PDA

View Full Version : Sot 18 korrik ditė zie kombėtare nė shqiperi


Dilaver
18-07-10, 00:29
Autobusi bie nė greminė Bilanci tragjik: 14 tė vdekur
17 korrik 2010 RRĖSHEN- Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur rreth orės 17:00 nė aksin Rrėshen-Fushė Arrėz, ku autobusi me tragė PU 1330 A ka dalė nga rruga dhe ka rėnė rreth 30 metra nė njė greminė. Mėsohet se autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ka rėnė nė lumin Fan i Madh nė fshatin Dom tė komunės sė Gjegjanit. Sipas informacioneve zyrtare, behet fjale pėr 14 persona tė vdekur dhe 12 tė plagosur. Qeveria shpall 18 korrikun, dite zie kombėtare.

Dilaver
18-07-10, 00:31
Ora: 22:40- Policia: Viktimat nė Spitalin Ushtarak, Marie Prenga, 60 vjeē, Elona Mustafa, 12 vjeē
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit bėn tė ditur se pėrvec 12 viktimave tė konfirmuara mė parėm, kanė humbur jetėn nė Spitalin Ushtarak dhe dy shtetase, pėrkatėsisht: Marie Prenga, rreth 60 vjeē, Elona Mustafa, rreth 12 vjeē.

Ndėrkohė sipas informacioneve nga policia “Nga hetimet e deritanishme dhe kryerja e ekspertimit auto-teknik tė mjetit rezulton se: shpejtėsia e lėvizjes sė mjetit ka qenė brenda normave tė lejuara, lėvizja ėshtė kryer brenda normave tė qarkullimit rrugor dhe nė kahun e lejuar, drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit pėrkatėse dhe kishte njė pėrvojė shumėvjeēare nė drejtim”

Pritet tė merren nė pyetje tė dėmtuarit nga ky, dėshmitė e tė cilėve do tė hedhin dritė mbi rrethanat e ndodhjes sė aksidentit.

“Aktualisht po marrin ndihmėn e kualifikuar mjekėsore pranė Spitalit Ushtarak 10 tė dėmtuar nga ky aksident i rėndė, ndėrkohė qė 2 shtetas tė tjerė po marrin ndihmėn mjekėsore nė spitalin e qytetit tė Shkodrės” thuhet nė deklaratėn e policisė.

Ora: 21:21- Spitali Ushtarak: 13 tė plagosur nė Tiranė, 3 humbėn jetėn
Zv. drejtori i Spitalit Ushtarak informon pėr mediat se numri i tė plagosurve tė mbėrritur nė Tiranė ėshtė 13, prej tė cilėve 3 kanė humbur jetėn.

“Kanė ardhur nė spital 13 tė plagosur. 3 kanė humbur jetėn, njėri kėtu dhe 2 kanė vdekur gjatė rrugės. Njė djalė dhe njė vajzė janė nė sallėn e operacionit ndėrsa tė tjerėt nuk paraqiten nė rrezik pėr jetėn” u shpreh Zv. drejtori i Spitalit Ushtarak.

Ora: 21:15- Qeveria shpall 18 korrikun, dite zie kombetare
Qeveria ka shpallur datėn 18 korrik 2010, dite zie kombėtare, nė nderim tė viktimave tė aksidentit tragjik, qė ndodhi sot pasdite nė Fushė Arrėz, nė veriperėndim tė vendit.

Duke bėrė tė ditur kėtė vendim tė Qeverisė, zėdhėnėsja e Kryeministrit, Erla Mėhilli tha sot nė mbrėmje se "Qeveria ka marrė pėrsiper tė gjitha shpenzimet pėr familjet qė kanė humbur tė afėrmit e tyre nė aksidentin tragjik tė ndodhur nė Fushė Arrėz".

