PDA

View Full Version : Sulm ndaj Shkolles SHQIPE


Faqet : 1 [2]

Guri i madh
14-06-10, 23:02
po kenan evreni i lindur ne rrethinen e presheves pas luftes civile DEMIRELL ,EGJEVIT kta te dy e kan shkaktue at luft civile


evreni ka qen komandant i ushtris e pat marr pushtetin

premium
15-06-10, 00:26
Fakt ėshtė moj motėr , sepse Turqia ėshtė e emėruar si religjion Muslimane para Ataturkut dhe ate pas Ataturkut , ku edhe nė kohėn e betejės sė Ēanakkales , revolucionin shtetėror nuk ngriti kunder mbulojes , por kundėr sekteve tė ndryshme tė bashkohen si njė kunder luftės sė armikut .
Ndėrsa tregimet nė tokat Shqipetare sillen ndryshe edhe pas pranimit tė 70% Shqiptareve nė besimin Musliman , haptas mundem tė shprehem nuk parashikojnė besimin si koncept tė ngrohtė pas sundimtarėve shekullore nga Romaket dhe Bizantinet , fjalashkurt kemi rrugėn tė humbur nė oborr pas shkeljes sė NATO's me organizatat tė ndryshme Krishtere apo religjioneve tė tjera pa respekte besimi !

S.M.GEGA
15-06-10, 12:01
http://www.shqipmedia.com/2010/06/britani-ndalohen-funde-te-shkurtera-ne-shkolle/

Arb
29-06-10, 15:53
Sulmohet fizikisht ministri Hoxhaj

Nga Express mė 29.06.2010 nė ora 15:39
Ministri i Arsimit, i Shkencės dhe i Teknologjisė, Enver Hoxhaj, ėshtė sulmuar fizikisht sot afėr ndėrtesės sė re tė Qeverisė.

Ngjarja ka ndodhur rreth orės 14, kanė konfirmuar zyrtarė tė Ministrisė dhe Policia e Kosovės, raporton KTV-ja.

Policia ka arrestuar sulmuesin, por ende nuk dihen motivet e kėtij sulmi ndaj ministrit Hoxhaj.

premium
29-06-10, 16:39
.. pamar parasysh nė Kosovė minister me qenė e hajn mos me qenė , ėshtė e pabesueshme ...
ky far haram hoxhaj ka lyp e paska gjet . Pa fajshmerine askush nuk sulmon fizikisht .
Ku ta dijme ne se ky harami sa shpirtera ka djeg .
Sidoqoft arrestuesi dote mer nje far denimi , por inshAllah brijt ja ka thye haram Hoxhaj't , si krenar te del nga burgu .

hasanmehmeti
29-06-10, 18:09
Ky islamofobi qe fobia i ky hy deri ne Ashte (uelahmdulilah) nuk e ka pru te zgjeruar lajmin ne Gazeten Kryqtare Express.

http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/33527/C4/C16/ (e plotesuar).

Kjo ne menyre psikologjike tregon euforin denigruese te kesaj kotille qe jane mbet ne mesin e kti populli ndaj umetit myslimane , e si rezultate nuk eshte gje tjeter vetem mbjellje inati , siq bene Evropianet duke "pjellur" "organizaten Rilindase" te viteve te kaluar ....

Guri i madh
29-06-10, 19:39
Talibancet do te mbajne edhe nje proteste tjeter kunder Shkolles Shqipe.



ndoshta e kan veq paroll kunder shkolles shqipe ,e mesiguri kta po demostrojn per bashkimin e mitrovice

GURI SYLAJ
30-06-10, 09:50
Do te ishte e deshirushme qe ky sulm te kete cdo motiv tjeter te mundshem perveq "ferkimeve " Shkolle -Shami !
Perndryshe nese eshte sulmu per kete ceshtje atehere kjo Qeveri duhet te jap doreheqje, jo pse i eshte sulmu nje minister por se po lejon te perdoren te gjitha mjetet per te kriju SPEKTAKLE ne menyre qe te harrohen apo HESHTEN ceshtjet qe vertete e randojn kete popull Tu Kosoves!!
Nuk do te ishte e rendit qe Qeveria te perdor Besimin (Fene) per vello pas se ciles luhen lojra krejt tjera dhe te ndyera.Ky vell nuk mbulon shume dhe nuk jep siguri ....mjegulla hiqet nje dite!!?
Se Euleksi po luan bashk me Qeverine kjo doli sheshit .Tash kan kohe te pergaditen per zgjedhje deri ne Marsin e 2011 me mundesim e ndonje afati te ri .Por nuk e besoj qe Besimi Islam (nuk e kam fjalen per individ te caktuar ) te behet pjese e ketyre marifetlleqeve edhe pse, deri sot, as ky nuk ishte jasht ketyre lojrave .

Lapsi
30-06-10, 11:38
http://www.klankosova.tv/index.php/zona-e-debatit/4843.html

Llapjani_HH
30-06-10, 18:03
Edhe pse ky lajm ndoshta nuk e ka vendin kėtu, po e sjell pėr shkak se disa "patriota" kėtu pėr qdo gjė qė ndodh nė Kosovė fajin mundohen tė ia lėnė fesė Islame.
E siq po shihet kėtu nuk ka tė bėjė asgjė me Fe por me dallaveret e ministrit Enver Hoxha.


Sulmohet fizikisht ministri i Arsimit Enver Hoxhaj


Prishtinė, 30 qershor 2010 - Autoritetet e policisė nė Kosovė, kanė thėnė se Ministri i Arsimit, Shkencės e Teknologjisė Enver Hoxhaj, ėshtė sulmuar fizikisht nė hyrje tė ndėrtesės sė re tė qeverisė sė Kosovės (ish Rilindja)

Zėdhėnėsi i policisė ka thėnė se "ministri Hoxhaj ėshtė sulmuar nga njė person i dyshimtė ndėrsa njėsitė e policisė kanė reaguar dhe e kanė arrestuar tė dyshuarin".

Identiteti i sulmuesit nuk ėshtė bėrė i ditur, sikundėr qė nuk dihen as motivet e sulmit.

Sulmi u konfirmua edhe nga Ministria e arsimit, ė cila nėpėrmjet njė komunikate bėn tė ditur se incidenti ka ndodhur gjatė njė ceremonie me rastin e shėnimit tė 10 vjetorit tė hapjes sė zyrės sė Qendrės Rajonale tė Mjedisit pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore nė Prishtinė, por nuk jepen hollėsi tė tjera.

Por sipas shtypit tė sotėm, ministri Hoxhaj ėshtė sulmuar nga njė zyrtar i Ministrisė sė Administratės Publike. M.Dabiēaj (54) pėr shkak se bashkėshortja e tij ėshtė largujar nga puna nė Ministrinė e Arsimit.

Ajo kishte vdekur para disa javėsh dhe deri para tetė muajve kishte punuar nė Zyrėn e Prokurimit tė Ministrisė sė Arsimit.
QIK-u

premium
02-07-10, 08:21
Le tė sulmohen tė pa fetė ! ( virusat e mbeturinave komuniste tė ish Yugosllavise dhe ish Shqiperise)

roadrunner
02-07-10, 08:47
Ooo, aj s'ish sulm? Sulm osht kur te kishte bo per spital te Frances, se kurgjo se ka gjet qka e kishte lypen, me ec po ec, po fol, po qpurth bile edhe po vallzojke. Shyqyr se s'jam mashkull i falenderohna Zotit.

Edhe pse ky lajm ndoshta nuk e ka vendin kėtu, po e sjell pėr shkak se disa "patriota" kėtu pėr qdo gjė qė ndodh nė Kosovė fajin mundohen tė ia lėnė fesė Islame.
E siq po shihet kėtu nuk ka tė bėjė asgjė me Fe por me dallaveret e ministrit Enver Hoxha.




