PDA

View Full Version : Vehabizmi


roadrunner
26-05-10, 22:21
Njė vėshtrim mbi Wehhabizmin
(Sipas Ehl-i Sunnetit)

Wehabizmi ėshtė njė rrymė ekstremiste, e pėrhapur kėto dy shekujt e fundit brenda tokave islame, qė ka ndėrmarrė sulme tė egra dogmatike ndaj shumicės sė muslimanėve, duke i akuzuar ata si tė dalė nga feja, politeistė dhe jobesimtarė.

"Ejjub Sabri Pasha (v. 1308 H./1890), admiral i prapavijės nė kohėn e sulltanit tė tridhjetė e katėrt osman 'Abdul-Hamid II (1258-1336 H/1842-1918) shkroi njė libėr historik, nė tė cilin ai e shtjelloi hollėsisht wehhabizmin", (Mir'at ul-Haramein, vėll. III, fq. 99, pesė vėllime nė turqisht, Sh. B. Matba'e-i Bahrije, 1301-1306 H.).

Ajo qė vijon, ėshtė marrė kryesisht nga ai libėr.


Prapavija e Wehhabizmit

Wehhabizmi u themelua nga Muhammed ibn 'Abdul-Wehhabi, qė u lind nė Hureimile tė Nexhdit mė 1115 H./1703 dhe vdiq mė 1206 H./1791. Ai kishte udhėtuar pėr tregti nė Basra, Bagdad, Iran, Indi dhe Damask, ku gjeti librat e ligė tė Ahmed Ibn Tejmijjes (661-728H/1263-1328), pėrmbajtja e tė cilėve nuk pėrputhej me Ehl-i Sunnetin. Duke qenė mendjehollė e fjalėshumė, ai u bė i njohur si Shejh en-Nexhdi. Pėr t'ia rritur famėn vetes, ai ndoqi mėsime nga dijetarė hanbeli tė Medines e mė pas tė Damaskut dhe, pas kthimit nė Nexhd, shkroi shumė libra. Libri i tij Kitab et-Teuhid [1] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_1) u plotėsua me shėnime nga nipi i vet, 'Abdur-Rahmani dhe depėrtoi nė Egjipt, ku u botua me titull Fet'h ul-Mexhid nga njė wehhabi me emrin Muhammed Hamid [2] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_2) Idetė e Muhammed ibn 'Abdul-Wehhabit mashtruan banorėt fshatarė tė Dar'ijjes dhe prijėsin e tyre, Muhammed ibn Sa'udin. Numri i atyre qė pranuan idetė e tija, tė cilat ai i quajti wehhabizėm, u rrit dhe ai u vetėcaktua kadi ndėrsa Muhammed ibn Sa'udi, emir (sundimtar). Ai e deklaroi si ligj se vetėm pasardhėsit e tyre mund t'i zėvendėsonin ata.

Babai i Muhammedit, 'Abdul-Wehhabi, qė ishte njė musliman i mirė sunni si dhe dijetarėt e Medines e kuptuan nga fjalėt e Muhammedit se ai do niste njė lėvizje heretike dhe i kėshilluan tė gjithė qė tė mos flisnin me tė. Por ai e shpalli haptas wehhabizmin mė 1150 H. (1737). Pėr t'i mashtruar dhe ēorientuar tė paditurit, ai pėrēmoi ixhtihadin e 'ulemave tė Islamit. Ai madje shkoi aq larg sa t'i quante pjesėtarėt e Ehl-i Sunnetit qafirė (jobesimtarė). Ai pohonte se ata qė vizitojnė faltoren e njė profeti ose ndonjėrit nga eulija'tė dhe i drejtohej atij mė Ja Nebiullah (o Pejgamber i Allahut) ose p.sh. Ja 'Abdul-Kadir, bėhen politeistė (mushrikunė).

Sipas wehhabive, ai qė thotė se ndokush pėrveē Allahut bėn diēka ėshtė jobesimtar, kafir. Pėr shembull, ai qė pohon se "ky ilaē ma zbuti dhimbjen", ose "Allahu ma pranoi namazin pranė varrit tė filan waliu", bėhet jobesimtar. Pėr tė vėrtetuar kėtė pretendim, ata shtrojnė si argument ajetin Ijjake nesta'in (vetėm nga Ti kėrkojmė ndihmė) tė Sures Fatiha dhe ajetet qė flasin pėr tewekkul. [3] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_3)

Nė fund tė pjesės sė dytė tė librit el-Usul el-Arba'a fi Tardid ul-Wehhabijje, i nderuari Hakim es-Sirhindi el-Muxheddidi shkruan:

Wehhabitė dhe jomedhhebistėt s'e kuptojnė dot domethėnien e "mexhaz-it" (alegorisė, simbolit) dhe "isti'ara-sė" (metaforės). Saherė qė dikush thotė se ai bėri diēka, ata e quajnė politeist (mushrik) ose jobesimtar (kafir) edhe pse shprehja e tij ėshtė njė mexhaz. [4] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_4)

Ndėrkohė, Allahu Te'ala thotė nė shumė ajete tė Kur'anit Famėlartė se Ai ėshtė bėrėsi i vėrtetė i ēdo veprimi dhe se njeriu ėshtė veprues mexhazi (simbolik). Nė ajetin 57 tė Sures el-En'amė dhe nė Suren Jusuf, Ai thotė: {Gjykimi (hukm) ėshtė vetėm i Allahut}, d.m.th. Allahu i Lartėsuar ėshtė Gjykuesi i vetėm (Hakim).

Nė ajetin 65 tė Sures Nisa', Allahu thotė: {Pėr Zotin tėnd (o Muhammed), ata nuk do tė jenė besimtarė tė vėrtetė gjersa tė mos zgjedhin ty gjykues (juhakkimuneke) tė asaj pėr tė cilėn debatojnė}. Ajeti i parė pohon se Allahu Te'ala ėshtė i vetmi Hakim i Vėrtetė, kurse i dyti pohon se njeriu mund tė quhet hakim metaforikisht.

Ēdo musliman e di se Allahu Te'ala ėshtė i Vetmi qė jep jetė dhe e merr atė, sepse, nė ajetin 56 tė Sures Junus, Ai thotė {Ai jep jetė dhe jep vdekje}, e nė ajetin 42 tė Sures Zumer Ai thotė: {Allahu i merr shpirtrat kur ėshtė ēasti i vdekjes sė tyre}. Nė ajetin 11 tė Sures Sexhde, Ai thotė nė mėnyrė mexhazi: {Engjėlli i vdekjes, i cili ėshtė caktuar pėr ju, jua merr shpirtrat dhe pastaj do tė ktheheni te Zoti juaj}.

Allahu Te'ala ėshtė i Vetmi qė i shėndosh tė sėmurėt, sepse ajeti 80 i Sures Shu'ara' pohon: {Dhe kur tė sėmurem, Ai mė shėron}.

teutaA
26-05-10, 22:22
gat bre po shkruni meta kurr pa e marr vesh kush jan kta vehabistat a din kush ne pika te shkurta me shpjegu :confused:

roadrunner
26-05-10, 22:22
Kur'ani citon fjalėt e Hazreti 'Isait nė ajetin 49 tė Suren Al-i Imran, duke thėnė: {Unė i shėroj tė verbėrit, tė sėmurėt nė lėkurė dhe me lejen e Allahut i ngjall tė vdekurit}. Nė tė vėrtetė, ai qė i dhuron fėmijė njeriut ėshtė Allahu, por ajeti 19 i Sures Merjem, pėrcjell fjalėt e Hazreti Xhibrai'ilit a.s.: {Unė jam vetėm i dėrguar i Zotit tėnd pėr tė tė dhuruar njė djalė tė pastėr} qė janė mexhazi.

Mbikėqyrėsi i vėrtetė i njeriut ėshtė Allahu Te'ala. Ajeti 257 i Sures el-Bekare e pohon kėtė haptas: {Allahu ėshtė waliu (Mbikėqyrėsi, Kujdestari) i atyre qė besuan}. Dhe, duke thėnė se: {Waliu juaj ėshtė Allahu dhe i Dėrguari i Tij dhe ata qė besuan e qė e falin namazin dhe japin zekatin duke bėrė ruku'}, (el-Ma'ide, 55), e {Pejgamberi ėshtė mė wali ndaj besimtarėve se ata ndaj vetes sė tyre}, (el-Ahzabė, 6), Ai don tė thotė se edhe njeriu, paēka se simbolikisht, ėshtė wali. Nė mėnyrė tė ngjashme, ndihmėsi i vėrtetė ėshtė Allahu Te'ala, por Ai ka thėnė mu'in edhe pėr njerėzit, metaforikisht. Nė ajetin 2 tė Sures Ma'ide, Allahu thotė: {Ndihmohuni mes vete me tė mira e nė tė mbara}. Wehhabitė e pėrdorin fjalėn mushrik (politeist) pėr ata muslimanė qė e quajnė dikė 'abd (rob, shėrbėtor) tė dikujt veēmas Allahut, p.sh.: 'Abdun-Nebi ose 'Abdur-Resul, mirėpo, nė ajetin 32 tė Sures Nurė, thuhet: {edhe robėrit dhe robėreshat tuaja}. Zoti (Rabb) i vėrtetė ėshtė Allahu Te'ala, por edhe dikush tjetėr veēmas Allahut mund tė quhet rabb metaforikisht, nė ajetin 41 tė Sures Jusuf thuhet: {Mė pėrkujto mua te zotėriu (rabb) yt}.

"Istighadha" ėshtė ajo qė wehhabitė i kundėrvihen mė shumė: "tė kėrkuarit ndihmė ose mbrojtje prej dikujt tjetėr pėrveē Allahut", gjė tė cilėn ata e quajnė politeizėm. Ėshtė e vėrtetė se, siē e dinė tėrė muslimanėt, istighadha ėshtė vetėm pėr Allahun Te'alaa.

Megjithatė, ėshtė e lejueshme qė metaforikisht tė thuhet se mund t'i bėhet istighadha dikujt, sepse, nė ajetin 15 tė Sures el-Kasas thuhet: {dhe ai i anės sė tij i kėrkoi ndihmė kundėr armikut}. Njė hadith pohon: "Ata do tė bėjnė istighadha-nė e Ademit nė vendin e Mahsharit". Njė hadith i regjistruar nė el-Hisn ul-Hasin thotė: "Ai qė ka nevojė pėr ndihmė duhet tė thotė: O robėrit e Allahut! Mė ndihmoni!". Ky hadith urdhėron se, [nė rast nevoje] duhet kėrkuar ndihmė nga dikush qė nuk ėshtė pranė. [5] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_5)

Tė kėrkosh shefa'at dhe ndihmė nga Resulullahu dhe eulija'tė nuk do tė thotė tė braktisėsh Allahun apo tė harrosh se Ai ėshtė Krijuesi. Ajo ėshtė si tė presėsh shi nga Allahu pėrmes shkaqeve apo mjeteve (wasite) tė reve, tė presėsh shėrim nga Allahu pėrmes marrjes sė ilaēit, tė presėsh fitore nga Allahu duke pėrdorur topa, bomba, raketa dhe aeroplanė. Kėto janė shkaqe. Allahu krijon gjithēka pėrmes shkaqesh. Nuk ėshtė politeizėm (shirk) t'i pėrdorėsh kėto shkaqe. Pejgamberėt a.s. i kanė pėrdorur gjithmonė shkaqet. Ashtu siē shkojmė te njė burim pėr tė pirė ujė, tė cilin e ka krijuar Allahu, dhe tek furra pėr tė ngrėnė bukė, tė cilėn sėrish e ka krijuar Allahu, dhe ashtu siē armatosemi e pėrgatitemi qė Allahu tė na japė fitore, po ashtu ia drejtojmė zemrat shpirtit tė njė profeti ose waliu, qė Allahu tė na i pranojė lutjet.

Tė pėrdorėsh radio pėr tė dėgjuar njė tingull qė Allahu krijon pėrmes valėve elektromagnetike nuk do tė thotė tė braktisėsh Allahun e t'i mbėshtetesh njė kutie, sepse Allahu ėshtė Ai qė ia dhuron kėtė veēanti, kėtė fuqi instalimeve nė kutinė e radios. Allahu e ka fshehur Gjithfuqinė e Tij nė ēdo gjė. Njė politesit adhuron idhuj por s'mendon pėr Allahun. Mirėpo njė musliman, duke pėrdorur shkaqe dhe mjete, mendon pėr Allahun, i Cili i jep efikasitet dhe veēanti shkaqeve dhe krijesave. Gjithēka qė dėshiron, ai e pret nga Allahu. Ai e di se ēdo gjė qė merr, i vjen nga Allahu. Wehhabitė, nė fakt, u pėrmbahen mjeteve dhe i pėrdorin ato nė ēėshtjet e dynjasė. Ata i kėnaqin dėshirat e tyre sensuale nė ēdo lloj mėnyre, por quajnė "politeizėm" sigurimin e mjeteve pėr tė fituar ahiretin. Ē'koncept teuhidi ėshtė ky?

Pėr shkak se ato fjalė tė Muhammed ibn 'Abdul-Wehabit pajtoheshin krejtėsisht me dėshirat sensuale, ata qė s'kishin dituri fetare, ranė kollaj nė grackė. Ata pohuan se dijetarėt e Ehl-i Sunnetit dhe muslimanėt e rrugės sė drejtė ishin jobesimtarė. Emirėve, wehhabizmi iu duk krejt nė pėrputhje me dėshirat e tyre pėr tė rritur pushtetin e pėr t'i zgjeruar tokat dhe territoret e tyre. Ata i detyruan fiset arabe tė bėheshin wehhabi. Ata i vranė tė gjithė ata qė s'u besuan atyre. Fshatarėt, nga frika e vdekjes, iu bindėn emirit tė Dar'ijjes, Muhammed ibn Sa'udit. Tė bėrit ushtarė tė emirit u shkonte shumė pėr shtat dėshirave tė tyre pėr tė sulmuar jetėn, pronėn dhe nderin e jowehhabive.