Ora 21:00- Burgaj: 14 tė vdekur e 12 tė plagosur nė aksident
Kreu i policisė sė shtetit, Hysni Burgaj njofton se ka njė rritje tė numrit tė viktimave . Nė njė komunikim telefonik nė News24, Burgaj theksoi se deri nė orėn 21:00 janė konfirmuar 14 persona tė vdekur dhe 12 tė plagosur si pasojė e aksidentit tė rėndė. 10 prej tė plagosurve janė shtruar nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės ndėrsa 2 tė tjerė nė spitalin e Shkodrės.

Ora: 20:22- Policia: 12 tė vdekur nė aksidentin tragjik
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit konfirmon vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 12 shtetasve tė tjerė.

“Nga tė dhėnat e deritanishme rezulton se si pasojė e daljes nga rruga tė kėtij mjeti kanė humbur jetėn 12 persona, si dhe janė plagosur 12 shtetas tė tjerė. Aktualisht nė spitalin e Gjegjanit janė transportuar trupat e pajetė tė shtetasve: Arsen Marku, Paulin Gjoni, Mimoza Hasani, Adem Mustafa, Martin Lleshi, Alma Marku, Albiona Marku dhe njė person i paidentifikuar.

Ndėrkohė nė spitalin e Pukės janė transportuar trupat e pajetė tė shtetasve: Fran Paloka, Gjovalin Pera, dhe njė person i paidentifikuar. Ndėrkohė sipas konfirmimit nga mjekėt ka humbur jetėn nė spitalin ushtarak dhe drejtuesi i mjetit, Zef Gjergji” thuhet nė deklaratėn e policisė.

Policia bėn tė ditur se drejtuesi i autobusit Zef Gjergji ishte i pajisur me leje drejtimi dhe ishte njė shofer me pėrvojė shumėvjeēare, ndėrkohė qė thekson se nė kohėn e udhėtimit kushtet e motit ishin pėrkeqėsuar.

“Aktualisht nė vendin e ngjarjes nga grupi hetimor po punohet pėr zbardhjen e rrethanave dhe pėrcaktimin e shkakut tė kėtij aksidenti tė rėndė” thuhet nė deklaratė.

Ora: 19:49- Ndėrron jetė nė Spitalin Ushtarak, drejtuesi i autobusit
Burime zyrtare nga Spitali Ushtarak bėjnė tė ditur se pak minuta pasi ka mbėrritur nė spital, ka humbur jetėn drejtuesi i autobusit, 48 vjecari Zef Gjergji.

Numri zyrtar i viktima ėshtė 10, ndėrsa flitet edhe pėr njė tjetėr tė vdekur, qė e con nė 11 numrin e tė vdekurve nė kėtė aksident tė rėndė qė tronditi veriun e Shqipėrisė pasditen e sotme.

Ora: 19:35- Deputeti PS, Ndue Kola: 11 persona kanė humbur jetėn
Deputeti socialist i qarkut tė Pukės, Ndue Kola bėri tė ditur nė News24 se numri i viktimave tė aksidentit tragjik ka arritur nė 11.

“Nga verifikimet e fundit deri tani, janė 11 persona. Tre ndodhen nė morgun e qytetit tė Pukės dhe tetė tė tjerė nė spitalin e Gjegjanit” tha deputeti Kola.
Ndėkrohė sipas Kolės, 15 persona tė palgosur janė nė gjendje tė rėndė dhe 11 tė tjerė janė dėmtuar mė lehtė.

Ora: 19:21- Tė plagosurit transportohen nė spital
Ka pėrfunduar transportimi i tė plagosurve drejt spitalit tė Pukės dhe Spitalit Ushtarak nė Tiranė. Helikopterėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė kanė transportuar ne Tirane deri nė orėn 19:15, pese persona tė plagosur rėndė nė aksidentin tragjik tė pasdites sė sotme, njė burrė rreth 45 vjec i quajtur Zef Gjergji dhe 4 fėmijė. behet fjale per 1 djalė dhe 3 vajza, njėra prej tte cilave ėshtė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore.

Ndėrkohe 18 persona qė paraqiten nė gjendje mė tė mirė ndodhen nė spitalin rajonal tė Pukės.