Sulmohet fizikisht ministri i Arsimit Enver Hoxhaj




Prishtinė, 30 qershor 2010 - Autoritetet e policisė nė Kosovė, kanė thėnė se Ministri i Arsimit, Shkencės e Teknologjisė Enver Hoxhaj, ėshtė sulmuar fizikisht nė hyrje tė ndėrtesės sė re tė qeverisė sė Kosovės (ish Rilindja)

Zėdhėnėsi i policisė ka thėnė se "ministri Hoxhaj ėshtė sulmuar nga njė person i dyshimtė ndėrsa njėsitė e policisė kanė reaguar dhe e kanė arrestuar tė dyshuarin".

Identiteti i sulmuesit nuk ėshtė bėrė i ditur, sikundėr qė nuk dihen as motivet e sulmit.

Sulmi u konfirmua edhe nga Ministria e arsimit, ė cila nėpėrmjet njė komunikate bėn tė ditur se incidenti ka ndodhur gjatė njė ceremonie me rastin e shėnimit tė 10 vjetorit tė hapjes sė zyrės sė Qendrės Rajonale tė Mjedisit pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore nė Prishtinė, por nuk jepen hollėsi tė tjera.

Por sipas shtypit tė sotėm, ministri Hoxhaj ėshtė sulmuar nga njė zyrtar i Ministrisė sė Administratės Publike. M.Dabiēaj (54) pėr shkak se bashkėshortja e tij ėshtė largujar nga puna nė Ministrinė e Arsimit.

Ajo kishte vdekur para disa javėsh dhe deri para tetė muajve kishte punuar nė Zyrėn e Prokurimit tė Ministrisė sė Arsimit.
QIK-u

premium
02-07-10, 08:59
Ooo, aj s'ish sulm? Sulm osht kur te kishte bo per spital te Frances, se kurgjo se ka gjet qka e kishte lypen, me ec po ec, po fol, po qpurth bile edhe po vallzojke. Shyqyr se s'jam mashkull i falenderohna Zotit.
hahahaha mos kofshe mashkull ke grushtat ...
kur t'ja kishe ngjit per floke tė ministrit ,,, asnjė kime tė flokve nė kokė s 'ja kishin mbet ;)

roadrunner
02-07-10, 09:28
Aj kish pas qef me ja nuk do kime prej kres, se kish thon jam i meqem se kom met pa flok. Pa e kisha shti ne maqin te mallterit se kisha lon :P, beterat naj qiten zonin e zi me k'to shamija, e nuk jon aq dramatike sa po i bojn, po i kan politizu senet e po i japin imigj te keq Kosoves. Se nana tina me ni vakt kish pas hec me miniq, edhe ish kon "pevaqic"....fara i dalthahahaha mos kofshe mashkull ke grushtat ...
kur t'ja kishe ngjit per floke tė ministrit ,,, asnjė kime tė flokve nė kokė s 'ja kishin mbet ;)

Arb
02-07-10, 14:08
SHUMĖ FÉ, NJĖ ATDHÉ!

Nga Shefki OLLOMANI

Kėto kohėt e fundit, nga kalemxhinj pa ndėrgjegje kombėtare, pa aftėsi intelektuale, pa besim tė pastėr fetar dhe lloj-lloj injorantėsh e delirantėsh, nuk ka mbetur religjion pa u sharė e pėrdhosur, nuk ka mbetur dėshmorė e hero i kėtij populli pa u kontestuar e denigruar! U sha e u mohua edhe gjuha e pėrbashkėt letrare, u mohua identiteti kombėtar dhe u mohua dhe po mohohet Shqipėria Etnike dhe ribashkimi i saj! Kaq larg kanė shkuar liderėt politikė e fetarė shqiptarė, kaq poshtė kanė rėnė “intelektualėt” shqiptarė! Aq larg, sa janė afruar buzė humnerės e greminės sė tjetėrsimit, fetishizimit, shkombėtarizimit, asimilimit, zhdukjes kombėtare dhe shpartallimit tė Atdheut! Edhe tė kėsaj ēerek Shqipėrie qė kemi si shtet sovran!

Kėto vitet e fundit tė ”demokracisė” janė zhvilluar e po zhvillohen shumė debate dhe polemika rreth besimeve fetare tė popullit tonė. Ka pasur dhe ka debate konstruktive, tė sinqerta dhe tė paanėshme, por shumica e tyre kanė qenė dhe janė debate e polemika destruktive, arbitrare, tendencioze, propagandistike, qėllimkėqija, pėrēarėse, antikombėtare dhe antishqiptare!

Kėto debate e polemika, qė pėr temė shqyrtimi kanė pasur religjionin dhe besimin apo mosbesimin e shqiptarėve nė Zot, mė tepėr kanė pėrhapur konfuzion se qartėsi, mė tepėr kanė shkaktuar dėm se sa dobi kombit tonė dhe zgjidhjes sė ēėshtjes sonė kombėtare. Por, gjithashtu, kėto debate e polemika rreth besimeve fetare, jo vetėm qė nuk u kanė bėrė nderė religjioneve pėr tė cilat ėshtė debatuar, por pėrkundrazi, u kanė bėrė dėm, i kanė pėrgojuar e deformuar aq shumė, sa qė po tė ishin sot gjallė Krishti dhe Muhamedi do t’i kishin ”dėnuar” e shpallė si heretikė e ateistė tė gjithė ata kontestuesė tė kėtyre religjioneve, sepse Krishterizmi dhe Muhamedanizmi, Bibla dhe Kur’ani, janė tė padiskutueshėm, atyre vetėm u duhet besuar ashtu siē janė dhėnė nga Zoti, ashtu siē janė zbuluar nga tė Shenjėtit Krisht dhe Muhamed.

Religjioni, besimi nė Zot bėhet dhe pranohet me zemėr, me sinqeritet, me ēiltėrsi dhe jo me tru, sepse truri nuk beson kurrė, ai vetėm analizon, logjikon, dyshon, kundėrshton dhe mohon. Ata priftėrinj e hoxhallarė, ata teologė tė krishterė e myslimanė, ata intelektualė tė krishterė e myslimanė, por edhe teologė e intelektualė tė religjioneve tė tjera, qė kundėrshtojnė, sulmojnė dhe kontestojnė fenė dhe besimin religjioz tė njėri-tjetrit, ata jo vetėm qė nuk janė fetarė e besimtarė tė vėrtetė, por ata janė armiqtė numėr njė tė religjionit tė vet dhe armiq numėr dy tė religjioneve e besimeve tjera. Pra, nuk janė as besimtarė, as intelektualė, as dijetarė dhe as njerėz normalė! Dhe nė fund, nuk janė as shqiptarė as atdhetarė, por janė demagogė e pėrēarės!

Ēėshtja e besimit apo mosbesimit nė Zot ėshtė ēėshtje private, ēėshtje individuale e njerėzve tė kėsaj bote dhe askush nuk duhet tė kėrkojė nga njerėzit, qofshin kėta besimtarė apo ateistė, tė krishterė apo budistė, myslimanė apo protestanė, qė ata tė flakin njė besim, njė religjion dhe tė pėrqafojnė njė besim apo religjion tjetėr. Njė fe, njė besim e religjion nuk pėrhapet me imponim, me mashtrim, me lajka, me dhunė, me para apo duke sharė e mohuar religjionet tjera. Feja pėrhapet vetėm me predikim.

Ai fetar qė shanė fenė e tjetrit, shanė edhe fenė e vet. Ai besimtar qė poshtron besimtarin e fesė tjetėr, ai sė pari poshtron vetveten dhe pastaj tjetrin. Tė gjitha tė kėqijat, sharjet, dėmet dhe krimet qė i bėn tjetrit, tė kthehen ty, por tė shumėfishuara, sepse e mira dhe e keqja veprojnė automatikisht nė stilin e Bumerangut: bė mirė, mirė do tė gjejsh; bė keq, keq do ta pėsosh.