Vėllai i Muhammed ibn 'Abdul-Wehhabit, Shejh Sulejmani, ishte njė 'alim i Ehl-i Sunnetit. Ky njeri i bekuar e hodhi poshtė wehhabizmin nė librin e tij es-Sawa'ik ul-Ilahijje fi'r-raddi 'ala'l-Wehhabijje [6] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_6) e punoi kundėr pėrhapjes sė bindjeve tė tij heretike. Mėsuesit e Muhammedit, qė e kuptuan se ai i kishte hapur rrugė sė keqes, i hodhėn poshtė librat e tij devijues. Ata deklaruan se ai ishte shmangur dhe e rrėzuan wehhabizmin, pėrmes ajeteve dhe haditheve. Megjithatė, tė gjitha kėto e rritėn urrejtjen dhe armiqėsinė e wehhabizmit kundėr muslimanėve.

Parimet heretike tė wehhabizmit u pėrhapėn jo vetėm me fjalė por edhe me mizori dhe gjakderdhje. Ndėr mizorėt qė i ngjyen duart me gjak tė pafajshėm nė kėtė drejtim, emiri i Dar'ijjes - Muhammed ibn Sa'udi, ishte mė zemėrguri. Ky njeri, qė ėshtė paraardhėsi i emirėve tė Arabisė Saudite, vinte nga fisi i Banu Hanifes dhe ishte njė nga pasardhėsit e atyre qė i kishin besuar Musejleme el-Kedhdhabit (gėnjeshtarit) si profet.

roadrunner
26-05-10, 22:23
Wehhabitė shtiren sikur janė tė sinqertė nė besimin nė Njėshmėrinė e Allahut dhe se kėsisoj i shmangen mosbesimit, dhe gjoja se tė gjithė muslimanėt kishin qenė politeistė pėr gjashtėqind vjetė e se wehhabitė po pėrpiqen t'i shpėtonin nga kufri. Pėr tė mbėshtetur idetė e tyre, ata pėrmendin ajetin e pestė tė Sures Ahkaf dhe ajetin 106 tė Sures Junus. Ndėrkohė, tė gjitha komentimet (tefsir) tė Kur'anit shkruajnė njėzėri se kėto dy ajete dhe shumė tė tjera si kėto janė zbritur pėr politeistėt. Ajeti i parė thotė: {Kush ėshtė mė i humbur se ai qė pos Allahut lut diēka qė nuk i pėrgjigjet atij deri nė Kijamet, sepse ata (qė luten) janė gafilė ndaj lutjes sė tyre}. Kurse ajeti i dytė thotė: {Dhe mos lut tjetėrkėnd pos Allahut, ndonjė (idhull) qė nuk tė sjell as dobi as dėm, e nėse e bėn atė, dije se i ke bėrė padrejtėsi vetvetes}.

Nė librin e tyre Keshf esh-Shubhat, wehhabitė e keqinterpretojnė ajetin e tretė tė Sures Zumer, ku Allahu thotė: {Ndėrsa ata qė nė vend tė Tij adhurojnė miq tė tjerė (duke thėnė): "ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr, vetėm qė tė na afrojnė sa mė pranė Allahut"}. Ky ajet citon fjalėt e politeistėve qė adhurojnė idhuj. Wehhabitė ia pėrngjisin muslimanėt qė kėrkojnė shefa'at (ndėrmjetėsim) atyre politeistėve dhe pohojnė me qėllim se edhe politeistėt besonin se idhujt e tyre nuk kishin fuqi krijuese e se vetėm Allahu ishte Krijuesi. Duke interpretuar kėtė ajet, libri Ruh ul-Bejan thotė: "Qeniet njerėzore janė krijuar me aftėsinė pėr ta njohur (dhe pranuar) Krijuesin qė i ka krijuar ato dhe gjithēka tjetėr. Ēdo krijesė njerėzore e ndjen dėshirėn pėr ta adhuruar krijuesin e vet dhe pėr t'iu afruar Atij".

Mirėpo, kjo aftėsi dhe dėshirė mund tė zhvleftėsohet, sepse, nefsi (egoja), Shejtani ose shoqėria e keqe mund ta mashtrojnė njeriun, e pėr pasojė, me shkatėrrimin e kėsaj dėshire tė brendshme, njeriu bėhet ose politeist ose jobesimtar nė Krijuesin dhe nė Ditėn e Gjykimit, si masonėt ateistė. Gjėja e ēmuar ėshtė ma'rifa qė buron nga teuhidi. Shenja e saj ėshtė besimi nė profetėt dhe librat e tyre duke i ndjekur ata, pra ajo ėshtė rast i tė afruarit tek Allahu. Shejtani ishte krijuar pėr tė bėrė sexhde, por ai refuzoi tė ulej nė sexhde nė njė mėnyrė tė pahijshme pėr krijimin e tij dhe gjithashtu disa mendimtarė u bėnė jobesimtarė sepse kėrkuan t'i afroheshin Allahut jo duke ndjekur profetėt, por mendjen e tyre. Pėr t'iu afruar Allahut, muslimanėt i pėrmbahen Sheri'atit, gjė qė ua mbush zemrat me dritė shpirtėrore, dhe cilėsia hyjnore e bukurisė (xhemal) shpaloset nė zemrat e tyre.

Pėrkundrazi, politeistėt, pėr t'iu afruar Allahut, nuk ndjekin as Profetin as Sheri'atin, por nefset (egot) dhe bida'tet (shpikjet) e tyre, e kėsisoj zemrat e tyre nxihen dhe shpirtrat u errėsohen. Nė fund tė kėtij ajeti, Allahu thotė se ata gėnjejnė nė pohimin e tyre, {Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr veēse qė tė na afrojnė sa mė afėr Allahut}. Siē kuptohet lehtė, ėshtė padrejtėsi e madhe nga ana e wehhabive qė t'i marrin ajetin 25 tė Sures Lukman qė thotė: {Nėse i pyet ata (jobesimtarėt): "Kush i krijoi qiejt dhe tokėn?", me siguri do tė tė thonė: "Allahu"} dhe ajetin 87 e Sures Zuhrufė qė thotė: {Po nėse i pyet: "Kush i krijoi ata?", me siguri do tė thonė: "Allahu"}, si argumente dhe tė pohojnė: "Edhe politeistėt e dinin se Krijuesi ishte vetėm Allahu. Ata i adhuronin idhujt qė ata tė ndėrmjetėonin pėr ta nė Ditėn e Gjykimit. Pėr kėtė arsye ata u bėnė politeistė (mushrikunė) dhe jobesimtarė (kafirunė)". [7] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_7)

Kėto fjalė tė wehhabive janė shumė tė gabuara dhe tė pambėshtetura, sepse: "ne muslimanėt nuk adhurojmė as profetėt, as eulija'tė e as nuk themi se ata janė shokė ose partnerė tė Allahut. Ne besojmė se profetėt dhe eulija'tė janė krijesa dhe qenie njerėzore qė nuk duhen adhuruar. Ne besojmė se ata janė krijesat e dashura tė Allahut dhe Allahu do t'i mėshirojė krijesat e Tija pėr hir tė tė dashurve tė Tij. Vetėm Allahu ėshtė Ai qė krijon dėmin dhe dobinė. Vetėm Ai ėshtė i denjė pėr adhurim. Ne themi se ai i mėshiron krijesat e Tija njerėzore pėr hir tė tė dashurve tė Vet". Kurse politeistėt thonė se idhujt e tyre nuk janė krijues, duke besuar se kėta janė tė denjė pėr t'u adhuruar dhe ja pėrse ata i adhurojnė. Duke qenė se ata pohojnė se idhujt janė tė denjė pėr t'u adhuruar, ata bėhen politeistė. Pėrndryshe, ata s'do tė ishin bėrė politeistė pse thonė qė duan t'u bėhet ndėrmjetėsim.

roadrunner
26-05-10, 22:25
Shihet qartė se pėrngjitja e Ehl-i Sunnetit me jobesimtarėt idhujtarė, nga ana e wehhabive, ėshtė majft e gabuar. Tė gjitha ajetet qė ata parashtrojnė janė zbritur pėr jobesimtarėt dhe politeistėt idhujtarė. Libri i tyre, Keshf ul-Shubuhat i shtrembėron kuptimet e ajeteve dhe pėrdor sofizma, duke thėnė se: "muslimanėt e Ehl-i Sunnetit janė politeistė. Ai rekomandon qė muslimanėt jowehhabi duhen vrarė dhe se prona e tyre duhet plaēkitur".

Hazreti 'Abdullah ibn 'Umeri r.a. transmeton dy hadithe qė thonė:

- "Ata e kanė braktisur rrugėn e drejtė. Ata u kanė mveshur muslimanėve [kuptimin e ajeteve] qė janė zbritur pėr jobesimtarėt".
- "Nga ato qė frikėsohem pėr ummetin tim, gjėja mė e tmerrshme ėshtė interpretimi i tyre i Kur'anit sipas opinioneve tė tyre dhe shpjegimeve tė tyre pa vend".

Kėto dy hadithe paralajmėronin shfaqjen e wehhabive dhe faktin se, duke i keqinterpretuar ajetet qė kishin zbritur pėr jobesimtarėt, ata do t'ia vishnin muslimanėve.

Njė tjetėr person qė, duke e kuptuar se Muhammed ibn 'Abdul-Wehabi kishte ide heretike dhe mė vonė do tė bėhej i dėmshėm, e kėshilloi atė ishte Muhammed ibn Sulejman el-Medeni (vdiq nė Medine mė 1194 H./1779), njė nga 'ulematė e mėdhenj tė Medines. Ai ishte jurist shafi'i dhe shkroi shumė libra. Shėnimet e tij pėr librin et-Tuhfet ul-Muhtaj, njė koment mbi librin Minhaxh, i dhanė atij famė tė madhe.

Nė librin dy-vėllimėsh el-Fetawa qė rrėzon wehhabizmin, ai shkruan: "O Muhammed ibn 'Abdul-Wehhab! Mos i shaj muslimanėt! Pėr hir tė Allahut, po tė kėshilloj. Po, nėse dikush thotė se dikush tjetėr nga Allahu i krijon veprat, thuaja atij tė vėrtetėn! Por ata qė u pėrmbahen mjeteve (wasile) dhe qė besojnė se, si shkaqet ashtu dhe fuqia vepruese nė to janė krijuar nga Allahu, s'mund tė quhen qafirė. Mė mirė tė quhet njė musliman qafir sesa tė gjthė muslimanėt. Ai qė braktis tufėn do shmanget mė kollaj". Ajeti 115 i Sures Nisa' e vėrteton fjalėn time: {Kush i kundėrvihet tė Dėrguarit, pasi qė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lėmė atė nė atė qė ka zgjedhur dhe e fusim nė Xhehenem. Pėrfundim i keq ėshtė ai}.

Ndonėse wehhabitė kanė njė numėr tė madh parimesh tė gabuara, besimi i tyre mbėshtetet nė tre rrėnjė:

1. Ata thonė se 'ibadetet pėrfshihen nė iman dhe ai qė nuk kryen njė farz (pėr shembull faljen e namazit nga pėrtacia, ose dhėnien e zekatit nga koprracia, edhe pse e beson se ato janė farze) do tė bėhet jobesimtar (kafir) dhe ai duhet vrarė dhe pasuria e tij duhet shpėrndarė mes wehhabive.

El-Shehristani shkruan: "'Ulematė e Ehl-i Sunnetit kanė pohuar njėzėri se ibadetet nuk pėrfshihen nė iman. Ai qė nuk e kryen njė farz pėr shkak tė pėrtacisė, ndonėse e beson qė ėshtė farz, nuk bėhet kafir". Nuk ka patur njėzėshmėri vetėm mbi ata qė nuk kryejnė namazin, sipas medhhebit hanbeli, ai qė nuk e fal namazin pėr shkak tė pėrtacisė, bėhet jobesimtar. [8] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_8) Nė medhhebin hanbeli thuhet se vetėm ai qė nuk fal namazin bėhet jobesimtar. Nuk flitet pėr ibadete tė tjera. Prandaj, do ishte gabim qė wehhabitė tė konsideroheshin si hanbelitė nė kėtė drejtim. "Ata qė nuk i pėrkasin asnjėrit prej katėr medhhebeve nuk janė nga Ehl-i Sunneti. Mė parė kemi shpjeguar se as ata qė nuk i pėrkasin Ehl-i Sunnetit s'mund tė jenė hanbeli". [9] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_9)

2. Ata pohojnė se ai qė kėrkon shefa'at nga shpirtrat e profetėve ose eulijave, apo ua viziton varret dhe lutet duke i konsideruar si ndėrmjetės bėhet kafir dhe se tė vdekurit nuk kanė kurrfarė perceptimi.

Sikur ai qė i fliste njė tė vdekuri nė varr tė ishte kafir, Pejgamberi ynė s.a., 'ulematė e mėdhenj dhe eulija'tė nuk do tė ishin lutur nė kėtė mėnyrė. Ishte praktikė e Profetit tonė s.a. qė t'i bėnte vizitė Varrezės Bakije nė Medine dhe shehidėve tė Uhudit. Nė tė vėrtetė, nė faqen 485 tė librit Fet'h ul-Mexhid tė shkruar nga wehhabitė, pohohet se ai i pėrshėndeste dhe fliste me ta.

