PDA

View Full Version : Islami Fe Universale Dhe Bashkėkohore


Lapsi
11-08-10, 16:15
ISLAMI FE UNIVERSALE DHE BASHKĖKOHORE

Shkruar nga
Agim Jakupi

Njeriu paraqet vetėm njė pikė tė vogėl nė Gjithėsinė e pafund. Ai planifikon dhe mundohet t’i ēmojė rezultatet e planit, me ēka ekzistenca dhe jetesa e tij nė kėtė botė mund tė krahasohet me njė politikė planifikuese. Nė botė, gjithsesi, ekziston njė forcė e madhe qė ėshtė nė lėvizje permanente, e qė mban gjithēka nė rregull…
Njeriu nga pikėpamja materiale ka periudhat e vet tė rritjes, tė pushimit dhe rėnies, po ashtu edhe nė pikėpamje shpirtėrore ka mundėsi tė ngjitet nė shkallėn mė tė lartė apo tė shthuret nė shkallėn mė tė ulet. Njeriu vetėm nėpėrmjet besimi dhe virtytit moral mund tė plotėsohet shpirtėrisht dhe tė ngrihet nė shkallė tė lartė.
Pyetjen qė mund ta parashtrojmė pėr momentin ėshtė se si njeriu mund ta kuptojė veten e tij, ta pasurojė veten e tij dhe ta qartėsoj vizionin e tij tė mjegulluar…, cili ėshtė ai sistem qė do t’u pėrgjigjet tė gjitha pyetjeve qė kanė tė bėjė me jetėn, besimin, moralin…? Qė t’i jepet pėrgjigje kėsaj pyetje duhet ta kujtojmė konceptin islam pėr jetėn. Shpresoj se kjo analizė do tė tregojė se si ka qenė jeta e njė njeriu para Islamit dhe se ēfarė ka ndryshuar Islami nė jetėn e njeriut, duke u ngjitur deri te marrėdhėniet bashkėkohore tė njeriut, i cili pėrballet me vėshtirėsi tė mėdha dhe kėrkon rrugėdalje…