Ēėshtja e fesė, ēėshtja e besimit, ėshtė ēėshtja mė e ndijshme, mė intime, mė private dhe mė neuralgjike e njerėzve dhe e kombit. Ajo duhet tė mbetet e paprekshme, e shenjtė, e papėrfolur dhe e papėrlyer nga gojkėqinjtė dhe nga dashamirėt, sepse feja dhe besimi janė pasuri univerzale tė njerėzimit, pėr tė cilat vendos ēdo njeri pėr vete nė qetėsi shpirtėrore e logjike. Me fushata imponimi, me debate denigruese dhe polemika poshtėruese nuk nderohet, por poshtėrohet feja dhe besimi tjetėr. Asgjė nuk mund tė ndėrtohet mbi themele tė huaja dhe mbi shpinė e nė dėm tė tjetrit. Nuk lavdėrohet krishterizmi, duke sharė e kritikuar islamizmin dhe nuk lavdėrohet islamizmi duke sharė e kritikuar krishterizmin.

Ekziston vetėm njė Zot, njė Njerėzim dhe njė Besim. Tė tjerat janė politikė, dominim, pėrēarje vėllavrasėse dhe synime luftėnxitėse. Janė antiKrisht dhe antiMuhamed. Krishti nuk i ka kritikuar e mohuar Pejgamberėt (Tė Dėrguarit e Zotit) para Tij. As Muhamedi nuk i ka kritikuar dhe mohuar Pejgamberėt e besimit nė Zot para Tij. Atėherė kush janė kėta ”Apostuj” e “Apologjetė, ”Pejgamberė” e beterė tė rinj, ”moderrnė” e mė ”tė menēur” qė mohojnė Pejgamberėt dhe Apostujt e njėri-tjetrit?! Kush janė kėta tė krisur dhe heretikė, qė nė emėr tė religjioneve dhe tė Zotit po veprojnė kundėr Zotit dhe tė Dėrguarėve tė Tij?! Ata s’janė as tė krishterė, as myslimanė, as besimtarė dhe as njerėz! Ata janė Djalli vetė!!! Nuk ka religjion e besim tė keq qė beson nė njė Zot. Por ka jobesimtarė, besimtarė naivė, besimtarė injorantė dhe besimtarė dinakė e mercenarė, tė cilėt nė emėr tė Zotit punojnė pėr Djallin!

Thonė se historia pėrsėritet, por ajo kurrė nuk kthehet prapa. Historia, ashtu sikurse jeta, rrjedh vetėm pėrpara, ėshtė e papėrsėritshme.

Kombi Shqiptar ka dhėnė, jep dhe do tė japė dėshmorė e heronj pėr lirinė dhe mbrojtjen e Atdheut tė vet, nga tė gjitha religjionet tė cilat tanimė janė pjesė e besimit dhe jetės sė tij. Ēdo mohim apo nėnēmim i dėshorėve dhe heronjve tanė mbi baza fetare ėshtė antishqiptarizėm dhe tradhėti kombėtare.

Kombi shqiptar nuk filloi me lindjen e Krishtit dhe pėrhapjes sė besimit tė Krishter (katolik, otodoks, protestan…). Kombi shqiptar dhe Shqipėria nuk filloi me lindjen e Muhamedit dhe pėrhapjes sė fesė Islame (me tė gjitha sektet e saj). Kombi shqiptar daton qė nga lindja e parė e Njeriut mbi kėtė Dhe qė quhet planeti Tokė. Ai daton qė nga Atlantida e besimeve pagane, qė nga Pellazgjia e ”Perėndive” tė Olimpit dhe Zeusit. Qė nga Iliria e hershme kur nuk kishte lindur as Krishti as Muhamedi dhe besimet e tyre fetare. Mos njerėzit dhe Shqiptarėt e para 2007 viteve nuk kanė qenė njerėz, pasi nuk kanė ekzistuar kėto dy religjione monoteiste?! Mos vallė heronjtė e Pellazgjisė e tė Ilirisė si: Leka i Madh, Pirrua, Bardhyli, Agroni, Teuta e shumė tė tjerė, kanė qenė mė pak atdhetarė e shqiptarė, sepse nuk kanė qenė tė krishterė e myslimanė?!

Ē’janė kėto dokrra e kėto insinuata?! Ē’janė kėto polemika e zėnka fėmijėsh?! Ē’janė kėto humbje energjishė pa fund, kur kombi e Atdheu rėnkojnė nėn thundrėn barbare tė sllavo-grekėve?! Ē’janė kėto diskutime e debate tė nxehta e tė pafund pėr religjione e besime, kur Shqipėria Etnike po fundoset e zhbėhet pėr ēdo ditė e mė tepėr?! Si do ta ushtrojė besimin e vet kombi ynė, si do t’i ruajė besimet e tij, kur do ta humbė Atdheun, kombėsinė, gjuhėn e gjakun e tij, kėshtu siē po veprojnė e sillen sot liderėt dhe intelektualėt e tij, tė cilėt punojnė e pėrpiqen vetėm pėr privilegje, pėr pasuri, pėr fe e religjione, duke u shėrbyer direkt e indirekt armiqve tanė pushtuesė dhe interesave tė popujve tjerė tė botės, tė cilėt nuk ēajnė kokėn pėr kombin dhe Atdheun tonė, por janė tė interesuar qė tė na shpėrlajnė trurin me ideologjitė dhe fetė e tyre, qė tė na shkombėtarizojnė dhe asimilojnė, qė ta zhdukin nga faqe e dheut rracėn e parė njerėzore mbi kėtė planetė – rracėn Pellazgo-Iliro-Shqiptare.

Nuk duhet dhe nuk guxojmė qė tė lėvdojmė njė religjion dhe tė shajmė tjetrin. Nuk duhet qė tė theksojmė ndihmėn qė i ka dhėnė kombit tonė nė shekuj e mijėvjeēarė njėra fe, duke harruar tė theksojmė edhe meritat e tjetrės ose tjerave, nėse janė mė shumė se dy. Ndihmat dhe pengesat qė i kanė bėrė kombit tonė, Atdheut tonė dhe pėrgjithėsisht ēėshtjes sonė kombėtare religjionet, ėshtė e pamundur qė t’i rradhisim tė gjitha, por mbi tė gjitha ėshtė e pamundur qė t’i rradhisim paanshmėrisht dhe drejt, prandaj ėshtė mė e udhės qė tė mos i hyjmė kėsaj rruge pa shteg, sepse vetėm do ta dėmtojmė Atdheun, do ta pėrēajmė unitetin e popullit dhe nuk do ta ribashkojmė kurrė Shqipėrinė Etnike.

............

Arb
02-07-10, 14:09
Ēėshtja e besimit dhe e religjioneve ėshtė ēėshtje e vullnetit tė popullit. Lėreni tė qetė popullin qė tė besoj ashtu siē don ai, t’i besojė Zotit tė vet dhe tė ushtrojė kėtė besim e nderim pėrmes religjionit qė zgjedh ai vetė.

Tė gjitha fetė monoteiste janė tė mira dhe tė gjitha nė mundėsinė e vet e kanė ndihmuar zhvillimin shpirtėror e kombėtar tė popullit tonė. Por meritat dhe jomeritat e religjioneve gjatė historisė sonė kombėtare mos tentoni qė t’i vendosni mbi Peshojė, se ajo nuk mban, se ajo nuk mund tė masė rolin e religjioneve gjatė shekujve. Nuk ka Peshojė nė botė qė mund tė vlerėsojė e tė masė pėrmasat e religjioneve. Pesha, vlera dhe roli i tyre matet vetėm me zemėr tė pastėr njerėzore, e cila rrespekton nė maksimum mendimin e kundėrt dhe fenė tjetėr.

