kodra Xhudij dhe aty edhe zbriti nga anija pas vėrshimit qė ndodhi.

E si tė mos jetė i bekuar, kur All-llahu [subhanehu ve teala] e bekoi atė, duke e bėrė njėrin nga argumentet mė mahnitėse nė botėn e bimėve pėr vetitė qė ka, pėr vlerat ushqimore dhe utilitare. Fjala vaj dhe ulli ėshtė pėrmendur 7 herė nė Kur’an, dhe kjo pėr rėndėsinė e kėsaj peme dhe dobinė e saj.

Disa prej vlerave tė kėsaj peme, tė cilave Kur’ani Kerim u dha njė vend tė veēantė janė:

-Ulliri ėshtė substancė e mirė ushqimore qė pėrmban njė pėrqindje tė lartė yndyrnash, proteinash dhe kripėrash minerale si janė: kalciumi, hekuri, fosfori dhe njė pėrqindje tė lartė vitaminash A dhe D. Prej vlerave ushqimore tė fryteve tė ullirit ėshtė se ato pėrmbajnė 16,7 % lėndė karbohidrate, 1,5% proteina dhe pėrqindje tė lartė yndyrnash qė arrin 13,5%. Gjithashtu pėrmban pėrqindje tė lartė sode deri nė 2400 mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakėr, fosfor...

Pėrdorimi nuk ėshtė vetėm nė ullirin si frut dhe si vaj por nga kjo pemė e bekuar pėrdoren edhe gjethet kundėr shumė sėmundjeve si p.sh. kundėr temperaturės sė lartė dhe tensionit tė lartė. Tė pėrtypurit e gjetheve tė ullirit nihmon nė rastet e inflamacionit tė mukozės sė gojės, herpesit, dermatitit buloz dhe kromės. Lėvoret e degėve pėrmbajnė taninė dhe kanė shije tė hidhur, kanė veti rrudhėse, tonike dhe antipiretike. Ullinjtė e gjelbėr janė mė tė mirė sidomos pėr tė sėmurėt me diabet, tė cilat shuajnė etjen qė shkakton diabeti. Druri i ullirit ėshtė shumė i fortė dhe jeton deri mė 2000 vjet. Nė traditė pėrmendet se shejtani nuk i afrohet askujt qė ėshtė lyer me vaj ulliri.

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: ”Hani vajin e ullirit dhe fėrkoni trupin me tė pasi ai ėshtė i bekuar!” [Buhariu dhe Muslimi]

Vaji i ullirit ėshtė mbrojtėsi mė i mirė i zemrės, organeve tė tretjes, mplakjes, bukurisė etj.

Vaji i ullirit ėshtė njėri ndėr vajrat e vetme bimore, i cili fitohet nga frutet e ullirit drejtėpėrdrejt pa u rafinuar, d.m.th. pa pėrpunime kimike. Duke ruajtur pėrbėrėsit e vet, ai paraqet njė ndėr mbrojtėsit mė tė mirė tė shumė sėmundjeve. Janė bėrė shumė studime nga tė cilat ėshtė ardhur nė pėrfundim se roli i vajit tė ullirit ėshtė mjaft i madh. Kėtė mė sė miri e tregon edhe Agjencia Amerikane pėr ushqim dhe Barna (FDA), e cila vitin e kaluar u lejoi prodhuesve qė nė etiketat e vajit tė ullirit tė vendosin edhe mbishkrimin “Shėndeti i qėndrueshėm”, pėr arsye se yndyrnat e pangopura tė vajit tė ullirit zvogėlojnė rrezikun nga sėmundjtet e zemrės dhetė gjakut. Ligjdhėnėsit mjekėsorė tė Amerikės kanė lejuar qė nė etiketa tė shkruhet edhe mbishkrimi me pėrmbajtje se vaji i ullirit, i cili pėrdoret pėr ēdo ditė nga dy lugė (23gr), mund tė zvogėlojė rrezikun mga sėmundjet koronare pėr shkak tė veprimit tė yndyrnave tė pangopura qė pėrmban ky vaj. Nė mėnyrė qė kjo tė arrihet duhet tė largohemi nga ushqimi i yndyrnave tė ngopura nė sasi qė merret nag vaji i ullirit. Nė kėtė mėnyrė vaji i ullirit bėhet pėrbėrėsi i tretė ushqimor (pas sojės dhe Omega-3 acideve organike) tė cilat mund tė kenė kėtė pėrmbajtje me leje zyrtare.