Njerėzimi dhe gjendja e tij para Islamit
Mėnyra e jetesės sė njerėzve nė shoqėritė e ndryshme ilustrohet me njė numėr pėrpjekjesh pėr tė ardhur deri te e vėrteta. Kemi periudha historike ku njerėzit bėnin jetė tė ēoroditur tė mbushur me tragjedi dhe padrejtėsi, jetė tė mbushur me lot. Jetonin nė errėsirė, ērregullim dhe rrėnim. Njeriu gjithnjė kėrkoi ndihmė pėr tė ardhur deri te e vėrteta, kėrkoi tė gjejė ngushėllimin e njė fuqie dhe tė njė pushteti pėr tė pasur jetėn mė tė qetė. Kėshtu, duke i bėrė hapat nė udhėn e kėrkimit arriti ta shuajė ndjenjėn e shpirtit...
Ideja e fesė, ideja e ekzistimit tė Zotit u bė njė nevojė pėr njerėzimin. Edhe pse kjo ide ishte e pamohueshme pėr mendjen dhe nevojėn e qetėsimit tė njeriut, pėrsėri shfaqeshin besime tė devijuara qė shkaktonin dyshime nė pikėpamjet e tė besuarit. Njeriu arriti kulminacionin e nėnēmimit dhe pėrbuzjes atėherė kur disa gjallesa dhe dru i konsideronte tė shenjtė pėr tė cilat kishte tė lidhura mite. Ata i lartėsonin dhe i bėnin mė meritorė se sa vetė njeriun... Atyre iu ēonin sakrifica prej gjakut dhe mishit tė njeriut...
Kishte edhe nga ata popuj qė mendonin se nėpėr venat e tyre rrjedh gjak hyjnor, siē ishin persianėt. Ata kishin shkuar deri atje saqė mbretėrit i konsideronin zota, kanė besuar se nė natyrėn e tyre ka diēka tė shenjtė dhe pėr atė iu kanė pėrulur dhe u kanė thurur himne. Mandej, ata nuk pėrgjigjeshin para ligjit, nuk kritikoheshin, konsideroheshin si tė mbinatyrshėm dhe qė kanė dinasti tė shenjtė, kurse paraqitja para tyre ishte e ngurtė sikur tė ishin sende... Nė shtetin persian njerėzit adhuronin diellin, yjet dhe zjarrin. Shoqėria ishte e ndarė nė klasa, ku dallimi ndėrmjet sunduesve dhe tė sunduarve ishte i madh. Jetonin nė kėnaqėsi e nė dėfrim, u zhytėn nė epshe dhe amoralitet, kurse kulminacionin e arritėn kur martoheshin me gra tė palejuara...
Lidhur me gjendjen nė Indi, dijetari Ebu’l-Hasen en Nedevij thotė se “Nuk ka parė sistem klasor mė tė ashpėr dhe me segregacionist, qė mė tepėr e pėrēmon dinjitetin njerėzor sesa ai kastave hinduse...” Aty u njiheshin dy familje: “Bijtė e Diellit“ dhe “Bijtė e Hėnės” Shoqėria hinduse ishte e ndarė nė:
- Brahmanė – kasta e klerikėve, kėta kishin pėr detyrė interpretimin e librit tė shenjtė, interpretimin e Vedave, dhėnien sakrificė dhe lėmoshė zotave. Brahmani ishte njeri i falur edhe nėse i mbulon tė tre botėt me mėkatet dhe punėt e tij, nuk i vihej atij tatim dhe nuk dėnohej asnjėherė me vdekje.
- Shatra – luftėtarėt fisnikė, e kanė borxh mbrojtjen e njerėzve, flijimin, lėmoshėn, mėsimin e Vedave dhe largim prej kėnaqėsive epshore.
- Vaishja – bujqit dhe tregtarėt, pėrkujdeseshin pėr bagėtinė, i shėrbenin asaj, i lexonin Vedat dhe merreshin me tregti e bujqėsi.
- Shudra – shėrbėtorėt, kėta u shėrbenin tė tri shtresave. Kėta ne ligjin civil fetar hindus janė nė pozitė mė tė ulėt se kafshėt, se sa qeni! Ky ligj shpall se lumturia e tyre gjendet ne shėrbimin e brahmanėve... ata nuk kanė tė drejtė tė tubimit tė pasurisė, as kėrkim tė lėmoshės se menjėherė u pritet dora, nėse u bijnė me kėmbė brahmanit u pritet kėmba, nėse e shajnė brahmanin u pritet gjuha, nėse thonė se janė tė frymėzuar, detyrohen tė pinė vaj tė vluar, e ata qė duan tė ulen me brahmanėt atyre u digjet prapanica...
Nė Kinė njerėzit adhuronin drunjtė dhe lumenjtė. Budizmi ishte bėrė njė arenė e injorancės dhe idhujtarisė ku ritualet ngriheshin mbi iluzione dhe magji. Perandorin e konsideronin “bir i qiellit”, besonin se qielli ėshtė mashkull e toka femėr dhe me bashkimin e tyre ėshtė krijuar kozmosi...
Po ashtu edhe perandorėt romakė kanė qenė hyjni, ofiqi i tyre ishte “Augustos”- i ēmuari i madhėrishėm...
Sa i pėrket Egjiptit, faraonėt pretendonin se janė mishėrim i zotit tė diellit Amon Ra dhe manifestim i tij.
Sa u pėrket feve monoteiste veēse nė to kishte hyrė idhujtaria dhe i kishte shtrembėruar librat e tyre.

Lapsi
11-08-10, 16:16
Hebrenjtė
Kėta pėr zota i morėn dhe i konsideruan priftėrinjtė e tyre jehudi, shkuan aq larg saqė thanė se Uzejri ėshtė bir i Zotit. Historia ėshtė dėshmitare se ky popull u dallua nga popujt tjerė pėr nga lakmia ndaj pasurisė, tradhtisė, tiranisė, dyfytyrėsisė, mashtrimit, ngrėnies sė pasurive njerėzore pa tė drejtė, kamata etj.