Pejgamberi a.s. ynė thonte gjithmonė nė lutjet e tij: "Allahumme inni es'aluke bi-hakki's-sa'ilina 'aleike (O Zoti im, po Tė kėrkoj nė emėr tė atyre qė Ti u ke dhėnė saherė qė Tė kanė kėrkuar)", dhe ka rekomanduar qė tė lutemi kėshtu. Kur shkoi tek Fatime bint Esedi, nėna e Hazreti 'Aliut, me duart e tij tė bekuara tė ngritura lart ai tha: "Ighfir li-ummi Fatimete bint Esed we wassi' 'alejhe med-helehe bi-hakki nebijjike we'l-enbia'i ledhine min kabli. Inneke erham ur-rahimin. (O Allah! Falja nėnės Fatime bint Esed mėkatet e saja. Zgjeroja vendin ku ndodhet! Pranoje kėtė lutje timen pėr hakkun e Profetit Tėnd dhe tė profetėve qė erdhėn para meje! Vėrtet, Ti je mė i Mėshirshmi i mėshiruesve!)".

Nė njė hadith tė transmetuar nga Nesa'iu dhe Tirmidhiu, thuhet se: "Pejgamberi a.s. e urdhėroi njė tė verbėr, qė i kėrkoi tė lutej pėr shėrimin e tij, tė merrte abdes, tė falte dy rekate namaz", dhe atėherė tė thonte: "Allahumme inni as'aluke we atawaxhxhahu ileike bi nebijjike Muhammedin nebi'r-Rahmeh, ja Muhammedu inni atawaxhxhahu bike ila Rabbi fi haxhatihe dhehi li tekdije li, Allahumme fe-sheffi'hu fijje". Nė kėtė lutje, njeriu i verbėr u urdhėrua ta vendoste Hazreti Muhhamedin si ndėrmjetės qė du'aja e tij tė pranohej. Sahabėt e recitonin shpesh kėtė lutje. Ajo citohet edhe nė librin el-Hisn ul-Hasin me referencat pėrkatėse dhe, nė shpjegimet e saj, interpretohet "kthehem drejt Teje nėpėrmjet Pejgamberit Tėnd".

Kėto du'a tregojnė se lejohet tė vendosen ata qė duhen nga Allahu si ndėrmjetės dhe t'i lutemi Allahut "pėr hir tė tyre".

Shejh 'Ali Mahfudh (v. 1361 H./1942), njė nga ulematė e mėdhenj tė Universitetit tė el-Ez'herit e lavdėron mjaft Ibn Tejmijjen dhe 'Abduhun nė librin e tij el-Ibda'. Megjithatė, ai gjithashtu shkruan: "Nuk ėshtė e drejtė tė thuhet se eulija'tė kontrollojnė ēėshtjet e dynjasė pas vdekjes, si p.sh. shėrimin e tė sėmurėve, shpėtimin e atyre qė janė nė prag tė mbytjes, tė ndihmuarit e atyre qė janė pėrballė armikut dhe gjetjen e sendeve tė humbura". Ėshtė e gabuar tė thuhet se: "ngaqė eulija'tė janė shumė tė mėdhenj, Allahu ua ka lėnė kėto detyra atyre dhe se ata bėjnė ēfarė duan e se ai qė kapet pas tyre nuk do tė humbasė. Mirėpo, ndėr eulija'tė e Tij, Allahu bekon ata qė do Ai, qofshin gjallė a tė vdekur dhe nėpėrmjet kerameteve tė tyre Ai shėron tė sėmurin, shpėton atė qė ėshtė duke u mbytur, ndihmon atė qė ndodhet pėrballė armikut dhe bėn qė gjėrat e humbura tė gjehen". Kjo ėshtė logjike. Edhe Kur'ani na i mėson kėto fakte. [10] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_10)

Hazreti 'Abdul-Ghani en-Nebulusi ka thėnė: "Njė hadith kudsi, qė Buhariu e transmeton nga Ebu Hureira", tregon: "Allahu Te'ala ka thėnė: Robėrit e mi nuk Mė afrohen mė shumė sesa nėpėrmjet farzeve. Nėse robėrit e Mi bėjnė ibadete shtesė dashuria Ime pėr ta rritet saqė Unė bėhem veshi me tė cilin dėgjojnė, syri me tė cilin shikojnė, dora me tė cilėn veprojnė dhe kėmba me tė cilėn ecin dhe Unė u jap ēfarėdo qė tė Mė kėrkojnė. Nėse besojnė te Unė, Unė i mbroj ata". Ibadetet shtesė tė pėrmendura kėtu janė [siē shkruhet nė komentin e Tahtawiut] sunnetet dhe nafilet e kryera nga ata qė kanė bėrė farzet. Ky hadith tregon se ai qė, pasi ka kryer farzet (adhurimet e detyrueshme), kryen edhe nafile do tė fitojė dashurinė e Allahut dhe lutjet e ti do tė pranohen. [11] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_11)

Qofshin gjallė apo tė vdekur, kur luten pėr tė tjerėt, njerėz tė tillė marrin atė qė kėrkojnė. Ata madje dėgjojnė edhe kur janė tė vdekur. Ashtu sikurse edhe kur ishin gjallė, ata nuk i kthejnė lutėsit mbrapsht me duart bosh, por luten pėr ta. Pėr kėtė arsye, njė hadith pohon: "Kur jeni nė telashe, kėrkoni ndihmėn e atyre qė janė nė varre!".

roadrunner
26-05-10, 22:28
Shihet qartė se pėrngjitja e Ehl-i Sunnetit me jobesimtarėt idhujtarė, nga ana e wehhabive, ėshtė majft e gabuar. Tė gjitha ajetet qė ata parashtrojnė janė zbritur pėr jobesimtarėt dhe politeistėt idhujtarė. Libri i tyre, Keshf ul-Shubuhat i shtrembėron kuptimet e ajeteve dhe pėrdor sofizma, duke thėnė se: "muslimanėt e Ehl-i Sunnetit janė politeistė. Ai rekomandon qė muslimanėt jowehhabi duhen vrarė dhe se prona e tyre duhet plaēkitur".

Hazreti 'Abdullah ibn 'Umeri r.a. transmeton dy hadithe qė thonė:

- "Ata e kanė braktisur rrugėn e drejtė. Ata u kanė mveshur muslimanėve [kuptimin e ajeteve] qė janė zbritur pėr jobesimtarėt".
- "Nga ato qė frikėsohem pėr ummetin tim, gjėja mė e tmerrshme ėshtė interpretimi i tyre i Kur'anit sipas opinioneve tė tyre dhe shpjegimeve tė tyre pa vend".

Kėto dy hadithe paralajmėronin shfaqjen e wehhabive dhe faktin se, duke i keqinterpretuar ajetet qė kishin zbritur pėr jobesimtarėt, ata do t'ia vishnin muslimanėve.

Njė tjetėr person qė, duke e kuptuar se Muhammed ibn 'Abdul-Wehabi kishte ide heretike dhe mė vonė do tė bėhej i dėmshėm, e kėshilloi atė ishte Muhammed ibn Sulejman el-Medeni (vdiq nė Medine mė 1194 H./1779), njė nga 'ulematė e mėdhenj tė Medines. Ai ishte jurist shafi'i dhe shkroi shumė libra. Shėnimet e tij pėr librin et-Tuhfet ul-Muhtaj, njė koment mbi librin Minhaxh, i dhanė atij famė tė madhe.

Nė librin dy-vėllimėsh el-Fetawa qė rrėzon wehhabizmin, ai shkruan: "O Muhammed ibn 'Abdul-Wehhab! Mos i shaj muslimanėt! Pėr hir tė Allahut, po tė kėshilloj. Po, nėse dikush thotė se dikush tjetėr nga Allahu i krijon veprat, thuaja atij tė vėrtetėn! Por ata qė u pėrmbahen mjeteve (wasile) dhe qė besojnė se, si shkaqet ashtu dhe fuqia vepruese nė to janė krijuar nga Allahu, s'mund tė quhen qafirė. Mė mirė tė quhet njė musliman qafir sesa tė gjthė muslimanėt. Ai qė braktis tufėn do shmanget mė kollaj". Ajeti 115 i Sures Nisa' e vėrteton fjalėn time: {Kush i kundėrvihet tė Dėrguarit, pasi qė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lėmė atė nė atė qė ka zgjedhur dhe e fusim nė Xhehenem. Pėrfundim i keq ėshtė ai}.

Ndonėse wehhabitė kanė njė numėr tė madh parimesh tė gabuara, besimi i tyre mbėshtetet nė tre rrėnjė:

1. Ata thonė se 'ibadetet pėrfshihen nė iman dhe ai qė nuk kryen njė farz (pėr shembull faljen e namazit nga pėrtacia, ose dhėnien e zekatit nga koprracia, edhe pse e beson se ato janė farze) do tė bėhet jobesimtar (kafir) dhe ai duhet vrarė dhe pasuria e tij duhet shpėrndarė mes wehhabive.

El-Shehristani shkruan: "'Ulematė e Ehl-i Sunnetit kanė pohuar njėzėri se ibadetet nuk pėrfshihen nė iman. Ai qė nuk e kryen njė farz pėr shkak tė pėrtacisė, ndonėse e beson qė ėshtė farz, nuk bėhet kafir". Nuk ka patur njėzėshmėri vetėm mbi ata qė nuk kryejnė namazin, sipas medhhebit hanbeli, ai qė nuk e fal namazin pėr shkak tė pėrtacisė, bėhet jobesimtar. [8] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_8) Nė medhhebin hanbeli thuhet se vetėm ai qė nuk fal namazin bėhet jobesimtar. Nuk flitet pėr ibadete tė tjera. Prandaj, do ishte gabim qė wehhabitė tė konsideroheshin si hanbelitė nė kėtė drejtim. "Ata qė nuk i pėrkasin asnjėrit prej katėr medhhebeve nuk janė nga Ehl-i Sunneti. Mė parė kemi shpjeguar se as ata qė nuk i pėrkasin Ehl-i Sunnetit s'mund tė jenė hanbeli". [9] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_9)

2. Ata pohojnė se ai qė kėrkon shefa'at nga shpirtrat e profetėve ose eulijave, apo ua viziton varret dhe lutet duke i konsideruar si ndėrmjetės bėhet kafir dhe se tė vdekurit nuk kanė kurrfarė perceptimi.

Sikur ai qė i fliste njė tė vdekuri nė varr tė ishte kafir, Pejgamberi ynė s.a., 'ulematė e mėdhenj dhe eulija'tė nuk do tė ishin lutur nė kėtė mėnyrė. Ishte praktikė e Profetit tonė s.a. qė t'i bėnte vizitė Varrezės Bakije nė Medine dhe shehidėve tė Uhudit. Nė tė vėrtetė, nė faqen 485 tė librit Fet'h ul-Mexhid tė shkruar nga wehhabitė, pohohet se ai i pėrshėndeste dhe fliste me ta.

Pejgamberi a.s. ynė thonte gjithmonė nė lutjet e tij: "Allahumme inni es'aluke bi-hakki's-sa'ilina 'aleike (O Zoti im, po Tė kėrkoj nė emėr tė atyre qė Ti u ke dhėnė saherė qė Tė kanė kėrkuar)", dhe ka rekomanduar qė tė lutemi kėshtu. Kur shkoi tek Fatime bint Esedi, nėna e Hazreti 'Aliut, me duart e tij tė bekuara tė ngritura lart ai tha: "Ighfir li-ummi Fatimete bint Esed we wassi' 'alejhe med-helehe bi-hakki nebijjike we'l-enbia'i ledhine min kabli. Inneke erham ur-rahimin. (O Allah! Falja nėnės Fatime bint Esed mėkatet e saja. Zgjeroja vendin ku ndodhet! Pranoje kėtė lutje timen pėr hakkun e Profetit Tėnd dhe tė profetėve qė erdhėn para meje! Vėrtet, Ti je mė i Mėshirshmi i mėshiruesve!)".

roadrunner
26-05-10, 22:28
Nė njė hadith tė transmetuar nga Nesa'iu dhe Tirmidhiu, thuhet se: "Pejgamberi a.s. e urdhėroi njė tė verbėr, qė i kėrkoi tė lutej pėr shėrimin e tij, tė merrte abdes, tė falte dy rekate namaz", dhe atėherė tė thonte: "Allahumme inni as'aluke we atawaxhxhahu ileike bi nebijjike Muhammedin nebi'r-Rahmeh, ja Muhammedu inni atawaxhxhahu bike ila Rabbi fi haxhatihe dhehi li tekdije li, Allahumme fe-sheffi'hu fijje". Nė kėtė lutje, njeriu i verbėr u urdhėrua ta vendoste Hazreti Muhhamedin si ndėrmjetės qė du'aja e tij tė pranohej. Sahabėt e recitonin shpesh kėtė lutje. Ajo citohet edhe nė librin el-Hisn ul-Hasin me referencat pėrkatėse dhe, nė shpjegimet e saj, interpretohet "kthehem drejt Teje nėpėrmjet Pejgamberit Tėnd".

Kėto du'a tregojnė se lejohet tė vendosen ata qė duhen nga Allahu si ndėrmjetės dhe t'i lutemi Allahut "pėr hir tė tyre".