Me hulumtimet e bėra nga Dr. Wilsoni nga Britania e madhe ėshtė vėrtetuar se acidi oleinik, tė cilin e pėrmban vaji i ullirit, i mbron qelizat nga oksidimi dhe paraqet faktor qė ngadalson mplakjen e njerėzve.

Mbrojtės i zemrės dhe organeve tė tretjes

Vaji me ngjyrė tė gjelbėrt tė mbylltė, me aromė dhe erė specifike, nė tė cilėn janė tė ruajtur vitaminat me rėndėsi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantė t, posedon njė rol tė madh. Pėr ēdo pikė tė vajit tė ullirit i marrim mbi 30 pėrbėrės tė cilėt na mbrojnė nga sėmundjet e zemrės, mplakja e hershme dhe shumė sėmundje tjera.

Fshehtėsia mė e madhe e veprimit tė vajit tė ullirit qėndron nė pėrmbajtjen e acideve yndyrore tė pangopura, mė sė tepėrmi acidit oleinik, i cili pėrmban 55-83% tė acideve yndyrore tė pėrgjithshne. Gjithashtu pėrmban edhe shumė acide yndyrore tė pangopura tė cilat nė mėnyrė pozitive veprojnė nė metabolizmin e yndyrnave nė mėlēi (rregullojnė kolesterolin) , e mbrojnė zemrėn gjė qė pakėson mundėsinė e prekjes nga sėmundjet e ngurtėsimit tė enėve tė gjakut, angina pectoris, infarkti kardial, tromboza dhe rregullojnė tensioni e gjakut.

Vaji i ullirit pėrpos acideve yndyrore pėrmabn edhe njė numėr tė madh tė vitaminave tė tretshme nė yndyrna si: A,D,E,K. Afėr 90% e vitaminės E nė vajin e ullirit ndodhet nė formė tė alfa-tokoferolit. 100 gr. vaji i ulllirit posedon 884 kalori.

Nga kjo nuk duhet pasur frikė pėr trashje, pėrkundrazi ky vaj ndihmon nė zbritjen e mbipeshės trupore, sepse duke iu falėmnderuar aromės intenzive vaji i ullirit e rrit shijen nė sasi tė duhur.

Acidi oleinik zvogėlon vlerat e kolesterolit tė dėmshmėm (LDL), duke zvogėluar numrin e receptorėve pėr tė. Polifenolet e ndryshme me vitaminėn E veprojnė si antioksidansė dhe pamundėsojnė krijimin e radikalėve tė lirė, si dhe oksidimin e kolesterolit LDL, tė cilėt janė shkaktarėt e parė nė krijimin e pllakėzave arteriosklerotike tė dėmshme. Vaji i ullirit vepron mirė edhe nė traktin gastrointestinal, duke zvogėluar rrezikun nga i thati nė lukth, lehtėson gastritisin, vepron si laksativ i lehtė dhe nė kėtė mėnyrė ndihmon tek problemet nė jashtėqitje.

Ka njė ndikim tė mirė mbi disa ērregullime tė aparatit tretės si: kapsllėku dhe disa raste tė kolitit tė zorrėve dhe tė veshkėve. Eliminon gurėt nė veshkė dhe tėmth, pėr kėtė ka edhe pėrshkrime tė sakta nė pėrdorimin kundėr kėtyre sėmundjeve nė doza tė caktuara. Nė te ka edhe pėrbėrės tjerė qė janė kundėr sėmundjeve kancerogjene tė shumta pėr tė cilat ka shumė libra tė shkruara. Gjithashtu vaji pėrdoret nė shumė medikamente mjekėsore nga goja apo nė formė gjilpėrash.