Krishterėt
Dritėn e fesė sė tyre pėrmes besėtytnive dhe idhujtarisė e zhduku Pali, ndėrkaq mbreti Konstantin ērrėnjosi tėrė atė qė kishte mbetur mė parė. Kėshtu u bėnė falsifikime nė Inxhil, u futėn nė besim mite greke, idhujtari romake. Shkuan nė skajshmėri, saqė bėnė shenjtėrimin e njerėzve, adhuronin fotografitė, putat, ndėrkaq pėr zota i konsideronin edhe murgjit e tyre. Nė mes tyre lindi njė kontradiktė, nuk u pajtuan mes vete pėr sa i pėrket natyrės sė Mesihut.
Disa prej tyre thanė: “Zoti ėshtė Mesihu”, e disa: “Mesihu ėshtė biri i Zotit”, e disa: “Ai ėshtė i treti i treve”. Nė kėtė mėnyrė rezultoi rrėnimi i shoqėrisė romake tė lindjes, me ē’rast u shtuan ērregullimet.
Vlerat e larta njerėzore veē mė kishin humbur, njeriu kishte harruar fenė, veten, Zotin, thirrja e pejgamberėve ishte gjė e humbur, e nuk mbeti pos njė dritė e dobėt qė ndizej nė zemrat e disa njerėzve. Kėshtu, feja krishtere u shndėrrua ne fe idhujtare, ku njerėzit e fesė u larguan nga jeta e pėrditshme dhe u futėn nėpėr kisha duke ikur nga turbullirat dhe trazirat. Shumė nga ata mbanin anėn e sundimtarėve tė vendit duke i ndihmuar nė mėkat, armiqėsi dhe ngrėnie tė pasurisė sė njerėzve pa tė drejtė.

Arabėt
Edhe pse ishin tė njohur me disa virtyte, si p.sh. me oratori, me tė mbajtur mend dhe si kalorės tė mirė, edhe pėrkundėr kėsaj ata u goditėn me vuajtje pėr shkak tė largimit nga ligjet e pejgamberėve dhe dekadencės fetare. Idhujtaria u bė fe e pėrgjithshme e tyre qė futi nė mesin e tyre sėmundje tė ndryshme morale dhe shoqėrore dhe njeriun e fundosi nė dyshim... Mosbesimi kishte marrė aso dimensione dhe aq pėrhapej saqė njerėzit e konsideronin si tė lartėsuar dhe fisnik atė qė ėshtė jonormale, misterioze dhe e pakuptimtė. Ērregullimi qė kishte kapluar besimin e tyre, rezultoi me ērregullimin e tė gjitha gjėrave nė shoqėri. Nuk dallonin se ē’ėshtė njerėzore e ēka jo njerėzor, ē’ėshtė e pastėr e ēka jo, ē’ėshtė ligjore e ēka jo. Tek ata u pėrhapėn traditat barbare, kėnaqeshin nė pirje tė alkoolit, nė bixhoz, kamatė, nė amoralitet, humbi nderi i gruas, varrosja e femrave tė gjalla, armiqėsia ndėrmjet fiseve, luftėrat e pėrgjakura si dhe paraqitja e vjedhjeve dhe plaēkitjeve. Vėrtetė, nė tokė e nė det ishte e pėrhapur e keqja, nė sipėrfaqe tė tokės nuk ekzistonte popull i mirė, po as shoqėri ku sundon e drejta dhe normat morale.
Ē’ndodh pas kėsaj? Si do tė pėrfundojė rezultati i kėsaj gjendje tė vėshtirė? Duhet tė pranojmė se vėrtetė gjendja e njerėzimit ishte e zymtė, por jo edhe pa shpresė...

***
“Ėshtė njė mision pėrfshirės qė shtrihet deri nė pafundėsi temporale, qė i pėrmbledh horizontet e tė gjitha bashkėsive njerėzore; njė mision i cili nė aspekt tė thellėsisė i pėrfshin si ēėshtjet e kėsaj, ashtu edhe tė botės tjetėr.” (Hasan El-Benna)

Vėrtetė, Islami me tė gjitha vlerat, veēoritė dhe dimensionet qė i ka, dallohet nga ēdo fe, sistem, filozofi dhe botėkuptim tjetėr. Ky veēim fillon prej te emri i fesė islame, besimi i kulluar e i qartė nė njėshmėrinė e Allahut, parimin e unitetit dhe barazisė njerėzore, luftimin e pesimizmit, kthimin e prestigjit tė femrės... dhe pėrfundon me unitetin ideologjik civilizues ndėrkombėtar.

Emri
Nė historinė e religjioneve vėrejmė se religjionet nė kėtė botė quhen sipas emrit tė themeluesit tė tij, apo popullit nė tė cilin ėshtė paraqitur ai. Pėrmendim krishterizmin qė ėshtė emėruar sipas Krishtit; judaizmi (religjioni i hebrenjve) sipas fisit Juda (vendi Judea) ku ėshtė paraqitur; budizmi, sipas emrit te themeluesit te tij Budės etj. Por rasti islam ėshtė unikat, qė nuk ėshtė i lidhur me asnjė vend dhe nuk ėshtė prodhim i mendjes sė njeriut. Pra, Islami nuk duhet krahasuar me “IZMAT” tjerė. Disa njerėz Islamin e quajnė “Muhamedanizėm”, kurse muslimanėt i quajnė “Muhamedanė”, me ēka paraqesin implikime serioze... Por e vėrteta ėshtė se muslimanet nuk e trajtojnė Muhammedin nė tė njėjtėn mėnyrė siē e trajtojnė tė krishterėt, hebrenjtė e tė tjerėt udhėheqėsit e vet. Muhammedi ėshtė njeri qė iu nėnshtrua vdekjes, muslimanėt nuk e hyjnizuan atė ose ndonjė qenie tjetėr njerėzore. Themelues i Islamit ėshtė Zoti... E me kėtė pėrfundojmė se emri i vėrtetė i fesė ėshtė Islam, e ithtarėt e tij quhen muslimanė.