Tani, sot, nuk ėshtė koha e religjioneve, sepse ato veē ekzistojnė tė konsoliduara nė botė dhe brenda popullit shqiptar. Lėrini ato aty ku janė dhe ashtu siē janė. Tani, sot, nuk ekziston i konsoliduar dhe i bashkuar kombi shqiptar, prandaj tė gjitha forcat intelektuale, materiale e ushtarake duhet t’i fokusojmė nė arritjen e kėtij bashkimi.

Tani, sot, nuk ekziston i ēliruar dhe i ribashkuar Atdheu ynė – Shqipėria Etnike. Prandaj, tė bashkojmė mendjet dhe zemrat tona, tė mobilizojmė popullin pėr tė riēliruar dhe ribashkuar kėtė atdhe tė ndarė e tė pushtuar nga sllavo-grekėt! Tė shpėtojmė kėtė Shqipėri tė copėtuar e tė robėruar, qė trupi i kullon gjak nga plagėt e marra gjatė shekujve nga armiqtė e saj tė shumtė!

*****

Nuk ka fe tė vjetėr, as tė re. Tė gjitha janė fe qė i drejtohen Zotit dhe janė tė diktuara nga Ai. Nuk ka fe tė keqe dhe fe tė mirė, nėse ato burojnė nga i njėjti Krijues i Gjithėsisė dhe i Njerėzimit. Por, ama, ka Perandori tė kėqia tė kėsaj bote, tė vjetra e tė reja, sepse janė tė krijuara e tė formuara nga Njeriu, i cili nuk ėshtė qenje perfekte dhe ėshtė i gabueshėm.

Ndaj, askush le tė mos marrė guximin dhe gabimin qė tė lavdėrojė e tė mbrojė perandoritė pushtuese, ēnjerėzore e mizore tė antikės dhe tė moderrnes. Asnjė perandori nuk ėshtė formuar pėr tė mirė tė njerėzimit dhe tė popujve, por pėr tė sunduar, shfrytėzuar dhe pushtuar ata.

Asnjė perandori nė trojet e Ilirisė, tė Arbėrisė dhe tė Shqipėrisė nuk ka ardhė me lule, por me hordhi ushtarake tė armatosura gjer nė dhėmbė. Kanė ardhur me shpatė e bajoneta, me zjarr e hekur dhe kanė vrarė e pėrgjakur popullin tonė! Kanė djegur e shkretėruar atdheun tonė dhe ia kanė marrė lirinė njerėzore dhe pavarėsinė kombėtare. Kush ėshtė normal, qė di shkrim e lexim dhe qė ka lexuar historinė tonė dhe atė botėrore, e di plotėsisht njė tė vėrtetė tė kėtillė tė dhimbshme e tragjike.

Asnjė perandori e njerėzimit nuk ka qenė humane dhe ēlirimtare pėr popujt dhe vendet tjera ku ato kanė kryer ekspeditat e tyre ushtarake, invaduese e pushtuese. Ne duhet tė jemi mė tepėr se antikombėtarė, duhet tė jemi tė ēmendur fare nėse i quajmė si ”pėrparimtare”, ”civilizuese”, ”shpėtimtare” apo ”ēlirimtare”,… perandori tė tilla mizore, si: Perandoria e Maqedonisė sė Lekės sė Madh, qė shtrihej nga Egjypti e deri nė Indi, Perandoria Persiane, Perandoria Arabe, Perandoria Mongole, Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria e Car Dushanit, Perandoria e Samuilit, Perandoria Osmane apo Perandoria Sovjetike. Kėtu bėnė pjesė edhe miniperandoria serbomadhe e ish-Jugosllavisė. Tė gjitha kėto perandori dhe shumė tė tjera si kėto, janė themeluar e zgjeruar nė shpinė tė popujve tė pafajshėm, mbi gjakun dhe eshtrat e tyre, nė tokė tė huaj!

Ata kalemxhinj injorantė qė lavdėrojnė njė perandori pėr tė mbrojtur njė perandori tjetėr pushtuese e gjakatare, ata bėjnė tė njėjtin gabim sikurse kur pėrpiqen qė pėrmes sharjes sė njė religjioni tė mbrojnė religjionin tjetėr. Perandoritė qė janė zgjeruar nė kurriz tė popujve dhe tokave tė huaja, me zjarrė e hekur, me gjak e luftė, nuk ka telall e papagall, nuk ka avokat e psikopat qė mundet t’i arsyetojė dhe t’i mbrojė. Dielli me shoshė nuk mbulohet. Ndaj hiqni dorė nga marrėzira tė kėtilla tė errėta, antikombėtare, antihistorike, antishkencore, antinjerėzore e anticivilizuese.

Kur tjetri tė vjen nė vatėr, tė hynė nė shtėpi, tė vret pleq e tė ri, tė grabit tokėn e tė djegė kullėn, tė imponon ligjet dhe religjionin e vet, ta pushton Atdheun dhe tė shkombėtarizon me shpatė e helm, me pushkė e top, me ushtri e xhandarmėri,… kėtė askush le tė mos tentojė qė ta quaj si mision “paqėsor” e “civilizues”, si ekspeditė “miqėsore” e “shpėtimtare”, por ashtu siē ėshtė – fushatė dhe invadim barbar.

Zėvendėsimi i njė perandorie tė huaj pushtuese me njė perandori tjetėr tė huaj po aq mizore, nuk mund tė quhet kurrė ēlirim, shpėtim apo zgjidhje fatlume pėr njė vend dhe pėr njė popull. Pushtuesi ėshtė pushtues, i huaji ėshtė i huaj dhe robėria qė sjellė ai me vete ėshtė robėri e njėjtė me atė tė paraardhėsit tė tij. Nuk ka pushtuesė tė mirė dhe pushtuesė tė kėqinj, apo pushtuesė “pak mė tė mirė”.

Ėshtė befasuese dhe irrituese qė tė lexosh dhe tė dėgjosh idiotizma tė kėtilla pėr ēdo ditė nėpėr mediat tona tė shkruara dhe elektronike. Dhe kur kėto naivitete, por edhe ide tendencioze, antikombėtare dhe armiqėsore i dėgjon dhe i lexon nga njerėz intelektualė, kjo tė bėnė qė tė shkulėsh leshrat e kokės e tė gjoksit, ashtu siē bėri Lekė Dukagjini, kur i ra shumė vonė ndėrmend pėr humbjen e madhe kombėtare qė shkaktoi vdekja e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, tė cilin nuk e pėrkrahu gjithmon dhe sa duhej kur ai ishte gjallė dhe luftonte me armiqtė osmano-venedikas tė Arbėrisė. Kėshtu veprojmė ne sot, duke luftuar njėri-tjetrin dhe duke sharė religjionin e njėri-tjetrit, ne s’bėjmė asgjė tjetėr pos qė shajmė vetveten tonė, dėmtojmė atdheun tonė dhe bėjmė vetėvrasje tė ngadalshme e tė sigurt kombėtare!

.................

Arb
02-07-10, 14:09
Kur flitet e shkruhet pėr ēėshtjen tonė kombėtare, por edhe pėr religjionet qė ushtrohen brenda kombit tonė, duhet tė flasim e tė shkruajmė pa emocione, pa frustrime, pa impulse instiktive, pa maska, pa demagogji, pa djallėzi, pa interes, paanshmėrisht, pa inat, pa xhelozi dhe pa urrejtje, ndaj njėri-tjetrit dhe ndaj fesė dhe ideologjisė sė njėri-tjetrit, sepse tė gjithė njė mendim dhe njė ide nuk mund tė kemi. Ėshtė jo vetėm jodemokratike, por as edhe nuk ėshtė e mundur realisht e shkencėrisht qė tė gjithė tė mendojmė dhe tė besojmė njėsoj.