Veprimi nė mirėmbajtejn e trupit

Duke pasur parasysh se lehtėson mineralizimin e eshtrave jashtėzakonisht ėshtė i shfrytėzueshėm tek fėmijėt qė janė nė rritje e sipėr, si dhe te personat e moshuar tė cilėt kanė probleme me osteoporozėn. Shumica nuk e dinė se vaji i ullirit nga pėrmbajtja yndyrore ėshtė i ngjajshėm me qumshtin e nėnės. Pėr kėtė arsye ai ka rol tė madh nė zhvillimin e sistemit nervor tė mesėm te fėmijėt.

Nga kohėrat e lashta vaji i ullirit ėshtė i njohur si ndihmues i bukurisė. Ai ndihmon tek lėkura e thatė dhe asaj i jep shkėlqim. Flokėve dhe thonjėve i jep fortėsi dhe i ruan flokėt nga tė thinjurit e parakohshėm. Kėtė mė sė miri e vėrteton edhe industria kozmetike, e cila nė pėrbėrjen e shumė preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siē janė: sapunet, shamponet, kremrat, losinet etj.

Pėr t’i arritur tė gjitha kėto efekte pozitive nė vajin e ullirit duhet qė:

-Mė sė miri ta shfrytėzojmė nė ushqimin e pėrgatitur, tė ftohtė ose pak tė ngrohur.

-Mė sė miri ėshtė qė vajin e ullirit ta ruajmė nė temperaturė deri 15 shkallė celsius, nė hapėsirė tė errėt dhe gjithsesi nė shishe qelqi.

E lus All-llahun [Azze ve xhel-le] qė tė mė falė gabimet e mija gjatė shkrimit, nėse e kam qėlluar ėshtė prej All-llahut [subhanehu ve teala] dhe vetėm Ate e falemnderoj e nėse kam gabuar atėherė dihet se nga rrjedh kjo.

Lutja jonė e fundit: Falemnderimi i takon All-llahut , Zotit tė gjitha botėrave, bekimet dhe pėrshėndjet tona qofshin mbi zotėriun e tė gjithė tė dėrguarve, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi tė gjithė tė dėrguarit dhe mbi tė gjithė besimtarėt, duke iu lutur All-llahut tė Lartėmadhėruar qė ta pranojė kėtė vepėr qė ėshtė thjesht pėr hir tė Tij, duke shpresuar nė dhuntitė, faljen dhe nė mbrojtjen Tij nė Ditėn e Gjykimit.

Pėrgatiti:
Suzana Hasani

GURI SYLAJ
14-04-10, 06:32
E ne Greqine Antike cfar vlere dhe rrespekti kishte ulliri !??
Mos edhe keta dinin dicka per Nuhin a.s??
Mos edhe keta dinin dicka per vlerat mjeksore e utilitare apo ndoshta edhe keta dinin per moshen qe mund te kete nje rrenje Ulliri!??
Sa here ne Kuran permendet Misri ???
Vlera e "Ullirit" qendron dikund tjeter!
Nje rrenje "ULLIRI" e mbjellur nga Muhamedi a.s edhe sot i ushqen me fruta njerezimin !
Kurse ,shkrimet te tilla dhe ngritje ne piedestal me arsyen se ne Kuran permendet 7 apo 9 here me duken si teper te egzagjeruar dhe qe nxjerrin pytje tjera dhe dilema tjera ne te cilat ,mandej, nuk jemi gati te pergjigjemi!!

P.S

Tash nuk mbetet gje tjeter vetem se ne paketimet e ullirit te shkruhet "Blejeni se eshte i bekuar sepse ne Kuran permendet 7 here" DHE, REKLAME E SHKELQYESHME !!!

Makresh
14-04-10, 07:40

Po kujt po i intereson per greqin antike ?

Guri i madh
14-04-10, 07:51
per ata qe esht i dobishem SALA i ka mbjell dy milon egjysem rrenj te ullirit

GURI SYLAJ
14-04-10, 08:13
Po kujt po i intereson per greqin antike ?

Besa bese kurrkujt me shume se dietareve te Islamit atehere kur Islami lulezonte!!
Duke ju falenderu atyre(dietareve )sot neve kemi mundesi me i lexu Filozofet e Antikes!
Pikrisht ky Lulezim i Islamit beri te mundur perkthimin dhe ruajtjen e veprave te shumta te diturise Antike!!