Besimi
Ēėshtjet tė cilat pandėrprerė e kanė lodhur trurin e njeriut, si dhe pyetjet qė ngarkonin atė, e qė kėrkonin pėrgjigje u shpjeguan me besimin islam. Pra, njeriu u lirua nga kontradiktat e sė kaluarės dhe filloi t’i hedhė hapat e para duke njohur tė vėrtetėn mbi krijimin e tij... Dogma “beso verbėrisht” u zėvendėsua me besimin e sinqertė qė fillimet i ka nga drita e mendjes dhe ngrohtėsia e zemrės. Besimtarėt nė Islam nuk e ndanė besimin e tyre ndėrmjet Zotit tė mirė dhe tė keq, e as njeriun si qenie qė duhet t’iu nėnshtrohet Zotit dhe djallit, ngase bota ėshtė e ndarė ashtu. Kjo ėshtė njė bindje e devijuar e Krishterizmit, kurse Islami kėtyre ēėshtjeve u qaset nė mėnyrė integrale. Zoti ėshtė Njė, Atij i takon Pushteti dhe Sundimi, ėshtė i Gjithėdijshėm, Mėshirues dhe Ndėshkues... kurse shejtani ėshtė simbol i sė keqes, qė mashtron e lajthitė... Besimi islam nuk pranon ndarje dhe copėtime, ai nuk ka “papė” qė besimtari i drejtohet pėr falje mėkatesh, por Islami ka parime qė besimtari beson:

- Se vetėm All-llahu ėshtė Krijues dhe Sundues i tė gjithave, vetėm Atij mund t’i bėhet ibadet dhe vetėm Atij i takojnė emrat dhe atributet e pėrsosura. Efektiviteti i besimit plotėsohet me besim dhe shpresė tė plotė te Zoti, pėrkulje ndaj vullnetit te Tij dhe mbėshtetje nė ndihmėn e Tij.
- Se ekzistojnė krijesa tė pastra shpirtėrore, natyra e tyre nuk kėrkon as ushqim, as pije e as gjumė, qė quhen engjėj. Mohimi i ekzistimit tė tyre, sipas tekstit kur’anor ėshtė mosbesim.
- Se Zoti i ka dėrguar lajmėtarė ēdo populli, qė ishin ferrėfyes dhe mėsues madhėshtorė... muslimanėt nuk bėjnė diskriminim midis tyre.
- Se bazė e besimit ėshtė tė besuarit qė Zoti ua ka shpallur tė dėrguarve Librat e Vet, qė paraqesin dritėn udhėheqėse, me ēka tė dėrguarit pranuan qė t’ua tregojnė popujve pėrkatės rrugėn e drejtė...
- Se pas kėsaj bote ka edhe njė botė tjetėr, ku njerėzit do tė dėnohen apo do tė shpėrblehen pėr veprat e bėra nė kėtė jetė. Ēdo gjė mbahet mend, regjistrohet dhe ruhet nė kujtesė tė saktė. Askujt nuk i bėhet padrejtėsi, veprat e mira do tė shpėrblehen dhe do tė jenė tė mirėseardhura nė Xhennet; kurse veprat e kėqija do tė dėnohen dhe dėrgohen ne Xhehennem...
- Se ēdo gjė ndodh me caktimin e All-llahut. Zoti nuk ėshtė indiferent e as neutral ndaj kėsaj bote, dituria dhe fuqia e Tij vepron nė tė gjitha kohėrat. Njeriu ėshtė i kufizuar si nė dituri ashtu edhe nė logjikė dhe procesi i tij i tė menduarit ėshtė i bazuar nė konsiderata personale... Nuk do tė thotė se njeriu ėshtė jo i pavarur, Zoti ėshtė i Drejtė dhe i ka dhėnė njeriut fuqi pėr ta udhėhequr natyrėn...