Duhet tė shkruajmė e tė flasim me zemėr tė pastėr, me sinqeritet, me vetėdije kombėtare, me ndėrgjegje njerėzore, me mendje tė kthjellėt dhe me logjikė tė shėndoshė shkencore. Vetėm kėshtu thuhet e vėrteta dhe triumfon drejtėsia. Vetėm kėshtu dėshmohet shqiptarizmi dhe atdhedashuria jonė. Vetėm kėshtu dėshmohet para Zotit dhe para popullit dashuria, rrespekti dhe besimi nė Krijuesin tonė e tė Gjithėsisė dhe ndaj atdheut tonė – Shqipėrisė Etnike.

Tė gjithė ata kalemxhinj qė veten e quajnė gazetarė, publicistė, shkrimtarė, politikanė, intelektualė e patriotė, priftėrinj e hoxhallarė,… dhe qė tentojnė tė rishkruajnė historinė tonė kombėtare sipas interesave tė tyre ideologjike dhe fetare, duke i ndarė edhe heronjtė e kombit tonė nė tė krishterė e myslimanė, apo sipas pėrkatėsisė sė tyre eventuale partiake e ideologjike, kėta s’janė asgjė tjetėr pos injorantė e pseudoshqiptarė, janė shėrbėtorė e mercenarė tė tė huajve.

Dėshmori ėshtė dėshmor. Ai ka derdhur gjakun pėr lirinė e popullit dhe tė atdheut dhe jo pėr ndonjė ideologji apo religjion tė caktuar. Prandaj, ata sė pari janė shqiptarė e kombėtarė, pastaj mund tė jenė ithtarė tė ndonjė ideologjie apo besimtarė tė ndonjė feje. Tė gjithė heronjtė e kombit tonė kanė dhėnė jetėn pėr liri dhe atdhe dhe jo pėr ndonjė fé. Ndaj mos ua lėvizni eshtrat dhe mos ua trazoni shpirtin heronjve tanė tė lavdishėm e tė pavdekshėm, sepse do t’ju djegė zjarri i kėsaj dhe asaj bote! Mos bėheni gjykatės tė religjioneve, tė popujve dhe tė njėri-tjetrit, se nuk ėshtė detyra as e drejta e juaj. Falja dhe dėnimi ėshtė vetėm nė duar tė Krijuesit tonė e tė Gjithsisė.

Merruni me veten tuaj, me predikimin paqėsor e dinjitoz tė besimeve fetare. Ndihmoni kombin e atdheun tė ēlirohet e tė bashkohet, sepse vetėm kėshtu do ta kryeni detyrėn tuaj ndaj Zotit qė u krijoi, ndaj Prindėrve qė u lindėn, ndaj Popullit qė u rriti dhe ndaj Atdheut qė u burrėroi.

Duke ndarė dėshmorėt dhe heronjtė e kombit tonė sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare e partiake, ne bėjmė me vetėdije apo pa vetėdije, ndarjen e kombit dhe dobėsimin e atdheut. Tipa tė kėtillė nuk janė as fetarė, as besimtarė dhe as shqiptarė. Kėta Zoti i marroftė dhe populli i dėnoftė!

Popullit dhe atdheut tonė i duhen bijtė e bijat e djeshme, bijtė e bijat e sotme dhe bijtė e bijat e nesėrme – qofshin kėta tė krishterė apo myslimanė, sepse tė gjithė janė shqiptarė e atdhetarė, qė pėr liri e Shqipėri tė marrin gjak nė ballė. Riēlirimit dhe ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike i duhen tė gjithė bijat dhe bijtė e saj, pėrveē: injorantėve, fanatikėve fetarė, monistėve ideologjikė, mercenarėve tė shitur dhe tradhtarėve bastardė.

Ata shqiptarė qė duan tė kontribuojnė sot pėr bashkimin e popullit e tė Shqipėrisė Etnike, si dhe pėr mbarėvajtjen e zhvillimit politiko-ekonomik tė vendit tonė, nuk duhet tė kapen pėr perandorive tė huaja, nuk duhet tė pėrēajnė popullin mbi baza fetare dhe nuk duhet tė merren me ideologjitė e ndryshme dhe sistemet shoqėrore-politike tė njerėzimit. Sepse asnjė ideologji filozofiko-politike dhe asnjė sistem shoqėror-politik deri mė sot nuk ia ka sjellė njerėzimit lirinė, pavarėsinė, drejtėsinė dhe mirėqenien qė e meriton. Ideologjitė kanė qenė dhe janė nė shėrbim tė shtetit e tė partive, kurse shtetet e partitė kanė qenė e janė nė shėrbim tė klasave sunduese shtypėse e shfrytėzuese tė popujve, pavarėsisht nga koha dhe ngjyra e tyre. Por edhe religjionet dhe religjiozėt nuk kanė qėndruar gjithmon anash, tė pėrhapin vetėm fjalėn dhe besimin e Zotit, por shpesh gjatė historisė janė pėrzier nė punėt e popullit, tė politikės dhe tė shtetit.

Duhet ta njohim tė kaluarėn pėr tė ndėrtuar tė ardhmen tonė e tė njerėzimit. Por, nuk duhet tė merremi shumė me tė kaluarėn, tė bėhemi peng tė saj, sepse nuk mund tė ecim nė tė tashmen dhe nuk do ta arrijmė kurrė tė ardhmen. Kurrė nuk duhet tė harrojmė se ēdo gjė nė kėtė botė ėshtė jo vetėm kalimtare dhe e pėrkohshme, por ėshtė edhe relative. Asgjė nuk ka absolute. E mira dhe e keqja bashkėjetojnė. E vėrteta dhe gėnjeshtra janė tė pėrziera. Drejtėsia dhe padrejtėsia plotėsojnė njėra-tjetrėn. Asgjė nuk ėshtė e ndarė me shpatė. Bota dhe jeta ėshtė njė tėrėsi me dy faqe: bardhė e zi, tė cilat ndihmojnė dhe plotėsojnė njėra-tjetrėn. Liria ime nuk duhet tė jetė robėria jote. Unė kam tė drejtė aq sa nuk e cėnoj tė drejtėn tėnde. Aty ku mbaron e drejta ime, aty fillon e drejta jote. Liria, e vėrteta dhe drejtėsia nuk njohin rraca, gjini dhe religjione.

Nė rradhėt e popullit tonė nuk ka vetėm sllavofilė e serbofilė, grekofilė e rusofilė, por ka me shumicė edhe turkofilė e arabofilė. Nuk ka vetėm fundamendalistė islamikė, por ka edhe fundamentalistė tė krishterė. Ka fanatikė e reaksionarė tė tė gjitha llojeve, tė cilėt duan ta kthejnė rrotėn e historisė shumė prapa – nė kohėn e kryqėzatave fetare, nė errėsirėn e mesjetės dhe tė primitivizmit parahistorik!

Ata shqiptarė, apo grupe shqiptarėsh, qė mė tepėr thirren nė fé se nė atdhé, ata mė tepėr janė fetarė se sa kombėtarė. Ata i kanė tė ngatėrruara konceptet, parimet dhe prioritetet. Nuk luftohet pėr atdhe me flamurin e fesė, por me Flamurin Kombėtar tė Atdheut. Pėr fe luftohet me Bibėl e Kur’an, kurse pėr liri me pushkė e jatagan.

Feja pranohet me zemėr e bindje shpirtėrore, ajo nuk mbillet me dhunė e imponime ligjore. Njė populli tė tėrė, njė kombi trim e luftarak si populli ynė nuk mund t’i imponosh asgjė me dhunė: as kombėsinė dhe as religjionin. Njė popull tė zgjuar, si ky i yni, as nuk mund ta mashtrosh e as ta lajkatosh, qė ai tė pranojė diēka jashtė vullnetit dhe vetėdijes sė tij njerėzore.