Po nejse ,veq thash!!!?

Makresh
14-04-10, 10:19

Ani mir qe tha, po tema ne fjal s'ka te bej me Greqin Antike.

Te arriturat e arabeve po, kan te bejn me mesimet e tyre, por vetem te arabeve e jo te muslimaneve. Se ne fqinj i kishim greket, dhe s'na ka interesuar per mesimet e tyre ! Tani mos te harrojm qe pos qe ja kem pa hajrin, ja kem pa edhe sherrin ! Shumica e devijimeve islamike kan qen si pasoj e filozofis antike greke !

GURI SYLAJ
14-04-10, 10:42
Makresh vellai!
Me vije keq por me duhet te ju them dicka qe ju than edhe shume tjere para meje.
Ju pak e njihni Islamin e edhe me pak Filozofine dhe te arriturat e njohjes ne Antike.
Me duhet te ju them se ne Islam nuk ka asgje te re qe nuk ishte e njohur apo edhe nuk ishte pjese i besimeve monoteiste para Islamit!
Deshtem apo nuk deshtem ne jemi pjese e asja Antike!
Ndoshta qellimi i vetem i shkrimit tim ishte qe ;
Ajetet Kuranore te mos behen pjese e reklamave ekonomike!!!

4peace
14-04-10, 11:19
***

Hop!Hop!
A dolem ne antik, a?

Paskan qene budallenj muslimanet kur i kishin perkthyer veprat antike pikerisht ne ate kohen qe njihet si periudhe e arte islame. Dhe, jo vetem qe i kane perkthyer, por edhe i kane perpunuar, duke i shtuar edhe filozofi te re.

Asnje periudhe ne fillon nga zeroja. Porse ato zhvillohen me se miri duke u bazuar ne te mehershmet. Si zbulimet e ndryshme ashtu edhe te gjitha fushat tjera te jetes.

Ta marrim shembull rroten. E ka zbuluar kush e ka zbuluar, rrota sot e kesaj dite sherben per zbulime tjera, te reja, me te sotisfikuara... Keshtuqe, me pas qene kryenec sikur disa ketu, per inati te rrotes do te duhej te zbulohej dicka tjeter por jo te ket te beje edhe me rroten. Cfare budallakie. "Budallakia s'ka fund...", kish pas thene nje urtak i mocem.

Njefare kohe flitej per zbulimin e traktorit nga Partia e Punes dhe, kur i pyesje idhtaret e PP "Ne cka eshte bazuar ky zbulim" (ne ndonje prorotip a model a makete a...), ata thoshin: "Ne asgje. Zbulim kembe e krye i yni... fale Partise se Punes" Ha ha haaaaaaaa

Pakez mbi temen e hapur:

Para ca kohesh ishte nje rast ne TV, ku flitej per nje fshat diku ne Itali. Ne kete fshat jetonin me se shumti njerez (pleq) qe i kishin arritur te 100-dat (mbi 100 vjec). Sekreti i te gjithes: Perdorimi i vajit te ullirit ne te gjitha variacionet.
Komenti ("humoristik"):
Athua qenkan bazuar ne kete shkrim keta te "gjoret" katolike te midisItalise

***

Makresh
14-04-10, 12:04
Kjo tem pak a shum e trajton filozofin greke qe eshte futur ne Islam.

Beni mir sikur ta degjonit deri ne fund.

iF1M8y7n6ss

Fakti qe ky frut eshte i bekuar, e paskan deshmuar edhe katoliket e Italis.

Lapsi
14-04-10, 13:37
E ne Greqine Antike cfar vlere dhe rrespekti kishte ulliri !??
Mos edhe keta dinin dicka per Nuhin a.s??
Mos edhe keta dinin dicka per vlerat mjeksore e utilitare apo ndoshta edhe keta dinin per moshen qe mund te kete nje rrenje Ulliri!??
Sa here ne Kuran permendet Misri ???
Vlera e "Ullirit" qendron dikund tjeter!
Nje rrenje "ULLIRI" e mbjellur nga Muhamedi a.s edhe sot i ushqen me fruta njerezimin !
Kurse ,shkrimet te tilla dhe ngritje ne piedestal me arsyen se ne Kuran permendet 7 apo 9 here me duken si teper te egzagjeruar dhe qe nxjerrin pytje tjera dhe dilema tjera ne te cilat ,mandej, nuk jemi gati te pergjigjemi!!