Lapsi
11-08-10, 16:17
Parimi i unitetit dhe barazisė njerėzore
Para Islamit njeriu bėnte jetė barbare, ku jetonin nė fise e klasa, ku dominonte fanatizmi. Vėrehej njė ndarje e madhe midis grupeve, midis fiseve, saqė ēdo grup, grupin tjetėr e konsideronte si barbar. Asnjėherė nuk ka ekzistuar ideja pėr unitet dhe barazi. Mirėpo, pejgamberia e Muhammedit [alejhis-selam] i ndryshoi rrethanat ku nė bazė tė parimeve islame u ngrit siguria dhe paqja me tė edhe uniteti njerėzor. Dhe me kėtė e konsiderojmė se sistemi islam i kushtoi rėndėsi tė madhe edhe parimit tė barazisė ose thėnė mė mirė, i paanėsisė. Kėtė nuk duhet ta kuptojmė gabimisht si njė llojshmėri apo si njė stereotip, Islami ishte realitet i pėrgjithshėm dhe evolucion i pėrbashkėt pėr tėrė popujt, rasa, gjinitė, familjet, hapėsirat, trojet, etj.
Nė Islam nuk merret pėr bazė ngjyra e lėkurės sė njeriut, sasia e pasurisė sė tij shkalla e prestigjit qė gėzon ai nė shoqėri, origjina e gjakut, nuk mund tė shquhet njė popull ndaj popullit tjetėr pėr shkak tė prejardhjes, por merret parasysh vullneti, dėshira dhe orvatja e njeriut qė tė jetė mė i devotshėm. Sipas Islamit dallimet nė racė, ngjyrė, status shoqėror, janė tė rastėsishme. Te Zoti nuk ndikojnė. Ėshtė e rėndėsishme se nė Islam kemi njė ndarje, ndarje qė nė sisteme tjera nuk ekziston. Nėse marrim shembull vetėm dy ajete tė Kur’anit ku Zoti thotė se devotshmėri nuk ėshtė tė kthyerit fytyrat kah Perėndimi apo Lindja, po devotshmėri ėshtė t’i bindemi Atij dhe tė punojmė sipas urdhrave tė Tij – me kėtė kemi njė aristokraci morale e bazuar mbi besimin; si dhe ajeti tjetėr ku Zoti nė formė tė pyetjes thotė se a ėshtė i njėjtė ai qė sheh me atė tė verbrin – me ēka vėrejmė aristokracinė intelektuale. Pra kjo ėshtė vlerė, qė ėshtė e bazuar nė parime themelore si p.sh. tė gjithė jemi tė krijuar nga Zoti; njeriu pėr njeriun nuk ėshtė ujk, por tė gjithė i takojmė racės njerėzore dhe kemi njė paraardhės tė pėrbashkėt; Zoti nuk anon nga asnjė moshe, prejardhje, race – Gjithėsia ėshtė nė Pushtetin e Tij dhe njerėzit janė krijesa te Tij; Zoti i ka dhėnė njeriut titullin e nderit dhe tė dinjitetit, duke e bėrė mėkėmbės tė Tij nė tokė; tė gjithė njerėzit lindin tė barabartė, asnjėri nuk sjellė gjė me vete gjate lindjes, si dhe vdesin tė barabartė, asgjė nuk merr me vete nga tė mirat materiale...

