PDA

View Full Version : Impresionon tenori kosovar


Fshatari
11-08-10, 09:31
Tenori kosovar impresionon publikun gjerman
Prishtinė, 10 gusht – Amfiteatri i qytetit turistik tė Gjermanisė, Eutin, mbrėmjen e sė dielės ka jehuar nga zėri i tenorit tė ri kosovar, Ramė Lahaj. Ai ka rolin kryesor, atė tė Alfredos, nė shfaqjen operistike “Traviata”, tė kompozitorit me nam Guisepe Verdi, nė festivalin e kėtij qyteti qė kėtė vit ėshtė duke u mbajtur pėr tė 60-n herė me radhė. Fillimisht ai kishte nėnshkruar kontratė pėr ekzekutimin e pesė shfaqjeve nė kuadėr tė kėtij manifestimi tradicional, ndėr mė tė mėdhenjtė e muzikės klasike nė Gjermani. Por “sherri” i publikut, Lahaj ėshtė detyruar ta shkelė kontratėn.
“Interesimi i madh i publikut ka bėrė qė nga unė tė kėrkohet qė tė japim shfaqjen pėr herė tė gjashtė”, ka thėnė Lahaj nėpėrmjet telefonit.
Amfiteatri me kapacitet prej 2 mijė ulėsesh ka qenė plot nė shfaqjet e kosovarit, ndėrsa ai i quan me shije “bashkėvendėsit” e kompozitorit tė madh Carl Maria Von Weber.
“Ata nuk tė duartrokasin shumė lehtė”, shprehet Lahaj. Me kostum tė bardhė ai ėshtė paraqitur pėr tė gjashtėn herė pėrkrah Berardo Bobro, nė rolin e Violetės, njė soprano e njohur me pėrvojė 10-vjeēare nė skenat operistike.
“Ēdo herė ėshtė emocion i veēantė, pozitiv, i cili mė ndihmon tė jap maksimumin nga vetja”, ka thėnė Lahaj, teksa nuk harron tė pėrmendė faktin se njė tjetėr lloj emocioni e kaplon nė momentin qė menaxheri i tij i telefonon pėr angazhimin e tij tė radhės.
“Ėshtė ndjenjė e pėrgjegjėsisė. I pėrvishem punės, ngase mendoj se nuk ka vėshtirėsi qė tė pengon pėr tė arritur sukses nė njė punė”, ka thėnė Lahaj.
Tenori thotė se ka gjashtė vjet qė ditėn dhe natėn mendon vetėm pėr punėn qė bėn. Pėr kėtė nuk dyshon nė sukses.
“Nuk mė ka penguar as fakti qė kam filluar shumė vonė, pa shkollė profesionale, e qė nė akademi kam shkuar direkt nga shkolla teknike pėr informatikė”, kujton Lahaj.
Por roli i Alfredos, nė “Traviata” tė Verdit, i luajtur bashkė me Orkestrėn Filarmonike tė Hamburgut ėshtė suksesi mė i madh i 27-vjeēarit, qė synon tė mbėrrijė majat nė kėtė lloj tė artit.
“Ėshtė hera e parė qė e luaj kėtė rol, pėr fat tė mirė nė njė skenė tė madhe”, shprehet Lahaj, pėr rolin qė e ka lėnė pa gjumė pėr mė shumė se dy muaj.
Pėr Lahajn ikja nga qyteti turistik i Eutinit nuk do tė kishte vlerė vetėm sikur nė historinė 60-vjeēare tė festivalit mė tė madh tė kėtij qyteti do tė shkruhej se ishte edhe njė tenor nga Kosova me emrin Ramė Lahaj.
“Jam kėtu pėr t’u mbajtur nė mend, pėr tė bėrė mė tė mirėn dhe besoj se kėtė e kam arritur”, ka thėnė Rama, i cili tė hėnėn ka prerė biletė pėr tė lėnė qytetin buzė detit.
Pėr gjurmėt qė ka lėnė nė edicionin jubilar tė festivalit ai merr shkas tė parmendė deklaratat qė ka dhėnė drejtori artistik i kėtij festivali, Josef Hussek, i cili njėherėsh ėshtė edhe drejtor artistik i Operės Shtetėrore tė Hamburgut.
“Ai ka veēuar emrin tim nė konferencat pėr shtyp”, kujton Lahaj.
Hussek e ka quajtur Ramėn njė talent me zė tė veēantė dhe shumė specifik, i cili kur dėgjohet njė herė ėshtė vėshtir tė harrohet.
“Ka njė timbėr dhe ngjyrė shumė specifike. Tė kėndojė mundet kushdo, mirėpo tė kesh njė dhunti tė atillė nga natyra apo Zoti, ėshtė vėrtet privilegj”, ka thėnė Hussek nė konferencėn pėr shtyp tė mbajtur pas koncertit premierė tė tenorit nga Kosova.
“Isha i mrekulluar. Tė dėgjosh njė zė aq tė posaēėm me shumė karakter. Rama kėndon me plot zemėr, me emocion. Vetėm me tė kėnduarit e tij ai mė transmetoi njė tregim”, ka shtuar Hussek.
Ramė Lahaj ėshtė nė pėrgatitje e sipėr pėr “La Boheme” dhe “Rigoleton” e Guisepe Verdit. Sė fundi, ka zėnė vendin e dytė nė konkursin ndėrkombėtar “Riva del Gardes”, nė mesin e 220 pjesėmarrėsve nga mbarė bota. Nė Gjermani ka udhėtuar prej shtetit fqinjė Austrisė, ku ka marrė pjesė si kėngėtar mysafir nė koncertet e Gustav Kuhn, dirigjent me famė botėrore qė listės sė tenorėve me tė cilėt ka bashkėpunuar i prin Luciano Pavarotti.
_______________________________________________
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,9,30699