Ēka pranohet me vullnet, me vullnet mbahet. Ēka imponohet me dhunė, me urrejtje flaket. Koha dhe historia e kanė bėrė tė veten: Kombi shqiptar sot pėrbėhet nga tri fe e disa sekte fetare, si dhe nga dy Kryedialekte (Gegė e Toskė), nga shumė dialekte e nėndialekte, nga shumė fise e nėnfise, nga shumė krahina e treva, nga njė mozaik veshjesh kombėtare plotė kolorit, por kjo nuk ėshtė varfėri por pasuri, nuk ėshtė shėmtim por madhėshti, qė shumė popuj e kombe nė botė e pėrreth ndoshta ia kanė lakmi e zili popullit dhe atdheut tonė.

Feja nuk ėshtė komb, as kombi nuk ėshtė fe. Tė jesh fetar nuk do tė thotė apriori se je kombėtar e atdhetar. Tė jesh atdhetar e kombėtar nuk do tė thotė apriori se je fetar. Atdhetarėt e kombėtarėt mund tė jenė fetarė, por ata nuk mund t’u pėrkasin tė gjitha feve pėrnjėherė. Njė shqiptarė nuk mund tė jetė edhe katolik, edhe mysliman, edhe ortodoks, edhe protestan, edhe budist, etj., por ēdo pjesėtarė i kėtyre feve mund tė jetė atdhetar e kombėtar i vėrtetė e i devotshėm. Ndaj tė gjithė katolikėt, myslimanėt e ortodoksėt shqiptarė janė Shqiptarė e kombėtarė, kėtu nuk ka asnjė dyshim. Jemi degė tė njė rrėnje, tė njė trungu, tė njė lisi, tė njė kombi, tė njė Atdheu.

Nuk ka fe pa komb, nuk ka komb pa atdhe, nuk ka Shqipėri pa Shqiptarė. Pėrpara ėshtė krijuar nga Zoti Toka, pastaj Atdheu, pastaj Kombi Shqiptar, pastaj religjionet. Ndaj vėllezėr e bashkėkombas, mos harroni:

Ne kemi shumė fé, por vetėm njė Atdhé.

shfletuesi_
02-07-10, 14:13
Arb, a po mundesh me i mbrojt a jo... :)

Arb
02-07-10, 14:14
Arb, a po mundesh me i mbrojt a jo... :)

Dikush tjeter eshte autor i ketij shkrimi.

shfletuesi_
02-07-10, 14:16
Dikush tjeter eshte autor i ketij shkrimi.


:) :smile:

hawk
02-07-10, 14:38
Ataturk-u ka bere revulocionin e vesh-mbathjes per ta krijon Turqin moderne ne te gjitha aspekte,por pas 85 vite-sh tani,bashkeshortet e t'gjitheve qe jan ne kabinetin Turk, duke perfshire dhe gruan e presidentit jan te mbuluara ... Eshte trend
Paralelisht shkojn k'to pune,me trendet dhe pikpamjeve politike ...
Mbulesa e grave turke sot qenka trend dhe shprehje politike. I njejti pohim vlen edhe per trendin e 1924: nga mbulimi ne zbulim, me trend se kaq dhe me politik se laicizmi sintetik dhe i imponuar i Mustafa Kemalit veshtire te gjendet.
Duke i percaktuar keto periudha se trendi (vullnet politik etj etj) per t'i shnderruar ne momente paralelisht te njejta, lind nje problem: i njejti percaktim, per dy fenomene diametralisht te kundert, nuk ka vend.

Fetarizimi dhe defetarizimi qe ndjekin moden politike duhet te dallohen nga faktori social i cili me gradualitetin e etij i mungon epokes kemaliste. M. Kemal impononte me ligje dhe dekrete, pra politikisht. Nuk na rezulton asnje fenomen i tille perpara 25 viteve ku papritur, per trendizem ose mode politike, njerezit dolen ne rruge me shamim, rriten mjekren per nje nate duke u zgjuar ne mengjes musliman praktikante.

Ne epoken kemaliste ndodhte qe me nje urdher politik ndryshohej alfabeti dhe njerezit ngriheshin ne mengjes analfabet. Arsyeja eshte e thjeshte, te ecim perpara! Japonia nuk e kishte te nevojshme te latinizonte alfabetin per ta bere dicka te tille. Ateher M. Kemal duhet te kete pasur motivacione te tjera me shume antifetare se "perparimtare". Nese kjo nuk eshte e vertete atehere duhet te besojme se japonezet jane te pamodernizuar sepse nuk u evropianizuan.

Ne lidhje me temen mund te themi se nuk jane me pak moderniste italianet qe hapin dyert e shkolles per nxenes me besim fetare te dukshem, madje lejojne dhe simbolet fetare neper shkolla dhe ne kushtetute e kane te sanksionuar laicizmin. Nuk e ben vetem Italia ne Evrope.

hawk
02-07-10, 15:18
SHUMĖ FÉ, NJĖ ATDHÉ!

Kombi shqiptar nuk filloi me lindjen e Krishtit dhe pėrhapjes sė besimit tė Krishter (katolik, otodoks, protestan…). Kombi shqiptar dhe Shqipėria nuk filloi me lindjen e Muhamedit dhe pėrhapjes sė fesė Islame (me tė gjitha sektet e saj). Kombi shqiptar daton qė nga lindja e parė e Njeriut mbi kėtė Dhe qė quhet planeti Tokė?!




I kam shkeputur shkrimit paragrafin qe barazon perrallen me historine ne nje kendveshtrim emocional, ndonese autori ne nje paragraf tjeter kerkon te jemi te qete ne shkrime, por e harron menjehere. Nejse.
Kur pranon lindjen e njeriut te pare do te thote se botekuptimi i Shefkise vjen nga teoria Kreacioniste (fetare), e vetmja qe flet per "lindje te njeriut te pare". Kjo teori e vendos njeriun e pare mes "magjupeve" - sic do shprehej postuesi i shkrimit.
Fatkeqesisht per Shefkuin kombet i perkasin periudhes moderne, pra pas lindjes te besimeve fetare te mesiperme. Jam i bindur se Shefkiu ka ngelur i goditur emotivisht kur ne shkolle i sqarohej qe serbet ishin kombe qe ne shekullin e VII dhe per t'i kundershtuar perrallat e tyre u besoi ca perrallave te tjera.

Me komikja eshte se shkrimi i sjellur per t'i sherbyer temes se 'shkolles shqipe' fillon dhe mbaron me nje fjali qe permban nje foneme te re per gjuhen tone. Kjo germa é (ose theksimi grafik i zanore tone) nga na doli shqip e di vetem autori. Te mbrohet shkolla shqipe pa njohur shqipen eshte per nenforumin e humorit.

Fokus
02-07-10, 15:35
Ateher M. Kemal duhet te kete pasur motivacione te tjera

Duke kerkuar ne internet mbi M.Kemalin hasa ne kete liste te masoneve te njohur dhe emri i tij figuron ne kete list:


Atatürk, Mustafa Kemal Pascha - Vater der modernen Türkei (1881 - 1938), Loge "Mecedonia Resorta et Veritas" - Quelle: Internationales Freimaurer Lexikon, Seite 92, Ausgabe 2000, Herbig Verlagsbuchhandlung

http://www.internetloge.de/arst/masons1.htm

Arb
18-08-10, 18:04
Debat rreth ndalimit te mbuleses ne Shkollat Shqipe

http://www.klankosova.tv/zona-e-debatit/4843-ndalimi-i-mbuleses-ne-shkolla

uck_aksh
18-08-10, 18:08
Magjupet fetare kane filluar sulmin ndaj Shkolles SHQIPE edhe ne rruge.

"Shqiptare" te harapizum, "Shqiptare" me gjak te perzier kane filluar te sulmojne permes protestes Shkollen SHQIPE.