P.S

Tash nuk mbetet gje tjeter vetem se ne paketimet e ullirit te shkruhet "Blejeni se eshte i bekuar sepse ne Kuran permendet 7 here" DHE, REKLAME E SHKELQYESHME !!!Hallall, jeni per cdo lavdate, sidomos kur postoni dicka qesharake

GURI SYLAJ
14-04-10, 20:57
Hallall, jeni per cdo lavdate, sidomos kur postoni dicka qesharake

Zorin me te madh plaku e kishte derisa ju binte ne tabjat musafireve se per cfar muhabeti jan!!
Te pershendes !!

P.S
E vena a eshte e bekuar sepse edhe ajo permendet ne Kuran!???
Bilem ,me sa dij une,ne Kuran nuk shkruan se ne Xhenet ka ullinj, kurse se ka vene po!

roadrunner
14-04-10, 21:07
http://www.miraclesofthequran.com/food_03.html

http://www.christusrex.org/www1/ofm/mag/HolyLnA4.html

Lapsi
14-04-10, 23:24
Zorin me te madh plaku e kishte derisa ju binte ne tabjat musafireve se per cfar muhabeti jan!!
Te pershendes !!

P.S
E vena a eshte e bekuar sepse edhe ajo permendet ne Kuran!???
Bilem ,me sa dij une,ne Kuran nuk shkruan se ne Xhenet ka ullinj, kurse se ka vene po!Bile plaku si ngjasonte ne muhabet ne ty e kishte pyet hoxhen, pasi kishte kaluar te 60-at se ca duhet kenduar kur te kalojm afer varreve. Hoxha duke pa mosseriozitetin e plakut i ka thene: kendoje kengen e Jusuf ages
Kurse ty po te them lere veren e permendur ne Kuran (se ajo ashtu perkthehet ne munges e fjales adekuate), ashtu edhe ullinjin dhe krisja Hasan ages se te ka ikur koha

ps- nuk e kisha per qellim ofendimin e pleqeve te forumit, qe bejne nje numer te konsiderueshem, por per ato qe duan te behen sikur profesori qe pyeti studentin per Zotin. Duke aluduar se eshte i mecur, profesori na doli...

GURI SYLAJ
15-04-10, 06:19
Bile plaku si ngjasonte ne muhabet ne ty e kishte pyet hoxhen, pasi kishte kaluar te 60-at se ca duhet kenduar kur te kalojm afer varreve. Hoxha duke pa mosseriozitetin e plakut i ka thene: kendoje kengen e Jusuf ages
Kurse ty po te them lere veren e permendur ne Kuran (se ajo ashtu perkthehet ne munges e fjales adekuate), ashtu edhe ullinjin dhe krisja Hasan ages se te ka ikur koha

ps- nuk e kisha per qellim ofendimin e pleqeve te forumit, qe bejne nje numer te konsiderueshem, por per ato qe duan te behen sikur profesori qe pyeti studentin per Zotin. Duke aluduar se eshte i mecur, profesori na doli...

Mire mengjes!
E citova edhe njehere shkrimin tuaj per te ju falenderu .
Po, shume keni te drejte , neve na ka ikur koha bile atyre qe ishin para nesh jo ike po edhe humbe ???
A po pajtoheni tash!!??
Kurse per kengen e Isuf Ages,me te thene te drejten, nganjehere eshte shume me e arsyeshme se sa shkrimet dhe reklamat qe sillen ketu kinse ne emer te ISLAMIT !!
Mos u mundoni me i rrite vleren Islamit me gjera te dores se trete a katert sepse vleren e tij ju nuk mundeni me e qu me lart por me u tall me te mundeni!!
Te pershendes dhe te uroj nje pleqeri keshtu si timen !!