Shejh 'Ali Mahfudh (v. 1361 H./1942), njė nga ulematė e mėdhenj tė Universitetit tė el-Ez'herit e lavdėron mjaft Ibn Tejmijjen dhe 'Abduhun nė librin e tij el-Ibda'. Megjithatė, ai gjithashtu shkruan: "Nuk ėshtė e drejtė tė thuhet se eulija'tė kontrollojnė ēėshtjet e dynjasė pas vdekjes, si p.sh. shėrimin e tė sėmurėve, shpėtimin e atyre qė janė nė prag tė mbytjes, tė ndihmuarit e atyre qė janė pėrballė armikut dhe gjetjen e sendeve tė humbura". Ėshtė e gabuar tė thuhet se: "ngaqė eulija'tė janė shumė tė mėdhenj, Allahu ua ka lėnė kėto detyra atyre dhe se ata bėjnė ēfarė duan e se ai qė kapet pas tyre nuk do tė humbasė. Mirėpo, ndėr eulija'tė e Tij, Allahu bekon ata qė do Ai, qofshin gjallė a tė vdekur dhe nėpėrmjet kerameteve tė tyre Ai shėron tė sėmurin, shpėton atė qė ėshtė duke u mbytur, ndihmon atė qė ndodhet pėrballė armikut dhe bėn qė gjėrat e humbura tė gjehen". Kjo ėshtė logjike. Edhe Kur'ani na i mėson kėto fakte. [10] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_10)

Hazreti 'Abdul-Ghani en-Nebulusi ka thėnė: "Njė hadith kudsi, qė Buhariu e transmeton nga Ebu Hureira", tregon: "Allahu Te'ala ka thėnė: Robėrit e mi nuk Mė afrohen mė shumė sesa nėpėrmjet farzeve. Nėse robėrit e Mi bėjnė ibadete shtesė dashuria Ime pėr ta rritet saqė Unė bėhem veshi me tė cilin dėgjojnė, syri me tė cilin shikojnė, dora me tė cilėn veprojnė dhe kėmba me tė cilėn ecin dhe Unė u jap ēfarėdo qė tė Mė kėrkojnė. Nėse besojnė te Unė, Unė i mbroj ata". Ibadetet shtesė tė pėrmendura kėtu janė [siē shkruhet nė komentin e Tahtawiut] sunnetet dhe nafilet e kryera nga ata qė kanė bėrė farzet. Ky hadith tregon se ai qė, pasi ka kryer farzet (adhurimet e detyrueshme), kryen edhe nafile do tė fitojė dashurinė e Allahut dhe lutjet e ti do tė pranohen. [11] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_11)

Qofshin gjallė apo tė vdekur, kur luten pėr tė tjerėt, njerėz tė tillė marrin atė qė kėrkojnė. Ata madje dėgjojnė edhe kur janė tė vdekur. Ashtu sikurse edhe kur ishin gjallė, ata nuk i kthejnė lutėsit mbrapsht me duart bosh, por luten pėr ta. Pėr kėtė arsye, njė hadith pohon: "Kur jeni nė telashe, kėrkoni ndihmėn e atyre qė janė nė varre!".

Nė tė vėrtetė, Muslimanėt mbeten akoma muslimanė kur ndodhen nė varr mu ashtu siē janė edhe kur ndodhen nė gjumė. Pejgamberėt janė akoma pejgamberė pas vdekjes mu ashtu siē ishin kur ndodheshin nė gjumė. Sepse, ėshtė shpirti ai qė e bėn dikė musliman apo pejgamber. Kur njeriu vdes, shpirti i tij nuk ndryshon. Ky fakt ėshtė shtjelluar nė librin 'Umdat ul-Aka'id nga imam 'Abdullah en-Nasifi. [12] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_12)

roadrunner
26-05-10, 22:31
Ka shumė hadithe qė tregojnė se Resulullahu a.s. ėshtė i gjallė nė varrin e tij, nė njė nivel tė veēantė ekzistence. Tė qenit e tyre tė shumtė tregon se kėto hadithe janė tė bazuara. Nga kėto, dy hadithet vijuese janė tė regjistruara nė gjashtė librat e famshėm tė hadithit (sihah us-sitteh): "Unė do ta dėgjoj salavatin qė bėhet nė faltoren time dhe do tė njoftohem pėr salavatin e bėrė nė largėsi. Nėse dikush bėn salavat nė faltoren time, Allahu dėrgon njė melek dhe mė informon pėr atė salavat. Unė do tė ndėrmjetėsoj pėr atė nė Ditėn e Kijametit".

Nėse njė musliman shkon te varri i njė muslimani tė vdekur, tė cilin e njihte kur ishte gjallė, dhe e pėrshėndet, muslimani i vdekur do ta njohė e do t'i pėrgjigjet atij. Njė hadith i pėrcjellė nga Ibn Ebi Dunija tregon se njė musliman i vdekur e njeh dhe i pėrgjigjet atij qė e pėrshėndet, dhe gėzohet. Nėse njė person pėrshėndet njerėzit e vdekur tė cilėt nuk i njihte, ata kėnaqen dhe ia kthejnė selamin. Ndėrkohė qė muslimanėt e mirė dhe shehidėt i njohin dhe u pėrgjigjen atyre qė i pėrshėndesin, a ėshtė e mundur qė Resulullahu s.a. tė mos e bėjė kėtė? Ashtu siē ndriēon dielli nė qiell tėrė botėn, po ashtu edhe Resulullahu s.a. u pėrgjigjet njėkohėsisht tė gjitha selameve tė njėkohshme.

Njė hadith thotė: "Pas vdekjes sime, unė do tė dėgjoj ashtu siē dėgjoj kur jam i gjallė".

Njė tjetėr hadith i transmetuar nga Ebu Ja'la thotė: "Profetėt janė tė gjallė nė varret e tyre. Ata falin namaz".

Ibrahim ibn Bishri dhe Sejjid Ahmed Rifa'iu dhe shumė eulija' kanė thėnė se ata e kanė dėgjuar pėrgjigjen kur e kanė pėrshėndetur Resulullahun a.s..

Dijetari i madh musliman Xhelal ed-Din es-Sujuti e shkruajti librin Sheref ul-Muhkam si pėrgjigje ndaj pyetjes nėse ishte e vėrtetė qė Sejjid Ahmed Rifa'iu e kishte puthur dorėn e bekuar tė Pejgamberit a.s.. Nė kėtė libėr, ai vėrtetoi me argumente logjike dhe hadithe tė dokumentuara se Resulullahu s.a. ishte i gjallė nė varrin e tij, nė njė nivel tė panjohur ekzistence dhe se ai i dėgjonte e u pėrgjigjej selameve. Ai shkroi gjithashtu se Natėn e Mi'raxhit, Resulullahu e pa Hazreti Musain a.s. duke u falur nė varrin e vet.

Nė njė hadith profetik tė transmetuar nga Aishja r.a. thuhet: "Po vuaj dhimbjen e mishit tė helmuar qė kam ngrėnė nė Hajber. Pėr shkak tė atij helmi, aorta ime thuajse ėshtė bllokuar". Ky hadith tregon se, krahas profetėsisė, Allahu i kishte dhėnė Hazreti Muhammedit a.s., mė tė lartit tė njerėzimit, edhe rangun e shehadetit. Allahu thotė nė Kur'an, nė ajetin 169 tė Sures Al-i Imran: {Kurrėsesi tė mos mendoni se janė tė vdekur ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e Allahut. Pėrkundrazi, ata janė gjallė dhe ushqehen te Zoti i tyre.} S'ka tė dyshuar se ky profet i madh, qė ėshtė helmuar nė rrugėn e Allahut, qėndron nė majė tė rangut tė nderuar qė pėrkufizohet nė kėtė ajet.

Hadithi i transmetuar nga Ibn Hibbani thotė: "Trupat e bekuar tė profetėve nuk treten kurrė". Nėse njė musliman mė dėrgon salavat, njė melek ma pėrcjell atė dhe thotė: "Fulani i biri i fulanit bėri salavat e tė pėrshėndeti".

Hadithi i transmetuar nga Ibn Maxheh thotė: "Xhumave bėni vazhdimisht salavate pėr mua, salavati do tė mė pėrcillet sapo tė jetė shqiptuar".

Hazreti Ebu Darda'i r.a., njėri prej atyre qė ishin nė shoqėrinė e Pejgamberit a.s. atė ēast, pyeti: "A do tė tė pėrcillen ato edhe pasi tė kesh vdekur?". I Dėrguari i Allahut a.s. tha: "Po, do tė njoftohem pėr to edhe pas vdekjes, sepse ėshtė haram pėr tokėn qė t'i kalbė trupat e profetėve. Ata janė tė gjallė pas vdekjes dhe ushqehen".

roadrunner
26-05-10, 22:31
Ka shumė hadithe qė tregojnė se Resulullahu a.s. ėshtė i gjallė nė varrin e tij, nė njė nivel tė veēantė ekzistence. Tė qenit e tyre tė shumtė tregon se kėto hadithe janė tė bazuara. Nga kėto, dy hadithet vijuese janė tė regjistruara nė gjashtė librat e famshėm tė hadithit (sihah us-sitteh): "Unė do ta dėgjoj salavatin qė bėhet nė faltoren time dhe do tė njoftohem pėr salavatin e bėrė nė largėsi. Nėse dikush bėn salavat nė faltoren time, Allahu dėrgon njė melek dhe mė informon pėr atė salavat. Unė do tė ndėrmjetėsoj pėr atė nė Ditėn e Kijametit".

Nėse njė musliman shkon te varri i njė muslimani tė vdekur, tė cilin e njihte kur ishte gjallė, dhe e pėrshėndet, muslimani i vdekur do ta njohė e do t'i pėrgjigjet atij. Njė hadith i pėrcjellė nga Ibn Ebi Dunija tregon se njė musliman i vdekur e njeh dhe i pėrgjigjet atij qė e pėrshėndet, dhe gėzohet. Nėse njė person pėrshėndet njerėzit e vdekur tė cilėt nuk i njihte, ata kėnaqen dhe ia kthejnė selamin. Ndėrkohė qė muslimanėt e mirė dhe shehidėt i njohin dhe u pėrgjigjen atyre qė i pėrshėndesin, a ėshtė e mundur qė Resulullahu s.a. tė mos e bėjė kėtė? Ashtu siē ndriēon dielli nė qiell tėrė botėn, po ashtu edhe Resulullahu s.a. u pėrgjigjet njėkohėsisht tė gjitha selameve tė njėkohshme.

Njė hadith thotė: "Pas vdekjes sime, unė do tė dėgjoj ashtu siē dėgjoj kur jam i gjallė".

Njė tjetėr hadith i transmetuar nga Ebu Ja'la thotė: "Profetėt janė tė gjallė nė varret e tyre. Ata falin namaz".

Ibrahim ibn Bishri dhe Sejjid Ahmed Rifa'iu dhe shumė eulija' kanė thėnė se ata e kanė dėgjuar pėrgjigjen kur e kanė pėrshėndetur Resulullahun a.s..

Dijetari i madh musliman Xhelal ed-Din es-Sujuti e shkruajti librin Sheref ul-Muhkam si pėrgjigje ndaj pyetjes nėse ishte e vėrtetė qė Sejjid Ahmed Rifa'iu e kishte puthur dorėn e bekuar tė Pejgamberit a.s.. Nė kėtė libėr, ai vėrtetoi me argumente logjike dhe hadithe tė dokumentuara se Resulullahu s.a. ishte i gjallė nė varrin e tij, nė njė nivel tė panjohur ekzistence dhe se ai i dėgjonte e u pėrgjigjej selameve. Ai shkroi gjithashtu se Natėn e Mi'raxhit, Resulullahu e pa Hazreti Musain a.s. duke u falur nė varrin e vet.

Nė njė hadith profetik tė transmetuar nga Aishja r.a. thuhet: "Po vuaj dhimbjen e mishit tė helmuar qė kam ngrėnė nė Hajber. Pėr shkak tė atij helmi, aorta ime thuajse ėshtė bllokuar". Ky hadith tregon se, krahas profetėsisė, Allahu i kishte dhėnė Hazreti Muhammedit a.s., mė tė lartit tė njerėzimit, edhe rangun e shehadetit. Allahu thotė nė Kur'an, nė ajetin 169 tė Sures Al-i Imran: {Kurrėsesi tė mos mendoni se janė tė vdekur ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e Allahut. Pėrkundrazi, ata janė gjallė dhe ushqehen te Zoti i tyre.} S'ka tė dyshuar se ky profet i madh, qė ėshtė helmuar nė rrugėn e Allahut, qėndron nė majė tė rangut tė nderuar qė pėrkufizohet nė kėtė ajet.

Hadithi i transmetuar nga Ibn Hibbani thotė: "Trupat e bekuar tė profetėve nuk treten kurrė". Nėse njė musliman mė dėrgon salavat, njė melek ma pėrcjell atė dhe thotė: "Fulani i biri i fulanit bėri salavat e tė pėrshėndeti".

Hadithi i transmetuar nga Ibn Maxheh thotė: "Xhumave bėni vazhdimisht salavate pėr mua, salavati do tė mė pėrcillet sapo tė jetė shqiptuar".

Hazreti Ebu Darda'i r.a., njėri prej atyre qė ishin nė shoqėrinė e Pejgamberit a.s. atė ēast, pyeti: "A do tė tė pėrcillen ato edhe pasi tė kesh vdekur?". I Dėrguari i Allahut a.s. tha: "Po, do tė njoftohem pėr to edhe pas vdekjes, sepse ėshtė haram pėr tokėn qė t'i kalbė trupat e profetėve. Ata janė tė gjallė pas vdekjes dhe ushqehen".

Arb
26-05-10, 22:32
gat bre po shkruni meta kurr pa e marr vesh kush jan kta vehabistat a din kush ne pika te shkurta me shpjegu :confused:

Ne pika te shkurtra a?

Biznis i themelum para disa shekujve.

Eshte nje prej atyre (rreth) 100 sekteve te tjera te Muslimanizmit, qe per qellim e kane rritjen e elektoratit, klienteve, qe blejne perrallat e kesaj ideologjie fetare.