Nuk ka kurrfare diskriminimi. Edhe rrospiat e mbulume edhe te shplume duhet te respektojne kodin e veshjes, uniformen e Shkolles.

Prishtinė: Protestė nė mbrojtje tė shamisė sė kokės

Para ndėrtesės sė Qeverisė sė Kosovės sot ėshtė protestuar nė shenjė kundėrshtimi me pėrjashtimin nga shkolla tė 16 vjeēares, Arlinda Zekaj. Zekaj ėshtė ndaluar tė shkojė nė shkollė me shami koke, sipas traditės islame. Zekaj ndjek shkollėn e mesme nė Ferizaj.
Protestuesit mbanin nė dorė parrullat “Stop diskriminimit” dhe “Mbulimi i mendjes ėshtė i ndaluar, jo i kokės”.
Kushtetuta e Kosovės i garanton liritė fetare, por nuk lejon shaminė e kokės apo simbolet e tjera fetare nė shkolla.

BotaSot


O ZGJOHU XHAXH mesoi edhe nje her popullin shqiptar si jetohet pa zot tregoi Shqiptareve se se kem asgje as njanin as tjetrin

Arb
18-08-10, 21:59
O ZGJOHU XHAXH mesoi edhe nje her popullin shqiptar si jetohet pa zot tregoi Shqiptareve se se kem asgje as njanin as tjetrin

Heu ku je UCK bre.

Jo bre nuk ju duhet Shqiptareve Enveri.

Vete Enveri vinte nga nje familje magjupe fetare. Bile nga rrenjet e tij fetare, mori frymezimin per te terrorizuar e masakruar popullin e vete.

Ai mbylli institucionet fetare, sepse i shihte si kundershtare te mundshem politike.

Makresh
18-08-10, 22:12
Cfar dobi keni kur i luftoni ndjenjat e te tjereve ? Po qe e keni me te drejt, na ftoni neve ne mosbesim dhe po na bindet, ne ju percjellim.

Arb
18-08-10, 22:16
Cfar dobi keni kur i luftoni ndjenjat e te tjereve ? Po qe e keni me te drejt, na ftoni neve ne mosbesim dhe po na bindet, ne ju percjellim.

Ne nuk ju ftojme juve ne mosbesim.

Ne nuk bejme ate qe beni ju, na ftoni ne besim. E ju jeni me se paku besimtare.

Besimtarit te vertete nuk i preken ndjenjat. Lidhja e tij me te plotefuqishmin eshte dicka personale, e jo lidhje e masave, grupeve, apo institucioneve te rreme fetare.

Vazhdoni ne erresiren e juaj, vec Shkollen Shqipe mos e prekni...

teutaA
18-08-10, 22:18
Ne nuk ju ftojme juve ne mosbesim.

Ne nuk bejme ate qe beni ju, na ftoni ne besim. E ju jeni me se paku besimtare.

Besimtarit te vertete nuk i preken ndjenjat. Lidhja e tij me te plotefuqishmin eshte dicka personale, e jo lidhje e masave, grupeve, apo institucioneve te rreme fetare.

Vazhdoni ne erresiren e juaj, vec Shkollen Shqipe mos e prekni...

mos shkruj ma per sot :smile:

Arb
18-08-10, 22:20
mos shkruj ma per sot :smile:

A preka ndjenjat e kujt a?

Qeshtu kur te shkreton njeri...

teutaA
18-08-10, 22:22
A preka ndjenjat e kujt a?

Qeshtu kur te shkreton njeri...

ahhahaha jojo veq shkrim me vend e rep. sme bani me te dhan te shkrujta ketu:smile:

Arb
18-08-10, 22:25
ahhahaha jojo veq shkrim me vend e rep. sme bani me te dhan te shkrujta ketu:smile:

Jane ba te ndishem keta deleguarit e dreqit.

Boset e tyre nuk jane te kenaqur me punen e tyre ne Forume. Ja kane nis me i ra pishman qe po i paguajne.

Keta tash po bahen secilen here e ma te ndishem.

Makresh
18-08-10, 22:31
Ne nuk ju ftojme juve ne mosbesim.

Ne nuk bejme ate qe beni ju, na ftoni ne besim. E ju jeni me se paku besimtare.

Besimtarit te vertete nuk i preken ndjenjat. Lidhja e tij me te plotefuqishmin eshte dicka personale, e jo lidhje e masave, grupeve, apo institucioneve te rreme fetare.

Vazhdoni ne erresiren e juaj, vec Shkollen Shqipe mos e prekni...

Po mos te ishte besimi ne Krijuesin e Gjithesis, ti sot as shkollen shqipe nuk do e kishe.

Kjo eshte rubrika e besimtareve, detyra jon eshte perhapja e fjales se Zotit xh.sh., e ju nese nuk besoni pse futeni ketu ? Koha e ateisteve komunist, i takon historis tani.

Arb
18-08-10, 22:35
Po mos te ishte besimi ne Krijuesin e Gjithesis, ti sot as shkollen shqipe nuk do e kishe.

Kjo eshte rubrika e besimtareve, detyra jon eshte perhapja e fjales se Zotit xh.sh., e ju nese nuk besoni pse futeni ketu ? Koha e ateisteve komunist, i takon historis tani.

Besimtari i vertete nuk ka per detyre te rris anetaresine ne partine e tij. Kjo detyra qe keni marr eshte pune qe kryeni per te marr rroge.

Kushdo qe kundershton perrallat e juaj koka ateist a?

Kete formule e keni a?

Makresh
18-08-10, 22:45
Besimtari i vertete nuk ka per detyre te rris anetaresine ne partine e tij. Kjo detyra qe keni marr eshte pune qe kryeni per te marr rroge.

Kushdo qe kundershton perrallat e juaj koka ateist a?

Kete formule e keni a?

Formula e besimdrejteve eshte kjo : Kush nuk beson ne njėshmėrin e Zotit, librat e Tij, profetet, meleket dhe diten e ringjalljes eshte nje ateist, edhe pse beson krishtin apo budėn ! Me rendesi eshte qe se beson Allahun 1, dhe te vetėm !

Sigurisht qe eshte nje rroge pas ktyre thirrjeve, dhe shperblimin per te cilin flet ti e presim nga Ai Lart, i cili i shperblen besimtaret.

Guri i madh
18-08-10, 22:50
Formula e besimdrejteve eshte kjo : Kush nuk beson ne njėshmėrin e Zotit, librat e Tij, profetet, meleket dhe diten e ringjalljes eshte nje ateist, edhe pse beson krishtin apo budėn ! Me rendesi eshte qe se beson Allahun 1, dhe te vetėm !

Sigurisht qe eshte nje rroge pas ktyre thirrjeve, dhe shperblimin per te cilin flet ti e presim nga Ai Lart, i cili i shperblen besimtaret.



ne mujn e agjerimit nuk e pata ndermend me shkrue po krejt gabim e kie


secili qe beson ne besimet tjera e nuk beson ne islamzem e kuran esht besimtar shum ma i mir ma i pranuar te zoti


te islamistat besimi feja esht ber BIZNIS bile shum fitmprus matrialisht

Arb
18-08-10, 22:52
Formula e besimdrejteve eshte kjo : Kush nuk beson ne njėshmėrin e Zotit, librat e Tij, profetet, meleket dhe diten e ringjalljes eshte nje ateist, edhe pse beson krishtin apo budėn ! Me rendesi eshte qe se beson Allahun 1, dhe te vetėm !

Sigurisht qe eshte nje rroge pas ktyre thirrjeve, dhe shperblimin per te cilin flet ti e presim nga Ai Lart, i cili i shperblen besimtaret.

Keshtu, Zoti nuk ka lene libra, nuk ka lene profete, nuk ka lene meleke, e nuk ka lene ri-ngjallje.