Luftimi i pesimizmit
Disa religjione tė vjetra lindore, sidomos krishterimi, kanė luajtur rol tė madh nė krijimin e njė atmosfere ku dominonte mendimi negativ pėr botėn dhe natyrėn njerėzore. Nė religjionin indian mbretėronte filozofia ku u besonte se nuk ka liri nė vullnetin dhe punėn e njeriut, si dhe ai do tė pasojė njė dėnim qė ka tė bėjė me jetėn e tij tė parė, por me njė paraqitje tė njė njeriu fatzi apo nė formė tė kafshės sė egėr...
Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur se edhe krishterizmi kishte njė filozofi e cila ėshtė kundėr vetė pejgamberise se Isaut a.s., duke bėrė thirrje se njeriu ėshtė mėkatar qė nė lindjen e tij, kurse Isau a.s. iu bė shpagim dhe sakrificė pėr kėto mėkate. Kjo ide, kjo filozofi ishte shkaktare qė nė shpirtrat e miliona njerėzve krijoi mendim negativ pėr veten e tyre duke kaluar nė pesimizėm pėr ardhmėrinė e tyre dhe mėshirėn e Zotit. Mirėpo pejgamberia e Muhammedit [alejhis-selam] bėri qė njeriu ta shikojė jetėn nė njė dimension tjetėr, duke treguar se ka shenja nė botė si dhe kėto shenja mund t’i lexojnė vetėm tė zotėt e mendjes. Pėrkundėr koncepteve tjera, koncepti islam bazohet nė parimin e drejtėsisė sė Zotit dhe nė pėrgjegjėsinė e drejtpėrdrejtė tė njeriut ndaj Zotit. Ēdo njeri lind me natyrė tė pastėr. Ēdo njeri e bart barrėn e tij dhe pėrgjigjet pėr veprimin e tij, ngase askush nuk mund t’i shpaguajė mėkatet e tjetrit. Kėto janė proklamime qė njeriut ia kthyen dinjitetin dhe qė vazhdoj tė marshojė me vendosmėri, entuziazėm pėr ndėrtimin e ardhmėrisė sė tij.
Ėshtė e qartė se mospėrfillja e mėkateve, gabimeve, lajthitjeve janė periudhė e shkurtėr dhe kalimtare nė jetėn e njeriut. Njeriu bie nė tė ndonjėherė nga shkurtpamėsia e tij, mosdija, kryelartėsia, e ndonjėherė me dredhitė dhe mashtrimet e shejtanit. Kėtu nuk ka vend pėr dėshpėrim, ngase pendimi ėshtė njė prej esencės sė njerėzisė. Me kėtė kuptojmė se Muhammedi [alejhis-selam] me thirrjen universale njerėzit i orientoi kah pendimi, duke nxjerrė nga thundra e dėshpėrimit dhe pesimizmit, duke i dhėnė njeriut rast tė bukur pėr jetė, me zemėr gėzimi dhe trup tė mbushur me shpirt dhe nxehtėsi tė re duke u mbėshtetur vetėm nė All-llahun xh.sh.

Lapsi
11-08-10, 16:17
Kthimi i prestigjit te femrės
Ky shkrim do tė mbetej i mangėt sikur te mos flisnim pėr femrėn, se si ishte gjendja e saj nė shoqėritė para ardhjes sė Islamit dhe ēfarė bėri Islami qė iu kthye prestigji asaj. Ērregullimi i cili kishte kapluar njeriun, besimi i verbėr nė Zot, rezultoi me ērregullimin e tė gjithave gjėrave, ndėr ta ishte humbja e nderit tė femrės, si dhe varrosja e tyre tė gjalla.
Ligjet qė kanė sunduar nė shoqėri tė ndryshme kanė qenė diskriminuese ndaj femrės. Nė Babiloninė sundonte Ligji Hamorabi, ai femrat i konsideronte si kafshė shtėpiake... ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet edhe fakti se ky ligj detyronte atė tė cilin ia vret vajzėn ndonjė njeriu tjetėr, t’ia dorėzojė vajzėn e vet qė edhe ai ta vrasė...
Te romakėt mbisundonte botėkuptimi pėr paaftėsinė e femrave, prandaj edhe ajo ishte e lidhur pėr prindėrit, vėllezėrit, burrin... e u thoshte se gruas nuk i largohen prangat dhe gjithnjė do tė jetė pėrulėse. Qėndrim tė ngjashėm kishin edhe hindusėt. Tek ata sundonte ligji Menu - kodi civil familjar. Sipas kėtij ligji femra nuk kishte aspak tė drejta. Ajo nėse i vdiste burri duhej tė martohet me njė tė afėrm tė burrit ose tė varroset bashkė me tė. Nuk kishte nė duart e veta as ēėshtjet e saj personale (pėr fat tė keq te populli shqiptar edhe sot ekziston njė botėkuptim i tillė, prindėrit vendosin pėr fatin e vajzės, ia mohojnė tė drejtėn e vetėvendosjes...). Edhe te grekėt gruaja ishte privuar nga tė drejtat. E mbyllnin nė kulla tė larta, nė dyer tė mbyllura dhe dritare tė vogla... Banorėt e Spartės ishin tė pėrqeshur nga Aristoteli, pėr shkak se kėta u kishin dhėnė tė drejta nė trashėgimi dhe shkurorėzim. Ai ka shkuar edhe mė larg, saqė edhe shkatėrrimin e Spartės ia mvesh tolerancės sė grave dhe dhėnies sė tė drejtave...
Por edhe nė Arabi, gruaja nuk kishte ndonjė pozitė tė drejtėsisė dhe nderit ndryshe nga pozita e pėrgjithshme e saj nė botė. Ajo nuk nderohej, nuk mbrohej, nuk gėzonte tė drejtat dhe nuk respektohej si nė familje ashtu edhe nė shoqėri. Ajo varrosej e gjallė, mirėmbajtja e saj shihej si e tepėrt...
Njė shikim sipėrfaqėsor nė Kur’an na mjafton pėr tė njohur dallimin e madh nė mes qėndrimeve injorante tė shoqėrive tė lartpėrmendura dhe qėndrimin islam ndaj gruas. Islami e lartėson pozitėn e gruas duke i dhėnė asaj tė drejta qė tė arrijė nė gradė mė tė lartė nė fe, shkencė, tė ndihmojė nė tė mirė, devotshmėri dhe nė formimin e shoqėrisė. Nuk ka dallim ndėrmjet mashkullit dhe femrės, ajo pėrmendet nė Kur’an aq sa pėrmendet edhe mashkulli: “... Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr. Ju jeni njėri nga tjetri...” (Ali Imran: 195)
Islami ngjalli ambicie, kandisje tė krenarisė dhe besimit nė shpirtin e femrave duke larguar atė nga kompleksi i inferioritetit. Ajo tani ka tė drejtė tė jetė mėsuese, edukatore, infermiere, transmetuese e diturisė, poete etj. Me kėtė bėhet e qartė se statusi i femrės nė fenė islame ėshtė i lartė dhe realisht i takon natyrės sė saj. Ka tė drejtė tė lidh marrėveshje, tė prodhojė, tė fitojė dhe tė posedojė nė mėnyrė tė pavarur, ngase prona dhe nderi i saj janė tė shenjta si ato tė mashkullit. Kur’ani e bėn shumė tė qartė se qė tė dy, edhe burri edhe gruaja, nė mėnyrė tė barabartė janė tė aftė pėr virtyt dhe dobėsi, janė tė ndjeshėm nė pėrmasa tė njėjta dhe kanė merita tė barabarta.
Mendoj se mund ta pėrfundojė kėtė nėntitull me ajetin kur’anor ku pėrfshihet gjithė statusi i femrės: “... Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi, e burrave u takon njė pėrparėsi ndaj tyre.... ” (El-Bekare: 228)