Fitimi shkon ne duart e atyre qe helmojne njerezit me mesime te flliqta fetare.

roadrunner
26-05-10, 22:33
Pas ēlirimit tė Kudsit, Hazreti 'Umeri r.a. shkoi te varri i Pejgamberit a.s. dhe e pėrshėndeti atė. Hazreti 'Umer ibn 'Abdul-'Azizi r.a., qė ishte njė wali i madh, dėrgonte zakonisht zyrtarė nga Damasku nė Medine dhe u kėrkonte tė bėnin salavate te varri i Profetit a.s. dhe ta pėrshėndesnin atė. Pasi kthehej prej ēdo udhėtimi, Hazreti 'Abdullah ibn 'Umeri r.a. shkonte direkt e te dhoma e Profetit s.a. [Huxhret us-Sa'da, vendi ku ndodhen varri i Pejgamberit a.s. dhe i dy kalifėve qė e pasuan]. Nė fillim ai vizitonte Resulullahun a.s., pastaj Ebu Bekr es-Siddikun r.a., e pastaj tė atin, dhe i pėrshėndeste ata. Imam Nafi'u thotė: "E kam parė Hazreti 'Abdullah ibn 'Umerin mė shumė se njėqind herė tė shkonte te varri i Profetit a.s. dhe tė thonte: Es-selamu aleikum ja Resulullah!". Njė ditė, Hazreti 'Aliu r.a. shkoi nė Mesxhid el-Sherif dhe kur pa varrin e Hazreti Fatimes r.a., filloi tė qante, e kur pa varrin e Pejgamberit qau edhe mė tepėr. Pastaj, ai tha: "Es-selamu aleikum ja Resulullah" dhe "Es-selamu aleikum".

Sipas Imam Ebu Hanifes, "nė fillim duhet kryer haxhi dhe pastaj tė shkohet nė Medine pėr t'i bėrė vizitė Resulullahit". Kjo shkruhet nė fetvanė e Ebu'l-Laith es-Samarkandit. Kadi 'Ijadi, autor i librit Shifa', Imam Newewiu, qė ishte dijetar shafi'i dhe Imam Humami, qė ishte hanefi, kanė pohuar se ka patur ixhma' (pajtim tė njėzėshėm) tė ummetit se ishte e domosdoshme tė vizitohej varri i Profetit s.a.. Ē'ėshtė e vėrteta, "vizitimi i varreve ėshtė sunnet", njė fakt ky qė shkruhet edhe nė librin wehhabist Fet'h ul-Mexhid.

Ajeti 63 i Sures en-Nisa' pohon: {E sikur tė vinin ata te ti, pasi ta kenė dėmtuar veten e tyre, e tė kėrkonin vetė ndjesė te Allahu e edhe i dėrguari tė kėrkojė ndjesė pėr ta, ata do ta kuptonin se Allahu pranon pendimin dhe ėshtė mėshirues.} Ky ajet tregon se Resulullahu s.a. do tė ndėrmjetėsojė dhe shefa'ati i tij do tė pranohet. Gjithashtu, ai na urdhėron ta vizitojmė varrin e Pejgamberit dhe tė kėrkojmė shefa'at.

Njė hadith thotė: "Ėshtė e pėrshtatshme nisja pėr rrugė tė gjatė vetėm me nijetin e vizitimit tė tre xhamive".

Ky hadith tregon se ėshtė vepėr e shpėrblyeshme qė tė niset nė udhėtim tė gjatė duke patur qėllim vizitėn e Mesxhid ul-Haramit nė Mekė, Mesxhid un-Nebiut nė Medine dhe Mesxhid ul-Aksasė nė Jerusalem. Pėr kėtė arsye, ata qė shkojnė nė haxh por nuk e vizitojnė varrin e Profetit a.s. nė Mesxhid un-Nebi, do tė privohen nga ky shpėrblim.

Njė tjetėr hadith thotė: "Mos e bėni varrin tim vend bajrami". Hazreti 'Abdul-'Adhim el-Munziti, njė muhadith i njohur, e ka shpjeguar kėtė hadith me kuptimin: "Mos e quani si tė mjaftueshme qė ta vizitoni varrin tim vetėm njė herė nė vit, si dita e Bajramit. Pėrpiquni tė mė vizitoni ēdo herė!".

Ē'ėshtė e vėrteta, nuk lejohet falja e namazit nė varreza. Thuhet se ky hadith mund tė ketė kuptimin: "Mos fiksoni njė ditė tė caktuar pėr tė vizituar varrin tim". Nė vizitat e tyre te profetėt, ēifutėt dhe tė krishterėt e kishin zakon tė mblidheshin, t'u binin instrumenteve, tė kėndonin kėngė dhe tė silleshin nė mėnyrė ceremoniale.

Kėto hadithe tregojnė se nuk duhet tė bėhemi tė hareshėm me gjėra tė ndaluara si nė ditė feste, nuk duhet t'u biem fyejve ose lodrave gjatė vizitės. Duhet tė pėrshėndesim, tė lutemi dhe tė largohemi pa qėndruar gjatė.

Imam Ebu Hanife ka thėnė se vizita e varrit tė Pejgamberit a.s. ėshtė sunneti mė i vlefshėm dhe ka dijetarė qė kanė pohuar se ajo ėshtė waxhib. Prandaj, vizita e varrit tė Profetit a.s. lejohet si betim nė medhhebin shafi'i.

roadrunner
26-05-10, 22:34
Nė tė vėrtetė, nė hadithin kudsi: "Tė mos ishe ti, nuk do t'i kisha krijuar qiejt!". [16] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_16) Allahu tregon se Hazreti Muhammedi ėshtė Habibullah (i dashuri i Allahut) dhe se Ai e do atė aq shumė. As njė person i zakonshėm madje nuk do tė refuzonte po t'i kėrkohej tė jepte diēka pėr hir tė tė dashurit tė vet. Pėr dashuruesin ėshtė e lehtė tė bėjė diēka pėr hir tė tė dashurit. Nėse dikush thotė: "O Allahu im! Pėr hir tė Habibit Tėnd, Muhammedit, po Tė kėrkoj ...", kjo kėrkesė nuk do t'i refuzohet. Mirėpo, ēėshtjet e parėndėsishme tė kėsaj dynjaje nuk janė tė denja pėr tė kėrkuar hirin e Resulullahit si mjet. [17] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_17)

Sejjid Ahmed ibn Zeini Dehlani, myfti i Mekės, ishte 'alim i madh dhe Shejh el-Khutaba' i medhhebit shafi'i, i cili shkroi vepra tė shumta. Ai shpjegoi qėllimet e vėrteta tė wehhabive dhe vėrtetoi pėrmes ajetesh dhe hadithesh se ata ishin tė devijuar, pikėrisht nė librat e tij Khulasat ul-Kelam fi Bejani Umara'i beled ul-Haram, Fi'r-Raddi 'ala'l-Wehhabijjeti atba'u Medhhebi Ibn Tejmijje dhe ed-Durar us-Senijje fi'r Raddi 'ala'l-Wehhabijje.

Nė veprėn Khulasat ul-Kelam, ai tregoi se si wehhabitė i mashtronin muslimanėt e paditur dhe ua hodhi poshtė njė nga njė tė gjitha pretendimet. Ai e vėrtetoi se fjalėt e tyre ishin gėnjeshtra dhe shpifje. Ai shkruan: "Ėshtė e e pranueshme dhe e lejueshme tė lutesh me ndėrmjetėsimin e Resulullahut a.s. kur ai ėshtė i vdekur, ashtu siē bėhej kur ai ishte gjallė". Po ashtu, nė hadithe tregohet se lejohet lutja me ndėrmjetėsimin e eulija've dhe muslimanėve tė devotshėm. [18] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_18) 'Ulematė e Ehl-i Sunnetit thonė, se: "vetėm Allahu ėshtė Ai qė jep efektshmėrinė, qė krijon, sajon, bėn dobi ose dėm dhe asgjėson. Ai nuk ka shok. As profetėt e as ndonjė person tjetėr i gjallė a i vdekur nuk mund tė krijojnė efektshmėri, dėm apo dobi. Mirėpo, duke qenė se ata janė shėrbėtorėt e dashur tė Allahut, ne kėrkojmė bekime pėrmes tyre". Wehhabitė besojnė se tė gjallėt kanė efekt por tė vdekurit jo.

Nė faqet 70, 77, 98, 104, 239, 248, 323, 503 e 504 tė librit Fet'h ul-Mexhid shkruhet: "Ai qė kėrkon njė person tė vdekur ose njė person tė gjallė qė nuk ėshtė i pranishėm, pėr diēka, bėhet mushrik. Njeriut mund t'i kėrkohet vetėm ajo qė ėshtė brenda aftėsisė sė tij. Nuk lejohet tė kėrkohet ajo qė ėshtė vetėm nė Fuqinė e Allahut". Nė faqen 70, shkruhet: "Njė person i gjallė mund tė lutet pėr gjėrat qė i janė kėrkuar dhe Allahu ia pranon du'anė dhe e krijon atė gjė. T'i kėrkosh njė tė vdekuri ose njė tė papranishmi do tė thotė t'i kėrkosh atė qė nuk ėshtė nė fuqinė e tij, ēka pėrbėn shirk". Nė faqen 136, shkruhet: "Tė kėrkosh bekime me varret e salihinėve ėshtė shirk tamam si adhurimi i Latit e i Menatit". Nė faqen 208, shkruhet: "Ėshtė shirk t'u kėrkohet tė vdekurve ajo pėr tė cilėn kemi nevojė ose t'i kėrkojmė njė tė vdekuri pa u lejuar nga Allahu dhe ata nuk janė vendosur si ndėrmjetės. Kushti i ndėrmjetėsimit ėshtė imani. Por njeriu qė u kėrkon tė vdekurve tė ndėrmjetėsojnė ėshtė mushrik. Kjo e pamundėson ndėrmjetėsimin".

roadrunner
26-05-10, 22:34
Nė fakt, libri bie nė kundėrshti me vetveten - nė faqen 200 shkruhet: "Qielli i frikėsohet Allahut. Allahu krijon vetėdije tek qiejt. Ato perceptojnė. Nė Kur'an thuhet se qiejt dhe toka e madhėrojnė Allahun. Sahabėt kanė dėgjuar copat e gurit duke madhėruar dhe lartėsuar Allahun kur Pejgamberi s.a. i mori kėto nė duart e tij. Shtylla e Hannanes nė Mesxhid rėnkonte dhe ushqimi e madhėron dhe e lartėson Allahun". Thėnia se profetėt dhe eulija'tė nuk kanė perceptim, ndėrkohė qė malet, gurėt dhe shtyllat kanė perceptim dhe vetėdije tregon mendjecektėsinė e tyre. Wehhabitė bėhen politeistė duke pretenduar se tė gjallėt mund tė ndėrmjetėsojnė por tė vdekurit jo. Sepse ky pohim do tė thotė se tė gjallėt dėgjojnė dhe ndikojnė, kurse tė vdekurit nuk dėgjojnė e nuk ndikojnė dhe se tė tjerė krahas Allahut mund tė ndikojnė - e ata i quajnė politeistė ata qė besojnė kėshtu. Realiteti ėshtė se tė vdekurit dhe tė gjallėt janė ndėrmjetės. Vetėm Allahu ndikon dhe krijon.

Pretendimi se Imam Ebu Hanife e ndaloi lutjen me ndėrmjetėsinė e Resulullahut s.a., qė ndodhet nė Tefsir-in e 'Alusiut, ėshtė i rremė, sepse asnjė dijetar nuk e ka transmetuar ndonjėherė njė gjė tė tillė nga Imam A'zami. 'Ulematė kanė deklaruar se ai ėshtė i lejueshėm. Fjalėt tewessul, teshaffu', istighadha e tewaxhxhuh kanė tė njėjtin kuptim. Ato lejohen tė gjitha. Nė Sahih-un e Buhariut shkruhet: "Ditėn e Kijametit, njerėzit do tė kėrkojnė nė fillim ndėrmjetėsimin e Hazreti Ademit". Hazreti Bilal ibn Harithi, njė nga sahabėt e shquar, vizitoi varrin e Resulullahit s.a dhe tha: "O Resulullah! Lutu pėr ummetin tėnd qė tė bjerė shi!", dhe me tė vėrtetė qė ra shi. Jobesimtarėt, qė thanė se idhujt do tė ndėrmjetėsonin pėr ta, adhuronin idhuj. Mirėpo besimtarėt qė kėrkojnė ndėrmjetėsim nuk i adhurojnė profetėt apo eulija'tė.

Libri i wehhabive vazhdon: "Nė Kur'an thuhet se ndėrmjetėsimi do tė bėhet vetėm me lejen e Tij dhe se vetėm disave do u pranohet ndėrmjetėsimi. Si e di personi, qė kėrkon ndėrmjetėsim, nėse Pejgamberit do i lejohet tė ndėrmjetėsojė pėr tė? Pėr mė tepėr, si e di qė ėshtė nga tė pranuarit?". Kėto fjalė u bien nė kundėrshtim si haditheve ashtu edhe vetė librit, sepse nė faqen 208 tė tij thuhet: "Parakusht i ndėrmjetėsimit ėshtė imani". Nė lutjen e rekomanduar pas ezanit, pėrmendet se Allahu i ka premtuar Pejgamberit s.a. tonė cilėsitė e fadile-s dhe wasile-s. Ai deklaroi se do tė ndėrmjetėsonte pėr ata qė e recitojnė kėtė du'a, pėr ata qė bėjnė salavat dhe pėr ata qė e vizitojnė varrin e tij. Po ashtu, shumė hadithe tė tjera tregojnė se Pejgamberit tonė a.s. i ėshtė lejuar ndėrmjetėsimi pėr kė tė dėshirojė ai. Hadithi: "Unė do tė ndėrmjetėsoj pėr ata qė kanė kryer mėkate tė mėdha", tregon se ai do tė lejohet tė ndėrmjetėsojė pėr kėdo qė ka iman. Nga dyzet hadithet nė faqen 130 tė librit Shewahid ul-Hakk, i trembėdhjetti thotė: "Unė do tė ndėrmjetėsoj nė Ditėn e Gjykimit".