Po mendove keshtu, nuk do te thote se nuk e beson Zotin.

Tash rreth rroges. Nuk eshte njerezore qe te behet gjithe kjo pune, e te pritet nder nga lart. Nese beni kete pune "ne emer te Zotit" atehere nuk keni pse te prisni shperblime, nder.

Besimtaret e vertete nuk punojne qe te presin shperblime nga i plotefuqishmi.

Makresh
18-08-10, 22:58
ne mujn e agjerimit nuk e pata ndermend me shkrue po krejt gabim e kie


secili qe beson ne besimet tjera e nuk beson ne islamzem e kuran esht besimtar shum ma i mir ma i pranuar te zoti


te islamistat besimi feja esht ber BIZNIS bile shum fitmprus matrialisht


Al-Kehf, eshte nje sure kur'anore qe Muhamedi s.a.w.s. i ka sygjeruar besimtaret ta recitojn ēdo te premte.

Nese e ngrit nivelin intelektual (gje e pamundshme) dhe arrin ta kuptosh sadopak esencen e kesaj sure, ti do te pendohesh per gjithe shkresat e tua.

Makresh
18-08-10, 23:02
Keshtu, Zoti nuk ka lene libra, nuk ka lene profete, nuk ka lene meleke, e nuk ka lene ri-ngjallje.

Po mendove keshtu, nuk do te thote se nuk e beson Zotin.

Tash rreth rroges. Nuk eshte njerezore qe te behet gjithe kjo pune, e te pritet nder nga lart. Nese beni kete pune "ne emer te Zotit" atehere nuk keni pse te prisni shperblime, nder.

Besimtaret e vertete nuk punojne qe te presin shperblime nga i plotefuqishmi.

Hahahahaaa po nga i plotfuqishmi eshte shperblimi me i mir ! Milionat e arabis nuk e bejn njeriun te lumtur, e as te shpetuar ne diten e gjykimit !

Ja po e zem qe un i marr 5oo euro ne muaj nga arabet por s'besoj fare ne Zot, a mendon ti qe do ta fitoj xhennetin a ?? Kurre jo !

Besimi eshte ne Zemer, dhe sa her qe ta kryesh nje pune te hajrit, se pari e ben njet me goje aq sa mund ta degjosh veten tende, e gjithe kjo per te then qe asgje s'behet me dhune e per perfitime materiale !

Arb
18-08-10, 23:04
Hahahahaaa po nga i plotfuqishmi eshte shperblimi me i mir ! Milionat e arabis nuk e bejn njeriun te lumtur, e as te shpetuar ne diten e gjykimit !

Ja po e zem qe un i marr 5oo euro ne muaj nga arabet por s'besoj fare ne Zot, a mendon ti qe do ta fitoj xhennetin a ?? Kurre jo !

Besimi eshte ne Zemer, dhe sa her qe ta kryesh nje pune te hajrit, se pari e ben njet me goje aq sa mund ta degjosh veten tende, e gjithe kjo per te then qe asgje s'behet me dhune e per perfitime materiale !

Nuk ka xhenet.

Xhenetin dhe ferrin e ke ne kete jete. Te besosh ne boten tjeter eshte pune qe bejne te cmendurit.

Guri i madh
18-08-10, 23:06
Al-Kehf, eshte nje sure kur'anore qe Muhamedi s.a.w.s. i ka sygjeruar besimtaret ta recitojn ēdo te premte.

Nese e ngrit nivelin intelektual (gje e pamundshme) dhe arrin ta kuptosh sadopak esencen e kesaj sure, ti do te pendohesh per gjithe shkresat e tua.


nuk jam ateist besoj ne zot , pas luftes qe e patem jam i deshprum ne fen qe e kam trashigim nga prindit


une jetoj ne mesin e tyre qe islamin e kan biznes une kam pas ofert per bashkpunim


nuk po shkruj kot i njoh shum üprej tyre ne MITROVIC ata sot flasin per islamin per kuranin per muhamedin

ata nuk jan puntor te BIK ata marrin paga nga tjter kush ,besoj se per ket dukuri edhe ti ke njohuri edhe pse nuk deshiron ose nuk te konvenon me fol

Makresh
18-08-10, 23:09
Nuk ka xhenet.

Xhenetin dhe ferrin e ke ne kete jete. Te besosh ne boten tjeter eshte pune qe bejne te cmendurit.

Nuk ka xhennet, nuk ke as shpirt e as mendje. Te ditur sic jemi, do i kishim par keto !?.

Makresh
18-08-10, 23:13
nuk jam ateist besoj ne zot , pas luftes qe e patem jam i deshprum ne fen qe e kam trashigim nga prindit


une jetoj ne mesin e tyre qe islamin e kan biznes une kam pas ofert per bashkpunim


nuk po shkruj kot i njoh shum üprej tyre ne MITROVIC ata sot flasin per islamin per kuranin per muhamedin

ata nuk jan puntor te BIK ata marrin paga nga tjter kush ,besoj se per ket dukuri edhe ti ke njohuri edhe pse nuk deshiron ose nuk te konvenon me fol

A beson ti a jo, eshte pun mes teje dhe Zotit. Mua s'ke ēka m'arsyetohesh.

BIK-u eshte nje instuticion qe rregullon jeten fetare ne Kosove.

Jan edhe ata qe s'jan ne BIK, por qe ndihmojn ne dawetin Islamik, dhe kete Naim Tėrrnava ka kerkuar shpesh here sepse eshte ne te miren e te gjitheve kur numri i besimtareve rritet. Ajo ēka s'eshte per tu miratuar tek disa, eshte ndoshta extremizmi i verber ēoft tek ata me mjekrra apo tek ata tjeret, provokuesit me musteqe.

uck_aksh
19-08-10, 15:20
shum esht e thjesht
unė kisha me ba nje pytje a lejohet qe njeriu i zhveshur (cullak) te shkoj ne Kish edhe ne Xhami

Makresh
19-08-10, 17:37
shum esht e thjesht
unė kisha me ba nje pytje a lejohet qe njeriu i zhveshur (cullak) te shkoj ne Kish edhe ne Xhami

A i lejohet nje kuzhinieri te rangut tend te punon ne nje restorant cipridon-cullak ?

uck_aksh
19-08-10, 19:36
A i lejohet nje kuzhinieri te rangut tend te punon ne nje restorant cipridon-cullak ?


duhet mu pajtu se edhe shkolla ka rregullat e veta duhet respektuar se kur te shkojn muslimanet me shamia ne shkoll pastaj qohen edhe krishteret shkojn ne shkolla me veshjet e tyre detare

SHkolla esht Shkoll dhe duhet respektuar rregulli
Xhamia esht Xhami ka rregullat e veta njashtu edhe Kisha ka rregullat e veta secila duhet mbajtur dhe zbatuar rregullat e veta

premium
20-08-10, 02:55
-Shumė kemi demonstru tė kemi njė demokraci ... por kot paska qenė , ende nuk jemi tė njohur me konceptin e demokracis.

Makresh
20-08-10, 18:43
http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs087.snc4/35696_127816173927481_100000972966509_119786_55371 03_n.jpg

http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs089.snc4/35789_127814443927654_100000972966509_119772_52235 29_n.jpg

http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs109.snc4/35789_127814457260986_100000972966509_119776_48648 67_n.jpg

http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs128.snc4/36777_127817547260677_100000972966509_119790_38590 82_n.jpg

Marco
27-08-10, 19:28
duhet mu pajtu kur te shkojn muslimanet me shamia ne shkoll pastaj qohen edhe krishteret shkojn ne shkolla me veshjet e tyre detare


hahah Um ke shti me kesh, Myslimanet i kan veshjen e perditeshme shamin,kurse Krishteret i kan veshjen detare hahahah UCK_AKSH je bo problem more Cuni ...!