Lapsi
11-08-10, 16:18
Mision gjithėpėrfshirės
Misioni i Muhammedit [alejhis-selam] nuk ėshtė mision i kufizuar me njė shekull, me njė periudhė tė caktuar e nuk vlen pėr njė fis apo kohė tė caktuar siē ishin misionet e pejgamberėve tjerė, po ai ėshtė mision pėr tė gjithė, duke qenė vula e pejgamberėve ku misioni i tij do tė vazhdojė deri nė Ditėn e Fundit, ai ėshtė udhėzim i ardhur nga Zoti pėr gjithė njerėzimin. Njeriu nė asnjė mėnyrė nuk mund tė ndahet, ai ėshtė i pėrkryer, njė qenie qė nuk mund tė bėhet ndarja e shpirtit prej materies. Andaj, ai ka njė synim – All-llahun, rrugėn islame qė e shpie dhe e orienton drejt suksesit nė kėtė botė dhe shpėrblimit nė botėn tjetėr. Ky mision i pėrfshinė tė gjitha fazat e jetės sė njeriut, duke filluar me fėmijėrinė, rininė dhe pleqėrinė, duke i ofruar rregullimin e jetės. Kur jemi te njeriu, Islami veēohet nga sistemet tjera edhe me parimet qė kanė tė bėjnė me njeriun pas vdekjes sė tij, siē ėshtė pastrimi – larja, tė mbuluarit, ceremonia e varrimit, ngushėllimi, lutja pėr tė...
Nga kuptimi i universalitetit tė Islamit ėshtė pėrfshirja nė tė gjitha aspektet e jetės sė njeriut, duke filluar nga sfera e veprimtarisė qė shfaqėn pėrmirėsime, plotėsime, ndryshime etj., kėtė e bėn duke orientuar njeriun nė tė gjitha aktivitetet jetėsore qofshin ata materiale, shpirtėrore, individuale apo shoqėrore, morale, fetare dhe shkencore. Nuk ka ndarje: nė atė tė fesė dhe tė shtetit, por jeta nuk e duron kėtė ndarje, ngase ajo ėshtė njė tėrėsi. Ai duhet t’i luajė ato nė mėnyrė qė ta ruajė integritetin e tij moral, ta ruajė identitetin e tij, t’i nderojė tė drejtat e Zotit dhe t’i zbatojė obligimet e tij sociale.