Unė do tė them: "O Allah! Vendosi ata qė kanė edhe njė grimcė iman nė zemrat e tyre, nė xhennet". Ata do tė hyjnė nė xhennet. Pastaj, do t'u them atyre qė kanė diē nė zemrėn e tyre qė tė hyjnė nė xhennet. Edhe Bukhariu e transmetoi kėtė hadith. Istighadha d.t.th. tewessul, "tė vendosėsh dikė si ndėrmjetės, tė kėrkosh ndihmėn e tij dhe lutjen e tij". T'i kėrkosh dikujt shefa'at d.t.th. t'i lutesh Allahut qė ta lėsh kėtė botė mė iman pėr hir tė Tij. Nė shumė vende tė libirt wehhabi Fet'h ul-Mexhid, sidomos nė f. 323, se: "Ėshtė shirk t'i kėrkohet ndėrmjetėsim dikujt qė s'ėshtė i pranishėm. Allahu urdhėron luftė kundėr mushrikėve". Kurse Resulullahu a.s. e kishte zakon t'i thonte vetes: "O Muhammed, po i drejtohem Allahut duke tė vendosur ty si ndėrmjetės". Pas vdekjes sė tij, sahabėt e pėrsėrisnin shpesh kėtė lutje. Nj hadith i transmetuar nga Taberaniu pohon: "Nėse dikujt qė ka mbetur i vetėm nė shkretėtirė i humbet diēka, ai duhet tė thotė: "O shėrbėtorėt e Allahut, ndihmomėni!", sepse Allahu ka shėrbėtorė qė ju nuk i shihni". Ibn Haxher el-Mekki shkruan nė komentin e tij tė veprės Idah el-Menasik se kjo lutje ėshtė vėrtetuar disa herė si e frytshme. Siē transmeton Ebu Davudi dhe shumė tė tjerė, njė natė, kur ishte nė udhėtim, Pejgamberi s.a. tha: "O toka e Zotit tim! I mbėshtetem Allahut ndaj tė kėqijave tė tua". [19] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_19)

roadrunner
26-05-10, 22:35
Imam Ebu Hanife ka thėnė: "Isha nė Medine. Shejh Ejjub es-Sahtiani, qė ishte njė musliman i devotshėm i mirėnjohur, shkoi nė Mesxhid el-Sherif. Unė e ndoqa nga pas. Hazreti Shejhu qėndroi me fytyrė nga varri i Resulullahut dhe me shpinė nga kibla. Pastaj, ai doli jashtė".

Hazreti Ibn Xhema'a shkruan nė librin e tij el-Mensek ul-Kebir: "Gjatė zijaretit, pas faljes sė dy rakteve dhe lutjes pranė minberit, duhet t'i qėndrojmė Huxhret-i Sa'dasė nga ana e kibles, duke patur kokėn e bekuar tė Pejgamberit nga e majta, duhet tė qėndrojmė dy metra larg murit tė el-Merkad ush-Sherif. Pastaj, duke e lėnė pas murin e kibles dhe duke u kthyer ngadalė gjersa tė vihemi pėrballė Muwaxhahat us-Sa'adasė, duhet tė japim selam". Kjo ėshtė kėshtu nė tė gjitha medhhebet.

Duke shpjeguar pikėn 23 tė librit Shkatėrrimet e Shkaktuara nga Gjuha, 'Abdul-Ghani en-Nebulusi shkruan: Ėshtė mekruh qė, gjatė lutjes, tė thuhet "pėr hakkun e profetėve" ose "pėr hakkun e fulan eulijaje" dhe t'i kėrkohet Allahut diēka duke thėnė ashtu, sepse ėshtė thėnė qė asnjė krijesė nuk ka kurrėfarė tė drejte (hakk) mbi Allahun, d.m.th. Allahu nuk ka pse bėn asgjė tė kėrkuar prej kujdto. Kjo ėshtė e vėrtetė, mirėpo Allahu u ka premtuar shėrbėtorėve tė Tij tė dashur dhe ua ka njohur tė drejtėn e tyre mbi Veten e Tij, d.m.th. Ai do ua pranojė lutjet.

Allahu ka thėnė nė Kur'an se Ai u ka dhėnė tė drejta robėrve tė Tij ndaj Vetes, p.sh.: {ėshtė detyrė e Allahut t'i ndihmojė besimtarėt}. Nė librin el-Fetawa el-Bezazijje shkruher: "Lejohet kėrkimi i diēkaje pėr hir tė njė profeti ose njė eulijaje tė gjallė ose tė vdekur, duke pėrmendur emrin e tij". [20] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_20)

Sikurse shihet, dijetarėt muslimanė kanė thėnė se lejohej t'i lutemi Allahut pėrmes hakkut dhe dashurisė qė Allahu u ka dhėnė tė dashurve tė Tij. Asnjė dijetar nuk ka thėnė qė do tė ishte shirk tė luteshe me idenė se njerėzit kanė tė drejta te Allahu. Vetėm wehhabitė thonė ashtu. Ndonėse e lavdėrojnė veprėn el-Fetawa el-Bezazijje nė librin e tyre Fet'h ul-Mexhid e i parashtrojnė fetvatė e tij si argumente, wehhabitė i kundėrvihen atij nė kėtė drejtim. Gjithashtu, Hadimi, duke shpjeguar Shkatėrrimet e Sjella nga Gjuha, ka shkruar: Pejgamberi e shqiptoi shpesh "Pėr hakun e Profetit Tėnd Muhammed" dhe, gjatė viteve tė luftės ai kėrkoi ndihmėn e Allahut pėr hakun e tė varfėve nė mesin e muhaxhirėve.

Po ashtu, shumė ulema muslimanė thonin gjatė lutjeve: "Pėr hir tė atyre njerėzve qė Ti u ke dhėnė saherė qė Tė kanė kėrkuar" dhe "Pėr hakkun e Muhammed el-Gazaliut", dhe ata i kanė shkruar kėto du'a nė librat e tyre. [21] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_21)

Libri el-Hisn ul-Hasin ėshtė plot me lutje tė tilla. Edhe nė veprėn Ghalijje tė Alusiut madje, shkruhet se kur Hazreti Ademi a.s. kėrkoi faljen e Allahut pėr hir tė Hazreti Muhammedit s.a., Allahu tha: "Ai ėshtė krijesa mė e dashur pėr mua. Po tė fal pėr hakkun e tij. Tė mos ishte Muhammedi, nuk do tė tė kisha krijuar".

Autori wehhabi shkruan: "Imam Zejn ul-'Abidini pa njė njeri duke u lutur pranė varrit tė Pejgamberit a.s. dhe e ndėrpreu", duke i pėrmendur hadithin: "Dėrgoni salavate mbi mua, kudo qė tė jeni, salavatet tuaja do tė mė pėrcillen".

Ai e tregon ngjarjen nė mėnyrė tė shtrembėruar dhe pastaj vazhdon: "Prandaj, ėshtė haram tė shkohet pranė njė varri dhe tė bėhen du'a e salavate, qė ėshtė sikur t'i bėsh varret xhami. Ėshtė haram pėr ata qė shkojnė tė falin namaz nė Mesxhid un-Nebi, qė t'i afrohen varrit me qėllim qė tė japin selam. Asnjė prej sahabėve nuk kanė vepruar kėshtu. Ata i ndalonin ata qė donin tė vepronin ashtu. Asnjė vepėr tjetėr pėrveē salavatit dhe selamit tė dhėnė nga ky ummet nuk do t'i pėrcillet Pejgamberit". [22] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_22) Ai shkruan, gjithashtu, se: "qeveria saudite ka vendosur ushtarė pranė varrit tė Pejgamberit nė Mesxhid un-Nebi, pėr t'i ndaluar muslimanėt nga kėto gjėra", (f. 234).

roadrunner
26-05-10, 22:36
Hazreti Jusuf en-Nabhani, i hedh poshtė kėto gėnjeshtra nė shumė vende tė librit tė tij mbi wehhabizmin: "Imam Zejn ul-'Abidini r.a. nuk e ka ndaluar zijaretin e varrit tė bekuar tė Pejgamberit s.a. por ai ka ndaluar sjelljet e papėrshtatshme dhe tė palejuara gjatė vizitimit". Nipi i tij, Imam Xhafer es-Sadiku, e kishte zakon ta vizitonte varrin e Pejgamberit s.a. dhe, duke qėndruar pranė shtyllės nga ana e Raudasė, ai pėrshėndeste dhe thoshte: "Koka e tij e bekuar ėshtė nga kjo anė". Thėnia: "Mos e bėni varrin tim vend bajrami", d.t.th. "Mos ma vizitoni varrin vetėm nė ditė tė caktuara si ditėt e Bajramit. Vizitomėni ēdo herė". [23] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_23)

Ebu 'Abdullah el-Kurtubi shkruan nė veprėn e tij et-Tedhkire se: "Veprat e ummetit tė Pejgamberit i pėrcillen atij ēdo mėngjes dhe mbrėmje". (fq. 88, 106). Gjatė vizitės sė tij te varri i Pejgamberit, kalifi Mensur e pyeti Imam Malikun: "A duhet tė sillem me fytyrė nga varri apo nga kibla?", Imam Maliku u pėrgjigj: "Si mund ta kthesh fytyrėn mėnjanė nga Resulullahu? Ai ėshtė shkaku i faljes tėndė dhe tė babait tėnd, Ademit.", (fq. 89, 116) Hadithi: "vizitojini varrezat!", pėrbėn njė urdhėr. Nėse gjatė vizitės kryhet ndonjė haram, atėherė nuk ėshtė vizita ajo qė duhet ndaluar, por harami, (fq. 92). Imam Newewiu thotė nė veprėn e tij Edhker: "Ėshtė sunnet tė vizitohen varreza e Pejgamberit dhe ato tė muslimanėve tė devotshėm dhe tė qėndrohet njė kohė tė gjatė nė vende tė tilla zijareti", (fq. 98). Nė veprėn e tij Fet'h ul-Kadir, Ibn Humami citon hadithin e cituar nga Dar Kutniu dhe el-Bezzari qė thotė: "Nėse dikush mė viziton vetėm me nijet pėr tė mė bėrė vizitė dhe pėr tė mos bėrė asgjė tjetėr, ai ka tė drejtė tė marrė ndėrmjetėsimin tim nė Ditėn e Gjykimit", (fq. 100).

Allahu i ka favorizuar eulijatė me keramete. Kerametet e tyre dėshmohen shpesh edhe pas vdekjes sė tyre. Ata kanė aftėsinė tė bėjnė dobi edhe pas vdekjes. Lejohet kėrkimi i shefa'atit tė tyre tek Allahu. Por ndihma e tyre duhet kėrkuar nė mėnyrė tė ligjshme. Nuk lejohet tė thuhet: "Do tė jap kaq ... pėr ty nėse mė jep atė qė kėrkoj", ose "nėse ma shėron tė afėrmin e sėmurė", siē bėjnė mjaft shpesh tė paditurit. Megjithatė, kjo nuk mund tė konsiderohet si veprim qė shpie nė kufr ose shirk, sepse as injoranti mė i madh nuk mendon se eulijatė mund tė krijojnė. Ata kėrkojnė qė eulijatė tė jenė shkaku nė krijimin e Allahut. Ata mendojnė se eulijatė janė krijesa njerėzore qė Allahu i do, ndaj dhe thonė: "Lutju Allahut tė mė dhurojė atė qė kėrkoj! Ai nuk do tė ta refuzojė lutjen".

Ē'ėshtė e vėrteta, Resulullahu ka thėnė: "Shumė njerėz konsiderohen tė ulėt nė status dhe tė pavlerė, por ata janė krijesat e dashura tė Allahut. Kur ata dėshirojnė tė bėjnė diēka, Allahu e krijon atė patjetėr. Ky hadith citohet edhe nė faqe 381 tė librit wehhabist Fet'h ul-Mexhid. Pikėrisht nė bindje tė haditheve tė tilla, muslimanėt", u kėrkojnė eulijave tė ndėrmjetėsojnė. Imam Ahmedi, Shafi'iu, Maliku dhe Imam-i a'zam Ebu Hanifja kanė thėnė se ishte xhaiz (e mundur, e lejuar) qė tė merrej berekeh (bekim) nėpėrmjet varreve tė tė devotshmėve. Ata qė thonė se janė tė Ehl-i Sunnetit ose qė i pėrkasin njėrit prej medhhebeve tė tij duhet tė veprojnė sipas asaj qė kanė thėnė ata Imamė. Nė rast tė kundėrt, mund tė shihet se ata nuk janė nga Ehl-i Sunneti por gėnjeshtarė, (fq. 118).

Lidhur me temėn e shkuarjes nė haxh nė emėr tė dikujt tjetėr, nė librin el-Fetawa el-Hindijje [24] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_24) shkruhet: "Lejohet qė sevabi i njė ibadeti t'i kushtohet dikujt. Prandaj, sevabi i namazit, agjėrimit, haxhit ose kėndimit tė Kur'anit, dhikrit, vizitės sė varreve tė profetėve, shehidėve dhe muslimanėve tė devotshėm, ose dhėnies sė qefinit pėr tė mbėshtjellė tė vdekurin dhe tė gjitha bamirėsitė dhe veprat e mira mund t'i kushtohen dikujt".

