PDA

View Full Version : Kėrkohet arrestimi i Papės

Lapsi
15-04-10, 15:37
Kėrkohet arrestimi i Papės

14-04-2010 18:14 CET
Londėr – Dy militantė britanikė tė ateizmit kėrkojnė arrestimin e Papa Benediktit XVI, tė cilin e akuzojnė pėr “krime kundėr njerėzimit”, gjatė vizitės sė tij nė Mbretėrinė e Bashkuar. Avokati i dy militantėve ka njoftuar se kreu i Selisė sė Shenjtė akuzohet pėr fshehjen e veprimeve tė priftėrinjve pedofilė.
Shkencėtari britanik, Richard Dawkins dhe autori amerikano-britanik Christopher Hitchens e kanė ndėr mend qė papėn ta padisin nė drejtėsinė britanike dhe nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare tė Hagės, ka njoftuar avokati i z. Dawkins, Mark Stephens, nė gazetėn “The Guardian”.
I pyetur nga AFP-ja, Dapo Akande, ekspert i tė drejtės ndėrkombėtare nė Universitetin e Oksfordt, ka vlerėsuar se kjo tentativė “nuk ka asnjė mundėsi tė ketė sukses”, meqė papa ka imunitet si “udhėheqės shtetėror”.
“Papa nuk ėshtė mbi ligjin”, ka vlerėsuar ndėrkaq Christopher Hitchens nė shtypin britanik. “Fshehja e institucionalizuar e dhunimeve tė fėmijėve ėshtė krim nė tė gjitha legjislacionet”.
Ati i Shenjtė akuzohet se ka fshehur veprimet e priftėrinjve pedofilė para se tė bėhej papė mė 2005.
“Ai ėshtė njė njeri, instikti i tė cilit, kur priftėrinjtė janė kapur me pelė pėr dore, ishte tė fshihte skandalin”, ka deklaruar Richard Dawkins pėr “Sunday Times”.
Dy intelektualėt konsiderohen si figura kyēe tė “ateizmit tė ri”, i cili ka njė qėndrim mė kritik karshi religjionit.
Njė gjykatės britanik mund tė lėshojė mandate arresti kundėr njė tė huaji qė ėshtė pėr vizitė nė Mbretėrinė e

Bashkuar. Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, ish-ministrja izraelite e Punėve tė Jashtme, Tzipi Livni, kishte anuluar nė ēastet e fundit njė udhėtim nė Londėr pas lėshimit tė njė mandat arresti pas njė padie tė shoqatave pro-palestineze. Pas kėtij incidenti, Britania e Madhe ka premtuar se do tė shikojė qė “urgjentisht” tė ndryshojė legjislacionin e saj.
Mė 1998, ish-diktatori kilian Augusto Pinochet ishte arrestuar nė Mbretėrinė e Bashkuar, por kjo ishte bėrė pas njė mandate arresti spanjoll e jo pas ndonjė procedure tė nisur nė tokėn britanike.
Stephens vlerėson se papa nuk gėzon imunitetin qė u rezervohet udhėheqėsve shtetėrorė pasi qė “Vatikani nuk ėshtė njė shtet”.
Ekspertėt konsiderojnė se Vatikani nuk i plotėson disa kritere tė domosdoshme pėr tė formuar shtet, meqė nuk ka, pėr shembull, popullatė tė vėrtetė, por vetėm njė qeveri.
“Vatikani ėshtė njohur si shtet nga Mbretėria e Bashkuar dhe shtete tė tjera”, ka theksuar megjithatė Dapo Akande nga Universiteti i Oksfordit. “Njė pėrpjekje e ngjashme ka dėshtuar para dy vitesh nė Shtetet e Bashkuara”, ka pėrkujtuar ai.
Sa i pėrket procedurės para Gjykatės Penale Ndėrkombėtare pėr krime kundėr njerėzimit, ajo ėshtė “e vėshtirė tė imagjinohet”, ka vlerėsuar Adam Roberts, profesor i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Oksford.
“Duhen prova solide nė mėnyrė qė aktet e inkriminuara tė jenė pjesė e njė sulmi sistematik dhe tė pėrhapur kundėr njė popullate civile. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet qė Gjykata Penale Ndėrkombėtare tė konsiderojė abuzimet seksuale tė priftėrinjve katolikė si kėso lloji tė krimeve”, ka thėnė ai. (AFP)

Makresh
15-04-10, 18:33
Skandaloze ! Te arrestohet njeriu i vetėm ne bote qe ka kontakte me Zotin ? Kush do tua prek femive Koken per ti bekuar ? Kush do ta mban meshen e kerrshėndellave ? U shpreh nje besimtar i deshpruar katolik.

Eshte e vertet qe askush nuk eshte mbi ligjin, e sidomos Krymineli.
Nese eshte kaq i pafajshem gaca e mblut, le te dalin para gjykates dhe ta deshmojn pafajsin e tij.

Fokus
16-04-10, 17:01
Faji i tij kryesor eshte mbajtja sekret e prifterinjeve pedofil ne kishen katolike!Me kete, (in)direkt edhe ai eshte bere pjesmarres i ketij krimit sepse mbrojtja apo mshefja e fajtorit eshte e njejte si berja e krimit.

Ethnic Albanian
17-04-10, 10:30
gi gi gi :tongue:
a thua me te vertet ne shekullin e XXI ka njerez te tille qe akoma besojne ne keso pallavrash...

Skandaloze ! Te arrestohet njeriu i vetėm ne bote qe ka kontakte me Zotin ? Kush do tua prek femive Koken per ti bekuar ? Kush do ta mban meshen e kerrshėndellave ? U shpreh nje besimtar i deshpruar katolik.

Marco
19-04-10, 02:56
gi gi gi :tongue:
a thua me te vertet ne shekullin e XXI ka njerez te tille qe akoma besojne ne keso pallavrash...

Kogja je ka e Lemon Makreshin po badihava se spo e merr gjumi fare, :eek:

GURI SYLAJ
19-04-10, 10:15
Skandaloze ! Te arrestohet njeriu i vetėm ne bote qe ka kontakte me Zotin ? Kush do tua prek femive Koken per ti bekuar ? Kush do ta mban meshen e kerrshėndellave ? U shpreh nje besimtar i deshpruar katolik.

Eshte e vertet qe askush nuk eshte mbi ligjin, e sidomos Krymineli.
Nese eshte kaq i pafajshem gaca e mblut, le te dalin para gjykates dhe ta deshmojn pafajsin e tij.
++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ +++++++++++

Papen nashta edhe e arrestojn po cfar po bahet me Albinin se!!????

Mashtrimi me i madh eshte nese mendon se te gjithe jan te barabart para ligjit !!

Makresh
19-04-10, 13:57
++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ +++++++++++

Papen nashta edhe e arrestojn po cfar po bahet me Albinin se!!????

Mashtrimi me i madh eshte nese mendon se te gjithe jan te barabart para ligjit !!

Albinin e kan denuar hiē pa e sjellur ne gjykat, diten kur te dorzohet, do e ri-mbyllin perseri.

Kur pushteti se deshiron nje person, e ben fajtor pa fije problemi ! Kjo eshte deshmu ne te kaluaren, dhe perseritet ne te ardhmen.

Kurse rasti i Papes eshte ndryshe, dhe shume me skandaloze !

GURI SYLAJ
19-04-10, 17:02

Ate e thash edhe une nese e keni lexu drejt !
Por ju thate qe te gjithe jan te barabart para ligjit!?????