P.S
E , cila na qenka ajo fjala adekuate qe paska munguar sepse une kuptoj vetem shqip!???
Ndoshta edhe fjala me u ZBAVITE eshte perdore ne mungese te fjales adekuate ,Shqipe,ARGTIM !???
Dhe, mos harro , ndoshta qenke i ri ne moshe.
Tri gjera nuk mund te duhen e as te rrespsktohen pjeserisht .
Prindi
Atdheu dhe
Besimi.
Mos u mundo me i marre vetem te mirat sepse del qesharak!!
Ndegjoje ligjeraten qe e ka sjelle Makreshi dhe mund te mesosh( shumecka) te mire.

Lapsi
15-04-10, 10:11
Po ti ca bene, po i bene publicitet vetes:P
Shume mire, dil ne malin lubeten, ulu ne nje gure dhe krisja kenges se Isuf Ages e mos e humbe kohen kot duke be ekzaminimin e fese se individeve me hollesi.
Islami eshte dicka tjeter, shume i plote, e jo perzierje nga ato perzierjet e tuaja te gjerave

4peace
15-04-10, 10:23
***

Jam duke e verejtur qe disa kane probleme me perkthimin e Kur'anit ne shqip nga H. Sherif Ahmeti...

...duke ua bere me dije se ekzistojne edhe perkthime tjera si:

"Kur'ani dhe hija e tij shqip", nga Dr. Feti Mehdiu dhe
http://www.libri24.com/product_info.php/products_id/261

***

Makresh
15-04-10, 10:35
Kurse mua me duket qe jeni larguar teresisht nga tema.

Mund ti pyesni edhe mjeket e juaj familjar rreth mirėsive te Ullirit, dhe pas shpjegimit jam i sigurt qe do ju keshillonte qe ta pinit se paku nje lugė vaj ulliri ne dit !

Lapsi
15-04-10, 10:40
Kurse mua me duket qe jeni larguar teresisht nga tema.

Mund ti pyesni edhe mjeket e juaj familjar rreth mirėsive te Ullirit, dhe pas shpjegimit jam i sigurt qe do ju keshillonte qe ta pinit se paku nje lugė vaj ulliri ne dit !po Makresh, por largimi nga tema eshte rezultat i ekzamenimit

GURI SYLAJ
15-04-10, 10:41
Disa prej vlerave tė kėsaj peme, tė cilave Kur’ani Kerim u dha njė vend tė veēantė janė:

-Ulliri ėshtė substancė e mirė ushqimore qė pėrmban njė pėrqindje tė lartė yndyrnash, proteinash dhe kripėrash minerale si janė: kalciumi, hekuri, fosfori dhe njė pėrqindje tė lartė vitaminash A dhe D. Prej vlerave ushqimore tė fryteve tė ullirit ėshtė se ato pėrmbajnė 16,7 % lėndė karbohidrate, 1,5% proteina dhe pėrqindje tė lartė yndyrnash qė arrin 13,5%. Gjithashtu pėrmban pėrqindje tė lartė sode deri nė 2400 mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakėr, fosfor

Shum i nderuari Lapsi!
E mora vetem kete pjese te shkrimit ne fjale dhe ju lutem lexojeni me kujdese dhe mandej bisedojm!
Dhe, te lutem , me ken po tallemi neve ketu ? Me Kuranin apo me veteveten!??

Durimi dhe Devotshmeria jan shtylla ku duhet te mbeshtetet nje besimtar!
Shpifja dhe arroganca jan dy te liga qe duhet te ju ruhet cdo besimtar!!

Une po te pershendes prej majes se Lypetenit me kengen e Isuf Ages !!
Prej meje e ki hallall sepse me plakun dhe te vdekurin nuk eshte gjynah me ba hajgare!!!?

P.S
Po! Makreshi ka te drejte . Jemi largu nga tema duke u marr me njeri tjetrin.
Askush nuk dyshon ne vlerat e ullirit dhe askush nuk po thot se Kurani nuk ka te drejte por te thuhet se njera prej vlerave te Ullirit qe i referohet Kurani jan vitaminat...! Kjo eshte ajo qe duhet pas kujdese!!