Edhe nga ky citim mund tė kuptohet se tė vizituarit e varreve tė eulijave sjell sevabe. Mirėpo, wehhabitė thonė: "Ndėrtimi i njė kubeje mbi njė varr, ndezja e kandilėve pėr ata qė vizitojnė tyrbet dhe shėrbejnė nė to dhe dhėnia lėmoshė pėr shpirtrat e tė vdekurve shkakton kufr dhe shirk. Banorėt e Harameinit (Mekės dhe Medines) kanė adhuruar kube dhe mure deri tani".

Ndėrtimi i njė kubeje mbi njė varr ėshtė haram nėse bėhet pėr t'u dukur ose pėr zbukurim. Nėse bėhet pėr tė mbrojtur varrin nga rrėnimi, ėshtė mekruh. Nėse bėhet nga frika se njė hajdut ose kafshė mund tė hyjė brenda, ėshtė e lejueshme. Por nuk duhet bėrė vend vizitimi, d.m.th. nuk duhet thėnė se ai vend duhet vizituar nė kohė tė caktuara, mirėpo, duhet kėrkuar tewessul dhe recituar Kur'an pėr tė vdekurin kur kalojmė pranė njė varri.

roadrunner
26-05-10, 22:36
Nuk ėshtė mekruh tė varrosen trupat nė njė ndėrtesė qė ėshtė ndėrtuar mė parė. Sahabėt e varrosėn Resulullahin s.a. dhe dy kalifėt e tij nė njė ndėrtesė. Asnjėri prej tyre nuk e kundėrshtoi kėtė!

Hadithi: "Ummeti im nuk do tė pajtohet kurrė nė njė gjė tė gabuar", na njofton se pajtimi i tyre nuk mund tė ketė qenė kufr. Dijetari i madh islam Ibn 'Abidini ka shkruar: "Disa dijetarė kanė thėnė se ėshtė mekruh tė vendoset njė rrobė, fes ose turban mbi varret e muslimanėve ose tė eulijave". Libri el-Fetawa el-Huxhxhe thotė: "se, ėshtė mekruh nėse ka pėr qėllim t'i tregojė gjithkujt madhėshtinė e tė varrosurit qė ai tė mos ofendohet dhe qė ata tė cilėt e vizitojnė tė jenė respektues dhe tė sjellshėm. Veprat qė nuk janė tė ndaluara nė el-adilet ul-sher'ijje duhen gjykuar sipas nijetit tė tyre. Ėshtė e vėrtetė qė nė kohėn e sahabėve as nuk janė ndėrtuar kube mbi varre e as nuk vendoseshin rroba mbi varre. Por asnjėri prej tyre nuk ishte kundėr varrosjes sė Resulullahit a.s. dhe dy kalifėve tė tij r.a. nė njė dhomė". Pėr kėtė arsye dhe pėr tė zbatuar urdhrin "Mos shkelni mbi varre!" dhe "Mos jini jorespektues ndaj tė vdekurve!" dhe pėr shkak se ato nuk ndaloheshin, nuk mund tė lejohen sikur tė ishin bėrė mė vonė. Tė gjithė librat e fikh-ut tregojnė se menjėherė pas tavafit tė lamtumirės, ėshtė e dmosdoshme qė dilet nga Mesxhid el-Harami nė shenjė respekti ndaj Qabes. Kurse sahabėt, pėr shkak tė respektit tė tyre ndaj Qabes nė ēdo pikė, nuk e bėnin kėtė. Duke qenė se brezat pasardhės nuk ishin nė gjendje tė tregonin njė nderim tė tillė, 'ulematė deklaruan se ishte e domosdoshme tė tregohej respekt duke dalė nga Mesxhidi me fytyrė drejt tij. Kėshtu, ata na e mundėsuan qė edhe ne tė jemi respektues si sahabėt. Po ashtu, u bė e lejuar qė tė mbuloheshin varret e tė devotshmėve dhe tė eulijave me rroba ose tė ndėrtoheshin kube mbi to pėr tė treguar respekt sikurse sahabėt.

Dijetari i madh 'Abdul-Ghani en-Nebulusi e shpjegon kėtė nė hollėsi nė librin e tij Keshf un-Nur. [25] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_25)

Nė fund tė librit Halebi-i Kebir, shkruhet: "Nėse njė person vendos qė toka e tij tė bėhet varrezė dhe nėse ka vend, lejohet qė tė ndėrtohet njė tyrbe nė tė, pėr tė varrosur trupat. Kur nuk ka hapėsirė tjetėr, kjo tyrbe do tė rrėnohet dhe varret do tė gėrrmohen. Sepse ky vend i pėrket vakfit, me nijetin pėr tė qenė varrezė".

Sikur ndėrtimi i tyrbeve tė ishte njohur si shirk, ose tyrbet tė ishin mbajtur si idhuj, do tė kishte qenė gjithmonė e domosdoshme qė ato tė rrėnohen. Libri i njohur i wehhabive thotė: "Ai qė kėrkon bekim (teberruk) me njė pemė, gur, varr ose tė ngjashme bėhet mushrik. Varret janė bėrė vende idhujtarie duke ndėrtuar kube mbi to. Edhe njerėzit e xhahilijetit i adhuronin njerėzit e devotshėm dhe statujat. Sot, nėpėr tyrbe dhe varreza kryhen tė gjitha kėto akte e madje edhe mė tė tepruara se kėto. Pėrpjekja pėr t'u kėrkuar bekime tek varret e personave tė devotshėm ėshtė si adhurimi i idhullit el-Lat. Kėta mushrikė pandehin se eulijatė i dėgjojnė dhe u pėrgjigjen lutjeve tė tyre. Ata thonė se ata u qasen tė vdekurve duke bėrė betime dhe duke dhėnė lėmoshė pėr varret. Tė gjitha kėto veprime janė shirk i madh. Mushriku mbetet mushrik edhe nėse e quan veten ndryshe. Tė luturit e tė vdekurve me respekt dhe me ndjenjė, therja e kurbaneve, bėrja e betimeve dhe veprime tė tjera tė ngjashme janė tė gjitha shirk, sido qė ta emėrtojnė. Mushrikėt e kohės sė sotme, duke pėrdorur fjalėn ta'zim (respekt) dhe teberruk e quajnė tė lejuar atė qė bėjnė". [26] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_26)

roadrunner
26-05-10, 22:37
Nė librat e mi tė ndryshėm, kam parashtruar pėrgjigjet e dhėna nga dijetarėt muslimanė ndaj talljeve tė tilla pėrēmuese tė wehhabive drejtuar muslimanėve tė Ehl-i Sunnetit. Ajo qė vijon ėshtė pėrkthyer nga libri el-Usul ul-Arba'a fi Tardid el-Wehhabijje, pėr t'i treguar lexuesit symprehtė se wehhabitė mashtrojnė dhe devijojnė veten dhe kėrkojnė t'i ēojnė muslimanėt nė shkatėrrim: "Kur'ani, Hadithi, thėniet dhe veprat e selef us-salihin dhe argumentet e shumicės sė 'ulemave tregojnė se lejohet t'i tregohet ta'zim (respekt, nderim) dikujt tjetėr veē Allahut". Ajeti i 32 i Sures el-Haxhxh thotė: {Kush respekton (ju'azzim) shenjat e Allahut, ajo ėshtė nga devotshmėria e zemrave}. Sha'a'ir do tė thotė "shenja, tregues". Hazreti 'Abdul-Hakk ed-Dehlawi ka thėnė: "Sha'a'ir ėshtė shumėsi i sha'ire, qė d.t.th. tregues ('alame). Gjithēka qė, kur e shikojmė, na kujton Allahun Te'ala ėshtė njė tregues (shenjė) e Allahut Te'ala". Ajeti 158 i Sures el-Bekare thotė: {Safa dhe Merve janė nga shenjat (sha'a'ir) e Allahut.} Siē kuptohet nga ky ajet, kodrat e Safasė dhe Merves nuk janė shenjat e vetme tė Allahut Te'ala. Ka shenja tė tjera gjithashtu dhe kėtu nuk futen vetėm vendet e ngjashme me to si Muzdelife dhe Mina. Shah Waliullah ed-Dehlawi thotė nė faqen 69 tė librit tė tij Huxhxhetullahil Beligha: "Shenjat mė tė mėdha tė Allahut Te'ala janė katėr: Kur'ani, Qabja, Profeti dhe namazi".

Dhe nė faqen 30 tė librit tė tij Altaf ul-Kuds, ai thotė: "Tė duash shenjat e Allahut Te'ala do tė thotė tė duash gjithēka qė tė kujton Allahun Te'ala. Tė duash eulijatė e Allahut ėshtė njėlloj". [27] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_27)

Prandaj, edhe eulijatė janė nga shenjat e Allahut. Ndėrkohė qė dy kodrat pranė Mesxhid ul-Haramit nė Mekė, Safaja dhe Merveja, midis tė cilave nėna e Profetit Ismail, Hazreti Haxhirja kishte vrapuar, janė ndėr shenjat e Allahut Te'ala dhe na bėjnė ta kujtojmė atė nėnė tė bekuar, pse s'u dashka qė vendet ku Pejgamberi Hazreti Muhammed a.s. - qė ėshtė mė i epėrmi i tė gjitha krijesave dhe i Dashuri (Habib) i Allahut Te'ala - ėshtė lindur dhe rritur dhe vendet ku ai ka adhuruar Zotin, ėshtė shpėrngulur, ka falur namaz dhe ka ndėrruar jetė dhe varri i tij i bekuar dhe vendet e familjes dhe shokėve tė tij tė numėrohen si shenja? Pėrse i shkatėrrojnė wehhabitė kėto vende?

Duke lexuar Kur'anin drejt dhe me vėmendje, shihet lehtė se shumė ajete shprehin ta'zim pėr Resulullahun. Nė Suren Huxhurat, thuhet: {O besimtarė, mos bėni asgjė para Zotit e tė Dėrguarit tė Tij ... O besimtarė, mos e ngritni zėrin mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos iu ngėrmoni atij si i ngėrmoheni njėri-tjetrit e tė zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Atyre qė ulin zėrat pranė tė Dėrguarit tė Allahut, Allahu ua ka pėrshtatur zemrat pėr devotshmėri, ata kanė falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh. Ata qė tė thėrrasin pėrtej mureve (o Muhammed), shumica e tyre nuk kuptojnė. E sikur tė bėnin durim gjersa tė dilje ti vetė, do tė ishte mė edukative pėr ta ...} (1-5).

Ai qė i lexon dhe thellohet mirė mbi kėto pesė ajete, e sheh qartė se sa e lavdėron Allahu Te'ala ta'zimin e treguar ndaj Pejgamberit tė Tij tė Dashur dhe sa me ngulm e urdhėron Ai ummetin qė tė jetė respektues e modest ndaj tij. Shkalla e kėsaj rėndėsie mund tė gjykohet nga ajeti se shpėrblimi i tė gjitha veprave tė atyre qė do tė ngrinin zėrin para tij do tė shuhej. Kėto ajete shprehin dėnim ndaj shtatėdhjetė vetave nga fisi i Banu Temimit, tė cilėt e kishin thirrur Pejgamberin duke bėrtitur pahijshėm nga jashta Medines. Sot wehhabitė thonė se ata i pėrkasin fisit tė Banu Temimit. Duhet tė jetė kjo arsyeja pse Pejgamberi s.a. ka thėnė: "Njerėzit e fesadit janė nė Lindje" dhe "Shejtani do tė shkaktojė fitne prej s'andejmi", duke bėrė me shenjė nga Nexhdi. Njė tjetėr emėr i pėrdorur pėr wehhabitė ėshtė "nexhdas", sepse ata kanė mbushur Nexhdin. Fitneja e parashikuar nė hadithin e mėsipėrm u shfaq pas 12 shekujsh: "wehhabitė dolėn nga Nexhdi nėpėr Hixhaz dhe plaēkitėn pasuritė e muslimanėve, vranė burrat dhe robėruan gratė e fėmijėt. Ata kryen ligėsi tė mėdha qė as paganėt nuk i kanė kryer".

roadrunner
26-05-10, 22:37
Nė ajetet e mėsipėrme, fraza e pėrsėritur {O ju besimtarė} tregon se tė gjithė muslimanėt e tėrė shekujve deri nė Ditėn e Gjykimit urdhėrohen qė tė jenė respektues ndaj Resulullahut s.a. Sikur urdhri tė kishte qenė vetėm pėr sahabėt e tij, do tė ishte thėnė "O sahabėt e Profetit". Nė fakt, frazat "O gratė e Profetit" dhe "O njerėzit e Medines" janė kur'anore. Fraza {O ju qė keni besuar} pėrdoret nė ajetet qė urdhėrojnė namazin, agjėrimin, haxhin, zekatin dhe ibadetet e tjera pėr tė gjithė muslimanėt, deri nė Ditėn e Gjykimit. Prandaj, ideja e wehhabive se "Pejgamberi duhej respektuar kur ishte i gjallė, atij nuk i duhet treguar respekt e as nuk i duhet kėrkuar ndihmė pas vdekjes", ėshtė e pabazė sipas kėtyre ajeteve.

Ajetet e mėsipėrme tregojnė se ta'zimi ndaj tė tjerėve veē Allahut ėshtė gjithashtu i nevojshėm. Ajeti 104 i Sures Bekare pohon: {O besimtarė, mos (i) thoni (Profetit) "Raina", po thoni "udhurna" (shikona) dhe respektoni (urdhrat e Allahut)}. Besimtarėt e kishin zakon t'i thonin Pejgamberit s.a. "Raina" (vėshtrona, kontrollona). Raina donte tė thoshte gjithashtu sharje e fyerje nė hebraisht dhe ēifutėt e pėrdornin kėtė fjalė pikėrisht nė kėtė kuptim. Pėr shkak se ajo kishte edhe kėtė kuptim tė keq, Allahu Te'ala ua ndaloi besimtarėve ta pėrdornin kėtė fjalė dhe e mbrojti tė Dėrguarin e Tij s.a. nga mundėsia e tė mosrespektuarit. Qė ky respekt tė tregohej deri nė fund tė botės, Ai tha: {O ju qė keni besuar!}.

