PDA

View Full Version : S. Radogoshi: Kush luan me mua - bėhet i madh ...


Jana
24-06-10, 20:45
dhe kur ėshtė serioz njerėzit qeshen me tė. Madje, edhe atėherė kur ėshtė i nervozuar dhe nuk ėshtė me humor. Ky ėshtė ēmimi qė duhet ta paguajė nė jetė pėr humorin e tij nė estradėn kosovare. Sevdai Radogoshi, njeriu qė 37 vjet gjendet nė estradė dhe qė ka krijuar Qumilin, Dikin, Gipėn, Sylėn, zojėn Zyba, flet pėr jetėn e tij, karrierėn, pėr herė tė parė pėr portalin tonė.

Bisedoi: Gazmend Kajtazi

Kur takohesh me tė dhe ai ia fillon dy-tri shakatė e para, ty tė duket se ėshtė duke aktruar dhe tė shkon mendja ta pyesėsh se cili qenka ky personazh i ri i krijuar prej tij. Mirėpo, i tillė ėshtė ai, humorist i lindur qė pa telashe mund tė krijojė personazhe, secili mė qesharak se tjetri.
Sevdai Radogoshi, sė pari kam filluar si valltar, nė moshėn 13-14 vjeēare. Mė pas kishte qenė njė kohė edhe boksier i kategorisė pendėl. Kishte punuar edhe shitės nė Mėhallė tė Hudumit dhe kasap nė thertoren "Agimi". Mirėpo, skeēet e para nė estradė i kishte punuar nė vitin 1973, pėr t'u popullarizuar nė mesin e viteve tetėdhjetė me "Qumilin" e paharrueshėm.
http://www.telegrafi.com/fo/qumili.jpg
Prej 1973 nė skenė...
Deri nė klasėn e tretė kam menduar se jam budalla, meqė flisja mbrapshtė dhe njerėzit qeshnin me mua, kurse mėsuesi mė rrihte. Karrierėn e fillova duke e imituar Mixhėn Ramė, derisa njė ditė mixha Ramė i vėrtetė (Fitim Domi), mė sugjeroi qė pėr tė pasur sukses tė mos e imitoja.
Pėr herė tė parė nė RTP mė ka ftuar regjisori Xhemil Vraniqi mė 1982. Kam luajtur njė monolog tė Ramiz Kelmendit, gjakovarin. Tekstin nga gjuha letrare e kam bėrė nė gjuhė tė gjakovarit. Nė njė promovim tė videokasetės nė Pejė, Ramizi ka thėnė se, Sevdaiu ėshtė “doktor i zemrave tona qė shėron zemrat tona.
Vetėm njė tekst tė Rifat Kukajt e kam realizuar mė 1983 sė bashku me Luan Dakėn dhe Mixhėn Ramė (Baca Kolė) pėr RTP-nė.
Jeni ndėr humoristėt e paktė shqiptarė qė keni luajtur disa role. Sa role i keni bėrė deri mė sot?
Kam 36 personazhe tė mia. Por, kam krijuar personazhe edhe pėr tė tjerėt, si psh: Mojen, Zhylafetin, Lumen (Elida Shasivari), Zyra (Zyrafete Gashi), Moni, Hasani (Besim Dina), Haxhi Baba, Elezi (Ibrahim Krajkova), Bujari, Vineta, Noci (Bujar Bobani), baba Hoxhė (Aziz Saliuka), tota Namie, Mumira (Shqipe Hoxha), Shkokla (Arben Danceli), Flakrimi (Arben Lleshi), Fetije Qarallajka (Vjollca Rizvanolli), Zymernija (Shkumbin Radogoshi), etj.
Qumilin e kam krijuar vet mė 1983. Mė 1986 Mustafė Halili, ish-redaktor mė tha tė bashkėpunoj me Lecin. Unė pa pėlqimin e tij e mora edhe Rasim Thaēin dhe e pagėzova me emrin Cimė, sepse Cima mė ka pėlqye shumė si humorist dhe prapė e dua.
Pėr kėto vjet sa kam luajt, kam shkruar mbi 800 skeēe dhe 3 komedi. Nuk janė pak a...?
Ishte nė njė kohė shumė i shikuar emisioni “Treshi pėrsheshi”?
Me paraqitjen e Treshit-pėrsheshit (tė cilin e pagėzoi Ibrahim Kadriu) kemi bėrė revolucion nė humorin kosovar. Deri atėherė nė RTP humori ėshtė interpretuar nė gjuhė letrare qė e kanė shkruar skenaristėt, ndėrsa e kanė interpretuar aktorėt e teatrit tė Prishtinės, Gjakovės dhe Gjilanit.