***
Islami gjithmonė ėshtė kundėr ritualeve sipėrfaqėsore, kundėr koncepteve qė nuk kanė jetė tė qėndrueshme. Koncepti islam qėndron nė parime tė shėndosha ku burimin e kanė nga Kur’ani. Mirėsia vjen nga besimi i sinqertė dhe i vėrtetė, qė ndaj besimtarėve tregohet shpirtmirėsi dhe nga vendosmėria nė ēfarėdo rrethanash qė tė jetė besimtari, duke iu bėrė ballė sfidave. Krahas mirėsisė vjen devotshmėria e cila kėrkon njė pėrdorim tė drejtė tė mendjes, duke kuptuar vėrtetėsinė e Zotit, qėllimin e jetės, pėrdorimin e pasurisė duke e pėrdorur nė rrugėn e Zotit. Dituria ėshtė aftėsi e gjithmbarshme e njeriut, duke qenė kėshtu pjesė pėrbėrėse e personalitetit dhe qenies sė tij. Kjo ėshtė dituri qė e kualifikon njeriun pėr tė qenė mėkėmbėsi i Krijuesit tė tij dhe duke i mundėsuar tė ketė respekt dhe afėrsi edhe me engjėjt e Zotit.
Jeta e ka prejardhjen nga Zoti. Ajo nuk ėshtė as e amshueshme, e as njė fund nė vetvete, por njė fazė kalimtare pas sė cilės tė gjithė do t’i rikthehen Krijuesit. Njeriu ėshtė njė i dėrguar i lirė, i pajisur me vullnet tė lirė, por qė ka pėrgjegjėsi. Njeriu ėshtė qenie e ndershme dhe me dinjitet tė lartė. Dinjiteti i tij rrjedh prej frymėzimit. Ajo qė ėshtė mė me rėndėsi ėshtė fakti se ky dinjitet nuk pėrkufizohet nė ndonjė racė, ngjyre apo klasė tė veēantė njerėzore. Kjo ėshtė e drejtė natyrore e ēdo njeriu, qenies mė tė ndershme nė tokė, mėkėmbės i Zotit.
Kėtė lartėsim ia dha Islami.

Agim Jakupi

murrizi
11-08-10, 20:59
Islami dhe tė gjitha Islamet e tjera tė pėrmenduar e nė forma tė ndryshme nuk janė gjė tjetėr veqse helmimi i njerzimit.

Lapsi
11-08-10, 21:42
Islami dhe tė gjitha Islamet e tjera tė pėrmenduar e nė forma tė ndryshme nuk janė gjė tjetėr veqse helmimi i njerzimit.
po ti morriz gjalle qenke?!!!

murrizi
11-08-10, 21:44
po ti morriz gjalle qenke?!!!
Po, jam kujdestar pėr sonte si ti !
koleg.

Arb
16-08-10, 15:07
Po shihet puna, e jo guna...

Neferta
16-08-10, 22:58
DMTH. E gjithe kjo vazhdimesi burimin e paska ne te menduarit e Hebrenjvet dhe po perfundon te Arabet. Thene troq monoteizmi -qifut- qifut-, arab. Te bijet e nje plaku hebre Abram nga dy grate e tije gati 200 e me shum vjeqar i pari i fisit Izrael kurse djali i tije Ismael sternip i fisit arabe , e tjetri jakob sternip i fisit beduin arab.

Lapsi
16-08-10, 23:41
DMTH. E gjithe kjo vazhdimesi burimin e paska ne te menduarit e Hebrenjvet dhe po perfundon te Arabet. Thene troq monoteizmi -qifut- qifut-, arab. Te bijet e nje plaku hebre Abram nga dy grate e tije gati 200 e me shum vjeqar i pari i fisit Izrael kurse djali i tije Ismael sternip i fisit arabe , e tjetri jakob sternip i fisit beduin arab.
Pikerisht vazhdimesia e thirjes ne te besuarit e Zotit nje i bashkon profetet. Dhe kjo vazhdimesi profetike dallon nga filozofet, ngase profetet kane plotesuar njeri tjetrin kurse filozofet kane demantuar njeri tjetrin

Makresh
17-08-10, 11:33
Islami eshte zgjidhje e botės sė sotme !

Dikush tha helmim, un them qe helmimi eshte loqk ēka eshte forca e Islamit ne krahasim !

DMtnPFSwMpg&feature=fvst

wVgmJ5BXUuM&feature=related

:)