Ndėrkaq ekipi mjekėsor nė kėtė spital ka marrė tė gjitha masat pėr tė pritur tė plagosur tė tjerė.

Ora: 18:59 Bilanc tragjik i viktimave, identifikohen 7
Korrespondenti i News24 nga vendngjarja bėn tė ditur se numri i viktimave ka arritur nė 10 ndėrsa janė identifikuar 7 prej tyre, tė cilėt janė: Paulin Gjoni 22 vjec, Mimoza Shani 30 vjec, Adem Mustafa 50 vjec, Martin Lleshi 30 vjec, dhe 2 fėmijė me iniciale A.M pėrkatėsisht 12 dhe 8 vjec.
Ndėrkohė dyshohet se mes viktimave ėshtė dhe njė e re e quajtur Albiona Marku.

Ora: 18:30-Autobusi bie nė greminė, 7 tė vdekur mbi 20 tė plagosur
Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur rreth orės 17:00 nė aksin Rrėshen-Fushė Arrėz, ku autobusi me traga PU 1330 A ka dalė nga rruga dhe ka rėnė rreth 30 metra nė njė greminė.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet pėr 7 persona tė vdekur mes tė cilėve edhe fėmijė, ndėrsa nuk dihet ende numri i saktė i pasgjarėve qė ndodheshin ne automjetin e aksidentuar.
Mėsohet se autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ishte nisur nga Tirana drejt Fushė Arrėzit dhe ka rėnė nė lumin Fan i Madh nė fshatin Dom tė komunės sė Gjegjanit.

Tė gjitha autoambulancat e Rreshenit janė angazhuar pėr tė transportuar tė plagosurit nė spital, ndėrsa Ministria e Shėndetėsisė ka vėnė nė dispozicion helikopterė pėr transportimin drejt Tiranės tė atyre qė paraqiten nė gjendje tė rėndė.
Ndėrkohė janė angazhuar edhe automjete civile pėr transportimin e tė plagosurve drejt spitalit tė Rrėshenit dhe Pukės.

Dėshmitarė nga vendngjarja bėjnė tė ditur se banorėt e fshatit dhe autoritetet janė vėnė nė lėvizje pėr tė nxjerrė tė plagosurit nga gremina ndėrsa sipas dėshimve nė News24 numri i viktimave pritet tė rritet.
Pasagjerėt kanė dalė nga dritaret gjatė momentit tė rėnies duke mbushur zonėn me trupa tė plagosur, ndėrsa numri i personave qė udhėtonin nė autobus nuk bėhet ende i ditur.

Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje dhe ka nisur hetimet pėr shkaqet e kėtij aksidenti tė rėndė.

Ndėrkohė me urdhėr tė ministrit tė Brendshėm, Lulėzim Basha ėshtė ngritur njė shtab emergjence pėr ngjarjen e rėndė. Kreu i policisė sė shtetit, Hysni Burgaj, zv.ministri i Brendshėm, Avenir Peka dhe forca tė shumta tė RENEA-s kanė udhėtuar drejt komunės Gjegjan.

Nė njė komunikim nė News24, ministri i Shėndetėsisė Petrit Vasili ka konfirmuar 7 viktima ndėrsa dėshmitarėt flasin pėr mė tepėr se 10 persona tė vdekur.

“Numri i konfirmuar i viktimave ėshtė 7, ndėrkohė qė do tė presim konfirmimet sapo tė na vijnė informacionet e ardhura nga terreni. I gjithė potenciali mjekėsor ndodhet nė terren. Helikopteret janė vėnė nė dispizicion pėr tė transportuar tė plagosurit drejt Tiranės” bėri tė ditur Vasili ndėrsa tha se ėshtė nisur personalisht drejt qytetit tė Pukės.
(e.nurcelli/BalkanWeb)

teutaA
18-07-10, 00:31
sa gjynah vertet me vjen keq zot lej me mend te afermit e tyre