Ne jemi legjendė e humorit nė Kosovė, me ne ka fillua humori. Skeēet e Treshit kanė qenė aq tė fuqishme sa edhe sot shikohen me kėnaqėsi.
Pse e luan rolin e Zybasė dhe dadės Pucė?
Sepse s’ka aktore nė Kosovė qė mundet ta luajė atė rol bindshėm.
http://www.telegrafi.com/fo/plaka.jpg
A ke pas kontakt me ndonjė aktor tė madh? Si tė kanė vlerėsuar?
Po, jam takuar me aktorin e madh, tė ndjerin Bekim Fehmiu. Kur mė ka pa nė videokasetė nė rolin e Zybasė, nuk mė ka njohur. Motra e tij i ka tregua se ėshtė Sevdaia dhe mė vonė Bekimi nė prani tė Lecit, Cimės dhe Hivzi Krasniqit mė ka thėnė qė kėtė rol tė femrės, asnjė aktore e Kosovės nuk mundet ta luajė.
Bekimi e ēmonte shumė rolin e Qumilit dhe mė pat thėnė “Peshku i madh nuk rritet nė ujė tė vogėl”.
Ne rrinim bashkė nė Qafė (Prishtinė), nė njė piceri. Bekimi ka qenė edhe patriot i madh. Po ua japi vetėm njė detaj: nė vitin 1976, nė Beograd, zhvillohej loja Vėllazėrimi-Ēupariqki. Bekimi me te birin Uliksin pėrcillnin takimin. Uliksi i vogėl, nė stadium mbante plisin nė kokė... E ka dashur shumė popullin e vet.
Ēfarė keni fituar gjatė kėtyre vjetėve nė skenė?
E kam fituar njė grua qė ėshtė shumė punėtore dhe konsultohem me tė dhe m’i ka bėrė 4 fėmijė (tre vajza e njė djalė) qė i dua shumė. Kjo ėshtė pasuria ime mė e madhe.
Tė kujtohet kur je martuar...
Jam martuar nė moshėn 21 vjeēare, mė 1979 me Eljane Rokėn. Mė tė isha njoftuar pesė vjet mė parė, i shpreha dashuri, tė cilėn ajo nuk e kishte refuzuar. Atėherė mė pranoi dhe kurrė mė nuk mė ka ē'pranuar. Mė dhimbset e shkreta. A ēohet jetė me mua?
Mirėpo, a e ka mashtruar gruan ndonjėherė?
I kam mashtruar dy kazerma tė ushtrisė sė "Jugosllavisė" e le mė gruan.
Hera e parė ishte mė 1979, kisha qėndruar vetėm gjashtė ditė ushtar. Mė lėshuan me diagnozėn: mentalno deficita (mentalisht i ngecur). Herėn e dytė, nė Zagreb, ‘aktrova’ pak mė gjatė se herėn e parė. Pas njė muaji qėndrim, mė liruan me diagnozėn e njėjtė tė psikiatrit. Psikologėt dhe psikiatrit ushtarakė i kishin ngritur duart dhe kishin bėrė be se nė tokė tė dheut nuk mund tė ekzistojė njeri psikikisht mė i sėmurė se "pacienti" i tyre, hhahaha.
I tillė jam unė, rrezikoj, por punės gjithnjė i hyj seriozisht.
http://www.telegrafi.com/fo/gipa.jpg
Keni dhėnė shumė pėr humorin shqiptar. A keni lėnė pasardhės qė do tė mund t’i ndiqte hapat tuaj nė tė ardhmen?
Nuk ka pasardhės, humori nuk ėshtė pasuri qė trashėgohet. Humoristi lind...
A tė brengosė fakti qė nuk e ke Akademinė e teatrit?
Hahhaa….gjenerata e parė e Teatrit Dodona kur kanė hy nė edicion, kanė imituar Cimėn dhe Lecin (monologėt), por mua s’kanė mund dhe nuk munden askush. Sikur ta kisha Akademinė, talenti im kishte mbet me profesorė tė Dodonės, tė cilėt s’kanė tė bėjnė me humor.
E imagjinon dot veten tė luash rol serioz?
Kam luajt nė teatėr mė 1989 nė komedinė “Teveqeli”, kam pas njė rol episodik. Kur kam dalė nė skenė, krejt salla ka qeshė. Pa qenė aktor, nuk mund tė jesh humorist i suksesshėm, sepse duhet me i njohur lėvizjet skenike qė m’i ka mėsuar regjisori i komedisė dhe teatrit tė Gjakovės, i madhi Hysen Binaku.