Nė ajetin 33 tė Sures el-Enfalė, Allahu te'ala thotė: {Allahu nuk do t'i dėnojė ata deri sa ti je nė mesin e tyre} dhe premton qė tė mos i dėnojė ata deri nė fund tė botės. Ky ajet i kundėrpėrgjigjet pretendimit tė wehhabive se Pejgamberi s.a. iku dhe u bė dhé.

Ata shkatėrrojnė vendet e bekuara tė trashėguara nga Resulullahu s.a. Ata pretendojnė se kėto vende i bėjnė njerėzit politeistė. Sikur tė ishte shirk t'i lutesh Allahut Te'ala nė vende tė shenjta, Ai nuk do tė na kishte urdhėruar tė shkonim nė haxh. Resulullahu nuk do ta kishte puthur Gurin e zi (Haxher ul-Eswed) gjatė tavafit, askush nuk do tė ishte falur nė Arafat dhe nė Muzdelife, askush nuk do tė kishte gjuajtur gurė nė Mine dhe muslimanėt nuk do tė kishin ecur midis Safasė dhe Mervesė. Kėto vende tė shenjta nuk do tė ishin respektuar.

Kur Sa'd ibn Mu'adhi, prijėsi i ensarėve, erdhi nė vendin ku ata ishin tubuar, Resulullahi tha: "Ngrihuni nė kėmbė pėr prijėsin tuaj!". Ky urdhėr u drejtohej tė gjithėve qė ata ta nderonin Sa'din. Ėshtė gabim tė thuhet: "Sa'di ishte i sėmurė. Qėllimi i thėnies ishte qė ai tė ndihmohej tė zbriste nga deveja", pasi urdhri ishte pėr tė gjithė.

Sikur tė nėnkuptonte ndihmimin e Sa'dit, urdhri do tė kishte qenė pėr njė ose dy veta dhe do tė ishte thėnė vetėm "pėr Sa'din" e nuk do tė kishte patur nevojė tė thuhej "pėr prijėsin tuaj".

roadrunner
26-05-10, 22:38
Saherė qė shkonte nga Medina nė Mekė pėr haxh, 'Abdullah ibn 'Umeri r.a. ndalonte dhe falej nė vendet e shenjta ku Resulullahu s.a. ishte ulur. Ai bekohej (teberruk) me kėto vende. Ai e kishte zakon t'i vendoste duart nė minberin e Resulullahut s.a. dhe pastaj i fėrkonte ato pėr fytyrė. Imam Ahmed ibn Hanbeli e kishte zakon tė puthte Huxhret us-Sa'danė dhe minberin pėr t'u bekuar prej tyre. Wehhabitė, nga njėra anė thonė se i pėrkasin medhhebit hanbeli, dhe nga ana tjetėr, quajnė shirk atė qė ka bėrė imami i kėtij medhhebi. Ndaj, pretendimi i tyre se janė hanbeli ėshtė njė gėnjeshtėr. Imam Ahmedi e vendoste kėmishėn e Imam Shafi'iut nė ujė dhe e pinte ujin pėr tė marrė bekime. Hazreti Halid ibn Zejd ibn Ebu Ejjub el-Ensari e fėrkonte fytyrėn me varrin e bekuar tė Resulullahut a.s. dhe, kur dikush deshi ta ngrinte, ai tha: "Lėrmė! Nuk kam ardhur pėr gurėt dhe baltėn, por pėr vizitėn e Resulullahut".

Sahabėt e kishin zakon tė bekoheshin me gjėrat qė i pėrkisnin Resulullahut s.a. Ata merrnin bekime nga uji qė ai pėrdorte nė abdes dhe nga djersa, kėmisha, skeptra, shpata, kėpucėt, gota, unaza e tij e bekuar, shkurt, nga ēdo gjė qė ai pėrdorte. Hazreti Ummi Selemja r.a., ummul-mu'minin, ruante njė qime nga mjekrra e tij e bekuar. Kur vinin njerėz tė sėmurė, ajo e fuste qimen nė ujė dhe u jepte tė pinin prej tij. Me kėtė gotė tė bekuar, ata e kishin zakon tė pinin ujė pėr shėndoshje. Varri i Imam Buhariut kundėrmonte misk dhe njerėzit merrnin baltė nga ai varr pėr t'u bekuar me tė.

Ulematė e hadithit dhe fikhut i lejonin veprime tė tilla, ndėrkohė qė wehhabitė i konsiderojnė ato shirk dhe kufr. [28] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_28)

Nė kohėn e sahabėve dhe tabi'inėve, madje edhe deri nė fund tė mijėvjeēarit tė parė hixhri, ka patur shumė eulija' dhe salihinė. Njerėzit e kishin zakon t'i vizitonin ata e tė merrnin bekime prej tyre si dhe tė faleshin pas tyre. Nuk kishte nevojė pėr tewessul ose teberruk me gjėra pa jetė. Fakti se kėto gjėra ishin tė rralla nė ato kohė nuk do tė thotė se ishin tė ndaluara. Sikur tė ishin haram, do tė kishte patur njerėz qė do t'i kishin ndaluar ato. Asnjė 'alim nuk i ndaloi ato.

Mirėpo, me ardhjen e kohėve moderne, bidatet dhe mosbesimi ėshtė rritur, rinia ėshtė mashtruar nga armiqtė e Islamit, tė fshehur nė petkun e autoriteteve fetare dhe shkencore dhe duke qenė se mosbesimi e apostazia u ka interesuar, diktatorėt dhe shtypėsit, skllevėr tė egove tė tyre, e kanė mbėshtetur fuqimisht kėtė rrymė. Numri i 'alimėve dhe eulijave ėshtė pakėsuar, madje fare pak janė parė nė kohėt e fundit, ndaj ėshtė bėrė domosdoshmėri tė kėrkohen bekime te varret dhe gjėrat e trashėguara prej eulijave.

Sipas ixhmasė sė ulemave [29] (http://www.dardania.de/vb/upload/#_29) tė Islamit, kjo praktikė e ligjshme nuk duhet ndaluar nė vetvete, edhe pse bidate dhe harame tė ndryshme jan futur nė tė, siē ka ndodhur me shumė hadithe dhe ēėshtje fetare, por janė bidatet dhe haramet ato qė duhen ndaluar dhe hequr.

Autor: Ejjub Sabri Pasha



__________________________________________________

roadrunner
26-05-10, 22:39
[1] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ1) - Dijetarėt e Mekės shkruajtėn pėrgjigje tė mrekullueshme mė 1221 H., duke e rrėzuar me argumente tė shėndosha e tė dokumentuara. Pėrmbledhja e punimeve tė tyre, me titull Seif ul-Xhabbar, e botuar mė vonė nė Pakistan, ėshtė rishtypur nė Stamboll nga Sh. B. Isik Kitabevi, mė 1395 H./1975.
[2] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ2) - Mė 1970, gjatė pregatitjes sė pėrgjigjeve ndaj shkrimeve tė devijuara qė ndodheshin nė tė, unė i botova ato nė librin tim Kėshilla pėr Wehhabistin.
[3] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ3) - Kuptimi i saktė i kėtyre ajeteve nga dijetarėt sunni ėshtė paraqitur hollėsisht nė kreun Tewekkul tė veprės Sa'adat-i Ubudijeh nga autori. Ata qė e njohin kuptimin e saktė tė teuhidit do ta kuptojnė se wehhabitė, qė e mbajnė veten si muwahhidė (monoteistė), nuk janė muwahhidė por thjesht njė tjetėr grup i atyre qė, nėn maskėn e teuhidit, duan t'i ndajnė copash ndjekėsit e monoteizmit dhe tė bėjnė ndryshime nė Islam.
[4] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ4) - Mexhaz-i ėshtė pėrdorimi i njė fjale jo nė kuptimin e saj tė mirėfilltė ose tė zakonshėm, por nė njė domethėnie tė lidhur me atė kuptim. Kur njė fjalė e veēantė pėr Allahun Te'ala pėrdoret pėr njerėzit nė njė kuptim mexhazi, wehhabitė e marrin nė kuptimin e saj shprehimor dhe e quajnė atė qė e pėrdor fjalėn metaforikisht, poitesit dhe jobesimtar, ata s'janė tė vetėdijshėm se fjalė tė tilla pėrdoren metaforikisht nė Kur'an dhe Hadith.
[5] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ5) - Hakim el-Ummeh Khwaxheh Muhammed Hasan Xhan Sahib es-Sirhindi el-Muxheddidi, el-Usul el-Arba'a, Indi, 1346 H./1928, rishtypur nga Sh. B. Isik Kitabevi, Stamboll, 1395 H/1975. Autori i hedh poshtė wehhabitė dhe jomedhhebistėt edhe nė punimin e tij nė arabisht Ta'rih en-Nexhat, Indi, 1350 H (me pėrkthim nė urdisht), tė rishtypur nga Sh. B. Isik Kitabevi mė 1396 H./1976.
[6] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ6) - Botuar nga Sh. B. Nuhbat ul-Ahbar, Bagdad, 1306 H/1889, e rishtypur nga Sh. B. Isik Kitabevi, Stamboll, 1396 H/1976.
[7] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ7) - Ky ajet ėshtė interpretuar (tefsir) - dhe ėshtė vėrtetuar se wehhabitė e keqinterpretuan atė - edhe nga Xhemil Sidki ez-Zahawi, njė dijetar nga Iraku, nė veprėn e tij el-Fexhr es-Sadik fi'r-Raddiala Munkir it-Tewessuli we'l-Kerameti we'l-Hawarik (Egjipt, 1323 H/1905), rishtypur nga Sh. B. Isik Kitabevi, Stamboll, 1396 H/1976. Xhemil Sidki ligjėroi 'ilm ul-kelam nė Universitetin e Stambollit. Ai ndėrroi jetė mė 1355 H/1936.
[8] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ8) - El-Milel ue'n-Nihel, bot. turqisht, f. 63, Kairo 1070 H.
[9] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ9) - Tė shihet libri im Kėshillė pėr Wehhabistin.
[10] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ10) - Shejh 'Ali Mahfudh, el-Ibda', f. 213, Kairo, 1956. Profesorėt e el-Ez'herit 'Abdullah ed-Desuki dhe Jusuf ed-Dexhwi, shkruajtėn elozhe nė fund tė librit.
[11] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ11) - 'Abdul-Ghani en-Nebulusi, el-Hadikat en-Nedijje, f. 120, Stamboll, 1290 H.
[12] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ12) - Redaktuar nė Londėr mė 1259 H/1843.
[13] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ13) - El-Hadika, f. 290.
[14] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ14) - Kėto tre broshura janė botuar sė bashku me punimin e Hazreti Ahmed Zeini Dehlaniut ed-Durer us-Sanijje fi'r-Raddi 'ala'l-Wehhabijje nė Kairo mė 1319 H/1901 dhe 1347 H/1928. Ato janė rishtypur nga Sh. B. Isik Kitabevi, Stamboll, 1396 H/1976.
[15] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ15) - Mir'at ul-Medine, f. 106, Kreu: Mir'at ul-Haramein.
[16] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ16) - Ky hadith kudsi citohet edhe te vėll. III, Letra 122 e veprės Maktubat tė Imam Rabbaniut.
[17] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ17) - Mir'at ul-Medine, f. 1282.
[18] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ18) - Shkrimet nė faqet 167, 170, 191, 208, 248, 353, 414, 416, 482, 486 dhe 505 tė librit wehhabi, Fet'h ul-Mexhid janė tallje ndaj muslimanėve.
[19] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ19) - Khulasat ul-Kelam, bab us-selam, Mekė, 1305 H. Rishtypur nga Sh. B. Isik Kitabevi, 1395 H/1975.
[20] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ20) - el-Hadika.
[21] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ21) - Hadimi, Barika, Stamboll, 1284 H.
[22] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ22) - Fet'h ul-Mexhid, f. 259.
[23] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ23) - Shewahid ul-Hakk, f. 80, botimi III, Kajro, 1385 H./ 1965.
[24] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ24) - Pėrgatitur nga Shejh Nizam Mu'in ed-Din Nakshbendiu dhe tė tjerė, nė kohėn e Muhammed Awrankazib 'Alemgir ibn Shah Xhihani tė Shtetit tė Gurganisė (sundoi nga 1068-1118 H/1658-1707). Shtypur nė Kajro mė 1310 H., bot. III mė 1393 H./1973.
[25] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ25) - Ibn 'Abidin, Hashijetu Durr el-Mukhtar (Radd ul-Mukhtar), vėll. V, f. 232, Bulak 1272 H. Vepra Keshf un-Nur dhe libri Tenwir ul-Halak fi Imkani Ru'jati'n-Nebi Xhiharen we'l Melek u redaktuan sė bashku pėr sė treti me titull el-Minhat el-Wehhabijje, Sh.B. Isik Kitabevi, Stamboll, 1974.
[26] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ26) - Fet'h ul-Mexhid, f. 133.
[27] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ27) - Hadithi i cituar tek Musned-i i Ibn Ebi Shejbes dhe Kunuz ul-Haka'ik i el-Menawiut thotė: "Tė shikuarit e eulijave pėrkujton Allahun".
[28] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ28) - El-Usul ul-Arba'a, vėll. I.
[29] (http://www.dardania.de/vb/upload/#Æ29) - Verdiktet e ulemave mbi kėtė temė citohen nė veprėn ed-Durer us-Sanijje fi'r-Raddi 'ala'l-Wehhabijje tė Ahmed ibn Zejni Dehlaviut, Egjipt 1319 dhe 1347 H., rishtypur nga Sh. B. Isik Kitabevi, Stamboll 1395 H./1975.