PDA

View Full Version : Dėnohet ish-agjenti i BND-sė dhe pėrkthyesi i tij


roadrunner
27-05-10, 22:13
Dėnohet ish-agjenti i BND-sė dhe pėrkthyesi i tij

Kur filloi gjyqi nė nėntorin e vitit tė kaluar, historia dėgjohej si thrillėr politik: Njė agjent homoseksual i BND ishte tradhtuar nga i dashuri i tij shqiptar dhe e kishte vėnė nė rrezik sigurinė e Gjermanisė.





Ndėrsa gjykatėsi lexon vendimin, dy burrat nė bankėn e tė akuzuarve i mbajnė duart tė shtrėnguara me njėri tjetrin. Dy vjet dhe tre muaj burg pėr tradhti tė sekretit tė shėrbimit dhe mashtrim pėr ish-agjentin Anton K. dhe 14 muaj me kusht pėr mashtrim pėr tė dashurin e vet shqiptar Murat A. Anton K. ėshtė i bindur, se punėt do tė ishin zhvilluar ndryshe nėse i dashuri i tij pėrkthyes do tė kishte qenė femėr: "E tėra do tė ishte parė si diēka normale, do tė mė kishin hequr nga posti dhe vendosur nė njė vend tjetėr, por nuk do tė kisha pasoja tė tjera", thotė ai.
Tani 43-vjeēari ėshtė dėnuar, sepse i kishte treguar tė dashurit njė dokument tė fshehtė tė njė shėrbimi tė huaj dhe se kishte folur me tė pėr strukturat e brendshme tė BND-sė. Vendimi i gjykatėsit nė kėtė pikė devijonte nga akuza e Avokatit Federal. Kėto nuk ishin sekrete shtetėrore, por sekrete tė shėrbimit, argumenton gjyqi. Pėr avokatin e Anton K. Sascha Jung as ky nuk ėshtė shkak i mjaftueshėm qė njė agjent tė dėnohet me burg: "Gjyqi nuk i ka marrė parasysh fare rrethanat e punės sė njė agjenti jashtė shtetit. Mbas kėtij vendimi unė do t'u kėshilloja tė gjithė agjentėve qė tė mbathen mirė, se qenka shumė e lehtė tė hysh nė krim", thotė ai.
Bien akuzat pėr tradhti tė sekretit shtetėror
Ushtari profesionist Anton K. ishte dėrguar nė vitin 2005 nė Shkup pėr tė punuar si oficer ndėrlidhės dhe ndėr tė tjera edhe pėr tė ngritur njė rrjet informantėsh nė Kosovė. Pak mė vonė ai fillon tė angazhojė si pėrkthyes tė dashurin e vet, Murat A., njė shqiptar i Maqedonisė i lindur nė Gjermani, por pa i bėrė me dije BND-sė pėr lidhjen homoseksuale me 29-vjeēarin. Nė variantin e parė tė aktakuzės sė Prokurorisė Federale nė nėntor 2009 Murat A akuzohej edhe pėr lidhje tė ngushta me shėrbimet e fshehta dhe organizatat kriminale. Por edhe vetė prokuroria u tėrhoq prej kėsaj, pasi mungonin dėshmitė e mjaftueshme.
Akuza qė mbeti pėr Murat A. ishte bashkėpunimi nė rastin e mashtrimit me pėrfitim ekonomik, pėr ēka edhe u dėnuan tė dy tė pandehurit. Sipas Gjykatės ata ia kishin fshehur BND-sė faktin, qė Murat A. nė Gjermani nuk ishte nė marrėdhėnie pune dhe e kishin mashtruar kėshtu Shėrbimin duke vėnė nė llogari dėmshpėrblime pėr humbje fitimesh nė njė shumė prej gjithsej 14.700 Euro.
Lėndim i sė drejtės ndėrkombėtare
Historia nisi, pasi e shoqja e agjentit e kishte informuar punėdhėnėsin e kėtij pėr njė sigurim nė rast vdekjeje, nga i cili fillimisht kishte pėrfituar vetė ajo, por qė kėtej e tutje do tė kishte si pėrfitues Murat A. Shumica e dėshmive, qė i rėnduan tė pandehurit vinin nga banesa e ish-agjentit Anton K. nė Prishtinė, tė cilėn Zyra Federale Kriminale (BKA) e kishte kontrolluar nė mars tė vitit 2008, pikėrisht njė muaj mbasi Kosova ishte shpallur e pavarur dhe Gjermania e kishte njohur atė. Kontrolli ishte bėrė pa pyetur as organet e shtetit tė ri, e as UNMIK-un.
Gjyqi e cilėsoi kėtė kontroll si njė shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare, por - ndryshe nga ajo qė kishte kėrkuar mbrojtja - nuk i shpalli dėshmitė tė pavlefshme. Ky aspekt dhe disa elemente tė tjera tė procedurės pritet tė trajtohen nė gjyqin e revizionit nė Gjykatėn Federale. "Unė jam optimist, sepse Gjykata Federale nuk ėshtė instanca e fundit. Ne do tė shkojmė edhe nė Gjykatėn Evropiane", thotė Anton K. dhe merr nė krah partnerin e tij qė duket shumė i shokuar nga vendimi.
Autor: Anila Shuka
Redaktoi: Auron Dodi