Kėnd e ēmoni prej humoristėve?
Agron Llakajn, disa humorist tė ‘Portokallisė’. Mė pėlqen edhe Kabareja e RTV21.
I ēmoj edhe ata me tė cilėt paraqitet nė skeēe me mua. Secili qė luan me mua, luan mirė, se mė ka mua afėr, pėrfshirė edhe aktorėt e Teatrit tė Gjakovės, tė cilėt mė 1979 mė refuzuan pėr t'u punėsuar.
http://www.telegrafi.com/fo/sevdai.jpg
Si ashtu?
Unė gjithnjė e kam ditur se do tė jem artist i madh, por nė atė audicion kam shkuar gabimisht, sepse ata nė tė vėrtetė kishin kėrkuar aktor mė tė dobėt se ata. Tashti, herė pas herė i ftoj nė kasetat e mia, por jo tė gjithė se nuk kanė kualitet.
Ēka mendon pėr Besim Dinėn?
Ēka kam menduar, e kam realizuar. Duke luajtur me mua ėshtė bėrė Besim. Mė herėt nuk e ka njohur askush. Qysh osht, qashtu osht.
Po Stupcat?
Ishin 5, mbetėn 4, ishin 4 mbetėn 3...suksese nė tė ardhmen.
Nė mesin e prodhimeve mė tė suksesshme televizive vendore ėshtė edhe Kafeneja jonė...
S’ėshtė edhe me rėndėsi a mė pėlqen mua, apo jo...Populli e ka mirėpritur.
Armond Morina?
Si fėmijė Lili e ka pas nė klasė dhe mė ka lutė me e marrė me luajt. Edhe nėna e tij e ndjerė mė ka lutė me e marrė me luajt se krejt jetėn ėshtė rritė me humorin tim. Dhe, kur ėshtė prezantuar para se me hy nė Akademi, mė ka imituar mua. Pėrndryshe ėshtė aktor i madh.
Kėnga e do motivin, po humori?
Pėr tė shkruar humor sė pari duhet porosia, pastaj edukata dhe zbavitja. Mua mė pėlqen humori pa fjalė banale. Edhe kur personazhi flet diēka banale, ėshtė edukata e personazhit, e jo e Sevdaisė.
Cili ėshtė shembulli yt nė jetė dhe pse?
Transformimi prej njė personazhi nė tjetrin. Ēdo personazh imi dallon bindshėm prej tjetrit.
Si ndjeheni pas mė shumė se tre dekadash punė? Jeni i kėnaqur apo ju ka ngelur peng ndonjė gjė qė s’e keni bėrė?
Vitet ikin shpejt, shumė gjėra mė kanė mbetur pa bėrė...
Kush mundet tė tė zėvendėsojė?
Askush. Unė, jam i lindur pėr humor. Tė qėndrosh 37 vjet nė skenė dhe gjithherė i pathyeshėm nė toplistė - dėshmon se je legjendė.
http://www.telegrafi.com/fo/sebi.jpg
Cili ėshtė budallėku mė i madh qė ke bėrė nė jetė?
Kam bėrė shumė, s’po di cilin ta dalloj...hahahaa
A janė humoristėt, njerėzit mė seriozė, sepse kritiku, poeti Zhan Kokto, thotė se poetėt janė gėnjeshtarėt mė tė mėdhenj qė e thonė tė vėrtetėn. A pajtoheni me kėtė sintagmė?
Po, sepse e ka thėne Kokto.
A ju ka djegur ndonjėherė humori i pakripė, dmth, a keni pasur pasoja pėr batutat tua nė adresa tė caktuara?
Po, mė ka djegur, vetėm lėkurėn, hahaha....
Thuhet se humori ėshtė njėfarė relaksimi pėr njerėzit e stresuar. Po del se humoristėt nė mėnyrė tė tėrthortė janė edhe psikologė...
Psikologė e shkuar psikologėsh...
Sa i ndiqni emisionet humoristike qė bėhen sot?
I shikoj dhe qeshem.
Pse qesh?
Sepse disa mė dhimbsen se nuk dinė tė bėjnė humor.
A ka traditė dhe perspektivė humori te ne, mė duket se mė shumė ka sarkazėm, mė shumė njerėzit kritikohen sesa cyten tė qeshin?
Para 20 vjetėsh humori ka pasė perspektivė. Tashti, nuk ka, sepse humor po bėjnė njerėzit qė s’kanė lidhje me humor...
U ndamė nga Sevdai Radogoshi, hareshėm, seriozisht dhe shumė miqėsisht.