Lapsi
15-04-10, 10:45
Disa prej vlerave tė kėsaj peme, tė cilave Kur’ani Kerim u dha njė vend tė veēantė janė:

-Ulliri ėshtė substancė e mirė ushqimore qė pėrmban njė pėrqindje tė lartė yndyrnash, proteinash dhe kripėrash minerale si janė: kalciumi, hekuri, fosfori dhe njė pėrqindje tė lartė vitaminash A dhe D. Prej vlerave ushqimore tė fryteve tė ullirit ėshtė se ato pėrmbajnė 16,7 % lėndė karbohidrate, 1,5% proteina dhe pėrqindje tė lartė yndyrnash qė arrin 13,5%. Gjithashtu pėrmban pėrqindje tė lartė sode deri nė 2400 mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakėr, fosfor

Shum i nderuari Lapsi!
E mora vetem kete pjese te shkrimit ne fjale dhe ju lutem lexojeni me kujdese dhe mandej bisedojm!
Dhe, te lutem , me ken po tallemi neve ketu ? Me Kuranin apo me veteveten!??

Durimi dhe Devotshmeria jan shtylla ku duhet te mbeshtetet nje besimtar!
Shpifja dhe arroganca jan dy te liga qe duhet te ju ruhet cdo besimtar!!

Une po te pershendes prej majes se Lypetenit me kengen e Isuf Ages !!
Prej meje e ki hallall sepse me plakun dhe te vdekurin nuk eshte gjynah me ba hajgare!!!?e kam lexuar
flm, mbetesh edhe ti i pershendetur...

provokimet, mungesa e tolerances, ndjenja e hakmarrjes jane karakteristika te shoqerive te deshtuara

GURI SYLAJ
15-04-10, 11:08
e kam lexuar
flm, mbetesh edhe ti i pershendetur...

provokimet, mungesa e tolerances, ndjenja e hakmarrjes jane karakteristika te shoqerive te deshtuara

Nese i ke lexuar atehere thaj dicka ose ,se paku arsyen pse e sollet kete shkrim kur veq e keni vrejte kete!?
Une nuk mund te pajtohem me njemij fyerje dhe tash nje terheqeje sikur gjithecka eshte ne rregull.
Jo njehere ,ndoshta edhe e kam tepru me porosine e vetme :Mos u tallni me Besimein Islam dhe Kuranin sepse nuk jeni te barabart per debat me Broqkulla te tilla!
As me keto Vitamina ,as me Ajetet Kuranore ne trupin e femiut ,as me Ezanin ne Hene as me ,as me ....!!
Kujde ju lutem!

Lapsi
15-04-10, 11:15

Kujde ju lutem!e verejta se nuk ka gje nga debati per ate edhe u terhoqa. Kishim nje perceptim skajshmerisht te gabuar rreth vargjeve te Kuranit, mandej nga diskutimi nuk perfitova asgje pervec se disa fjaleve boshe qe lexova

GURI SYLAJ
15-04-10, 11:25
e verejta se nuk ka gje nga debati per ate edhe u terhoqa. Kishim nje perceptim skajshmerisht te gabuar rreth vargjeve te Kuranit, mandej nga diskutimi nuk perfitova asgje pervec se disa fjaleve boshe qe lexova

E tash keni te drejte .
Ju pershendes dhe ju deshiroj cdo te mire!!
Ateher keni mesu, se paku, dicka .Te mos mirreni dhe te mos sillni shkrime boshe sepse ne mungese te nje rrafshi ku mund te qendrosh drejt detyrohesh te merreni me nenqmime e fyerje qe nuk e hijeshojn nje besimtar te mire.
U plakesh Jarabi!!

Lapsi
15-04-10, 11:40
E tash keni te drejte .
Ju pershendes dhe ju deshiroj cdo te mire!!
Ateher keni mesu, se paku, dicka .Te mos mirreni dhe te mos sillni shkrime boshe sepse ne mungese te nje rrafshi ku mund te qendrosh drejt detyrohesh te merreni me nenqmime e fyerje qe nuk e hijeshojn nje besimtar te mire.
U plakesh Jarabi!!beni gabim, shkrimi qe postova eshte shume i mire, problemi qendron te moskuptimi i drejte